Mos mendoni se karriera e gjeneralit
Ramush Haradinajt ka mbaruar që tani
I plagosur dhe nën zjarr në vitin 1998, Ramush Haradinaj rrëmbeu të vetmen gjë që i erdhi në dorë për të ndalur gjakderdhjen.
Ishte një copë djathi. Një vit më parë, vëllai i tij ishte vrarë nga ushtarët serbë disa qindra metra më tej, teksa po kontrabandonin armë përmes maleve nga Shqipëria.
Manovra e tij më e fundit erdhi më 19 korrik 2019 , kur zoti Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës, duke thënë se tani ishte i dyshuar në një rast të krimeve të luftës.
Truprojë, marangoz, guerilas dhe politikan, kryeministri në dorëheqje zt.Ramush Haradinaj ka pasur një karrierë më të gjallë se shumica.
Në një biografi ai flet për përvojën si gueril shqiptar i Kosovës që luftonte ndaj Serbisë plot me dëshirë.
Në një incident, kur policët serbë të bllokuar po bënin thirrje për ndihmë, ai tha se “u kujdes për ta në një mënyrë precize, nga një distancë e afërt”.
Ramush Haradinaj është përndjekur nga akuzat se ai dhe njerëzit e tij kanë kryer krime lufte, duke vrarë serbë dhe shqiptarë që konsideroheshin si bashkëpunëtorë ose rivalë. Ai gjithmonë e ka mohuar çdo keqbërje ndaj popullatës çfardo qoftë ajo.
Në vitin 2005 ai dha dorëheqjen 100 ditë pasi kishte marrë mandatin e parë si kryeministër, pasi u padit nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë, ku u burgos gjatë gjykimit.
Ai u lirua, por prokuroria pretendonte se ai i frikësonte dëshmitarët, diçka që e ai e ka mohuar. Prokurorët apeluan dhe ai u paraqit përsëri në gjyq, për t’u liruar sërish si i pafajshëm.
Në vitin 2017, ai u arrestua në Francë me një urdhër serb dhe u mbajt atje për gati katër muaj. Pastaj francezët e liruan: arrestimi i tij ia rriti popullaritetin në shtëpi.
Të dy kanë qenë rivalë prej kohësh. Gjatë vitit të shkuar, zoti Hashim Thaçi diskutoi një marrëveshje të mundshme me Aleksandar Vuçiç, presidentin serb, e cila mund të përfshinte heqjen dorë nga pjesa veriore e Kosovës e banuar nga serbët në shkëmbim të pjesës së banuar nga shqiptarët në jug të Serbisë.
Zoti Ramush Haradinaj argumenton se kjo do destabilizonte të gjithë rajonin.
Ramush Haradinaj u hakmor duke vendosur një tarifë prej 100 përqind ndaj importeve serbe, dhe Serbia pezulloi bisedimet.
Vetëm për shkak se është thirrur për t’u pyetur në Hagë, nuk do të thotë që zt.Ramush Haradinaj do të paditet, theksojnë analistët kosovarë .
Gjykata e Hagës e ka gjykuar dy herë zotin Ramush Haradinaj dhe nuk e ka dënuar, nuk ka gjasa që kjo gjykatë të ketë sukses as% tani.
Nuk duket se mund të mblidhet një qeveri e re, kështu që zgjedhjet ndoshta do të zhvillohen në shtator ose tetor të këtij viti.
Pavarësisht premtimeve të tij, kosovarët akoma nuk udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza (edhe pse Kosova ka plotësuar kërkesat europiane).
Mos harroni :Heroi do të kthehet ...
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment