Sëmundjet e shkaktuara nga valët elektromagnetike


Ne jeten tone te perditshme, ne ndeshemi me vale te shumellojshme, ndaj te cilave organizmi reagon ne menyra te ndryshme.
Valet e detit zakonisht kane nje efekt relaksues mbi organizmi human, e kundeta ndodh me valet elektromagnetike.
Pervec valeve te drites, ne shtepite tona hyjne edhe vale te prodhuara artificialisht si nga stacionet e radios, televizoret, telefonat celulare, kompiuterat dhe te tjera. Te gjitha keto vale transmetojne energji secila ne mase me te madhe apo me te vogel. Efekti i tyre mbi organizmin eshte i ndryshem (sepse jane vale me karakteristika te ndryshme).
Antenat e ripetitoreve te TV, Radios dhe Telefonave Mobile a jane te demshme? Potenca e nje ripetitori te telefonise se levizeshme eshte shume me e madhe sesa ajo e nje celulari. Por nese telefoni celular do te vendoset anash kokes, kjo do te shkaktoje nxehtesi nga vete aparati dhe praktikisht behet me e demshme se ajo e ripetitorit.
Problemi i elektromagnetizmit qendron sepse eshte nje ndotje e "padukshme", "nuk ka ere", por qe shkakton rrezatim elektromagnetik vecanerisht te rende dhe te demshem, duke rrezikuar per tumore, sidomos tek femijet, dhe ky problem me koshience harrohet nga te gjithe, sepse te gjithe jemi perdorues te kesaj teknologjie (qofte edhe duke perdorur celularin).
"Nese zhvillimi ekonomik duhet te realizohet me fondet e shendetit publik, kjo rrezikon qe te fitohet dicka sot, duke shtuar shpenzimet socio – sanitare ne te ardhmen si pasoje e shtimit te rasteve te kancerit, crregullimeve neurodegjenerative, infertilitetit, pagjumesise, depresionit, alergjive dhe te gjitha problemeve te lidhura me radiofrekuencat". (Shoqata e semundjeve nga intoksikacioni kronik dhe ambiental _ Francesca Romana).
Shtimi i antenave te ripetitoreve te frekuencave, me te vertete qe te ben te lidhesh me shpejt me internetin, televizorin, stacionet e redios dhe te tjera, por kjo mund te beje qe te shtohet problemi i semundeshmerise. Kete kane nenvizuar presidentet e Agjencise Rajonale per Ambientin dhe te Institutit te Larte per Kerkimet Ambientale ne Itali ne Nentor 2011.
 
Studimet e viteve te fundit kane vene ne dukje se valet e padukeshme te spektrit elektromagnetik, kane nje ndikim te thelle mbi mbi cdo aspekt te rregullimit biologjik. Funksionet biologjike te organizmit tone (te rrahurat e zemres, funksionimi i trurit, reaksionet metabolike qe ndodhin ne cdo qelize, etj), rregullohen nga rryma, pra ne jemi "qenie elektrike".
Ne boten e qyteteruar kryesisht, ne ndodhemi ne nje ekspozim te panderprere ndaj valeve elektromagnetike qe clirohen nga paisjet elektrike te perdorimit te perditshem si frigorifere, televizore, telefona celulare, kompiuter, Wi-Fi, etj.dhe si pasoje detyrimisht qe predispozohemi me pasojat shendetesore te nje lloi apo tjetri, nga veprimi i ketyre valeve.
Sipas Dr. Ann Louise Gittleman, autore e librit Zapped: ne jemi te ekspozuar ndaj nivelit rrezatimit radioaktiv per 100 milion here me shume se stergjysherit tane.
Hulumtuesit ne Institutin Kombetar per Shendetesi kane zbuluar se thjeshte, vetem mbajtja e nje celulari aktiv afer kokes per 50 minuta, prodhon ndryshime te dukshme ne metabolizmin e trurit.
Raporti komplet eshte prezantuar se fundi nga Prof. Girish Kumar i departamentit IIT te Bombay te ingenierise elektrike. Kumar ka thelluar kerkimet e tij mbi radiacionin e telefonise celulare dhe efektet e saj, eshte kunder perdorimit te shpeshte te telefonave celulare,nsepse i shkakton perdoruesve shtimin e riskut te kancerit, tumoreve te trurit dhe rreziqe te shumta te tjera per shendetin.Per femijet kjo eshte edhe me e shprehur.
Wi-fi (interneti pa fije), eshte nje sistem qe krijon fushe elektromegnetike me nje frekuence rreth 2400 megaherz, gati e barabarte me ate qe organizmi absorbon edhe nga celulari.
Valet e emetuara nga telefonat celularë a shkaktojnë kancer?
Fjalë mbi këtë pyetje ka shumë, por pak mund të quhen informacione apo fakte minimalisht të kënaqshme.
Ne vitin 2001 Paolo Vecchia ne Institutin e Larte te shendetit, Rome – ka krijuar klasifikimin e quajtur IARC per vleresimin e aftesise kancerogene te fushave elektromagnetike.
Klasifikimi sipas IARC:
  1. Agjeent kancerogen per njeriun
  2. a) Agjent probabilisht kancerogjen per njeriun
    b) Agjent i mundeshem kancerogjen per njeriun
  3. Agjent jo i klasifikueshem persa i perket kancerogjenitetit tek njeriu
  4. Agjent probabilisht jo kancerogjen per njeriun.
IARC I ka klasifikuar fushat magnetike ELF si te mundeshme kancerogjene per njeriun (Grupi 2B).
Efektet akute teshkaktuara nga cilado fushe radiofrekuence:
  • Absorbim te energjise elektromagnetike
  • Shperndarje ne formen e nxehtesise
  • Ngritje e temperatures se pergjitheshme apo lokale (efekti termik)
Shkenca mjeksore e konsideron si te tolerueshme nje ngritje konstante te temperatures deri ne 1Grade Celcius, qe korespondon me nje vlere prej 4W/kg.
OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) në 2011 i klasifikoi telefonat celularë si burim i mundshëm kancerogjen. (Grupi 2B).

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)