Gjatë vitit të kaluar, Shqipërinë e lanë 62 mijë qytetarë ndërsa Kosovën e lëshuan mbi 34 mijë qytetarë
Shqiptarët që largohën nga Kosova dhe Shqipëria shkojnë kryesisht në Itali, Greqi,Austri,Zvicër, Hungari,Angli ,SHBA dhe Gjermani.
“Sa shqiptarë kanë ik nga Shqipëria dhe Kosova gjatë 2018?
Shqiptarët po vazhdojnë të ikin nga atdheu i tyre. Ky trend është shqetësues.
Gjatë vitit të kaluar Shqipërinë e kanë lënë 62,000 qytetarë, ndërkaq Kosovën 34,500 qytetarë. Shumica e njerëzve që e lëshojnë Shqipërinë shkojnë në Itali (23,000), Greqi (17,000) dhe Gjermani (10,000).
Qytetarët e Kosovës shkojnë më shumë në Gjermani – 19,000 – pastaj Slloveni dhe Itali.
Nga vendet e Ballkanit perëndimor prinë Shqipëria me 62,000 mijë, Bosnja dhe Hercegovina 53, 500, Serbia me 51,000, Kosova 34,500, Maqedonia veriore me 24,300, Mali i Zi me 3,000. Në proporcion me numrin e popullsisë, prap prinë Shqipëria me 2.2 % të popullsisë që kanë lëshu vendin, nga Kosova largohen 2%, Bosnja 1.5%, Serbia 1.3% dhe Maqedonia e Veriut me 1.2 %. Së paku në dicka jemi të parët ne Ballkan dhe më gjerë :). Lum na për qeveritë që i kemi,pohon Ekonomisti dhe profesori universitar, Fadil Sahiti.
No comments:
Post a Comment