Njoftim i rëndësishëm për plazhistët: Mos u fusni në det!


Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, kapricot e motit i kanë prishur jo pak punë atyre që ndodhen në det dhe mezi prisnin që ti shijonin në maksimum këto ditë.


Por jo vetëm që nuk shijojnë dot detin, por rrezikojnë shumë që me stuhite dhe dallgët e forta në det, ti krijojnë edhe më shumë telashe vetes.



Ditët e fundit ka pasur disa viktima ndërsa të tjerë janë shpëtuar nga rojet e plazhit ose policia.



Në kuadër të këtij kujdesi Bashkia e Shkodrës ka bërë një njoftim me rëndësi ku i bën thirrje të gjithë qytetareve që po pushojnë në Velipojë që të shmangin hyrjen në det pasi vazhdon të jetë I trazuar dhe me dallgë të larta të rrezikshme.





NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM





Bashkia e Shkodrës bën me dije se ndryshimi i papritur u motit orët e fundit, ka shkaktuar anomali të shumta në shumë pjesë të territorit dhe veçanërisht në Plazhin e Velipojës.

Deti vazhdon të jetë shumë i trazuar dhe dallgët të larta e të rrezikshme. Në këto kushte, i bëjmë thirrje të gjithë personave që janë në plazhin e Velipojës të shmangin futjen në det!

Vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Angazhimi dhe kujdesi juaj është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)