Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/30

Edvin Kristaq Rama ironizon presidentin Ilir Metën për 'tërmetin apokaliptik': Po presim 'Venecian' për shkarkimin

Kryeministri Edi Rama ironizoi Presidentin Ilir Meta me alarmin për tërmetin apokaliptik. 

I pyetur se përse shumica nuk pret vendimin e Kushtetueses për ligjin për Teatrin ai tha se "Për të njëjtën arsye që nuk presim dot tërmetin".

1564481695_1564481057ediraaama.jpg

Përsa i përket cështjes së komisionit hetimor të shkarkimit që është ngritur, Rama tha se presin opinionin e Komisionit të Venecias. "Ne e kemi çuar cështjen për trajtim nga Komisioni i Venecias për të pasur një proces të mirkuptuar dhe të qartë për të gjithë komunitetin e miqve dhe partnerëve.

Do të presim edhe raportin edhe pastaj do të gjykojmë mbi bazën e raportit, nuk mund të them nëse kështu apo ashtu. Nuk ishim të detyruar ta conim te komisioni i Venecias, tani do të presim" tha ai.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...