Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/30

Të arrestohet Edi Rama, vetëm kështu nuk do të ketë më krime

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, kërkon që kryeministri Edi Rama të arrestohet në mënyrë që krimi të mos jetë i lirë dhe në pushtet. Reagimi i tij vjen pas lirimit të një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në berat, Lulzim Cakës, i cili u la i lirë 4 muaj e 22 ditë përpara se të përfundonte dënimi.


“Një tjetër ‘i tmerrshëm’ u lirua dje nga qeveria e Edi Ramës. Sot, për të mbuluar gjurmët e urdhëruesit te vërtetë të këtij lirimi, bëjnë sikur arrestojnë një drejtor burgu, i cili nesër do të lihet i lirë. Prokuroria duhet të hetojë menjëherë kush është urdhëruesi i këtij vendimi dhe fijet lidhen në të njëjtin vend, si me çdo kriminel tjetër, tek Edi Rama.

Me Edi Ramën krimi është i plotfuqishëm në këtë vend. Ai është në parlament, është në qeveri, është në biznes, është rrugëve duke bere ligjin. Arrestimi i Edi Ramës është çlirimi përfundimtar nga krimi për Shqipërinë.”, shkroi  Belind Këlliçi në Facebook.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...