Tungjatjeta Esat Loshaj !
-Tungjatjeta "Peja poetike -2019"!
Shkruan Flori Bruqi
Se poezia është vërtetë princeshë e artit dhe Olimp i shpirtit të poetëve e në veçanti të poetëve të rinj, të cilët me poezitë e tyre jehuan gjithandej nga edhe vinin me çiltërsinë e tyre, për të dëshmuar se kjo tokë shqiptare frymon shqip dhe, do të frymoj gjithmonë mu ashtu siç frymojnë damarët e tokës që nga lashtësia e deri më sot, me bardhësinë e shpirtit, si plisi në kokë që simbolizon shpirtin e një kombi, që gjithmonë diti të dhuroj vetëm paqe e lumturi dhe dashuri për njerëzimin duke mos e harruar që ecjen nëpër kohë ta pagëzoj shqip si gjuhët e perëndive, që dimë t’i lexojmë nëpër datat e kohës.
Natyra sa e egër, po aq madhështore, shpalosej para nesh krenare si banorët e kësaj treve heroike.
Gryka e Rrugovës të jepte pamjen e dy maleve gjigandë të thepisur, si dy binjakë të ndarë nga oshëtima gurgulluese e Lumbardhit, i cili ndër shekuj kishte gjetur shtratin e tij për në det.
Në të dy anët, malet ishin të veshur me petkun e gjelbërt të pishave shekullorë përherë të bleruara.
Gryka e Rrugovës të jepte pamjen e dy maleve gjigandë të thepisur, si dy binjakë të ndarë nga oshëtima gurgulluese e Lumbardhit, i cili ndër shekuj kishte gjetur shtratin e tij për në det.
Në të dy anët, malet ishin të veshur me petkun e gjelbërt të pishave shekullorë përherë të bleruara.
Para syve tanë si me magji u çfaq restoranti Bjeshka ,një restorant prej druri i bërë më mjeshtri nga brejat shekullore , ku duhej të zhvillohej aktiviteti.
Ambienti në restoranin "Bjeshka " ishte sistemuar mirë, që ishte e pëlqyeshme nga pushuesit që frekuentonin këtë pikë turistike.
Hapjen e këtij manifestimi të konkursit tradicional të madh ndërkombëtar “Shlezën Zhubi”(“Peja Poetike -2019 “) e beri poeti Esat Loshaj, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Pejë…, i cili na urojë mirseardhjen dhe rrugëtim të mbarë këtij aktiviteti, e më pas të gjithë pjemarrësit përshëndetën me rradhë në mënyrën më të thjeshtë e të sinqertë si vëllezër të një familje të madhe.
Sylejman Dërmaku,Adem Shkreli,Diellza Çitaku,Sylejman Aliçkaj shumë të tjerë....
Dinjitoze ishte dhe paraqitja e poetes nga Librazhdi zj. Bardha Alimeta.
Në performancë të mirë u paraqit edhe poeti Esat Loshaj, i cili shtoj:
-Vëllezër, dhe motra ditën e kemi përpara e natën në mes, ndaj fjala e artë e jueja, të kumbojë pa droje, të jetë e magjishme e sinqertë me plot dashuri e mirësi për jetën, familjen atdheun, kombin tone.
Programi u shoqërua dhe me pika të ndryshme artistike me poetë, aktorë.
Shoqata e Shkrimtarëve Pejanë, po e bën këte promovim me një fokus të veçantë.
Kjo për arësyen se autori i këtyre dy librave me poezi, vjen nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë 'Papa Klimenti X - Albani', Suedi.
U lexuan mbi dyzetë poezi të gjitha ishin të bukura...
Kryetari i Jurisë,Flori Bruqi, me anëtarët : Rovena Toska Koçi,poete nga Berati dhe Rami Kamberi,poet nga Tetova pasi bënë bilancin e aktivitetit letraro - poetik “Peja Poetike” në mbyllje zt. Bruqi shtoj:
-U mblodhëm të gjithë këtu, ku frymojmë e flasim Shqip. Këtu dëgjuam me kënaqësi frymën e njëri tjetrit, frymën poetike. Kjo frymë poetike erdhi këtu sot, me një nivel të lartë, e të pjekur, nga një rrugë e gjatë, por e bukur. Nuk mund të dalloj njërën nga tjetra, të gjitha bartnin me vete vlerat e tyre. Por më duhet të kurorëzoj aktivitetin "Peja Poetike" me dhënien e tre çmimeve:
Bardha Alimeta
Sadije Aliti
Nebih Bunjaku
Të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti të bukur nga ana e Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës u nderuan me çertifikatë “MIRENJOHJE”.
Aktivitet “Peja Poetike” mbylli siparin e saj te Hani i Grykës së Rrugovës, duke pirë ujin e ftohtë të atyre bjeshkëve e duke shtrënguar duart me njëri tjetrin, pse jo duke këmbyer edhe ndonjë dhuratë, me urimin më të bukur e të ngrohtë të dalë nga zemra e bardhë:
TUNGJATJETA,
Deri në takimet e tjera që do të jenë akoma më mbreslënëse.
*****
LOJA ME JURITË DHE ÇMIMET
NË KONKURSET LETRARE
Bedri Halimi
Ashtu edhe sikur në botimin e librave të ndryshëm letrar, (veçmas më poezi), ku nuk ka kritere të botimit te disa autorë, por kriteri i vetem është baza materiale e tyre, se a kanë para për ta botuar librin dhe jo çfarë librash po botojnë. Këtë e deshmon vet fakti i perzgjdhjes së redaktorëve dhe recenzentëve, ku në shumë raste si redaktor behen njerzit të cilet nuk e kanë shkruar asnjë poezi në jetën e tyre.
Dhe merre me mend tashmë çfarë profesionalizmi, përkatësisht çfarë redaktimi do ti bëhet krijimeve letrare nga një medioker i letersisë.
Ngjashëm edhe në konkurset e ndryshme letrare caktohen juri, të cilat paraprakisht caktojnë se kush do të jetë fitues i konkursit letrar. Kush do të jetë në vend te parë, kush në të dytë, kush në të tretë, kush do të marr ndonjë çmim special të emeruar at hock etj.
Në situatat e tilla kur shpallen fitues krijime me kritere jashtë letrare (ndonjë femre, ndonjë njeri i pasur që ka firmë e don të bëhet poet, ndonjë person zyrtar që për shkak të ndikimit në opinion publik don ta rris këtë ndikim duke tentuar të bëhet poet e keshtu me radhë), mund të merret me mend se si do të dalin krijime të tilla para opinionit lexues.
Kjo formë e makinacioneve, ndikon në devalvimin e vlerave të njëmendëta letrare. Ndikon në krijimin e paknaqësive të krijuesit të mirëfilltë. Ndikon në promovimin e pseudovlerave si vlerë, në mënyrë të dhunshmë para opinionit lexues.
Është e qartë se kriteret estetike janë relative, por edhe përkundër kësaj, një minimum i kriterit duhet të egzistojë. Në shumë raste për vlera janë shpallur poezi më tema të ndryshme qoftë historike, patriotike, sociale, të dashurisë etj, ku krijimet e tilla kanë qenë deklarata, fjali, patetizëm që e mbysin artin. Dhe si të tilla na janë servuar e vazhdojnë të na servohen si vlerë estetike. Edhe në rastet kur poezitë janë të mirëfillta kriteret e perzgjedhjes bëhen me subjektivizëm ku si rrjedhojë serish krijohet paknaqësi.
Çka jepet si shpërblim në këto manifestime letrare?
Rrallë ndodhë, që fituesit të shperblehen me mjete monetare, e në të shumten e rasteve jepet ndonjë dhuratë tjeter, e sidomos nga një mirënjohje, ku shkruhet emri i organizatorit, emri i krijuesit, emri i manifestimit, dhe data. Pra një letër dhe për të gjitha këto bëhet zhurmë duke u krijuar paknaqësi të panevojshme. Për të gjitha këto, fillon e behet debat, se çka tha filani, çka tha fisteku. Apo çfarë e pati poezinë filani dhe çfarë fisteku.
Çmimi i letres (mirëënjohjes) përkatësisht shpërblimit në këtë rast është bërja publike e emrit të autorit se paskesh zënë një vend si shperblim, dmth se krijimi i tij qenka shpërblyer duke preudikuar se ky autor apo kjo autore shkruaka mirë. Si rrjedhojë lexuesi i rëndomtë kur e has krijimin e shpërblyer me sqarimin se kjo poezi është shpërblyer me vendin e parë, të dytë, të tretë, detyrimisht ndalet për ta parë vlerën e poezisë së shperblyer. Në rastet kur poezia ka vlera, natyrisht se lexuesi do të ndjehet i kënaqur dhe i ralaksuar, por në rastet kur poezia nuk ka vlera, lexuesi do të ndahet i zhgënjyer duke krijuar imazh negativ jo vetem për krijuesin apo krijuesen në fjalë, por edhe për manifestimin dhe organizatoret e atij manifestimi.
Cila është ana pozitive e manifestimeve të tilla?
Natyrisht anë pozitive e këtyre manifestimeve është vet takimi i krijuesve mes vete, njohja e krijuesve mes vete, komunikimi rreth sukseseve dhe planeve krijuese e botuese, relaksimi për një moment të caktuar i krijuesve për t’iu larguar halleve dhe brengave të tjera etj.
Pra pa dyshim se organizimi i manifestimeve letrare ka karakter pozitiv, nëse do të kishte seriozitet në çështjet të cilat u përmenden më lartë. Si rrjedhojë, për ti ikur subjektivizmit vlerësues, më e udhes do të ishte që përzgjedhja e poezive që do të lexoheshin në manifestime të tilla, të kalonte nëpër filtra vlersues të një komisioni të përbëre nga njerez që vërtet dinë të bëjnë se paku vlersimin minimal të vlerave letrare.
Së dyti, poezitë që duhet të lexohen, të shpallen publikisht në rrjete sociale të adreses së organizatorit, në mënyrë që krijuesit që pretendojnë se u është bërë e padrejtë, të kenë mundësi për ti parë vlerat e poezive të përzgjedhura, dhe ti krahasojnë ato më poezinë e refuzuar.
Natyrisht se në prezantim të poezive të zgjedhura duhet prezantuar edhe përbërjen e komisionit me emra dhe mbiemra të cilët e kanë bërë përzgjedhjen e poezive për tu lexuar.
Dhe me e rendesishmja që do të ishte në këtë rast, është fakti që asnjë poezi të mos shpallej fituese. Pra të mos ketë fare çmime. Për shembull, kështu veprohet në Kërçovë, me ç’rast nuk krijohet paknaqësi ndaj askujt. Përkundrazi, krijohet atmosferë vërtet festive letrare.
OSE: Si provuan të më blejnë organizatorët e një konkursi letrar?
Nga Haxhi MUHAXHERI
Veç sa u ktheva nga puna dhe ndjehesha goxha i lodhur. Si zakonisht, ndeza një cigare dhe po pija një kafe. Paprimtmas, dëgjohet zilja e telefonit. Kush mund të jetë tash që ma ndërpreu kafenë që isha duke e pirë me shumë lezet. Mora telefonin dhe e hapa.
– Tungjatje miku im! – u degjua një zë kur hapa telefonin.
– Jungjatjeta! – ia ktheva.
– Po më duket se nuk po me njeh?
– Jo për besë, ia ktheva
– Jam filan fisteku dhe të kam thirrur për një punë, si miku mikun.
– Qoftë e hajrit! – ia ktheva unë.
– Po, po. E hajrit është, por kisha dashur qe të mbetet vetëm mes nesh.
– Për këtë punë mos mbaj gajle, iu përgjigja.
– Është puna për një konkurs letrar. Me së pari më ka shkuar mendja të ju, sepse ju njoh dhe kam besim të plote. Prandaj kam menduar qe ju të jeni kryetar i jurisë. Do të paguheni mirë për këtë punë, bile më shumë se ata që do të marrin çmimet e para.
– Faleminderit për besimin, por do te ishte më mirë sikur këtë punë t’ja besoni ndonjë krijuesi më të dëshmuar.
– Jo, mik. Jemi të bindur se ju e meritoni të jeni kryetar i jurisë. Ne e kemi vetëm një kërkesë, por po më vjen keq t’ua them.
– Thuaje lirshëm ore burr! –
– Është fjala për çmimet. Kishim dashur që ato të jepeshin në marrveshje me organizatorët e konkursit. Për ju do të jetë shumë më lehtë. Nuk do të keni fare nevojë për ti lexuar të gjitha krijimet që do të arrijnë. Ne ua japim emrat dhe titujt e krijimeve të atyre që duhet shpërblyer, kurse ju si kryetar i jurisë e bëni vetëm një arsyetim formal. Anëtarët tjerë të jurisë i kemi gjetur dhe ata kanë pranuar marrëveshjen. Dhe mos harro, shpërblimi për ju do të jetë tri herë më i madh se shuma që do të jepet për çmimet e para! – dhe kush e di edhe sa do të vazhdonte të fliste “miku” im, sikur të mos e ndërprisja.
– Jo, jo, jo! Nuk jam unë nga ata që bëj punë të tilla. Gjej ndonjë tjetër…ka mjaft prej sojit të atyre që mund ti blesh edhe më lirë! – ishte pëgjigja ime dhe ia mbylla telefonin.
Sërish më më thirri dhe mu përgjerua që ajo bisedë të mbetej vetëm ndërmjet nesh. E kishte kapur frika se mos do e bëja publike bisedën dhe kërkesën e tij. I premtova se nuk do t’ja pëmendja emrin dhe prapë ia mbylla telefonin. Isha tejet i dëshpruar për faktin se në duar të kujt kanë mbetur organizimet e konkurseve letrare. Kjo është edhe arsyeja pse krijimet letrare që shpërblehën, në të shumtën e rasteve nuk na kënaqin me nivelin e tyre artistik. Dreqi e mori, kisha mbetur pa e pirë edhe kafenë. Ajo tash veç ishte ftohur. Zot, shpëtona nga këta njerëz!
******
FRAN UKCAMA, shkrimtar
Para se me u takua me shkrimin tuaj mjaft të goditur po meditoja per flamën e konkurseve, shitjen e blerjen e çmimeve, mall me mall, çmim më çmim, më jep të të jap e sidomos me blerje avokatesh kritike gjoja në tregun e zi që kundrejt pagesave thurin lavde e eloshe medikriteteve..Të uroj zoti Haxhi per mesazhin që përcillni në këtë rrëfenjë pikante!
Pershendetje miku im Haxhi ! Une kurre nuk kam besuar ne konkurse te tilla, madje i kam bojkotuar dhe do vazhdoj ta bej nje gje te tille. E keqja eshte se keto ndodhin dhe ne konkurse kombetare si pena e arte dhe pena e argjende, qe jepen ne Shqiperi. Nga keto palo konkurse, qe (me mire te mos behen fare sepse na irritojne), deri me sot nuk eshte promovuar asnje vlere qe te ngelet per kulturen kombetare. Kesaj i thone artin e bejne te tjeret, ndersa te mirat materiale i fitojne njerzit pa kredibilitet te allish-verisheve dhe pazareve te ndyra. Une te pergezoj per kete akt te larte moral, por ajo qe duhet bere me tej eshte qe keto konkurse te demaskohen me themel dhe te bojkotohen, pasi jane nje ceremoni antivlerash per shoqerine dhe artin ne pergjithesi, qe nuk shkojne me misionin e krijuesit te vertete, ata e demoralizojne letersine dhe penat e talentuara duke u shkaterruar besimin dhe vetvleresimin…
GRIGOR JOVANI, poet dhe botues i Revistës “Pegasi”
Ndaj jam krenar për ty, miku im. Të ngjafsha, Bacë!
Eh, nuk ka mbetur fushe e jetes ku te mos kete hyre plaga e korrupsionit dhe allishverisheve. Do ishte mire qe edhe te tjere si ju tu rezistonin tundimeve e ti kundershtonin maskarada te tilla. Por a ka te tjere!!!
REXHEP SHAHU, poet
I dashur Haxhi Muhaxheri. Ma shton nderimin qe kam per ty ky xhest i yti. Por mos u cudit shume. Kjo eshte moda e kohes tone e cila per fat te keq shpik poete e shkrimtare me shume se sa bujq e punetore ndertimi. Trafiqe te tilla bjerrin perdite e perdite vlerat e pakta letrare. Ata vetem kohen nuk e blejne dot. Kohen qe do ti mbyse ne harrese. Nderime per ju.
HAMIT TAKA, shkrimtare
E reja e ketij statusi eshte denoncimi publik, sepse e verteta dihet nga te gjithe. keshtu ndodh ne Shqiperi e Kosove… Merita eshte e Haxhi Muhaxherit, qe nuk pranon te behet pale me lekistet e artit…
MENTOR THAQI, poet
FRAN TANUSHI, poet
Te Lumte Haxhi Muhaxheri …! Keta matrapaz vetem dushi i ftohet i kendell nga agonia e ndergjegjes se munguar !
Kahere njoh korrektesine dhe sinqeritetin tuaj.Ju pershendes.
FADIL CURRI, shkrimtare
TENDERËXHINJTË LETRARË; Mik i nderuar, Haxhi, me kërshëri e lexova kronikën keqkulturore, e cila, të të them të drejtën, më joshi shumë, sepse festivalomania e kuridsjeve letrare ka marrë përmasa serioze. Do të të sjell një rrëfim timin-përjetim.
Shkonim në një orë letrare të Kumanovë dhe me miqtë e mi shkrimtarë rrugës, u zhvillua biseda e korrupsionit letar. Njëri nga ne tha se do të kumtone poezinë dhe që paraprakisht do t’ia bëjë me dije jurisë se është jashtë garimit shpërblyes, duke shprehur pakënaqësitë ndaj kurdisjeve letare që po bëhen ndërmjet organizatorëve të “festivaleve” e jurive të sapërsyefaqshme letare, pra edhe në këtë ngjarje. Shtoi se vinte në këto organiuzime vetëm për të takuar ndonjë mik të vjetër, sepse nga lezeti poetik nuk ka mbetur gjë. Bile aq parashikues u tregua bashkudhëtari ynë krijues letrar, sa posa i pa pjesëmarrësit në sallë, prognozoi tre emra që do të marrin shopërblimet letrare, I spikati njërin nga Gjilani, tjetrin nga Shqipëria dhe të tretin nga Maqedonia, me emër e mbiemër e qytetet nga vinin.
Këta organizatorë janë bërë të pacipë, sa edhe po t’ua kishe përbotësuar bisedën telefonike, nuk e kanë hall, sepse janë bërë një me djallin.
XHEMAJL RUDI, poet
Shumë gjëra të në bëhën në prapaskenë të një lojë djallëzorë, qyqarë dhë të mjerueshme…..Të përshëndes Haxhi Muhaxheri….më gjithë të mirat!
ISMET JONUZAJ, poet
Kjo mënyrë e vlerësimit kaq jo objektiv po bënë që zor se do të marr pjesë në ndonjë të ashtuquajtur Konkurs letrar, jo pse më mbetet merak që nuk do të fitoj cmime por nuk dua të bëhem pjesë e këti cirkusi që po ndodhë tash e sa vite! Dhe o zot tash të gjithë që i kanë 1000 Euro po botojnë libra !!!
DRITON SMAKAJ, poet dhe proztore
Respekte i nderuar Haxhi për ju që e keni refuzuar këtë punë (do thoja të mjerë).
Por, mos denoncimi dhe mos bërja publike e personit, besoni apo jo, për mua nuk është e mjaftueshme vetëm tregimi që ju jeni i ndershëm dhe nuk pranuat të jeni pjesë e jurisë.
Fakti që i keni premtuar që nuk do ia përmendni emrin, ia keni miratuar atij vendimet që ai ta gjejë dikë tjetër që pranon punën e pistë.
Pra, me një fjalë duhet ti denoncojmë dhe publikojmë emrat dhe mbiemrat nëse duam ti ndalim gjërat e liga.
RAGIP KÇIKU, krijues letrare
Miku im i ndruar z. Haxhi Muhaxheri, prandaj jemi këtu. Nuk po them asgjë tër re se këtë e dinë të gjithë. Por e dinë se ai “miku” patjetër se e ka gjatur jurinë sipas standardeve bashkëkohore shqiptare. Ju mik i nderuar jeni jashtë “kësaj” kohe. Respekte për Ju dhe për portalin “Ora shqiptare”!
SEVEME FETIQI, poete
Per kete arsye kam humbur vullnetin te garoj ne ndonje konkurs, as qe me shkon mendja me, nuk eshte cudi me ata te Kosoves, por me shqiptaret ne Perendim qe te njejten veprojne eshte turp kur dihet ketu se te holla ka cdokush, por ende nuk ngopen. Me emer e mbiemer i dijme te gjithe, o Haxhi, por qe na ka mbetur neve qe emera te mos permendim. Pa i permend emrat cdo gje eshte e kote, se ata ende vazhdojne te veprojne ne te njejten menyre dhe ta bastardojne artin dhe te na vejne hije te keqe edhe neve qe s jemi te tille. E dij nje “poete” qe ka qene ne gjendje ti jap 3000 euro vetem e vetem qe ta merre cmimin e pare ALI PODRIMJA por s’ja ka shkrep te nje poet qe e ka refuzuar.
KUJTIM STOJKU, poet
Ty te lumte vella i dashur Haxhi per vendimin dhe reagimin. Ne kete kohe kur çdo gje eshte materializuar e çka nuk ndodhe. Kur antivlera shperblehet, vrahet vlera. Ashtu si jemi edhe po na vejne punet. Eshte fat qe kami ende krijus e mbi te gjitha njerez si ti edhe pse shume pak.
Peja, poetët, poezia..
Nga Fatbardha Alimeta,shkrimtare
Shiu s’kishte ndërmend të pushonte, por ne ishim të vendosura ta mernim rrugën me shpresën se kur të mbërrinim në Pejë do të na priste dielli. Vërtet ashtu ndodhi, udhëtuam herët për të mbërritur në kohë për aktivitetin, i cili ishte programuar në orën 13.00. Rruga ishte e rehatshme, shiu trokiste lehtë në xhamat e makinës. Arritëm në Kukës , u ndalëm pak për një pushim të vogël për të kaluar në Prizrenin historik..
Emocioni vazhdon të jetë i njëjtë vetëm se tani rrugën e dimë me symbyllur, pasi kalojmë shpesh andej. Mikja ime Nexhi Baushi e cila ishte në timon nuk e hiqte vëmendjen asnjë çast nga timoni dhe gjithë kohën më dëgjonte dhe aprovonte më një lëvizje koke dhe buzëqeshjen padyshim të saj.
Unë gëzoja si fëmijë. Në bagazhin e makinës e kishim mbushur me libra për promovimin që do mbahej në takimin letrar në Pejën poetike 2019, i cili bënte 9 vjet nga themelimi i lidhjes së shkrimtarëve të Pejës me kryetar Z, Esat Loshaj.
Ecëm në autostradën e shtruar me cilësi pa e ndjerë rrugën fare, na dukej krejt e zakontë, sepse tani ishim në tokën tonë..Kaluam dhe Gjakovën e mbërrijmë në Pejë, ku si gjithmonë na pret Hotel Dukagjini.
Takimi i parë ishte me Z, Flori Bruqi, i cili na ofroi mikpritjen e tij për të na ofruar kafen e mirëseardhjes..buzë Lumbardhës..rrugëtimit tonë për tek Restorant Bjeshka na e udhehoqi Flori ku gjatë udhëtimit s’mund të mos ndaleshim tek tre çezmat, për të pirë ujë burimi.
Natyra në Rugovë një magji. Malet ende kishin vellon e bardhë mbi kokë ..gjelbërimi kish veshur gjithçka. Arritëm në bjeshkë ..pa hyrë dëgjohej daullja dhe vallja e Rugovës.
Atmosfera ishte e shkëlqyer ..pas kafes turke dhe birres Peja ofruar nga Restorant Bjeshka mblidhemi për të filluar aktivitetin letrar. Poetët pjesëmarrës ishin nga gjithë trevat shqipfolëse.
U promovuan dy libra të znj Nexhi Baushi dhe z Musa Gashi i cili kishte ardhur nga Suedia. Pjesëmarrësit në konkurim ishin dhe interpretuan secili poezinë e tyre..në mënyrë të shkëlqyer..Nderonte aktivitetin Nobelisti hebre mjeku dhe shkrimtari.
Takimi u përmbyll me sukses, ku të pranishmit sollën nëpërmjet poezisë vlerat e tyre krijuese dhe dhanë nga një copëz të shpirtit te tyre.
Në fund për të gjithë të pranishmit u shpërndanë çertifikatat e mirënjohjes , po surpriza më e madhe do ishte kur dëgjoj emrin tim përsëri në cilësinë e dhënies së Çmimit të Parë si poezia më e bukur në këtë takim.
U lumturova për faktin se poezia ime i dedikohej poezisë në ditën e poezisë. Mes duartrokitjeve marr çmimin dhe më pas u dhanë dhe dy çmimet e tjera të dyta e të treat. Çmimi i dytë i takoi znj.Sadije Halitit dhe i treti Nebih Bunjakut.
Tingujt muzikorë na shoqëronin dhe tradita e valles së Rugovës na bëri të gjithëve të kërcenim dhe ta mbyllnim këtë takim me një drekë të shtruar për nder të mysafirëve, ku bisedat rreth artit, letërsisë, atdhedashurisë mbushën atë ditë në Rugovë në bjeshkë me premtimin për të ardhur përsëri ..
****
Ahengjet poetike dhe juritë "profesionale"
Nga Muharrem Blakaj, shkrimtar
Mblidhen burra me kollare e gra të pispillosura me veshje të bukura... moda e fundit më, dhe sipas stinës, duke gumëzhirë në brendi të sallave moderne e ambiente hotelesh.
Fillon leximi... recitim! Garë poezish! Garë poetësh e poeteshash! Konkurrencë e madhe! Hidhen fletët e mbushura me poezi.
Zëri i poetëve buçet në kupë të qiellit (me falni, në kupë të tavanit të sallës).
Zëruesit dridhen nga zori dhe herë pas here qetësohen për disa çaste nga duartrokitjet që e mbysin zërin e tyre.
Të pranishmit i kaplon djersa e rënduar e konkurrencës. Lëvizin lehtas përreth tryezave të mysafirëve poet, sa për t’ia tërhequr vëmendjen jurisë... “ja edhe unë jam këtu miku im?, me shikon?” – i thotë në heshtje jurisë.”!
Mblidhet juria “profesionale”. Shkelet syri.Luhatet koka. Pëshpërimë vesh me vesh. Drejtime gishtash.
Anëtarët e jurisë lexojnë poezitë. Ngadalë. Shumë ngadalë.
Me pushime të shkurtra, vetëtimë, sa për t’ua hedhë një sy poetëve e poeteshave për ti dalluar se cili është ai simpatiku apo simpatikja që e meriton çmimin e parë, të dytë të tretë, të jurisë, të publikut, të kryesisë dhe të zotit të hotelit!
Se a ka vlerë apo nuk ka vlerë poezia, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka që mikut poet apo mikeshës poete mos t’i ngelët hatri!
Pas marrëveshjes përmes syve, vetullave, gishtave, marrëveshjeve paraprake e mimikës, juria fillon ndarjen e çmimeve.
Fitojnë poezitë e mikut, mikeshës, dashamirit, poetit të largët që ka kaluar me qindra kilometra për të ardhur në takim, poetit të talentuar që e ka shkruar poezinë aty për aty në një copë letër gazete, në një copë letër higjienike apo në një fletë të huazuar nga recepsionisti!
Pastaj, me duartrokitje të dalldisura fillon ceremonia e ndarjes së çmimeve. Prapë buçet zërimi në kupë të tavanit.
Fituesit hidhen si akrobat cirku për t’i marrë çmimet që ia ndau miku, shoku, dashamiri.
Vezullojnë blicet e aparateve duke marrë poza dhe duke bërë fotografi për facebook.
Dhe në fund, pasi bie heshtja e fituesve kallaballëk, fillon shpërndarja e poetëve.
Jo fituesit ndjehen të zhgënjyer pa e ditur se çfarë vlerash artistike kishte poezia e tyre, por edhe që në juri nuk kishte rastisur të ishte ndonjëri nga, miqtë e tyre.
Kurse fituesit plot shend e verë, çmimet e fituara, bashkë me poezinë heroinë që ua dhuroj çmimin i mbyllin nëpër çanta.
Nga ajo mbyllje hermetike, arrin ta shoh dritën e diellit vetëm çmimi i fituar, që shndritë në kornizë varur në mur në dhomën e miqve.
Kurse poezia trimëreshë që ia dhuroj çmimin, mbetët e ngujuar në errësirën e çantës së poetit dhe në jetë të jetëve nuk do ta shoh dritën e diellit!
Me këtë raste, nga “juria profesionale” bëhen dy thyerje:
I pari thyhet poeti (shkrimtari) fitues (që juria e miqve ia mbushë mendjen se është poet (shkrimtari) i të gjitha kohërave) por që poezia (vepra) e tij nuk depërton sepse është e dobët!
I dyti thyhet poeti (shkrimtari) që poezia (vepra) e tij ka vlera kolosale, por që shkelët qysh në gjenezë nga “juria” dhe nuk arrin të bije në sytë lexuesve dhe vlerësueseve të mirëfilltë.