Shkencëtari i shquar ka dalë në këtë foto në vitin 1880, kur ishte 24 vjeç. E botojmë sot në përvjetorin e lindjes së tij. Si mund të intepretohet ky dokument?
Nikola Tesla në një kostum shqiptar(1880)
Dr. Nikola Tesla – “Unë i kam mbrehur rrezet kozmike dhe i kam detyruar ato të punojnë në një aparat lëvizës“.
Nikola Tesla (10 korrik 1856 Kroaci – 7 janar 1943 New York) ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të, si edhe një nga ndihmuesit më të mëdhenj të teknologjisë moderne.
Patentat e tij dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.
Patentat e tij dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.
Në SH.B.A fama e Tesla-s rivalizoi shumë shkencëtarë dhe shpikës. Pas demonstrimit të tij të komunikimit pa patela në vitin 1893 dhe pas fitimit në “War of Currents” (Luftën e Rrymave), ai ishte inxhinieri elektrik shume i respektuar dhe më i madhi i Amerikës. Shumë punë të tij të hershme i hapën rrugë inxhinierisë elektrike moderne dhe shumë prej shpikjeve të tij patën një rëndësi tronditëse.
Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfër e i harruar në moshën 86 vjeçare në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. “përçuarja e energjisë pa tela” .
Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfër e i harruar në moshën 86 vjeçare në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. “përçuarja e energjisë pa tela” .
Trashëgimia e Tesla-s mund të vërehet në qytetërimin modern kurdoherë që përdoret elektriciteti. Përveç punës së tij mbi elektromagnetizmin dhe inxhinierinë, thuhet se Tesla të ketë ndihmuar në shkallë të ndryshme në fushat e robotikës, balistikës, shkencës kompjuterike, fizikës bërthamore dhe fizikës teorike.
Foto nga pasaporta e udhëtimit e Nikola Teslës.
Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit "John J. O'Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 - Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884.
Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?).
Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).
Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?).
Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).
Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare
Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti - Lajmet e Mbrëmjes (www.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.
Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore.
E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj "Serbije Jugperendimore" nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.
E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj "Serbije Jugperendimore" nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.
Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht....deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë?
Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.
Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.
Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.
Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.
Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork.
Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.
***
Teslla, i cili i ka lënë njerëzimit një numër të madh zbulimesh e patentash, vitet e pleqërisë i ka kaluar në varfëri të thellë.
Siç mund të shihet në fotografinë e tij të fundit, në perëndim të jetës së tij, skamja dhe mjerimi kanë lënë gjurmë të thella në jetën e gjeniut.
Prefekti i atëhershëm i Nju Jorkut, Fiorello H. La Guardia, në ceremoninë mortore të Tesllës, ka thënë:
“Nikolla Teslla vdiq i varfër, ndonëse ishte njëri prej njerëzve më të dobishëm që kanë jetuar ndonjëherë. Ai krijoi gjëra të mëdha, kurse me kalimin e kohës, ato do të jenë edhe më të mëdha”.
Pas vdekjes, të gjitha dokumentet, diplomat dhe mirënjohjet, si edhe shënimet e kërkimeve të tij laboratorike, janë vendosur në arka të mbyllura me dyll. Një kohë ato i ka mbajtur Sava Kosanoviq, i vetmi trashëgimtar i Tesllës, i cili më vonë ia dhuroi trashëgiminë e gjeniut qytetit të Beogradit, me qëllim që të hapej Muzeu i Nikolla Tesllës.
“Kohë më parë ka pasur një debat të vështirë rreth përpjekjes së Kishës Ortodokse serbe që eshtrat e Tesllës nga muzeu të barten në Tempullin e Shën Savës.
Nëse vazhdojnë të grinden rreth kësaj, mua më duhet të them se Nikolla Teslla është mysliman, sepse pak para vdekjes ai kaloi në islam. Për këtë shkak nuk mundet që eshtrat e një myslimani të barten në kishë”, ka thënë ai.