Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën sot në Greqi kanë nxjerr fitues partinë opozitare ‘Novi Demokracia’.
Kryeministri në largim Alexis Tsipras, ka uruar për fitoren kreun e ‘Demokracisë së Re’, Kyriakos Mitsotakis.
Me anë të një deklarate, Tsipras bëri me dije se po dorëzonte një Greqi krejt ndryshe nga ajo që ishte më parë.
Duke falenderuar të gjithë mbështetësit e Syrizas, Tsipras tha se populli vendosi dhe se e respektonte këtë vendim si dhe shtoi se nesër në orën 13:00 do t'i dorëzojë Mitsotakisit detyrën.
9.9 milionë grekë patën të drejtën e votës dhe po ashtu edhe 150 mijë shqiptarë.
Reagimi i kryeministrit grek Tsipras:
‘Urova Qiriakos Mitcotakis për fitoren e tij. Populli vendosi dhe e respektoj plotësisht, E falenderoj anëtarët e mbështetësit e Syrizas. Ne po dorëzojmë një Greqi krejt ndryshe nga ajo që ishte. Morëm vendime të vështira për të mirën e vendit. Syriza erdhi në pushtet në periudhën më të errët. Nesër i dorëzoj zyrën Qiriakos Mitsotakisit. Ne do përpiqemi që fitorja e tyre të jetë e përkohshme’, deklaroi kreu i Syrizas, Alexis Tsipras.
Gjithashtu edhe kreu i ‘Demokracisë së Re’, Kiriakos Mitsotakis ka reaguar pas fitimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Mitsotakis deklaroi se nesër do të fillojë një ditë e re për Greqinë. Gjatë ditës së nesërme në orën 13:00, Mitsotakis do të bëjë betimin si kryeministër dhe Tsipras do të bëjë ceremoninë e kalimit të postit të kreut të vendit.
Reagimi i Mitsotakis:
‘Nesër do të gdhihet një ditë e re për Greqinë. Nga nesër Greqia do të jetë më e shndritshme dhe nga nesër Greqia lë pas krizën dhe errësirën. Zëri ynë do të forcohet në Europë dhe do të gëzojë kredibilitet. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Nga nesër fillon puna, asnjë sekondë për tu humbur pasi Parlamenti do të jetë i hapur edhe në gusht’, tha Kiriakos Mitsotakis.
“Unë do të jem kryeministër i të gjithë grekëve dhe do të punojë shumë për të bindur bashkëqytetarët që nuk na mbështesin”, tha ai.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare. Unë qëndroj modeste kundër aktgjykimit popullore “, tha kreu i Demokracisë së Re.
“Ne jemi shumë pak për të qëndruar të ndarë,” tha ai.
Më tej shtoi se “shoqëria dha një mesazh të qartë në favor të rritjes, krijimit të vendeve të punës dhe sigurisë” dhe se “transparenca dhe meritokracia do të kthehen në Greqi dhe zëri i vendit tonë në Evropë do të forcohet”.
“Dhe nesër qielli do të jetë më i ndritshëm dhe dielli do të shkëlqejë. Një ditë e re po ndodh për vendin tonë”, mbylli fjalimin Mitsotakis.
Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë
Kyriakos Mitsotakis ka një karrierë të gjatë politike dhe vjen nga një familje e cila ka traditë politike.
Kyriakos është djali i Konstantinos Mitsotakis, kryeministrit të Greqisë fillim të viteve 1990, si dhe vëllai i ish ministres së Jashtme dhe ish kryebashkiakes së Athinës gjatë Lojërave Olimpike Athens 2004, Dora Bakojanisit.
Kyriakos Mitsotakis diplomoi në Kolegjin e Athinës dhe më pas vazhdoi studimet e larta në SHBA për shkenca sociale në universitetin e Harvardit. Pas studimeve në Harvard vazhdoi studimet për administrim biznesi.
Ndërkohë eksperiencën e tij e ka filluar si bankier në Bankën Kombëtare të Greqisë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2004 u zgjodh deputet për herë të parë në Athinë nën siglën e partisë ‘Demokracia e Re’.
Mitsotakis ka mbajtur më herët edhe postin e ministrit të Jashtëm.
Gjatë këtyre zgjedhjeve Kyriakos Mitsotakis si një ish-bankier në programin e tij elektoral pati si synim parësor rimëkëmbjen e ekonomisë së Greqisë pas krizës.
Në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, ‘Demokracia e Re’ e Mitsotakis e mundi përtej pritshmërive partinë ‘Syriza’ të Aleksis Tsipras e cila është në pushtet duke siguruar mbi 151 vende në parlamentin grek. Kështu Mitsotakis do të qeverisë i vetëm, pa qenë i detyruar që të bëjë koalicion me parti të tjera.
Agimi i Artë mbetet jashtë Parlamentit grek
Partia ekstremiste Agimi i Artë mbetet jashtë parlamentit, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Greqi.
Mediat e shtetit fqinj raportojnë se Agimi i Artë nuk ka arritur të kapë minimumin e votave prej 3%, duke bërë që të mos sigurojë asnjë vend në Parlamentin e ri.
Sipas Exit-poll rezultatet në zgjedhje janë:
Demokracia e Re 38.5-41.5%
SYRIZA 27-30%
KINAL 6.5-8%
KKE 5-6%
MeRA25 3-4%
Agimi i Artë 2.8%
Zgjidhja Helene 2,8-3,5%