2019-07-11

Përgatiti Fritz RADOVANI: ME ATDHETARIZEM PO SHEMBEN EDHE KUJTIMET…

Rezultate imazhesh për shtepia e luigj gurakuqit

KJO ISHTE SHTËPIA E ATDHETARIT LUIGJ GURAKUQI

NGA LUIGJ GURAKUQI…

Te ti m’flutron mendimi, o shpiza e ime,
Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te ti, ku nisa s’parit me jetue,
Ku çela sytë, ku u reva , e pata gzime.

Gjith her’ ndër mend t’ kam ty, ku laq kujtime
T’ ambla, qi jetën m’ pan nji ditëgazmue;
Vetëm n’ dhe t’ huej, tue vuejt e tue largue,
T’kam n’zemër ty, ku ndieva t’ parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt, ma e vogla skut
E jotja, ka për mue aq ambëlsi
Sa veq kujtimi i ynë shpirtin m’kputë,

E kur me ra shkoi n’mbramje, me mjeri
Ty t’ mendoj, e i thom vedit: oh a ma i butë
Shtrati e ma i kandshëm a pushimi n’shpi!


Shenim nga F.Radovani:

Shembjet e shtëpijave t’ Atdhetarve  At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi,
Prek Cali dhe ndonjëtjeter, që nuk po ua “kujtoj”, asht vepra ma tradhtare që po bahet
në Shqipninë e Veriut, ndaj Atyne Shqiptarëve që nuk kursyen asgja per Atdhe.
Perveç barit me shka ushqehen “prof. e dr, e Akademisë së Shqipnisë” ?!
E pra, po mos t’ ishte një Ky Burrë, kurr n’ Shqipni s’ u ngrit Flamur..?!

            Melbourne, 8 Korrik 2019.        

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...