2019-07-11

Kush e vrau shkencëtaren amerikane ,biologen 59-vjeçare Suzanne Eaton ?


Një shkencëtare amerikane është zhdukur pa lënë gjurmë në Kretë të Greqisë.


Searching For Suzanne/ Facebook

CNN raporton se bëhet fjalë për biologen 59-vjeçare Suzanne Eaton, e cila është zhdukur në mënyrë misterioze në ishullin grek.


Ajo punonte në Institutin Max Planck, në Universitetin e Drezdenit në Gjermani, dhe kishte shkuar në Greqi për një konferencë.

Ndërkohë, nga kontrolli në dhomën e saj të hotelit janë gjetur sendet personale të shkencëtares, si dhe pasaporta, portofoli, telefoni dhe para cash.


Shkencëtarja amerikane gjendet e vdekur 
në një bunker të Greqisë

Trupi i një shkencëtareje amerikane është gjetur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

107822005 35d4b910 1ecd 4456 A8f8 5049183a5d25 600x360

Suzanne Eaton, e cila u zhduk më shumë se një javë ka vdekur nga ngulfatja (ndërprerja e frymëmarrjes), policia i konfirmoi BBC-së.

Ata thanë se po hetojnë rastin si një vepër penale.



Policia në qytetin port të Chania, ku po mbahej konferenca, tha se ajo ishte gjetur në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg ku ishte parë.

Ajo u raportua e humbur më 2 korrik 2019 dhe më pas nisi kërkimi për të.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin, i cili është përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...