Nga Fritz RADOVANI:
Flamurit Shqipnisë sot i mungon vetem ylli, dhuratë e sllavokomunistëve të Titos…
E pabesueshme!
Zgjedhjet e zhvillueme mbi 30 vjet mbas ramjes së Murit Berlinit, në një nga shtetet ma të shkallmueme nga diktatura komuniste, në Shqipninë e Kastriotit dhe të Nanë Terezes, me dijeninë e Amerikës dhe Europës, po vendosë një diktaturë të re e tipit “modern”, ku klika diktatoriale enveriste po kerkon sundimin një partiak të një grupi mafioz politik e kriminal, me trashigimtarët e kriminelëve të 75 vjetve diktaturë.
Ka nga ata ashtu si në Dhjetorin e 1945... Edhe këto aventura komuniste i quen zgjedhje. Mos harroni se per Shqiptarët z. Kissinger ka shkrue në librin Diplomacia këta rreshta: “Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste.”
■Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40 kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet...
■Me 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali II, perballë Monumentit të Kastriotit në Tiranë tha: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe, asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë.”
Fatkeqsisht, duhet thanë se veprimet e qeverisë shqiptare e lidhun me mafien tue veprue haptas dhe mësheftas me sllavet e Pashiqit dhe Titos, apo grekët dhe “vëllezërit” turq... kanë tregue botnisht me 30 Qershor, se mafiozët kriminelë shqiptarë pasues të denjë të diktatorëve barbar po shenojnë në “Historinë e Shqipnisë”, “Diten e Diktaturës së Re” per të cilen krenohet Edi Rama me 22 mijë policët e tij, të cilët i sigurojnë kolltukun...
Ata ishin edhe partizanët “fitimtarë” që patne mbushë malet me morra... Po, ecen me kohen dhe, sot xhepat e tyne u janë ba hebe... Mos me i njoh as “bashkluftarët” e vet...
Shqipnia dikur “Europjane” asht kthye në një vater të rrezikshme “lufte civile”, që në një moment kritik të shteteve fqinjë, mund të kthehet prej tyne në vater zjarri shkatrruese...
Ylli i kuq në Flamurin kombtar nuk asht tjeter vetem drogë per pushtetarët e Rilindjes!
E vrastarët mbetem gjithmonë vrastarë!
Droga dhe dollari i shtyjnë me vra vllaun e vet!
Melbourne, 1 Korrik 2019.