
Nga Flori Bruqi
Një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në SHBA kanë protestuar ditë më parë para Shtëpisë së Bardhë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.
Protesta kishte në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, si dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.

“Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”, ishte pika kryesore e protestës paqësore para Shtëpisë së Bardhë.
Kjo ishte protesta e parë anti-Soros që mbahet para selisë presidenciale të Donald Trump, ndërsa do të pasohet me të tjera në SHBA dhe Europë.
Protesta në Washington DC mori spunto nga deklaratat e presidentit të republikës Ilir Meta, i cili në një konferencë për mediat nga presidenca, e akuzoi manjatin George Soros si njeriu që po synon ta kthejë Shqipërinë në koloni personale.
Donald Trump “do të jetë një diktator”, i cili do të dështojnë dhe Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, nuk do të zgjasë për shkak të Brexit”, është shprehur George Soros. Investitori hungarez-amerikan, në prag të inaugurimit të zotit Trump, mbajti një vendim të prerë mbi Presidentin.
Georg Soros "... Trump është një “mashtrues ” i cili është duke u “përgatitur për një luftë tregtare”, e cila do të ketë pasoja të mëdha në pjesën tjetër të botës. “Unë personalisht jam i bindur se (Trump) do të dështojë”, tha zoti Soros, në një intervistë me Television “Bloomberg” në qytetin zviceran.
“Jo për shkak se njerëz si unë duam që ai të dështojë, por për shkak se idetë që e udhëheqin atë janë në thelb kontradiktore”. z.Soros tha gjithashtu se ai prit që tregjet financiare të “mos të ndikohen nga Trump”, për shkak të pasigurisë që rrethon administrata e Presidentit të zgjedhur.
Duke folur për përpjekjet e Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian, ai ngriti perspektivën që vendi të ri-bashkohet me bashkimin. “Sipas mendimit tim nuk ka gjasa që kryeministrja May do të mbetet në pushtet. Tashmë ajo ka një kabinet shumë të ndarë, një shumicë shumë të vogël në Parlament. Dhe unë mendoj se ajo nuk do të zgjasë”, tha Soros.
“Situata e tanishme ekonomike nuk është aq e keqe sa ishte parashikuar dhe njerëzit në Britani po jetojnë në shpresë. Por monedha dhe inflacioni do të jetë forca shtytëse, që do të çojë në rënie të standardeve të jetesës”,- tha më tej z.Soros.
Duke folur për divorcin e Britanisë nga BE-ja, Soros shtoi edhe se: “Divorci do të marrë një kohë shumë të gjatë. Është shumë i vështirë divorci se sa martesa, kështu që unë mendoj se dëshira për afrimin do të zhvillohet dhe në teori apo ndoshta edhe në praktikë, ju mund të keni një situatë të ngjashme në vitin 2019 apo 2020, kur Britania do të largohet nga BE-ja, sepse ajo ka për të marrë vendimin. Ata mund të largohen një të premte por të bashkohen gjatë fundjavës dhe mund të kemi një marrëveshje të re në vend të hënën në mëngjes”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mandatin Xhorxh Soros si anti-shqiptar dhe oragnizatën e tij si “mafia të rrezikshme.
“Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një netëork mafioz. Ditën e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri. Në rast se u kujtohet një Nazy bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria.
Unë këto konsiderata për të i kam që në 93 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe networki i tij bllokoi krijimin e KLP-së.
Absolutisht. Beteja ime me Sorosin është që në 93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare” – tha prof.dr.Sali Berisha.
***
Fondacioni për Shoqërinë e Hapur SOROS mbërriti në Shqipëri në vitin 1992 me qëllim ndëtimin e një shoqërie demokratike dhe për të inkurajuar nismat sociale, nën drejtimin e miliardierit hungarezo-amerikan Geroge Soros, që ka shtrirë rrënjët me “programet” e saj kudo. Ndaj tij janë hedhur vazhdimisht akuza se pasurinë e ka ngritur duke iu shmangur taksave, manipulimit të ligjit në disa vende të pazhvilluara të botës. Edhe në Shqipëri kanë qenë të shumta akuzat se Soros mban në kthetra politikën shqiptare, liderët e partive, institucionet e drejtësisë dhe se vazhdimisht po devijonë rrugën e reformave sipas interesave të fondacionit. Miliarderin George Soros e kemi parë jo pak herë të takohet me krerët e shtetit, madje edhe në darka intime mes tyre. Më pas etja për pushtet e Soros u shtua dhe në vitin 2000 zgjeron fushat ku do të shtrihet me “programet” e tij. Arriti aty ku synonte pa u penguar nga askush, në “përmirësimin e qeverisjes” dhe “integrim në BE”. Në vitin 2013 Soros themeloi edhe Fondin e Menaxhimit, nga i cili akumuloi një shumë prej 13.3 miliardë $. Miliarderi vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 2005, kur erdhi në Tiranë me misionin për të nxitur qeverinë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekomoniko social të romëve. Në këtë vizitë u takua edhe me krerët e shtetit dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në atë kohë Edi Rama ku mori edhe titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa për herë të dytë George Soros erdhi në dhjetor të 2014-ës, ku pati një darkë me mikun e tij Edi Rama.

George Soros (shqip: Xhorxh Soros) (12 gusht 1930, Budapest, Hungari) është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, duke financuar media propagandistike, organizata dhe kandidatë presidencialë si Hillary Clinton dhe Barack Obama. .
Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën.
Emri i lindjes së George Soros-it është György Schwartz, emri nga familja që u ndryshua në vitin 1936 në Soros për të shmangur antisemitizmin. Soros ka deklaruar se ai “u rrit në një shtëpi hebre anti-semite” dhe se prindërit e tij ndiheshin “jo komod me rrënjët e veta fetare” duke u konvertuar në njëfarë "kozmopolitanizmi" dhe duke parë hebrenjtë të vriteshin.. George Soros është një ateist.
Xhorxh Soros lindi në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Në autobiografinë e vet, të titulluar Soros on Soros (Soros mbi Soros-in), ai përshkruan se si si adoleshent ndihmoi në transportimin e pasurive të vjedhura të burrave, grave dhe fëmijëve hebre nga Hungaria, pasi grumbulloheshin dhe transportoheshin në kampet e vdekjes. Ai deklaron se kjo gjë nuk e ka shqetësuar kurrë, dhe nuk e shqetëson as edhe sot. Ai nuk ka keqardhje për veprimet e veta.
Ai i mbijetoi pushtimit nazist sepse ishte anetar i Keshillit Ebre qe kishin krijuar nazistet per te fshehur krimet kundr brenjve dhe i ati punonte ne Ministrine Bujqesise, fakt qe e ka bere gjithmone te dyshimte historine e Xhorxh Sorosit per hebrenjte kudo ne bote.
U largua prej Hungarisë në vitin 1947 për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës. Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper.
Pas diplomimit, Soros gjeti një punë si një shitës udhëtues për një kompani të shitjes me shumicë të mallrave të shtrenjta në vendpushimet bregdetare Uellsit. Ai e përshkroi këtë periudhë si "pikën më të ulët të jetës sime," dhe shkroi letra për një numri bankash tregëtare që kërkonin punonjës. Ai u pranua në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" për faktin se drejtor i managimit ishte një hungarez.
Në vitin 1954, Soros filloi karrierën e tij financiare në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" të Londrës. Ai punoi si nëpunës dhe më vonë u transferua në sektorin e arbitrazhit. Një punonjës i bankës, Robert Mayer, i sugjeroi atij të aplikonte për punë në kompaninë shitblerjes financiare të të atit të tij, F.M. Mayer në New York.
Në vitin 1956 Soros u transferua në New York City, ku ai punoi si një tregtar financiar i arbitrazhit për F.M. Mayer (1956-1959).
Në vitin 1959, pas tre vjetësh në F.M. Mayer, ai u transferua në Wertheim & Co si një analist i Letrave me Vlerë evropiane, ku qëndroi deri në vitin 1963. Ai planifikoi për të qëndruar për pesë vjet, kohë e mjaftueshme për të kursyer 500.000 dollarë. Pas kësaj ai u kthze në Angli për të studiuar filozofi. Gjatë kësaj periudhe, Soros zhvilloi teorinë e refleksivitetit të bazuar në idetë e Karl Popper-it. Sipas Refleksivitetit vlerat e tregut drejtohen shpesh nga idetë e gabueshme të pjesëmarrësve, jo vetëm nga bazat ekonomike të situatës. Reagimet refleksive krijohen atje ku idetë ndikojnë ngjarjet dhe ngjarjet ndikojnë idetë. Soros argumentoi më tej se kjo çon në tregjet që kanë cikle të "virtytshme ose vicioze" prociklike zhvillimesh të vrullshme dhe dështimesh, ndryshe nga parashikimet e ekuilibrit të ekonomisë standarde neoklasike.
Nga 1963 deri në 1973, përvoja e Soros si zëvendëspresident në "Arnhold dhe S. Bleichroeder" rezultoi në pak entuziazëm për punë. Biznesi ishte i plogët pas futjes së taksës së barazimit interesit, e cila minoi efektivitetin e tregëtisë financiare europiane të Sorosit. Ai i kaloi vitet nga 1963 deri në 1966 me përqendrim kryesor të tij në rishikimin e disertacionit të tij të filozofisë. Në vitin 1966 ai filloi një fond me 100.000 dollarë të firmës për të eksperimentuar me strategjitë e tij tregtare. Por ai ishte i motivuar kryesisht nga dëshira për të confirmuar veten si një investitor për të përfituar nga njohuritë e tij të refleksivitetit.
Në 1969 Soros ngriti fondin "Shqiponja e Dyfishtë" (Double Eagle) me 4 milion dollarë kapital të investitorëve, duke përfshirë 250.000 dollarë të parave të tij. Ajo u bazua në Kurasao të Antilleve Hollandeze.
Në vitin 1973 Fondi "Shqiponja e Dyfishtë" kishte 12 milionë dollarë dhe formoi bazën e Fondacionit Soros. George Soros dhe Jim Rogers merrnin kthimin në pjesën e tyre të kapitalit dhe 20 për qind të fitimeve çdo vit.
Në vitin 1970 Soros themeloi "Menaxhimin e Fondacionit Soros" dhe u bë kryetar i tij. Ndërmjet atyre që kanë mbajtur poste të larta në kohë të ndryshme ishin Jim Rogers, Stanley Druckenmiller, Mark Schwartz, Keith Anderson, dhe dy bijtë e SOROS-it.
Në vitin 1973, për shkak të konflikteve të interesit që kufizonin aftësinë e tij për të drejtuar dy fonde, Soros dha dorëheqjen nga menaxhimi i Fondit "Shqiponja e Dyfishtë". Ai pastaj themeloi Fondacionin Soros dhe i dha investitorëve të Fondit e "Shqiponja e Dyfishtë" mundësinë e transferimit në Fondacionin Soros ose të qëndronin me "Arnhold dhe S. Bleichroeder".
Më vonë fondacioni u riemërua "Fondi Kuantik" (Quantum Fund), sipas parimeve të mekanikës kuantike të Werner Heisenberg. Deri në atë kohë vlera e fondit ishte rritur në 12 milion dollarë, nga të cilët vetëm një pjesë e vogël ishin para të Soros-it. Ai dhe Jim Rogers riinvestuan fitimin e tyre nga fondacioni, si dhe një pjesë e madhe e tarifave të tyre të performancës 20%, duke zgjeruar pjesën e tyre.
Nga 1981 fondi ishte rritur në 400 milion dollarë, dhe më pas një humbje 22% në atë vit dhe tërheqjet e konsiderueshme nga disa prej investitorëve e reduktoi atë në 200 milion dollarë.
Në korrik të vitit 2011 Soros njoftoi se ai i kishte kthyer fondet nga paratë e investitorëve nga jashtë (me vlerë prej 1 miliard dollarësh) dhe në vend të tyre investoi 24,5 miliardë dollarë nga pasuria e familjes së tij, për shkak të ndryshimeve në rregullat e Komisionit Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të Letrave të SHBA. Fondi kishte në atë kohë mesatarisht mbi 20% fitim.
Në vitin 2013 Quantum Fund bëri 5,5 miliardë dollarë.
Në vitin 1988, Soros u kontaktua nga një financier francez me emrin Georges Pébereau i cili i kërkoi të marrë pjesë në një përpjekje për të mbledhur një grup investitorësh për të blerë një numër të madh aksionesh në "Societe Generale", një bankë e madhe franceze që ishte pjesë e një programi të privatizimit (diçka e krijuar nga qeveria e re nën Zhak Shirak). Soros përfundimisht vendosi kundër marrjes pjesë në përpjekjet e grupit dhe vendosi që të vazhdojë personalisht me strategjinë e tij të grumbullimit të aksioneve në katër kompani franceze: Société Générale, Suez, Paribas, dhe Compagnie Generale d'Électricité. Në vitin 1989, Komisioni i Operacioneve të Bursës (COB-autoriteti rregullator i bursës franceze) kreu një hetim nëse transaksioni i Soros në Societe Generale duhet të konsiderohet tregtim i brendshëm. Soros nuk kishte marrë asnjë informacion nga Societe Generale dhe nuk kishte njohuri të brendshëm të biznesit, por ai e dinte se një grup investitorësh ishte duke planifikuar një përpjekje për blerje. Hetimet fillestare e shpallën Soros të pafajshëm dhe nuk u ngritën akuza por, çështja u rihap disa vite më vonë dhe Gjykata e Lartë franceze konfirmoi akuzën më 14 qershor 2006, por e uli dënimin në 940.000 euro. Soros ka mohuar çdo keqbërje. Në dhjetor 2006, ai apeloi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në baza të ndryshme, duke përfshirë se vonesa 14-vjeçare në sjelljen e çështjes për gjykim parandaloi një proces të drejtë. Në bazë të nenit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk ishte një vepër penale në kohën që është kryer, gjykata ra dakord të dëgjojë apelin. Në tetor të vitit 2011, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tij në një vendim 4-3, duke thënë se Soros kishte qenë në dijeni për rrezikun e thyerjes së ligjit për tregëtimin e brendshëm financiar.
Në vitin 1956 George Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.
Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale me ide të majta në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.
Në vitin 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund).
Xhorxh Soros është autor edhe i një vargu librash si: Alkimia e Financave(1987), Hapja e Sistemit Sovjetik(1990), Duke Garantuar Demokracinë(1991) dhe autobiografinë Sorosi për Sorosin: Të zotërosh situatat (1995), Kriza e Kapitalizmit Global(1999).
Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si New School for Social Research (New York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë.[nevojitet citimi] Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Soros, sikundër edhe administrata Obama duke përdorur pretekstin e krizës, ka financuar me para të taksapaguesve amerikanë grupe mediatike të majta që nga ana e tyre shpienë përpara politika të majta, për më tepër duke bërë propagandë për vet administratën Obama dhe politikat e tij centralizuese dhe anti-liri.
Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën.
Në Shqipëri, në vitin 1997, George Soros, themeloi dhe mbështeti gazetën Koha Jonë, e cila lëshonte thirrje të njëpasnjëshme për ngritje kundër qeverisë së asokohshme Berisha, duke inkurajuar një grup komunistësh dhe Partinë Socialiste të realizonin një grusht shteti, duke rrëzuar kështu një qeveri të moderuar (për vendin dhe për kohën).

Në fund të majit, në të njëjtën ditë që u shkarkua nga rrjeti televiziv amerikan ABC për postimin e saj racist për këshilltaren e Obamës, Valerie Jarrett, Roseanne Barr akuzoi Chelsea Clinton se ishte martuar me nipin e George Soros. “Chelsea Soros Clinton”, shkroi Barr në Tuiter, duke e ditur se ky kombinim emrash ishte i mjaftueshëm për të provokuar reagim. Në shkëmbimin e postimeve që pasoi, Chelsea Clinton iu përgjigj Roseanne-s duke lavdëruar punën filantropike të Sorosit me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur. Për këtë të fundit, Barr u përgjigj në mënyrën më të dëshpëruar të mundshme, duke përsëritur pretendime të rreme të paraqitura më parë nga personalitetet e mediave të së djathtës: “Më vjen keq që postova info të pasakta për ty! Të lutem më fal! Meqë ra fjala, Xhorxh Soros është një nazist i cili i ktheu pas shokët e tij çifutë të vriteshin në kampet gjermane të përqendrimit dhe vodhi pasurinë e tyre – E dije këtë? Epo, ne të gjithë bëjmë gabime, apo jo Chelsea?”.
Postimi i Barr u shpërnda menjëherë nga konservatorët, duke përfshirë Donald Trump Jr. Kjo nuk duhej të habiste askënd. Në të djathtën radikale, Soros është aq i urryer sa Clinton-ët. Ai është një tik verbal, një çelës që i përshtatet çdo vrime. Emri i Soros-it ngjall “një protestë emocionale”, i ka thënë një ish-kongresist republikan “Washington Post”-it. Ata e shohin atë si “njëfarë oguri i zi që vepron në hije”. Kjo karikaturë antisemitike e Soros ka ndjekur filantropin për dekada të tëra. Por, vitet e fundit, kjo karikaturë ka evoluar në diçka që i ngjan më shumë një prej personazheve të këqija të serialit “James Bond”. Edhe për konservatorët që kundërshtojnë skajet më të errëta të së djathtës ekstreme, përshkrimi i “Breitbart” për Soros si një “miliarder globalist” i përkushtuar për ta bërë Amerikën një djerrinë liberale është një logjikë e pakontrolluar.
Pavarësisht nga obsesioni për Sorosin, ka pasur çuditërisht pak interes për atë që ai mendon në të vërtetë. Megjithatë, ndryshe nga shumica e anëtarëve të klasës së miliarderëve, të cilët flasin në mënyrë të rëndomtë dhe mbeten të tërhequr nga angazhimi serioz me jetën civile, Soros është intelektual. Dhe njeriu që del nga librat dhe artikujt e tij nuk është një plutokrat i çuditshëm, por një mendimtar provokues dhe konsistent, i angazhuar për ta shtyrë botën në një drejtim kozmopolit, në të cilin racizmi, pabarazia e të ardhurave, perandoria amerikane dhe tjetërsimet e kapitalizmit bashkëkohor do të ishin gjëra që i përkasin së kaluarës. Ai ka një perceptim të jashtëzakonshëm në lidhje me kufijtë e tregjeve dhe fuqinë amerikane në kontekstin vendas dhe ndërkombëtar. Ai, me pak fjalë, është ndër më të mirët që ka prodhuar meritokracia.
Për këtë arsye, dështimet e Sorosit janë kaq të qarta; ato janë jo vetëm dështimet e një njeriu, por të një klase të tërë – dhe një mënyre të tërë të të kuptuarit të botës. Që nga ditët e tij të hershme si një bankier në Londrën e pasluftës, Soros besonte në një lidhje të domosdoshme midis kapitalizmit dhe kozmopolitanizmit. Për të, si për shumicën e anëtarëve të grupit të tij dhe shumicën e udhëheqjes së Partisë Demokratike, një shoqëri e lirë varet nga tregjet e lira (megjithëse të rregulluara). Por kjo lidhje e supozuar është provuar e rreme. Dekadat që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë kanë treguar se, pa një armik ekzistencial të perceptuar, kapitalizmi tenton të minojë vetë kulturën e besimit, dhembshurisë dhe ndjeshmërisë mbi të cilën varet “shoqëria e hapur” e Sorosit, duke e përqendruar pasurinë në duart e pak njerëzve.
Në vend të utopisë kapitaliste globale të parashikuar në vitet 1990, nga ata që shpallën një fund të mundshëm të historisë, SHBA-ja aktualisht qeveriset nga një trashëgimtar i pagdhendur që e pasuron familjen e tij ndërsa shpërbën “rendin ndërkombëtar liberal” që duhet të qeverisë një vend paqësor, të begatë dhe të bashkuar. Ndërsa Soros pranoi më herët se shumica e kufijve të hiperkapitalizmit, pozicioni i tij klasor e bëri atë të paaftë për të avokuar reformat e nevojshme për të ndërtuar botën që ai dëshiron. Sistemi që lejon George Soros të rritë pasurinë që ai ka bërë, ka provuar të jetë ai në të cilin kozmopolitizmi nuk do të gjejë kurrë një strehë të qëndrueshme.
Momentet kryesore të biografisë së Sorosit janë të njohura mirë. I lindur nga prindër hebrenj të klasës së mesme në Budapest në vitin 1930, si György Schëartz, Soros (babai i tij e ndryshoi emrin e familjes në vitin 1936 për të shmangur diskriminimin antisemit) pati një fëmijëri të qetë deri në Luftën e Dytë Botërore, kur pas pushtimit nazist të Hungarisë, familja e tij u detyrua të merrte identitet të krishterë dhe të jetonin me emra të rremë. Mrekullisht, Soros dhe familja e tij i mbijetuan luftës, duke i shpëtuar fatit të keq që patën më shumë se dy të tretat e hebrenjve të Hungarisë. I ndier i shtypur në Hungarinë e Re Komuniste, në vitin 1947, Soros emigroi në Britaninë e Madhe, ku studioi në Shkollën Londineze të Ekonomisë dhe u njoh me filozofin austriak, Karl Popper, i cili u bë për të qendra e ndikimit intelektual.
Në vitin 1956, Soros u transferua në Nju-Jork për të ndjekur karrierën në financë. Pasi kaloi më shumë se një dekadë duke punuar në pozicione të ndryshme në Wall Street, në fund të viteve 1960 ai krijoi Fondin Kuant, i cili u bë një nga fondet më të suksesshme të të gjitha kohërave. Ndërsa fondi i tij grumbulloi fitime të jashtëzakonshme, Soros personalisht u përvijua si një tregtar legjendar; më i famshmi rasti i nëntorit të vitit 1992, kur fitoi më shumë se 1 miliard dollarë dhe e “mundi” Bankën e Anglisë në bastin se sterlina vlerësohej shumë më lart në raport me markën gjermane.
Sot, Sorosi është një nga njerëzit më të pasur në botë dhe, së bashku me Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, një nga filantropët më me ndikim politik në SHBA. Por ndryshe nga Gates dhe Zuckerberg, Soros prej kohësh e ka vënë në dukje filozofinë akademike si burimin e tij të frymëzimit. Mendimi i Soros dhe karriera e tij filantropike janë organizuar rreth idesë së “shoqërisë së hapur”, një term i zhvilluar dhe bërë i njohur nga Popper në veprën e tij klasike “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”. Sipas Popper-it, shoqëritë e hapura garantojnë dhe mbrojnë shkëmbimin racional, ndërsa shoqëritë e mbyllura i detyrojnë njerëzit t’i nënshtrohen autoritetit, pavarësisht nëse ky i fundit është fetar, politik apo ekonomik.
Që nga viti 1987, Soros ka publikuar 14 libra dhe një sërë shkrimesh në “New York Review of Books”, “New York Times” dhe gjetkë. Këto shkrime tregojnë qartë se, ashtu si shumë të tjerë në qendrën e majtë, figura e të cilëve u rrit në vitet 1990, principi intelektual që përcakton Sorosin është internacionalizimi i tij. Për Sorosin, qëllimi i ekzistencës bashkëkohore njerëzore është të krijojë një botë të definuar jo nga shtetet sovrane, por nga një komunitet global, individët e të cilit e kuptojnë se secili ka interes për liri, barazi dhe prosperitet. Sipas mendimit të tij, krijimi i një shoqërie të tillë të hapur globale është e vetmja mënyrë për të bërë të mundur që njerëzimi të kapërcejë sfidat ekzistenciale të ndryshimit të klimës dhe rritjes së kapacitetit bërthamor.
Ndryshe nga Bill Gates, filantropia e të cilit përqendrohet kryesisht në projekte që kanë synim përmirësimin e jetës, siç është zhdukja e malaries, Soros në të vërtetë synon të transformojë politikën dhe shoqërinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Pavarësisht nëse vizioni i tij i mbijeton apo jo valës së antisemitizmit, rritja e nacionalizmit të djathtë islamofob dhe ksenofob në SHBA dhe Evropë mbetet për t’u parë. I sigurt mbetet fakti se Soros do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës duke u përpjekur të garantojë që kjo të bëhet.
Soros e nisi aktivitetin e tij filantropik në vitin 1979, kur ai “pas disa reflektimeve arriti në përfundimin se kishte para mjaftueshëm” dhe në të tilla kushte mund t’i përkushtohej misionit për ta bërë botën një vend më të mirë. Për ta bërë këtë, ai krijoi Fondin e Shoqërisë së Hapur, i cili shpejt u bë një rrjet transnacional fondacionesh. Megjithëse bëri disa përpjekje për të financuar bursa akademike për studentët me ngjyrë në aparteidin e Afrikës së Jugut, shqetësimi kryesor i Sorosit ishte blloku komunist në Evropën Lindore; në fund të viteve ’80, ai kishte hapur zyra të fondacionit të tij në Hungari, Poloni, Çekosllovaki, Bullgari dhe në vetë Bashkimin Sovjetik. Ashtu si kishte bërë Popper para tij, Soros i konsideronte vendet komuniste të Evropës Lindore si modelet e fundit të shoqërive të mbyllura. Nëse ai ia dilte t’i hapte këto regjime, mund t’i tregonte botës që paratë munden – në disa raste, të paktën – të kapërcejnë paqësisht shtypjen pa pasur nevojën e ndërhyrjeve ushtarake ose përmbysjes politike, dy mjetet e preferuara të liderëve të Luftës së Ftohtë.
Soros e themeloi fondacionin e tij të parë të huaj në Hungari në vitin 1984 dhe përpjekjet e tij konsiderohen si model i aktiviteteve të tij gjatë asaj periudhe. Përgjatë një dekade, ai u dha bursa intelektualëve hungarezë për t’i çuar në SHBA; siguroi pajisje Xerox për bibliotekat dhe universitetet; dhe ofroi grante për teatro, biblioteka, intelektualë, artistë dhe shkolla eksperimentale. Në librin e tij të vitit 1990, “Hapja e Sistemit Sovjetik”, Soros shkruante se besonte që fondacioni i tij kishte ndihmuar “në shkatërrimin e monopolit të dogmës [në Hungari] duke siguruar një burim alternativ financimi për aktivitetet kulturore dhe shoqërore”, që sipas vlerësimit të tij luajti rol vendimtar në gjenerimin e kolapsit të komunizmit nga brenda.
Përdorimi i fjalës dogmë nga Soros nxjerr në pah dy elemente kritike të mendimit të tij: besimin e tij të palëkundur se idetë, më shumë se ekonomia, formësojnë jetën; dhe besimin e tij te kapaciteti që njerëzimi ka për të ecur përpara. Sipas Sorosit, mënyra dogmatike e të menduarit që karakterizonte shoqëritë e mbyllura, ua bënte të pamundur atyre t’u përshtateshin ndryshimeve të historisë. Në vend të kësaj, “ndërsa ndryshojnë kushtet aktuale”, njerëzit në shoqëritë e mbyllura u detyruan të pajtoheshin me një ideologji ataviste që ishte gjithnjë e më pak bindëse. Kur kjo dogmë më në fund bëhet qartësisht e shkëputur nga realiteti, siç pretendon Soros, zakonisht ndodh një revolucion që përmbys shoqërinë e mbyllur. Në të kundërt, shoqëritë e hapura ishin dinamike dhe arrinin të korrigjonin kursin e tyre sa herë që dogmat e tyre i largoheshin realitetit.
Ndërsa ishte dëshmitar i rënies së perandorisë sovjetike mes viteve 1989- 1991, Soros duhej t’i jepte përgjigje një pyetjeje strategjike vendimtare: tani që po hapeshin shoqëritë e mbyllura të Evropës Lindore, çfarë do të bënte fondacioni i tij? Në prag të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Soros botoi një version të ripunuar të librit “Hapja e Sistemit Sovjetik”, me titullin “Të pranosh demokracinë”, në të cilin zbuloi strategjinë e tij të re: ai do të përkushtohej në ndërtimin e institucioneve të përhershme që do të mbështetnin idetë të cilat motivonin revolucionet antikomuniste, ndërsa modelonin praktikat e shoqërisë së hapur për popujt e çliruar të Evropës Lindore. Më i rëndësishmi nga këto ishte Universiteti i Evropës Qendrore (CEU), i cili u hap në Budapest, më 1991. I financuar nga Soros, CEU kishte për qëllim të shërbente si burim për një botë të re transnacionale dhe evropiane dhe të krijonte terrenin e trajnimit për një elitë të re evropiane dhe transnacionale.
Si mund të garantonte Sorosi që shoqëritë e reja të hapura do të mbeteshin të lira? Ai erdhi në epokën e Planit Marshall, dhe e njihte mirë bujarinë amerikane në Londrën e pasluftës. Për të, kjo përvojë tregoi se shoqëritë e dobëta dhe të lodhura nuk mund të rehabilitoheshin pa një investim thelbësor të ndihmës së huaj, gjë që do të lehtësonte kushtet ekstreme dhe do të siguronte bazën materiale minimale për të bërë të mundur lulëzimin e ideve për demokracinë dhe kapitalizmin.
Për këtë arsye, në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90, Soros vazhdimisht argumentonte se “vetëm deus ex machina e ndihmës perëndimore” mund ta bënte bllokun lindor përgjithmonë demokratik. “Njerëzve që kanë jetuar në një sistem totalitar gjatë gjithë jetës së tyre u duhet një ndihmë e jashtme për t’i kthyer aspiratat e tyre në realitet”, argumentonte ai. Soros këmbëngulte që SHBA dhe Evropa Perëndimore t’u jepnin vendeve të Evropës Lindore një sasi të konsiderueshme ndihme financiare, t’u siguronte atyre akses në tregun e përbashkët evropian dhe të promovonte lidhjet kulturore dhe arsimore midis Perëndimit dhe Lindjes “që i përshtaten një shoqërie pluraliste”. Pasi kjo u realizua, Soros pranoi se Evropa perëndimore duhet të mirëpriste Evropën Lindore në komunitetin europian, çka do të parandalonte ndarjen e kontinentit në të ardhmen.
Thirrjet e para të Sorosit mbetën pa u dëgjuar. Prej viteve 1990, ai ia ka atribuuar shfaqjen e kleptokracisë dhe hipernacionalizmit në ish-bllokun e Lindjes mungesës së vizionit dhe vullnetit politik të Perëndimit gjatë këtij momenti vendimtar. “Demokracitë,- ankohej ai në vitin 1995, – duket se “vuajnë nga mungesa e vlerave … [dhe] nuk janë të gatshme të marrin përsipër ndonjë sakrificë kur vetë interesat e tyre jetësore nuk kërcënohen drejtpërdrejt”. Për Sorosin, Perëndimi kishte dështuar në një detyrë epokale, dhe në këtë mënyrë kishte zbuluar dritshkurtësinë dhe mungesën e tij të maturisë.
Por kishte më shumë se mungesa e vullnetit politik, që e kufizoi Perëndimin gjatë këtij momenti. Në epokën e “terapisë së shokut”, kapitali perëndimor u grumbullua në Evropën Lindore – por ky kapital u investua kryesisht në industrinë private, në krahasim me institucionet demokratike ose organizatat bazë të komunitetit, i cili ndihmoi kleptokratët dhe antidemokratët të kapnin dhe të mbanin pushtetin. Soros kishte identifikuar një problem kyç, por nuk ishte në gjendje të kuptonte se si logjika e kapitalizmit, e cila vinte fitimin mbi të gjitha, do të minonte domosdoshmërisht projektin e tij demokratik. Ai mbeti i lidhur ngushtë me sistemin që kishte pushtuar.
Pas Luftës së Ftohtë, Soros iu përkushtua eksplorimit të problemeve ndërkombëtare që penguan realizimin e një shoqërie të hapur globale. Pas krizës financiare aziatike të vitit 1997, gjatë të cilës kolapsi i monedhës në Azinë juglindore shkaktoi një rënie ekonomike botërore, Soros shkroi libra për dy kërcënimet kryesore që ai besonte se rrethonin shoqërinë e hapur: hiperglobalizimi dhe fondamentalizmi i tregut, që të dyja ishin bërë hegjemonike pas rënies së komunizmit.
Soros argumentoi se historia e botës së pas Luftës së Ftohtë, si dhe përvojat e tij personale si një prej tregtarëve më të suksesshëm të financave ndërkombëtare, treguan se kapitalizmi i parregulluar global minoi shoqërinë e hapur në tri mënyra kryesore. Së pari, për shkak se kapitali mund të lëvizte kudo për të shmangur taksat, vendet perëndimore u privuan nga financat që u nevojiteshin për t’u siguruar qytetarëve të mirat publike. Së dyti, për shkak se huadhënësit ndërkombëtarë nuk i nënshtroheshin ndonjë rregulloreje, ata shpesh përfshiheshin në “praktika të dëmshme huazimi” që kërcënonin stabilitetin financiar. Së fundmi, për shkak se këto realitete rrisnin pabarazinë nëpër vende dhe atë ndërkombëtare, Soros druhej se kjo do t’i nxiste njerëzit që të kryenin “akte dëshpërimi” të papërcaktuara, që mund të dëmtonin qëndrueshmërinë e sistemit global.
Sorosi i nuhati shumë më herët se shumica e të majtëve të qendrës problemet që qëndronin në thelb të “ekonomisë së re” të financuar dhe të çrregulluar të viteve 1990 dhe 2000. Më shumë se cilido prej kolegëve të tij liberalë, ai kuptoi se përqafimi i formave më ekstreme të ideologjisë kapitaliste mund t’i nxiste SHBA-të të promovonin politika dhe praktika që dëmtuan demokracinë e saj dhe kërcënuan stabilitetin si brenda dhe jashtë vendit.
Sipas Sorosit, mënyra e vetme për të shpëtuar kapitalizmin nga vetvetja ishte krijimi i një “sistemi global të vendimmarrjes politike” që të rregullonte me dorë të rëndë financat ndërkombëtare. Megjithatë, që në vitin 1998, Soros pranoi se SHBA ishte kundërshtari kryesor i institucioneve globale; nga kjo pikë në kohë, amerikanët refuzuan t’i bashkoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; nuk pranuan të nënshkruante traktatin e Otavës për ndalimin e minave tokësore; dhe vunë sanksione ekonomike të njëanshme kur dhe ku e shihnin të arsyeshme. Megjithatë, Soros shpresonte që, në një farë mënyre, politikëbërësit amerikanë do të pranonin që, për interesat e tyre, atyre u duhej të ishin në krye të një koalicioni demokracish të përkushtuar për “nxitjen e zhvillimit të shoqërive të hapura [dhe] forcimin e ligjit ndërkombëtar dhe institucioneve të nevojshme për një shoqëri të hapur mbarëbotërore”.
Por Soros nuk kishte asnjë program për të ndryshuar armiqësinë në rritje të elitave amerikane ndaj formave të internacionalizmit që nuk i shërbenin fuqisë së tyre ushtarake, ose nuk u siguronin përfitime direkte ekonomike. Ky ishte një boshllëk domethënës në idetë e Sorosit, veçanërisht duke pasur parasysh këmbënguljen e tij mbi rëndësinë thelbësore të ideve në lindjen e ndryshimeve historike. Në vend që të mendonte për këtë problem, ai thjesht deklaroi se “ndryshimi duhet të fillojë me një ndryshim të qëndrimeve, që gradualisht do të përkthehej në një ndryshim politikash”. Statusi i Sorosit si anëtar i elitës së lartë dhe besimi i tij se, pavarësisht “spazmave” përgjatë saj, historia kishte rrjedhur gjithnjë në drejtimin e duhur, e bëri atë të paaftë për të shqyrtuar plotësisht pengesat ideologjike që qëndronin në rrugën e internacionalizmit të tij.
Reagimi ushtarak i administratës së Xhorxh W Bushit ndaj sulmeve të 11 shtatorit e detyroi Sorosin ta zhvendosë vëmendjen e tij nga ekonomia në politikë. Gjithçka në lidhje me ideologjinë e administratës së Bushit ishte anatemë për Sorosin. Siç do të deklaronte Soros në “Flluskat e supremacisë amerikane” në vitin 2004, Bush dhe grupi i tij përqafuan “një formë të papërpunuar të darvinizmit social” që supozonte se “jeta është një luftë për mbijetesë dhe ne, për të mbijetuar, duhet të mbështetemi kryesisht te përdorimi i forcës”. Ndërsa përpara 11 shtatorit, “tejkalimet e kësaj ideologjie të rreme u mbajtën brenda kufijve të funksionimit normal të demokracisë sonë”, pasi kësaj Bushi “nxiti qëllimisht frikën që ka kapluar vendin” për të mbytur zërin e opozitës dhe për të fituar mbështetje për një politikë kundërproduktive të unilateralizmit ushtarak. Për Sorosin, thëniet si “ose jeni me ne, ose jeni me terroristët” i bënë jehonë në mënyrë të përsëritur retorikës së nazistëve dhe sovjetikëve, të cilat ai shpresonte se i kishte lënë pas në Europë. Soros u shqetësua, me mençuri, se Bush do ta udhëhiqte kombin në një “gjendje të përhershme lufte”, të karakterizuar nga ndërhyrja e huaj dhe shtypja e brendshme. Kështu, presidenti nuk ishte vetëm një kërcënim për paqen botërore, por edhe për vetë idenë e shoqërisë së hapur.
Megjithatë, Sorosi ishte i bindur se “ideologjia ekstremiste” e Bushit nuk korrespondonte “me besimin dhe vlerat e shumicës së amerikanëve” dhe priste që John Kerry t’i fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Fitorja e Kerry-t, sipas Sorosit, do të nxiste “një rishqyrtim të thellë të rolit të Amerikës në botë”, që do t’i çonte amerikanët drejt refuzimit të unilateralizmit dhe do t’i bënte të përqafonin bashkëpunimin ndërkombëtar.
Por Kerry nuk fitoi, çka e detyroi filantropistin të vinte në diskutim, për herë të parë, mendjemprehtësinë politike të amerikanëve. Pas zgjedhjeve të vitit 2004, Soros kaloi njëfarë krize besimi. Në librin e tij të vitit 2006, “Epoka e pasaktësisë”, Soros ia atribuonte rizgjedhjen e Bushit faktit se SHBA ishte “një shoqëri e dëshirës për t’u ndier mirë, e cila nuk donte të përballonte realitetin e pakëndshëm”. Amerikanët, pranonte Sorosi, do të preferonin më shumë “të drejtoheshin keq nga administrata e Bushit” sesa të përballeshin me dështimet e Afganistanit, Irakut dhe luftës kundër terrorit. Për shkak se ata u influencuan nga fondamentalizmi i tregut dhe obsesioni i këtij të fundit për “sukses”, vijonte Soros, amerikanët ishin të etur të pranonin pretendimet e politikanëve se kombi mund të fitonte diçka absurde si lufta kundër terrorit.
Fitorja e Bushit e bindi Sorosin se SHBA-të do të mbijetonin si një shoqëri e hapur vetëm nëse amerikanët fillonin të pranonin “se e vërteta ka rëndësi”; përndryshe, ata do të vazhdonin të mbështesin luftën kundër terrorizmit dhe tmerret që e shoqëronin atë. Por, megjithatë, ajo se si mund t’ua ndryshonte Sorosi mendjen amerikanëve, mbeti e paqartë.
Kriza financiare e viteve 2007-2008 e nxiti Sorosin të fokusohej sërish tek ekonomia. Kolapsi nuk e zuri të papërgatitur; ai e kishte marrë në konsideratë si pasojë të parashikueshme të fundamentalizmit të tregjeve. Përkundrazi, kriza e bindi Sorosin se bota ishte gati të dëshmonte, siç deklaronte ai në librin e tij të vitit 2008 “Paradigma e Re për Tregjet Financiare”, “fundin e një periudhe të gjatë stabiliteti relativ të bazuar te SHBA-të si fuqia dominuese dhe dollari si monedha kryesore e rezervës ndërkombëtare”.
Duke parashikuar rënien e Amerikës, Sorosi filloi të ushqente shpresat për një shoqëri të hapur në Bashkimin Europian, pavarësisht nga zemërimi i tij i mëparshëm me anëtarët e BE-së për mospranimin e plotë të Evropës Lindore në vitet ’90. Megjithëse ai pranoi se BE kishte probleme serioze, ajo megjithatë ishte një organizatë në të cilën kombet vullnetarisht “ishin dakorduar për një delegim të kufizuar sovraniteti” për të mirën e përbashkët evropiane. Kjo siguroi një model rajonal për një rend botëror të bazuar në parimet e shoqërisë së hapur.
Shpresat e Sorosit në BE, megjithatë, u trazuan shumë shpejt nga tre kriza që goditën stabilitetin e Unionit: recesioni ndërkombëtar gjithnjë në thellim, kriza e refugjatëve dhe sulmi revanshist i Vladimir Putinit mbi normat dhe ligjet ndërkombëtare. Ndërsa Sorosi besonte se vendet perëndimore mund t’i lehtësonin këto kriza teorikisht, ai arriti në përfundimin se, në rast përsëritjeje të dështimeve të periudhës post-sovjetike, ata nuk kishin gjasa të bashkoheshin për ta bërë këtë. Gjatë 10 viteve të fundit, Soros është zhgënjyer nga fakti se Perëndimi nuk pranoi t’i falte borxhin Greqisë; dështoi në hartimin e një politike të përbashkët për refugjatët; dhe nuk do të merrte në konsideratë shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë me mbështetjen materiale dhe financiare që i duhej Ukrainës për të mbrojtur veten pas aneksimit të Krimesë nga Putini në vitin 2014. Ai u shqetësua akoma më tej për faktin se shumë vende në BE, nga Britania e Madhe në Poloni, dëshmuan për rilindjen e etnonacionalizmit të djathtë që mendohej se ishte zhdukur përgjatë rrugës së historisë. Sapo Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian në 2016-n, ai u bind se “shpërbërja e BE-së ishte praktikisht e pakthyeshme”. BE-ja nuk shërbeu si modeli që Sorosi shpresonte se do të ishte.
Sorosi përjetoi në mënyrë të drejtpërdrejtë autoritarizmin racist që në dekadën e fundit ka kërcënuar jo vetëm BE-në, por në përgjithësi demokracinë në Evropë. Që nga viti 2010, filantropisti është përballur në mënyrë të përsëritur me Viktor Orbanin, kryeministrin autoritar dhe anti-emigrant të Hungarisë. Kohët e fundit, Soros e akuzoi Orbanin për “përpjekjen për të rivendosur demokracinë e shtirur që mbizotëronte [në Hungari] në periudhën midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore”. Në fushatën e tij të suksesshme të rizgjedhjes këtë vit, Orbán e kaloi pjesën më të madhe të kohës së fushatës duke e demonizuar Sorosin, duke luajtur figurativisht me komente antisemitike dhe duke pretenduar se Sorosi po komplotonte në mënyrë të fshehtë për të dërguar miliona emigrantë në Hungari. Orbán ka kërcënuar gjithashtu Universitetin e Evropës Qendrore – që qeveria e tij i referohet si “universiteti Soros” – me mbyllje, dhe muajin e kaluar, parlamenti miratoi ligjin e ri anti-emigracion, të njohur si paketa “Stop Soros”.
Por ndërsa Orbán është kthyer në kërcënim për shoqërinë e hapur të Hungarisë, Donald Trump po e kërcënon shoqërinë e hapur në një kuptim më të zgjeruar. Sorosi ia ka atribuuar fitoren e Trumpit efekteve të dëmshme që fundamentalizmi i tregut dhe Recesioni i Madh patën në shoqërinë amerikane. Në një opinion të dhjetorit të 2016-s, Sorosi argumentoi se amerikanët votuan për Trumpin, “një artist mashtrues dhe një diktator potencial”, sepse “liderët e zgjedhur nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë legjitime të votuesve dhe ky dështim e bëri elektoratin të mbetej i zhgënjyer nga versionet mbizotëruese të demokracisë dhe kapitalizmit”.
Në vend të shpërndarjes së drejtë të pasurisë së krijuar nga globalizimi, argumenton Sorosi, “fituesit” e kapitalizmit nuk arritën të “kompensonin humbësit”, gjë që çoi në një rritje drastike të pabarazisë brenda vendit – dhe kjo solli zemërim. Megjithëse Sorosi besonte se “Kushtetuta dhe institucionet e SHBA-ve … janë mjaft të forta për t’u rezistuar ekseseve të ekzekutivit”, ai shqetësohej se Trump do të formonte aleanca me Putinin, Orbanin dhe autoritarët e tjerë, gjë që do ta bënte gati të pamundur ndërtimin e një shoqërie e hapur globale. Në Hungari, SHBA dhe shumë pjesë të botës që kanë tërhequr vëmendjen dhe investimet e Soros, është e qartë se projekti i tij ka ngecur.
Rruga që Soros ka përpara është e paqartë. Nga njëra anë, disa nga veprimet e fundit të tij sugjerojnë se ai ka lëvizur në drejtim të së majtës, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe atë të ndihmës ndaj refugjatëve. Kohët e fundit, ai krijoi një fond për të mbështetur fushatën e Larry Krasner, avokatit radikal të Filadelfias, dhe mbështeti tre kandidatë të qarkut të Kalifornisë të përkushtuar ngjashëm ndaj reformës prokuroriale. Ai gjithashtu ka investuar 500 milionë dollarë për lehtësimin e krizës globale të refugjatëve.
Nga ana tjetër, disa nga sjelljet e tij tregojnë se Sorosi mbetet i angazhuar për një parti tradicionale demokratike të pajisur keq për të trajtuar problemet që përcaktojnë momentin tonë të krizës. Gjatë garës preliminare të demokratëve në vitin 2016, ai ishte një mbështetës i hapur i Hillary Clinton-it. Dhe kohët e fundit, ai kritikoi kandidaten e mundshme demokrate për presidente, Kirsten Gillibrand, për nxitjen e Al Franken drejt dorëheqjes për shkak të ngacmimeve të tij seksuale ndaj një drejtueseje emisionesh në radio, Leeann Tweeden. Nëse Soros vazhdon të financojë projekte vërtet progresive, ai do të japë një kontribut të konsiderueshëm për shoqërinë e hapur; por nëse vendos të mbrojë demokratët banalë, ai do të kontribuojë në degradimin e vazhdueshëm të jetës publike amerikane.
Përgjatë karrierës së tij, Sorosi ka bërë shumë ndërhyrje të mençura dhe emocionuese. Nga këndvështrimi demokratik, megjithatë, aftësia e një personi të vetëm të pasur, për të formësuar çështjet publike është katastrofike. Vetë Sorosi ka pranuar se “lidhja midis kapitalizmit dhe demokracisë është e dobët në rastin më të mirë”. Problemi për miliarderët si ai është ajo që ata bëjnë me këtë informacion. Shoqëria e hapur parasheh një botë në të cilën të gjithë njohin humanitetin e njëri-tjetrit dhe angazhohen si të barabartë. Nëse shumica e njerëzve po përpiqen për copat e fundit të një torte që sa vjen e bëhet më e vogël, megjithatë, është e vështirë të imagjinohet se si mund të ndërtojmë botën në të cilën Soros – dhe në të vërtetë, shumë nga ne – do të dëshironin të jetonin. Aktualisht, ëndrrat kozmopolitane të Sorosit mbeten pikërisht këto. Pyetja është pse, dhe përgjigja mund të jetë fare mirë sepse shoqëria e hapur është e mundur vetëm në një botë ku askujt – qoftë Soros, ose Gates, DeVos, Zuckerberg, Buffett, Musk ose Bezos – nuk i lejohet të bëhet aq i pasur sa është bërë ai.
***
Sot e gjithë Reforma e Drejtësisë psh është e gjitha “e blerë” me paratë e Soros dhe këtë e ka pohuar vetë publikisht Fatmir Xhafa para gjithë mediave në fund të Dhjetorit.
Janë disa spinoffe të Soros që kryejnë shumë shërbime të rëndësishme në kontrollin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile, si MJAFT, CoPlan, ISB, Agenda, Aleanca Gjinore, Refleksionet, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Instituti i Komunikimit, Organizata Politike, BIRN Albania, etj.
Shpesh janë përmendur emra politikanësh, krerë të shtetit, të partive, prokurorë, gjyqatarë si njerëz të blere nga Soros per te permbushur qellimet e fondacionit. Cilet jane ata, a kemi emra konkrete?
Personi që mbulon Shqipërinë: Jonas Rolet.
Kupola e Mazhorancës: Olsi Rama, Linda Basha Rama, Milva Ekonomi, Endri Fuga, Valdete Sala, Henri Neim Çili, Koço Kokëdhima, Bashkim Sala, Piro Misha, Ardian Fullani, Artur Metani, Arjana Fullani, Andi Dobrushi, Ana Gjokutaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku, Delina Fico, Ilir Beqja, Dritan Prifti. Instrumentet kryesore të kontrollit të informacionit: Instituti Shqiptar i Medias dhe BIRN Albania (kontrollohen nga Remzi Lani). Kolona e Pestë e Opozitës: Genc Pollo, Genc Ruli, Enno Bozdo, Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Besnik Alia, Artan Hoxha. Personat që janë në marëveshje me Kupolën Sorosiane: Gjergj Lezhja (Lidhjet me Valdete Sala), Grida Duma (lidhjet me Henri Neim Çilin), Sherefedin Shehu (lidhjet me Fullanin). Personat që u shërbejnë njerëzve të Soros: Kreshnik Çollaku i shërben verbërisht Genc Pollos dhe Enno Bozdos, Ervin Salianji dhe Edi Lesi i shërbejnë Henri Neim Çilit. Jorida Tabaku i shërben dhe është produkt i Koço Kokëdhimës. Opinionistët sorosianë që prezantohen nën petkun e PD: Lutfi Dervishi, Alfred Lela, Afrim Krasniqi, Arjan Vasjari, Artan Hoxha.
Geroge Soros-in e kemi parë të takohet me personalitete të politikës. çfarë marrëdhenie ka ai me Ramën, Metën, Bashën? A është ai në rolin e “cherchez la femme”?
George Soros është tutori i karrierës politike të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, madje Soros e ka caktuar edhe kush do ta trashëgojë edhe Partinë Socialiste dhe ai është Erion Veliaj. Soros ka investuar për Edi Ramën që në 1992 dhe e vërteta është se në 1997 janë bërë shumë miq dhe në Nëntor apo Dhjetor 1997 Soros i kërkoi personalisht Fatos Nanos që ta bënte Edi Ramën Ministër të Kulturës dhe më pas historia dihet. Marrëdhënia e Soros me Metën ka qenë gjithmonë konfliktuale, dhe konflikti ka filluar në 2000 kur Meta si Kryeministër gjobiti me 1 milionë dollar për evasion fiskal Fondacionin BESA të Soros. Më pas në 2003 Soros vendosi një pakt midis Metës dhe Ramës, Genc Pollos dhe Genc Rulit, dhe disa politikanë të tjerë të kohës që nëpërmjet Lëvizjes MJAFT do të krijonin Polin e Tretë në zgjedhjet e 2005 duke çarë PD dhe PS dhe do të bëhej një koalicion majtas duke nxjerrë Nanon nga pushteti dhe marrë pushtetin, por këtë skemë e prishi Sali Berisha duke krijuar KOP-in dhe duke marrë një pjesë të këtij Poli në PD dhe duke e nxjerrë këtë skemë jashtë loje. Në atë moment filloi çarja Rama – Meta dhe më pas u aktivizua Erion Veliaj që nëpërmjet G99 të nxirrte jashtë loje LSI. Që në atë kohë historia dihet dhe më vonë kur PD doli në opozitë (edhe për hir të sabotimit të Kolonës së Pestë të Soros në PD që vetë Doktori e futi nëpërmjet KOP-it kur prishi Skenarin e Polit të Qendrës që do të krijohej nëpërmjet Lëvizjes MJAFT), filloi brenda PD skenari për sorosizimin e plotë të Partisë Demokratike dhe kapjes së plotë të saj nga Kolona e Pestë e Soros.
– Po me ish liderin Berisha?
Berisha është i vetmi organ në PD që mund të prodhojë antikorpe në të gjitë PD-në për të shpëtuar opozitën nga Kanceri Sorosian!
BIRN, një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij
Ndonëse Soros është shumë i dëgjuar në Shqipëri, publiku këtu ka një ide të turbullt për atë se cili është ky njeri. Soros është një miliarder, kjo dihet nga të gjithë, i cili ka kryer operacione të tilla në bursat financiare, që mjafton një deklaratë e tij që të tronditen bursat globale. Përveçse si financiar, Soros i ka dhënë vetes edhe një rol prej bamirësi, me anë të fondacionit të tij. Fondacioni i tij i njohur rëndom me emrin Fondacioni “Soros” në fakt ka si emërtim zyrtar atë Fondacioni “Shoqëria e Hapur” (dhe emrin e shtetit përkatës ku vepron). Emërtimi “shoqëria e hapur” vjen nga fakti se Soros pretendon të zbatojë modelin e shoqërisë së hapur të përpunuar nga filozofi i tij i adhuruar Karl Popper, i cili e ka shtjelluar këtë model shoqëror në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj”. Sipas tij shoqëritë e mbyllura, të izoluara, totalitare duhet të ndryshojnë, të hapen, duke u çliruar nga dogmat dhe institucionet e ndërtuar mbi bazën e tyre. Me këtë rol, u krijua në Shqipëri Fondacioni “Soros”.
Shteti i së drejtës është një prej programeve të këtij fondacioni. Çfarë ndodhi me Soros dhe programet e tij? A devijuan ato?
Shteti i së drejtës nuk i ka interesuar kurrë Sorosit. Nëse Sorosi do të kishte interes për shtetin e së drejtës nuk do ta çonte fondin e vet të investimeve në ishujt Kajman, si kompani off-shores, por do ta kishte atë në New York. Soros e çoi fondin e tij në ishujt Kaiman se donte të ruante sekretin e klientëve të tij, që depozitonin shuma të mëdha në fondin e tij, për të siguruar fitime prej spekulimeve të tij financiare. Programet e Soros në Shqipëri kanë ecur sipas agjendës së tij të vërtetë që është, ajo e krijimit të një elite sorosiane e cila do ta sundojë Shqipërinë.
Sorosi në Shqipëri punoi dhe punon kryesisht për të ndërtuar karrierën politike të njerëzve të caktuar dhe më së shumti iu ka shërbyer dy personave, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Gjithçka që ka bërë Soros në Shqipëri e ka bërë në funksion të karrierës fillimisht të Edi Ramës dhe pastaj të Erion Veliajt. Sigurisht që Soros është marrë dhe me çështje të tjera, ai ka bërë dhe tranime të zyrtarëve, të punonjësve të institucioneve të pavarura etj. Por jashtë promovimit të karrierës së dy personave të mësipërm Soros është marrë kryesisht me mbështetjen e kauzës së minorancave seksuale, gay, lesbian, transgender dhe me mbështetjen e kauzës së legalizimit të drogave të lehta. (si fillim) Pjesa tjetër e veprimtarisë ka qenë në funksion të tyre, ose sa për të kamufluar këto veprimtari.
Sorosi në Shqipëri tregoi një vëmendje të veçantë për median, të cilën e shikonte si mjet të manipulimit të individit dhe të mendësisë kolektive të shoqërisë. Sorosi nuk i ka kursyer paratë e investuara në media, por këto kanë shkuar kryesisht për të blerë në mënyra të ndryshme gazetarët dhe drejtuesit e mediave. Tani që njeriu i Soros Edi Rama është në pushtet, gjërat janë më të lehta për Sorosin, sepse njeriu i tij kontrollon shtetin.
BIRN është një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij në një masë të madhe. Por BIRN, përveçse për Sorosin punon edhe për CIA-n. Kjo është një nga linjat ku veprimtaria e Soros dhe CIA-s përputhen mes tyre. BIRN ka burime shumë të mira që në origjinë të tyre shkojnë te Soros dhe CIA.
Soros nuk pajtohet dot me faktin që Edi Rama për ardhjen në pushtet të të cilit Soros ka investuar aq shumë, të jetë i kushtëzuar nga Meta në qëndrimin e tij në pushtet. Meta e zhvlerëson projektin sorosian të “Rilindjes”. Rama pa Sorosin do të ishte diçka krejt tjetër, madje ndoshta nuk do të ekzistonte fare si politikan. Them si politikan, jo si individ. Ne shqiptarët nga Soros duhet të presim që të vdesë...

Për këtë arsye, mediat italiane dje e sot kanë denoncuar me emra, deputetët që janë në shërbim të Xhorxh Soros.
Kryesisht flitet për deputetë italianë që i shërbejnë manjatit të majtë, por edhe të tjerë që nuk janë në këtë listë, i shërbejnë qëllimeve të Soros.
Një emër është veçanërisht i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për mikun e Edi Ramës në PE dhe ai është Gianni Pittella, vëllai i të cilit është arrestuar në Itali për korrupsion.
Sipas asaj që boton LiberoQuotidiano 13 deputetë të Parlamentit Europian janë të zgjedhur nga Partia Demokratike që drejtohej nga Matteo Renzi dhe Barbara Spinelli që është zgjedhur nga lista ‘Tsipras’.
Ja emrat e deputetëve që i shërbejnë Xhorxh Soros në PE:
Brando Maria Benifei, Sergio Cofferati, Cecile Kyenge, Alessia Mosca, Andrea Cozzolino, Elena Gentile, Roberto Gualtieri, Isabella Del Monte, Luigi Morgano, Pier Antonio Panzeri, Gianni Pittella, Elena Schlein, Daniele Viotti.
Në këtë listë nuk bën pjesë asnjë deputet i zgjedhur nga listat e partive si ‘Lëvizja 5 Yjet’ ‘Bijtë e Italisë’, apo të ‘Forca Italia’.
Këto parti janë emërtuar si të ‘pabesueshme’ Soros dhe drejtuesit e fondacionit ‘Për Shoqëri të Hapur’.
Soros Kosova përpiqet të përgënjeshtrojë Soros Beogradin!
Postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha:
Te dashur miq, Kryespekullanti i planetit, ne te gjitha qendrimet e tij nje armik i eger i shqiptareve, George Soros, qe ka vendosur te gjithe potencialin e tij per krijimin e Serbise se Madhe, eshte njekohesisht edhe hartuesi me fondacionin e tij ne Beograd i variantit me te fundit te ketij projekti luftenxites per Ballkanin.
Projekti i Fondacionit Soros Beograd i coptimit te Kosoves per llogari te Serbise se Madhe u publikua dhe komentua gjeresisht nga mediat e vendit dhe rajonit. Ai u afishua me krenari ne faqen zyrtare te ketij Fondacioni.
Ne funksion te ketij projekti u angazhuan me te gjithe fuqite, pabesite dhe poshtersite e tyre trojka antikombetare Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiq.
Ne funksion te ketij projekti ishin edhe udhetimet e shpeshta te kryespekullantit te planetit Soros ne aksin Beograd-Prishtine-Tirane.
Qendrimet antishqiptare pro serbe te Soros dhe fondacionit te tij datojne me fillimin e viteve 90, periudhe ne te cilen u perzune nga Shqiperia si agjent te sherbimit sekret te Serbise perfaqesuesit te fondacionit ne Tirane, Fran Nazi dhe Fred Abraham.
Ajo qe te ben pershtypje eshte perpjekja absurde e Fondacionit Soros ne Prishtine per te mbuluar e maskuar origjinen e projektit te Serbise se Madhe per coptimin e Kosoves.
Ketu me poshte keni nje pergjigje te kesaj perpjekje nga drejtuesi i portalit Hashtag.al! sb
Laku noć gospodin Shllaku
Nga Habjon Hasani
Në një intervistë të datës 8 korrik në “Koha.net”, drejtori i Fondacionit Për Shoqërinë e Hapur (Soros) në Kosovë Luan Shllaku ndër të tjera ka shpalosur qëndrimin e Fondacionit edhe në lidhje me një shkrim ekskluziv të Hashtag.al në Maj 2019, ku për herë të parë zbulohej roli i Fondacionit Soros Dega Beograd, në procesin e pezulluar për këmbimin e territoreve mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Hashtag.al pasi publikoi dje të plotë intervistën e Shllakut, konstatoi se zoti Shllaku në tentativë për të zhbërë efektin e zbulimit të këtij raporti, ka keqinterpretuar faktet, ka paragjykuar median Hashtag.al dhe ka përhapur informacione të rreme në lidhje me publikimin tonë.
Në cilësinë e editorit dhe poseduesit të Hashtag.al, do përpiqem të sqaroj dhe të argumentoj se ku çalojnë pretendimet e zotit Shllaku dhe pse ato janë të rreme.
I marrim me radhë, një për një.
Pretendimi 1 –
Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka manipuluar opinionin publik, duke ia përveshur autorësinë e raportit Fondacionit Soros Dega Beograd, sipas tij nuk është fondacioni autor i këtij raporti, por se disa ekspertë serbë i ishin lutur fondacionit për financimin e studimit dhe fondacioni i kishte financuar, siç bën me dhjetëra studime të tjera.
Shpjegimi 1–
Rezulton se zoti Shllaku nuk thotë të vërtetën. Përgjegjësinë për autorësinë e këtij raporti, e ka marrë vet Fondacioni Soros Dega Beograd.
Ka dy të dhëna që e vërtetojnë këtë.
E para, në asnjë faqe të raportit, nuk shkruhet ndokund se mendimi i ekspertëve serbë që e hartuan raportin, është i shkëputur nga qëndrimi i Fondacionit Soros Dega Beograd.
Në raport nuk ka asnjë paragraf apo klauzolë që sqaron distancën e fondacionit me grupin e ekspertëve. Raporti mban vulën e Fondacionit Soros Dega Beograd.
E dyta, pretendimet e zotit Shllaku bien plotësisht në kundërshtim me deklarimet e drejtoreshës së Fondacionit Soros Beograd në vitin 2018, zonjës Jadranka Jelincic. Zonja Jelincic ka organizuar dhe një prezantim publik të këtij raporti, ku në fjalën e saj (lexoje këtu) ajo është shprehur se ky raport është porositur, e përsërisim, porositur nga Fondacioni Soros Dega Beograd, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Sot, më datë 9 korrik 2019, në faqen zyrtare elektronike të Fondacionit Soros Dega Beograd (shikoje këtu), gjendet ende njoftimi i afishuar për daljen e këtij raporti dhe ky njoftim në serbisht fillon me këto tre fjalë:
“Na inicijativu Fondacije..” – “Me iniciativë të Fondacionit”
Pra në njoftimin publik të bërë nga vetë Fondacioni Soros Dega Beograd, që në tre fjalët e para, ky fondacion bën të ditur se ishte iniciativë e fondacionit hartimi dhe publikimi i këtij raporti. Iniciativë do të thotë se ishte fondacioni që e nisi këtë punë, ishte fondacioni që kishte qëllimin, intencionin, e më pas u pajtuan ekspertët serbë.
Në këto rrethana dhe përballë këtyre evidencave që janë mbledhur nga deklarimet e vet Fondacionit Soros (Dega Beograd), dy janë mundësitë logjike:
ose po gënjen zoti Shllaku i Fondacionit të Kosovës, ose po gënjen Fondacioni Soros në Serbi.
Le ta zgjidhin mes tyre këtë punë, Hashtag.al i është referuar deklarimeve që ka bërë Fondacioni Soros Dega Serbi, për sa kohë që është kjo degë që ka vënë vulën mbi raport. Jo vetëm që nuk kemi spekuluar, por kemi cituar në mënyrë të përpiktë ato çfarë ka deklaruar vet Fondacioni Dega Serbi.
Pretendimi 2.
Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka spekuluar me shkrimin, duke orientuar se Fondacioni Soros Dega Serbi kishte kërkuar të aplikohej patjetër këmbimi i territoreve.
Shpjegimi 2.
Zoti Shllaku mashtron hapur. Hashtag.al ka raportuar (lexoje shkrimin e Hashtag) në mënyrë të përpiktë atë çfarë vet Fondacioni Soros Dega Serbi ka deklaruar. Ka raportuar se ky fondacion ka hartuar një raport studimor mbi skenarët e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë e Kosovës. Hashtag.al ka paraqitur të tre skenarët që identifikonte ky studim dhe ka cituar paragrafët e studimit, ku ekspertët serbë shpreheshin se skenari i këmbimit të territoreve ishte më i leverdisshmi për ta.
Janë ekspertët serbë që i organizoi Fondacioni ata që e kanë shkruar këtë gjë, raporti përmban në mënyrë të detajuar dhe analizën për Trepçën, leverdinë e marrjes së Trepçës në rastin e këmbimit të territoreve. Janë të gjitha në raportin e vulosur nga Soros Beograd.
Pretendimi 3.
Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka spekuluar kur ka shkruar se qëndrimi i Fondacionit Soros Dega Serbi mbi këmbimin e territoreve është tërësisht në favor të palës serbe dhe interesave të shtetit serb. Analizës së Hashtag.al ku shtrohet pyetja se pse Fondacioni Soros nuk financoi një studim të ngjashëm dhe me grupe ekspertësh në Kosovë apo Shqipëri, e më pas nga krahasimi i raporteve të dilte me një qëndrim, zoti Shllaku i është përgjigjur se Fondacioni Soros në Kosovë ka financuar me dhjetëra studime.
Shpjegim 3.
E ftojmë zotin Shllaku të paraqesë dhe të bëjë menjëherë publik studimin analog, ku ekspertë të Kosovës janë pajtuar nga Fondacioni Soros dhe kanë parashtruar skenarët e zgjidhjes së marrëdhënieve Serbi-Kosovë.
Drejtoresha e Fondacionit Soros në Beograd ka deklaruar në vitin 2018 se raportin e këtij fondacioni do ua jepte si udhëzues palëve politike në Beograd dhe Prishtinë, tani e ka radhën zoti Shllaku të na informojë se çfarë raporti ose udhëzuesi u ka paraqitur palëve politike në Beograd dhe Prishtinë dega e Fondacionit në Kosovë. E presim të na informojë sepse deri më sot nuk kemi parë diçka të tillë.
Pretendim 4.
Zoti Shllaku thotë se përkthimi që i ka bërë Hashtag.al raportit nga serbishtja është bërë në mënyrë amatore.
Shpjegim 4.
Ftojmë zotin Shllaku dhe çdo njësi të Fondacionit, të identifikojë menjëherë gabimet ose keqinterpretimet e raportit origjinal me pjesët e përkthyera në shqip nga Hashtag.al.
Dua të bëj të ditur se përpara se të nisnim përkthimin e paragrafëve kryesorë të këtij raporti, kemi kontaktuar përfaqësues të Fondacionit Soros në Tiranë dhe i kemi pyetur nëse posedonin ndonjë variant të raportit në gjuhën angleze ose shqipe.
Këta përfaqësues të Soros në Tiranë na thanë se nuk posedonin variante të tilla të raportit.
Përkthimi në Hashtag.al është realizuar me ndihmën e përkthyesëve të licensuar në Tiranë për gjuhën serbo-kroatishte.
Në vend të një epilogu
E kuptoj shumë mirë pozitën e vështirë të zotit Luan Shllaku. Ai është shqiptar, si unë. Përfaqësues lokal i një Fondacioni të fuqishëm me ndikim global.
Konjuktura Soros ku zoti Shllaku punon, me publikimin e këtij raporti në Hashtag është kompromentuar rëndë.
Jam plotësisht i vetëdijshëm për dëmin që i ka bërë Fondacionit publikimi i raportit në Hashtag.
E para, e ka ekspozuar Fondacionin si faktor me ndikim në procesin e negociatave Kosovë-Serbi, duke e paraqitur ashtu siç është, i rreshtuar në favor të skenarëve që synonte qeveria e Serbisë.
E dyta, Hashtag.al njohu opinionin mbarëshqiptar me këtë rol pro-Serbisë të Fondacionit Soros, ndërsa publikimi i raportit është shfrytëzuar maksimalisht dhe në korridoret diplomatike për të goditur tentativën Thaçi-Vuçiç-Rama (plus Alex Soros) për një marrëveshje këmbimi territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.
Zoti Shllaku apo cilido përfaqësues tjetër i Sorosit, nuk e demonton dot shkrimin tonë, pasi shkrimi ka informuar në mënyrë tepër rigoroze ato çfarë ka deklaruar vet Fondacioni Soros Dega Serbi.
Nuk ua kemi dhënë luksin për të gjetur defekte në raportimin tonë, sepse nuk kemi spekuluar, por kemi informuar.
Besoj se çdo shqiptar që punon për Fondacionin Soros është ndjerë keq kur është njohur me këtë iniciativë pro-serbe të Fondacionit, por nëse këta punonjës shqiptarë të Soros nuk kishin fuqi që aty brenda Fondacionit të ndikonin në favor të Shqipërisë dhe Kosovës (se nuk i pytet njeri ndoshta), aq më pak kanë shanse që sot pasi është dekonspiruar roli i Soros në këtë histori, të arrijnë e të godasin publikimin e Hashtag.al.
Nuk e bëni dot. Është kolegia juaj serbe, zonja Jadranka Jelincic, e cila me deklarimet e saj dhe njoftimet publike të Fondacionit në Serbi, ju përgënjështron juve.
Mund të keni një problem me zonjën Jelincic, por jo me publikimin tonë.
Laku noć gospodin Shllaku
(Hashtag.al)
*****
Amerika ia prishi Hashim Thaçit dhe Soros planin për ndarjen e Kosovës
Kohëve të fundit ka marr vëmendjen e të gjithëve debati për shkëmbimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo temë ka qenë objekt diskutimi edhe në mediat shqiptare.
Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ftuar në Fox News ka treguar dokumente, me të cilat ka thënë se dëshmohet e vërteta e kufijve Kosovë, Serbi.
Më poshtë pjesë nga intervista e tij:
Kam dy grupe dokumentesh nga Kosova e Serbia që i lidh diçka, pra kam dokumente të rëndësishme.
Ky është dokumenti që vjen nga Serbia që u zbulua para një jave e që ishte bërë plani për copëtimin e Kosovës.
Është dokument zyrtar i publikuar në qershor të 2018 për copëtimin e Kosovës, në të cilin thuhet se Serbia ka për t’ia fal Kosovës një pjesë të vogël të saj dhe t’ia marr asaj një pjesë të madhe të territorit si Ujmanin, Trepçën dhe një pjesë tjetër të rëndësishme.
Nga ky dokument rezulton një dokument tjetër që tregon se kjo organizatë është themeluar në vitin 2007, e cila thuhet se ka përgatitur copëtimin e Kosovës.
Kjo organizatë (Soros) nuk përmendet në mediat shqiptare e kanë të ndaluar, u kanë ndaluar njerëzve të flasin në televizion në mënyrë që mos të përmendet Soros.
Por, nëse futeni në pasos.org zbuloni rrjetin që merret me përpilimin e raporteve e që në këtë rast përfaqëson Serbinë.
Por, është një dokument tjetër në Prishtinë, i cili përgatit po ashtu copëtimin e Kosovës i përgatitur në vitin 2017. Ky dokument është plani 456 faqesh që përgatit copëtimin e Kosovës.
Ajo që bie në sy është se nga disa autorë, janë dy grekë të rëndësishëm kanë përpiluar këtë raport, pra kështu e kuptoni kush ia bën Kosovës kryet dhe fundin.
Dy grekë në Kosovë janë kontraktuar për të përpiluar fundin e shqiptarëve.
A nuk u gjet një gjerman, amerikan, spanjoll, sllovak apo çka të di unë, por dy grekë me konflikt interesi, si mund të merren dy grekë për të bërë raporte të tilla?
Këtu ka një politikë shumë të qartë, ky nuk është skenar që ndodh sot, por ky studim është bërë në vitin 2017, këta kanë kohë që bëjnë këtë plan, e që është në fazën e fundit.
Pra plani ishte ti marrin termocentralin e vetëm dhe ujin e pijshëm që ka Kosova. I kanë studiuar mirë, tokat më të mira që kishte ish-Jugosllavia që i shfrytëzonte.
Unë i njoh mirë të dhënat e Kosovës sepse i kam studiuar ato vende. Kosova është një nga pasuritë bazë të botës, të cilën ka nevojë për ta pasur. E gjitha kjo ndarje e gjithë ky copëtim nuk është bërë spontanisht, por është skenar.
U vërtetua që Edi Rama ishte garantues edhe te Thaçi edhe te Vuçiq. Sorosi ka një mijë arsye për të bërë këtë gjë, amerikanët bënë një lojë shumë të bukur.
Raportohej nga mediat se copëtimin e Kosovës po e përgatiste Trumpi. Sipas fake news raportohej se dhëndri i Trumpit ishte në takim me Thaçin e Vuçiq.
Brenda një ore të gjitha mediat e pushtetit japin të njëjtin lajm të rreme përkohësisht, por as një media nuk tregoi të paktën një gjysmë të vërtetë, por mashtruan duke krijuar frymën antiamerikane.
Ambasadori i emëruar nga Trump në Kosovë doli dhe tha se asgjë nuk mund të lëviz jashtë kornizave, pasi të gjithë dolën lakuriq, amerikani doli dhe foli.
Në Kosovë ka shumë vigjilencë dhe sensibilitet, për dy javë është ndarë shapi nga sheqeri, atje është kuptuar se kush ishte në këtë lojë.
Në Kosovë tani janë ndarë krahët dhe po shihet si ka ecur Vetëvendosja dhe grupi i këshilltarëve nga Tirana që ka Thaçi.
Tani ka dal një këshilltar, Nurellari i cili thotë se marrëveshja në Kosovë ishte shumë e mirë.
Shpend Ahmeti 24 orë para marrëveshjes është fotografuar me Soros, sepse ka marr bursë nga Soros.
Unë kam qenë anëtar i bordit të fondacionit Soros dhe tani i dal kundër asaj.
Kjo tregon që edhe Shpend Ahmeti është infektuar në këtë gjë, e tani po shkruan letrën e fundit para vetëvrasjes politike dhe po i merr fund karriera politike.
Vetëvendosje në këtë moment ka disa kobra sipër që janë miq të Soros, do të vije një moment kur do të vije dita e gjykimit të madh dhe do të përcaktohet e riformulohet politika nga rregullat e politikës amerikane që po vendosen kudo në botë.
Kam një apel për politikanët kosovarë, ata kanë detyrë të denoncojnë Sorosin dhe të fillojnë procedurat për shkarkimin e Thaçit, e që përfshin edhe mafiat si Edi Rama, e rëndësishme është të filloj shkarkimi.
Amerika është ajo që ruan pavarësinë e Kosovës nga 1999-ta, e në këtë rast kemi të bëjmë me copëtimin e trojeve e që është humbje e fitores së para shumë viteve.
Duhet filluar menjëherë procedura e shkarkimit të Thaçit për tradhti kombëtare sepse kështu bie marrëveshja e tij me Soros. Në këtë moment Kosova shpëton dhe pastron pisllëkun që e ka kapluar…
10-të arsye pse George Soros është i rrezikshëm
Në një sondazh të fundit në internet, lexuesit e Human Events në SHBA votuan miliarderin George Soros si “demagogun e majtë më të rrezikshëm në vend”.
Më poshtë vijon lista me dhjetë arsyer pse George Soros konsiderohet i rrezikshëm.
Arsyeja # 1:
Soros jep miliarda dollarë për kauza të majta. Më 1993, ai krijoi Institutin e Shoqërisë së Hapur për të ndihmuar financimin e kauzave reformiste. Përmes institutit, Soros u ka dhënë grupeve të majtë mbi shtatë miliardë dollarë. Disa nga këto grupe përfshijnë National Council of La Raza, Apollo Alliance, ACORN, Huffington Post, Soujourners, Tides Foundation, National Organization for Women, Planned Parenthood dhe People for the American Way.
Arsyeja # 2:
Soros ndikon rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë. Më 2004, ai u dha 23.58 milionë dollarë 527 grupeve të ndryshëm anti-Bush, me shpresën se do t’i shkaktonte humbje presidentit George W. Bush. Soros ndihmoi edhe në rritjen e karrierës politike të Barack Obamës, duke organizuar një mbledhje fondesh për të më 2004, kur Obama konkurronte për Senatin e shtetit Illinois. Ai dha edhe maksimumin e kontributit të lejueshëm pasi Obama njoftoi se do të kandidonte për president.
Arsyeja # 3:
Soros dëshiron të limitojë pushtetin e Amerikës duke bërë të mundur bindjen e SHBA karshi grupeve ndërkombëtarë si FMN and Banka Botërore. Ai dëshiron zvogëlimin e pranisë së SHBA në FMN. Më 1998 shkruante: “Ka interesa kolektivë që i tejkalojnë kufijtë e shteteve, shtetet sovrane duhet tú binden ligjeve dhe institucioneve ndërkombëtare”.
Arsyeja # 4:
Soros mbështet financiarisht një grup mediatik reformist të quajtur “Media Matters for America”, i cili bën zhurmë të madhe sa herë që një pikëpamje konservative shfaqet në median e përgjithshme.
Arsyeja # 5:
Soros është financues i madh i MoveOn.org, i cili është një komitet aksioni politik dhe grup reformist që është përgjegjës për mbledhjen e miliona dollarëve për kandidatët liberalë.
Arsyeja # 6:
Qendra për Progresin Amerikan është themeluar nga Soros. Kjo është organizata që organizoi pozicione politike dhe diskutime reformiste për Presidentin Obama dhe administratën e tij. Shumë zyrtarë nga QPA ishin pjesë e stafit administrativ të Obamës.
Arsyeja # 7:
Soros ka financuar grupe ambientalistë që ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës që mbrojnë ambientin. Ai ka financuar Green for All, Ella Baker Center dhe Apollo Alliance. Kjo e fundit ka marrë iniciativa të gjelbra me vlerë 110 miliardë dollarë nga paketa për stimulim e Obamës.
Arsyeja # 8:
527 grupet e “America Coming Together” morën rreth 20 milionë dollarë nga Soros me qëllim mposhtjen e Presidentit George W. Bush. Ai orkestroi një përpjekje masive për të çuar njerëzit në votime nëpërmjet këtij grupimi që kishte edhe persona të dënuar për krime të vogla brenda tij. Grupimi u gjobit me 775 mijë dollarë për shkelje të ligjeve të financimit të fushatave federale.
Arsyeja # 9:
Një llokmë e madhe e pasurisë së Sorosit vjen nga manipulimi me valutën. Më 1997, Azia kaloi një krizë financiare, gjatë së cilës Soros u aktivizua nga kryeministri i Malajzisë për rrënimin e monedhës vendase me praktikat e tij tregtare. Tajlanda e quajti “kriminel lufte ekonomik”.
Arsyeja # 10:
Soros është akuzuar se ushqen iluzione për veten. Ai madje e ka thënë disa herë se e mendon veten si një figurë mesianike. “E pranoj që gjithmonë kam pasur një imazh të ekzagjeruar të rëndësisë sime. E thënë më qartë, më dukej vetja si zot”, apo “që nga fëmijëria kam marrë me vete disa fantazi të forta mesianike, të cilat e ndieja se duhej t’i mbaja nën kontroll, ndryshe do të përfundoja në çmendinë”.
Lexoni një zbulim të DCNews mbi organizatat jo-qeveritare të filantropistit Xhorxh Soros, misioni i të cilave është ngritja e një Jugosllavie të Re.
Shoqëritë për Shoqërinë e Hapur të filantropistit me prejardhje hebre, Xhorxh Soros, janë të hapura në të gjithë botën dhe shërbejnë si organizata jo-qeveritare.
Përfaqësues të këtyre organizatave nxisin fëmijët e moshave të vogla të bëhen pjesë e tyre dhe të prezantojnë projekte me temë globalizimin dhe integrimin në botë, por duke sjellë edhe zhdukjen e identitetit të kombit të tyre.
Këto organizata jo-qeveritare të Sorosit janë edhe donatorët më të mëdhenj të BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), pra, kanë influencën më të lartë në të.
BIRN Albania ka nën zotërim uebsajtin e lajmeve Reporter.al, i cili numëron rreth 56.000 pëlqime në Facebook, dhe lajmet e tyre ndiqen nga një numër akoma më i lartë.
Reporter.al përdor cookies në uebsajt, pra nëse dikush hyn në faqen Reporter.al, adresa IP, emri, gjinia dhe të dhëna të tjera të personit do të mund të aksesohen nga Reporter.al.
Kohët e fundit, Reporter.al ka publikuar një lajm (të shkruar nga Xhorxh Sorosi) në lidhje me qeverinë anti-Soros të Hungarisë, duke krijuar kështu një valë urrejtjeje kundër kryeministrit konservator Viktor Orban dhe ideologjisë së tij për të mbrojtur identitetin e shtetit të vet.
Ky është titulli dhe përshkrimi i artikullit të Xhorxh Soros për Project Syndicate, Reporter.al dhe çdo media të kontrolluar prej BIRN.
Ky është titulli dhe përshkrimi i artikullit të Xhorxh Soros për Project Syndicate, Reporter.al dhe çdo media të kontrolluar prej BIRN.
Por, nëqoftëse shohim donatorë të tjerë të BIRN, mund të shohim një listë të gjatë kompanish, organizatash dhe ambasadash që kanë shumë influencë tek popujt e Ballkanit. Shumica e donatorëve vijnë nga Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina. Pra, Soros dhe organizatat e tij jo-qeveritare po punojnë së bashku me kompani dhe organizata që ndodhen në Ballkanin jug-perëndimor, dhe, sipas aludimeve të shumta nga aktivistë të Shoqërisë Civile, plani i tyre është krijimi i një Jugosllavie të Re.
Disa nga donatorët janë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup (ambasadori i SHBA në Maqedoni është vendosur nga ish-presidenti Barack Obama).
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (ambasadori i SHBA në Shqipëri është vendosur nga ish-presidenti Barack Obama përsëri).
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), media më e ndjekur në Kosovë (rreth 92.1% e popullsisë e ndjek).
Voice of America (media ndërkombëtare që pasqyron ngjarjet e Uashingtonit në shtete si: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoni), që ka mbi 236.6 milionë ndjekës.
Syri i Vizionit (Pejë).
USAID (bamirësia nga SHBA, për të cilën presidenti Trump ka dalë kundër).
Ambasadat britanike në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Komisioni Europian, i cili ka në dorë ligjet për të cilat vendos Parlamenti Europian (në të cilin Sorosi thotë vetë se ka mbi 200 miq të besueshëm).
IREX Serbia (Serbi).
Juzne vesti (Serbi).
IT TV Production (Serbi).
KRIK (media serbe).
Lista nuk përfundon këtu, por këta janë disa nga donatorët më të mëdhenj të BIRN. Nëse dëshironi të lexoni listën e plotë të donatorëve të BIRN, klikoni :
http://birn.eu.com/about-birn/donors-and-partners/
Donors and Partners
Pra, nëse bëjmë një analizë të gjithë këtyre donatorëve dhe lajmeve që nxjerr uebsajti Reporter.al, mund të dalim në përfundimin se plani i Soros për Shqipërinë është përfshirja e saj në Jugosllavinë e Re.
No comments:
Post a Comment