Ishin mediat e huaja ato që kanë kapur pamjet dhe kanë shpërfaqur para botës, gjenocidin që është kryer mbi shqiptarët.
Një nga to është edhe një video që ishte realizuar nga një medium i huaj gjatë vitit 1999.
Ndër të tjera aty gjenden edhe rroba të brendshme të femrave, që lë të nënkuptohet se aty janë torturuar dhe përdhunuar edhe femra. Mes tyre gjinden madje edhe rroba të fëmijëve.
Në shekullin 21 është e pamundur të imagjinohet se ndaj një popullate është ushtruar një torturë e tillë, thuhet ndër të tjera në video.(Reporteri.net)