Sot përkujtojmë një ngjarje të madhe historike të luftës për liri!
Me dt. 06 Korrik 1998 brigada 134 dhe stafi i br. 131 dhe 133 morrën urdhën operacional që të veprohet fshatin Loxhë.
Komandanti i këtyre formacioneve koloneli Tahir Zemaj ndan detyrat e përgjithshme dhe ato specifike për drejtimin dhe komandimin e trupave, të cilat ishin nga batalioni i parë.
Marshimi deri në fshatin Loxhë i cili tani veq se ishte pushtuar nga forcat armike, shoqërohet me këngën “Besa Besë” nga trupat tona.
Një grup i tyre mbetet i fortifikuar në shtëpin bunker të një serbi dhe në përpjekjet e fundit kur është menduar kapitullimi total i tyre në pabesi të gruas së shtëpisë, plagoset rëndë Faruk Gjemajli dhe brenda shtëpisë vritet ushtari trim Enver Alaj dhe pranë tij shpëton falë antiplumbit, nga eksplozozivi me disa thërmia në trup Nazif Ramabaja si dhe nga predha e granathedhësit kishte humbur gishtin e madh të dorës ushtari Imer Elezaj.
Pasi që një pjesë e batalionit të tretë të udhëhequra nga Fadil Hadergjonaj dhe shoqëruar edhe nga komandanti, koloneli Zemaj veq se kishim përfunduar varrimin me ceremoni ushtarake të ushtarit të rënë në kufi, në fshatin e tij Strellc dhe ishim kthyer në Isniq dukë bërë përgaditjet finale, për tu angazhuar në betejë në mbështetje dhe freskim të trupave të angazhuara në mëngjes.
Kam urdhëruar ushtarët e batalionit që të jenë të gatshëm me të gjitha pajisjet që kishim dhe formimin e kolonës së automjeteve.
Derisa ushtarët përgaditeshin duke mos dashur që të kuptojnë vrasjen e Enverit dhe plagosjen e Imerit, kam hy në veturê ku ata ishin dhe i kam derguar në ambulancën e improvizuar të Isniqit.
Jam kthy shpejt tek njësitet që ishin të gatshme dhe nga koloneli Zemaj kemi marrë urdhërin për nisje të dy batalionet e mbetuara, i dyti i udhëhequr nga Bajram Stojkaj dhe i treti nga Fadil Hadergjonaj.
Kur kemi arritur në fshatin Loxhë, aty tek xhamia, Nazifi raporton kolonelin për situatën e deriat’hershme dhe vlerësimet për veprimet e mëtejme.
Koloneli Zemaj ndan menjëherë detyrat dhe më urdhëron që të formoj një skuadër plus për rikonicion të terenit dhe pstrimin e tij nga forcat eventuale të mbetura.
Vlerësimi dhe analiza e situatës nga Nazifit ishte shumë i sakt. E kontrolluam Me kujdes te madhë terenin dhe tek shtëpia bunker ishte i pastër. Aty u identifikuan forca të armikut.
Kishim marrë pozicione adekuate dhe ndarë objektivat e goditjes për secilin grup dhe individ ashtu që e tërë situata dhe tereni të jetë nën kontroll.
Në një moment hapet zjarr mbi Rrustemin dhe Cufën. Rrustemi qëllohet në shpatulla, ne hapëm zjarr menjëherë në objektivat e parapërcaktuara dhe Cufa arrin të tërhiqet në pjesën ku ishim ne.
Tani komandanti Zemaj duke e parë nga afër se Rrustemi ra në tokë e ka thirrë me zë disa herë “Rrustem, Rrustem” por pa përgjigje.
Ju kam ofruar komandantit dhe kam kërkuar që të tërhiqen në një vend më të sigurt, duke i raportuar se jam i gatshëm për asgjësimin e kësaj pengese. Ai ka kërkuar që të presim pak duke ju bërë thirrje pë dorëzim.
Ata nuk e respektuan thirrjen e komandantit por u përgjigjen me zjarr. Tani detyra ishte e qartë, ne u kundërpërgjigjëm fuqishëm dhe kjo betejë do të zgjatë deri në orët e mëngjesit të së nesërmes.
Lumni Surdulli me një armë krahu “Ambruss” në përpjekje për të asgjësuar pozicionin nga ana e kundërt/prapa shtëpisë, nën kulmi prej nga edhe ishte qëlluar Rrustemi, hap zjarr por arma nuk eksplodon kur godet objektivin, ai zbulohet nga zjarri që ka liruar tyta dhe qëllohet në ballë dhe bie dëshmorë.
Pasi u pastrua gjithshka dhe tereni ishte plotsisht i sigurt u përfundua akcioni.
Kjo ishte beteja dhe fitorja e parë e formacioneve ushtarake të themeluara me urdhër të komandantit të shtabit suprem të FARK, kolonel Ahmet Krasniqi.
Lavdi heronjëve të rënë në këtë betejë!
Lavdi të gjithë të rën’ve për liri!
Lavdi kolonelit Krasniqi e Zemaj që drejtuan e komanduan këto forca!
Fadil Hadërgjonaj
Gjeneral në FSK