Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/06

Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari,ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian



Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.

“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.

Kokalari ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian. Ajo thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.


“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.

“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...