Nga
Fritz RADOVANI:
1944 – 2019... Plot 75 Vjet...
■“Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri
pushtuese.” H. Kissinger
“Diplomacia”, fq. 343, vazhdon: “Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe
duhet të mbronte Evropën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të
Francës, Italisë dhe Ballkanit...” (fq. 396)
■“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.” H. Kissinger.
■”Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata
“premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e
varun prej saj në Shqipninë komuniste. Pra, Stalini zgjodhi dy shtete që nuk
ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në
zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!
■Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e
Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli
Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat,
masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26
Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40
kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet...
***
25 PRILL
1993: PAPA GJON PALI
II, perballë GJERGJ KASTRIOTIT
SKENDERBEUT në Tiranë ka thanë: “...Kam
ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme
fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe
Komunitetit Mysliman, që u sjellë një përshëndetje të përzemërt... Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta
mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky
shesh na e kujton u shque Figura e Naltë e të Krishtenit Gjergj
Kastriotit-Skenderbeut, dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit
Shqiptar... Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën
rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku, njeriut i mohohej një nga të
drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe
liria e ndërgjegjës. A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye
me të gjitha mënyrat?
Në vendin tuej të vishkulluem mashumë se asnjë vend
tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta
Kristjane e t’arenave... Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një
vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia
komuniste.
■Ajo që ka ngja
në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e
njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë
Kontinentit Europian dhe asht e
domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë sot pikësynimi, me këthye shpejt fletën tue
mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, edhe
e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që
ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u
rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një
proçes pajtimi të vërtetë.
■Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në
këte çast, – asht për me u marrë si shembull në këte
pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të
një bashkpunimi të njerzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e Motra të
dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuej
dhe, në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit.
Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë
dhe të qendrueshëm...
Shqipni,
qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të
pambylluna...
Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme
që të gjithëve t’ju garantohët puna dhe, ajo, që asht ma esenciale për me jetue
me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande
të ré.
■“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën
Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun
ose të fshehtë, si po na e tregon historia”. Krijimi i një shoqnie
demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.
Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe
një gatishmëni bashpunimi. ■Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë...
■Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve
të solidaritetit!
Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të
mbjelluna farnat e shpresës.
■Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë
gjithmonë në roje të Lirisë në vitët
e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar...
■E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të
Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në
krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell e ruen mbrenda vetës
hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.
■Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu
Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj
kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët
Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta
e të pakuptim...”
***
■Edhe unë po persëris edhe
njëherë thanjen e Njeriut ma të Madh të Shek. XX, në prag të humnerës ku
ndodhet sot Shqipnia e Gjergj Kastriotit, “Delja e Humbun e Ballkanit”: “Në emnin tand Popull Shqiptar, po
i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne
vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund
të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet
vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”
“...Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të
Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”
Melbourne, 29 Qershor 2019.