Vilhelme Vrana Haxhiraj
(Anëtare e Akdemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup)
Urimet më të mira vendit të Demokracisë në Botë dhe popullit amerikan!
Sot
Shteti me më potencë ekonomiko-politike dhe më demokratik në botë feston 243
vjetorin e Pavarësisë.
Unë e ndiej detyrë morale dhe qytetare si shqiptare
që ta përshëndes SHBA dhe popullin e saj, në këtë ditë të bekuar, pasi na ka
ofruar miqësinë e saj qysh mëse një
shekull më parë.
Për miqësinë e Amerikës
me Shqipërinë ka mjaft dokumenta që
vërtetojnë këtë. Si dëshmitar të kësaj miqësie, janë: Presidenti Woondrou
Willson, i cili ndikoi që Shqipëria të mos copëtohej dhe të ngelej një
shprehje gjeografike në hartën gjeo-politike të Evropës.
Çifti Kenedi në
Shqipëri, më 1908, George Fred
Wiliams & Shqipëria (1914) që ka lënë si testament librin studimor
albanologjik, me titull, “Shqipëtarët”.
Ky mik i madh i vendit tonë, ky studiues i lashtësisë së
kombit shqiptar, ngriti zërin para
Kongresit amerikan më 15 tetor 1915, që ShBA duhet të ndihmojë, Kombin më të
lashtë, Shqipërinë, e marrë nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha Evropiane.
Një tjetër
qytetar amerikan, T.Erickson dhe Shqipëria, i cili ka lënë përshtypjet e
veta, mbi këtë vend të bukur, të pasur dhe të begat por tejet i varfër…, ose Margaret
Wiliams & Albania, si dhe Rose Wilder Lane etj…
Nuk duhet
harruar Kryqi i Kuq Amerikan që ka ndihmuar pas Luftës së Parë Botërore
dhe Luftës së Vlorës, në mjekësi kundër malarjes që bënte kërdinë në këtë vend
të voghël.
Si dëshmi e kësaj ndihme humanitare në Vlorë edhe sot ende janë 4
godinat e spitalit të qytetit,
ndërtuar nga ky Mision më 1916, ku drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë dhe sptalit
ishte Dr.Ali Mihali.
Më pas Politeknikumi “Harry Fulltz”, që ka
nxjerrë kuadrot dhe specialistët më të mirë të Shqipërisë. Në Vitin 1946 u ndoq nga shteti
diktatorial, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila u rivendos pas vitit
1990.
Nuk duhet harruar Presidenti Amerikan
George Washington, me nënë shqiptare dhe sa e sa figura të ndritura, me
origjinë shqiptare që kanë dhënë dhe japin vlera në fusha të ndryshme. Sepse
ShBA është vendi i Demokracisë dhe i mundësive, që me politikën e saj secili pavarësisht se kujt race, ngjyre , apo
ç’gjuhë flet, në këtë vend ka gjetur veten.
Mirënjohja e Shqiptarëve ndaj kësaj fuqie
politike e diplomatike do të jetë në jetë të jetëve, jo vetëm për influencën
pozitive të ShBA në politikën shqiptare si në Shqipëri, në Kosovë dhe trevat e
tjera shqiptare, si dhe në marrëdhëniet e saj nd/kombëtare, ndër/
evropiane dhe
nd/ ballkanike.
Kjo e dallon ShBA, sespe
u bë mikpritsja e emigrantëve nga e gjithë bota.
Si bijë e këtij Kombi, i lutem
shumë Kongresit Amerikan , dhe gjithë institucioneve nd/kombëtare, të mos e
lënë Shqipërinë në mëshirën e fatit, ku rrezikon rivendosja e njëNeodiktature, tejet e sofistikuar!
ShBA ka qenë, është dhe do të jetë shembull
i vendeve të zhvilluara dhe në zhillim, politikat e së cilës duhet t’i ndjekin të gjitha kombet,
por veçanërisht vendet e pazhvilluara.
Një shembull për parlamentet e shteteve që
janë në agoni, është Presidenti i ShBA-Abrahanm Linkolni i cili njihet
si themelues i Kushtetus Amerikane, ku nga 28 paketat ligjore të
aprovuara prej tij, janë shtuar edhe 4 paketa ligjore të tjera.
Kurse në vendin
tonë formulohen dhe rrëzohen nene dhe ligje sipas interesave të ngushta të
forcës politike në fuqi, jo në interes të zhvillimit dhe integrimit të kombit.
Ç’dimë
për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!
Shtetet
e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura
si Shtetet e Bashkuara,
SHBA ose Amerika, anglisht United States of America)
janë një republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh të një qarku federal.
Vendi shtrihet
kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të
ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis
oqeaneve Atlantik dhe Paqësor,
në kufi me Kanadanë
në veri dhe Meksikën në
jugë.
Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet
me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në
mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore,
në ishujt Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.
SHBA në hartën gjeo-fizike
të Amerikës Veriore
ShBA ka
një sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorës,
Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja,
si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara
janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe
kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve
Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në
botë, me prodhim të brendshëm bruto vlerësuar në vitin 2008 në shumën prej 14,3 trilion dollarësh , që përbën
23 % të prodhimit të brendshëm
nominal të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse.
Kombi amerikan u
themelua nga trembëdhjetë koloni të Britanisë së
Madhe, ndodhur përgjatë bregut të oqeanit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë,
që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi
kooperativ.]Shtetet
kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e
parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias
përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet
pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore.
Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave
dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.
Simbolet kombëtare të ShBA: Flamuri dhe emblema (stema e
shtetit amerikan)
Në shekullin XIX, Shtetet e
Bashkuara fituan toka nga Franca,
Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial
rreth të
drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë
provokuan Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860.
Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme
të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në Shtetet e
Bashkuara. Në vitet 1870-të, ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë.
Lufta
Spanjollo-Amerikanedhe Lufta e Parë Botërore konfirmuan statusin e vendit si fuqi ushtarake.
Më 1945, Shtetet e
Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore,
anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit
Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme.
Afro 50%
të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që
vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë.
Ta gëzoj Pavarësinë dhe
për miliona vite vendi i demokracisë në Botë, SHBA!
Nderime
për ata që i dhanë vlerat emerituara këtij kombi!