Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/27

Jan Kosova : Pse nuk më qortove



Shikoj fotografinë dhe të pyes me pak zemërim
Si ka ndodhur që asnjëherë nuk më ke qortuar
E di se nuk do ta kishte më lehtë ky shpirti im
Por një kujtim më shumë unë e kisha dëshiruar

Me cigare ndezur në dorë para teje kisha dalur
Edhe pse asgjë më shumë në jetë nuk ke urryer
Edhe pse ndoshta prap Ti do të më kishe falur
Ta kishe qortuar një herë shpirtin tim të thyer

Sa herët ke ikur nga unë, shumë heret ke shkuar
Si u bë që nuk më qortove Ti, të paktën një herë
As ai kujtim dhimbjen time nuk e kish lehtësuar
Një kujtim më shumë në shpirtin tim të mjerë

Shikoj fotografinë dhe të pyes me pak zemërim
Pse mua,  birin tënd nuk e ke qortuar asnjëherë
Prap nuk do ta kishte aspak më lehtë shpirti im
Një kujtim më ndryshe  në shpirtin tim të mjerë

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...