Edmond Budina: Shqipëria ka nevojë për një forcë të re politike


Kjo Jav


Teatri, regjisori Budina shpërthen ndaj politikanëve: Kriminelë!

Regjisori Edmond Budina ka folur me tone të ashpra në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, në News24, lidhur me ngjarjet e fundit para Teatrit Kombëtar, të cilin qeveria është e vendosur për ta shembur, por ka hasur kundërshtinë e shumë artistëve.



Regjisori Budina deklaroi se pushtetarët nuk janë të interesuar për teatrin, por bëhet fjalë për interesa mafioze dhe afera të tmerrshme. Sipas tij, ata që duan të prishin Teatrin Kombëtar janë kriminelë.

“Kjo i nxjerr zbuluar ata pushtetarë që ngulin këmbë, është një aferë e tmerrshme. Ka interesa mafioze aty, dhe për këtë jam i bindur. Ajo është një skenë e jashtëzakonshme, fajin e kanë ata që duan ta prishin, ata janë më kriminelë se të gjithë”, tha regjisori.

Regjisori komentoi dhe gjestin e tij, teksa u shfaq i përkulur duke puthur skenën e teatrit, duke thënë se kishte shumë kohë pa hyrë në atë skenë dhe kishte ndjerë aromën e saj.

“Kisha shumë kohë pa hyrë në Teatrin Kombëtar dhe ishte instiktive puthja e skenës. Ajo aroma e teatrit, ndjeva pluhurin e skenës. Të gjitha vitet e mia të kaluara në teatër, rreth 20 vite. Ne ishim çdo natë në teatër, në atë skenë. Kjo ndjesi më erdhi në atë moment dhe desha të respektoja ata njerëz që e kanë bërë atë skenë të shenjtë. Pa ekzagjerim të them, më ka ardhur në mendje të themi një nga themeluesit e teatrit, një aktor i shkëlqyer, Naim Frashëri, aktor me zë të shkëlqyer, shpirt të madh. E kam pasur edhe udhëheqës diplome dhe në atë kohë vdiq, por ruaj kujtime. Më vinin në mendje dhe shumë të tjerë. Me të gjithë kam punuar, jam ndjerë si në shtëpinë time. Ata njerëz i kanë dhënë shpirt asaj skeme, ndaj dhe ajo përkulje ishte për ta. Shpirtrat e tyre unë i ndjej dhe kjo më shtyu të bëj atë gjest. Ai moment për mua ishte … bëra një budallallëk, por ashtu e ndjeva”, u shpreh Budina.


Sonte ka një shfaqje, çfarë do ndodhë?

për sa kohë nuk do na tërheqin zvarrë në atë skenë do ketë shfaqje. Për sa kohë ne jemi atje, përse duhet të rrijë e vdekur ajo skenë. Të gjitha gjërat janë funksionale, ndonëse jo perfektë, sepse e kanë katandisur në këtë deregje të gjithë ata që nuk e duan teatrin. Ajo është një skenë e jashtëzakonshme, fajin e kanë ata që duan ta prishin, ata janë më kriminelë se të gjithë. Mbase mund të bëj edhe unë ndonjë shfaqje në skenë, do improvizoj. E rëndësishme është simbolika që ai teatër rizgjohet, frymëzon njerëzit të ndjehen të lirë. Është një propagandë e tërë, ka shumë njerëz që thonë “aty ka minj, kacabunj”, gati të thonë se aty do dalin edhe kuçedra. Jo, aty është një skenë, që funksiononte më së miri deri para një viti.

Qeveria në emër të ekspertëve shprehet se nuk ka kushte …

Unë kam luajtur në sallat më të bukura të Italisë. Askund nuk kam parë të shkatërrohen teatrot e vjetra, janë fiks si kjo e jona. Sigurisht që duhen disa teatro të reja, duhet një Teatër i ri Kombëtar i jashtëzakonshëm nëse ka mundësi të bëhet. Pse të mos i kemi edhe sot sallat që kishim në komunizëm. Pse duhet të shkatërrojmë këto salla që kemi? Tirana ka nevojë të shpërqendrohet në këtë drejtim, të jetë në shumë vende.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit