2019/07/27

S’kanë të sosur “çmenduritë” në jug, në Dhërmi përveç ushqimit, paguhet edhe karrigia


Rezultate imazhesh për dhermia


Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi. Në këto ditë të nxehta Korriku pushuesit e shumtë janë dyndur drejt vendeve bregdetare.

Një ndër vendet më të frekuentuara në sezonin veror është jugu i Shqipërisë, i cili njihet për çmimet e kripura, por këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet.
Fatura me çmimet në lokalin në Dhërmi, ku po drekonte turisti nga Kosova
Një pushuesi nga Kosova, përveç ushqimit në kupon i kanë faturuar edhe karriget, në të cilat ishte ulur.

Kështu ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 lekë.
Imazh i ngjashëm


Karriget ishin shtypur në faturë me emrin “Cover”, pasi pushuesi kishte pyetur kamarierin se çfarë do të thotë ky produkt i faturueshëm, ai i kishte thënë se janë karriget për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë. 

Imazh i ngjashëm


E ndërsa, arsyetimi i kamarierit shqiptar kishte qenë se e njëjta gjë ndodh edhe në Itali.

Fatura me çmimet në lokalin në Dhërmi, ku po drekonte turisti nga Kosova



No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...