2019-07-27

Edmond Budina: Ismail Kadare ,hajde këtu në sheshin e Teatrit

Ditë më parë një grup qytetaresh u përpoqën të çajnë kordonin policor për të hyrë në sheshin para Teatrit. Në këtë moment ndërhyri FNSH.Me mikrofon përfaqësues të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë.













Regjisori Edmond Budina kishte dhe një thirrje për shkrimtarin Ismail Kadare.

Edmond Budina: "Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë.


Image


 Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshmë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit."
Kuvendi i Shqipërisë voton prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

***
“Nëse ka rënë Teatri, ka rënë edhe Shqipëria… Jemi gati ta mbrojmë deri në fund”, thanë përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në protestën e tyre para Kuvendit.

Kjo nuk e pengoi mazhorancën që të kalonte dekretin e Ilir Metës me ndryshime në Ligjin për Teatrin me 75 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, duke i hapur rruge prishjes së teatrit ekzistues.


Perplasja tek Teatri Kombëtar, dialogu epik mes Robert Budinës dhe policit....



Më herët, Rama paralajmëroi se godina aktuale do të prishej.

“Ajo është një godinë e marrë fund që vetëm teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohet…”, ka thënë  primieri shqiptar Edvin Kristaq Rama  në Kuvendin shqiptar më 20 shtator 2018.






Teatri Kombëtar është teatri kryesor në Tiranë.Pronësia e terrenit iu ble familjes Libohova për interes publik.

Ndërtesa e teatrit është e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillim janarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939. 

U porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938, në hulli të planit rregullues të qendrës së Tiranës.

 Aty u vendos rrethi italo-shqiptar "Scanderbeg", si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, e ndërtuar nga firma "Pater".

 Sipërfaqja tokës së dhënë për projektin përfshinte 13 .000 m2, prej të cilave 7 .000 m2 mbulohen nga godina brenda së cilës ishte biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.

Funksionet kulturore dhe sportive godina vazhdoi t'i ushtronte edhe pas pushtimit italian.

Pas kapitullimit italian, ndërtesa ndërroi emër dhe u quajt Kinema "Kosova".
Rezultate imazhesh për Teatri Kombëtar i Shqipërisë


Më 1945 iu bë edhe ndryshimi i fundit, duke u shndërruar në Teatër Popullor, më pas Kombëtar.

Aktorët të parë të Teatrit Profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi. Me vonë erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi si dhe regjisori i porsadiplomuar Pandi Stillu.


 Edmond Budina:
 Më goditën kur nuk kishte kamera


“Kjo ditë është e dhimbshme. Të dëgjosh ose të shikosh atë që ka ndodhur, nuk më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia e diktaturës nuk më ka tërhequr zvarrë si më kanë tërhequr sot”, këta të Edvin Kristaq Ramës , tha artisti i njohur shqiptar  Edmond Budina.





Edmond  Budina u diplomua në Akademinë e Arteve Tiranë më 1974 .Ai fillon të punojë si aktor profesionist pranë Teatrit Kombëtar.


 Ka interpretuar rreth dyzetepesë role, në pjesën më të madhe si protagonist në dramat kombëtare e të huaja midis të cilëve: Profesor Jani tek “Karnavalet e Korçës” S,Comora Pali “Përmbytja e madhe” K.Jakova Bujari, Fatmiri, Sala tek “Zonja nga qyteti”, “Furrnalta”, “Shoqja nga fshati” R. Pulaha Ismail Qemali, Toni i Prenkës “Udha e flamurit”, “Besa e madhe” M.Markaj Ferdinandi “Luiza Miler” Shiler Jun Gabriel Borkman “Jun Gabriel Borkman” Ibsen Bif “Vdekja e komisionerit” Miler, Ribakov “Orët e Kremlinit” Pogodin Aktori “Monserat” Rables etj. Prej vitit 1977 dei 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Artistik të teatrit.

 Për herë të parë ka vënë në skenë shfaqjen me poezi shqipe “Nënshkrimi i stuhisë” 1981 Autor i përshtatjes për skenë të veprave të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” me regji të Fatos Haxhirajt, në Teatrin Kombëtar dhe me regji të Pirro Manit në Teatrin e Kombësive në Shkup. 

“Krushqit janë të ngrirë” vënë në skenë nga Agim Qiriaqi me studentët e Akademisë së Arteve. “Nata me hënë” vënë në skenë prej tij do të shënonte, sipas kritikës e opinionit të kohës, një kthesë jo vetëm për guximin qytetar e daljen jashtë klisheve ideologjike, por edhe për një formë të re në skenën shqiptare, që u shpreh prej interesit të madh të publikut e tronditjes që krijoi.

 Ka firmën e tij regjia e shfaqjes “Zgjimi” e Kostantino Markos, që u ndoq me interes prej publikut në vitin 1992, sepse sillte në skenë në menyrë të gjetur e artistike luftën për pushtet të asaj kohe. 

Për të ka shkruar shtypi italian e portugez. 

Ka marrë pjesë në rreth pesëmbëdhjetë filma shqiptarë si “Dollia e dasmës sime”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Nusja”, “Dora e ngrohtë”, “Ballë për ballë”, “Vendimi”, “Muri i gjallë”, “Koha nuk pret” etj Prej vitit 1980 deri 1992 ka qenë petagog i jashtëm në Akademinë e Arteve për lëndët e mjeshtërisë së aktorit, të folurit skenik e regjise. 

Ka bashkëpunuar me radion, televizionin, gazeta e revista, si autor dramatizimesh, artikujsh. Në gusht të vitit 1990 është mes dyzet intelektualëve më të njohur të vendit në takimin me ish presidentin Alia.

 Përfaqësues i studentëve e profesorëve në takimin e dhjetorit të vitit 1990 për të kërkuar pluralizmin politik, që shënoi ndryshimin e Shqipërisë.

Periudha italiane.

Më 1992 transferohet në Itali i ftuar prej shtetit italian. Në vitet 1993- 1994 ka marrë pjesë në xhirime të disa dokumentarëve, të kryera prej “Ipotesi Cinema” (Shkolla kinematografike e regjisorit të njohur, fitues i Kanës, Ermano Olmi), në cilësinë e asistent regjisorit. Në vitin 1994 në cilësinë e skenaristit e regjisorit, ka realizza dokumentarin “Guardando al ritorno” (Duke parë rikthimin), pjesëmarrës në MedFilm’96 Festival në Romë. 


Dokumentari është projektuar në shumë shkolla e universitete italiane, duke u kthyer në objekt diskutimesh. Në 1995 ka përzgjedhur, përkthyer , ka bërë regjinë e interpretuar poezi e prozë të Ismail Kadaresë në shfaqjen “Tabir Sarai” prodhuar prej tij në bashkëpunim me teatrin Fantaghiro të Padovës. Shfaqja eshtë prezantuar në qytete të ndryshme italiane dhe ka marrë vlerësimin e kritikut e autorit të dhjetë librave për teatrin, Antonio Attisani.

Në vitin 1996 është protagonist i shfaqjes “Migranti” të Marco Balliani, në rolin e Kapitenit (Uliksit) prodhuar nga ETI (Enti Teatral Italian) i shfaqur në teatrot më të njohura e më e rëndësishme të Italisë Teatro Vale në Romë, Pergola Firenze, Piccolo Milano (Teatri i Giorgio Strehler), Mercadante Napoli, Tosse Genova, Kismet Bari, Torino, Parma, Peruggia, Modena, Reggio Emilia etj. Shfaqja ka fituar Cmimin Kombëtar, të akorduar prej presidendit të Republikës Italiane.

 Në vitet 2000 deri 2008 ka marrë pjesë në telefilmin “Un posto al sole (Një vend në diell). Prodhuar e trasmetuar nga RAI dhe më e ndjekura në Itali prej vitesh, e cila i ka dhënë njohje për publikun e gjërë. Në 2001 ka realizuar filmin me metrazh të shkurtër “Domenica delle palme” (E djela e palmave) prodhuar e trasmetuar nga Tele+ njëkohësisht në njëzetetre vende Europiane dhe pjesëmarres në Torino Film Festival. 

Në vitin 2005 ka fituar Cmimin e Madh (Grand Prix) si aktori më i mirë protagonist në Tanger Mediterranean Short Fil Festival, me filmin “Luleborë” të R.Budinës Ka marrë pjesë në Filmin “Tickets” të regjisorit të njohur, fitues i Kanës, Ken Loach, pjesëmarrës në Festivalin e Berlinit në vitin 2005. Ka interpretuar në filmin e Carlo Vanzina “Ecceziunale veramente 2” (E jashtëzakonëshme me të vërtetë 2”) përkrah aktorëve Diego Abbatantuono, Sabrina Ferilli etj. 

Ka bashkëpunuar me aktorët e njohur të teatrit e kinemasë italiane Flavio Bucci, Ennio Fantastichini, Marzio Onorato, Marina Tagliaferri, Riccardo Polizzy Carbonelli. Masterklas në universitet Oxford(U.K), Brawn University (U.S.A), Richmond University (U.S.A), Sapienza (Roma) Cà Foscari (Venezia) Università di Padova. Pesë studentë të Universiteteve të Milanos, Venezias e Padovës kanë mbrojtur diplomat universitare mbi krijimtarinë e jetën e Edmond Budinës.

 Në vitin 2003 u shfaq në kinematë e Italisë filmi i tij me metrazh të gjatë “Letra ere”, i realizuar me financimin e Ministrisë Italiane të Kulturës, prodhuar nga Asp e Donatella Palermo dhe i shpërndarë nga prestigjozja Lucky Red.

 Filmi është shpërndarë edhe në Austri e Gjermani. Eshtë transmetuar nga Sky Tv.

 Eshtë i pari film i një regjisori shqiptar i shfaqur ne sallat e kinemasë jashtë Shqipërise dhe i transmetuar nga një televizion kaq prestigjoz. Filmi ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar çmime si filmi më i mirë, skenari më i mirë, midis të cilave edhe Cmimin e Kinemasë Cilësore prej Ministrisë Italianë të Kulturës, nga një juri e përbërë prej intelektualëve më të shquar italianë dhe përkrah regjisorëve të njohur Ermano Olmi, Giuseppe Tornatore, Gabriele salvatores. 

Më 2011 ka realizuar filmin “Ballkan Pazar”, një bashkëprodhim shqiptaro italian (prodhuar nga Era film e Mediaplex Italia) i financuar prej QKK dhe Ministrisë Italiane të Kulturës, i shpërndarë në kinematë italiane prej Mediaplex. DVD e filmit është shpërndarë prej Cechi - Gori group, shoqeria më e rëndësishme e home video në Itali. 

Vazhdon të jetë në qarkullim edhe sot në videotekat e libraritë e Feltrinelit, nëpër gjithë Italinë. I vetmi film shqiptar i shpërndarë DVD, jashtë Shqipërisë. Filmat “Letra ere” e “Ballkan Pazar” bëjnë pjesë në listën e filmave cilësorë të kinemasë italiane dhe vazhdojnë të shfaqen në sallat e “Cinema d’essai” Kanë hyrë në fjalorin e njohur të filmit “Il Morandini”. 

Gazetat më të rëndësishme e kritika italiane ka shkruar gjerësisht për filmat “Letra ere” e “Ballkan Pazar”, deri dhe prestigjiozja amerikane Varaity, që konsiderohet si “Bibla” e kinemasë botërore e po ashtu edhe Washington Post. 

Së fundi ka marrë pjesë në filmin zvicerian të Eric Bernasconi “Fuori mira” (Jashtë shënjestre) prodhuar nga Ventura film dhe në filmin televiziv “La vita di Oriana Fallaci” (Jeta e Oriana Falaçit) me regji të Marco Turco, prodhuar nga Rai e Fandango, të cilët janë ende në fazën e postproduksionit. Eshtë drejtues i shtëpisë kinematografike A.B Film.



Regjisori Edmond Budina i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se është dhunuar brutalisht dhe dhuna ndaj tij ishte ushtruar kur nuk kishte kamera.



Budina tha se e kanë goditur kur mungonin kamerat, kurse shtoi se ndër të tjera janë goditur edhe gratë.


“Kam qenë në vitin 1991 në protesta dhe ka pasur letra kërcënimi, por askush nuk ka vënë dorë. Sido të ishte, dorë nuk ka vënë njeri. Për çdonjërin nga ne ishin 3-4 policë. A thua se ne ishim trafikant droge, a ishim ata që merren me Toyota Yarisa ata që vjedhin paratë publike.

Policët ndoqën në fakt një metodë të sofistikuar. Ne ishim 40 vetë gati, ndërsa ata ishin afër 200. Ishim shumë më pak. Ata përfituan se nuk kishte kamera dhe më goditën. Edhe gratë i kapën e i hodhën këtej sikur të ishin lecka. E gjitha kjo nuk u kap nga kamerat. Të të marrin në atë formë është e tmerrshme. Jam tronditur tej mase”, tha Budina.


Robert Budina i drejtohet policit: Ti po mbron mafiozin, unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu


Polici: Të lutem vazhdo

Robert Budina: Unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu

Polici: Të lutem zotëri

Robert Budina: Ti po mbron bukën e gojës, por me ne do marrësh më shumë. Do marrësh edhe një dinjitet, nuk do marrësh vetëm bukën e gojës.

Ne duam vetëm të shohim çfarë po ndodh me Teatrin Kombetar (TK), asgjë më shumë. Keni ardhur këtu pa asnjë urdhër, pa asnjë dokument.

Budina u drejtohet gazetarëve: I kemi kërkuar dokumentat pse vjen policia. Sepse policia duhe të vijë këtu vetëm në objekte të rëndësisë së veçantë dhe ky nuk është objekt i rëndësisë së veçantë. Kanë ardhur të na provokojnë, kanë ardhur të mbrojnë ‘me demek’ punëtorët e TK.

Gazetarja: Ju i njihni personat që u futën brenda?

Robert Budina: Është vetëm drejtori organizativ i TK. Të gjithë të tjerët që janë futur brenda janë të paligjshëm, nuk janë punonjës të TK dhe nëse u futën ata punëtorët që i kanë marrë për bukën e gojës, ne duhet të futemi brenda. Jemi njëlloj si ata.

Pse këta punëtorët e tjerë u lejuan mor zoti polic dhe ne nuk u lejuam? Ata ishin si ne, nuk janë punëtorë të TK.

Pra, ju e shihni që nuk e kanë një përgjigje dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, përveçse të kuptojmë se çfarë po ndodh në TK. Çfarë po bëjnë zotërinjtë që janë futur brenda, që nuk janë punonjës të TK?

Po vënë bomba për ta djegur, siç dogjën atë tek Bashkia?

Do shkaktojnë ndonjë skandal? Çfarë është kjo punë?

Dhe kanë marrë njerëz që i përdorin si ‘mish për top’. Si ‘mish për top’ janë sot zotërinjtë policë, si ‘mish për top’ janë punëtorët e shkretë për ‘bukën e gojës’ dhe ne duam të kuptojmë se çfarë po ndodh. Këta nuk na lënë të futemi brenda.

Gazetarja: Z. Budina jeni pa këpucë dhe me bluze të grisur. U ushtrua dhunë?

Robert Budina: Jam pa këpucë, se m’i hoqën këpucët. U ushtrua dhunë, patjetër që u ushtrua dhunë. Është dikush që më vjen gjithmonë nga mbrapa dhe më ngre dhe ikën. Më thotë : “Nuk kam ikur” nja katër herë. Më grisës, më kapën, më shtynë…pak rëndësi ka, grisja nuk është asgjë para demokracisë, ia lejojmë vetes edhe ndonjë thyerje eshtrash, nuk ka problem.

Gazetarja: Z.Budina doni të hyni brenda?

Robert Budina: Duam të hyjmë brenda të shohim se çfarë po ndodh me TK, asgjë më shumë. Dhe kush janë njerëzit që janë futur? Janë sabotatorë sepse, duke patur parasys që këta duan ta shembin TK, këta mund të bëjnë edhe ndonjë ‘incident’. T’i vënë flakën nga brenda, sikur ra, sikur e dogjëm ne, kështu që, ne duam të kuptojmë kush janë këta njerëz, që nuk janë punonjës të TK që janë futur brenda.

Gazetarja: Sa kohë ka që nuk futeni në TK?

Robert Budina: Që kur është mbyllur vjet, ndërkohë që nuk ka një dokument që tregon se është jashtë funksioni TK. Është brenda funksionit, kanë ikur vetëm me urdhër. Drejtori i TK që ka ikur vetëm si rezultat i urdhrit të kryeministrit një ditë do të mbajë përgjegjësi pse e ka spostuar trupën atje sepse kjo nuk përbën rrezik. Nuk ka asnjë dokument nga Instituti i Ndërtimit që kjo nuk është në gjendje të mirë. Kjo është në gjendje të mirë.

Gazetarja: Ka materiale brenda që mund t’u nevojiten tek Art Turbina?

Robert Budina: U nevojiten vetëm skenografitë, rekuizitat. Pjesa tjetër: ndriçimi, karriget, janë aty dhe nëse lëvizin ato do të thotë që TK bëhet gati për t’u shembur.

Gazetarja: Ju shohim pa këpucë z.Budina

Robert Budina: Po m’i morën policët këpucët edhe më grisën policët edhe neve tani do grisim shtetin që ta shpëtojmë shqiptarin nga kjo dhunë, por janë të dorëzuar. Pavarësisht se na shtyjnë, janë të dorëzuar.

Ne po i ruajmë policët, janë vëllezërit tanë, por faktikisht shteti po i përdor për ‘mish për top’ dhe ju e shihni që ata janë jo me mjetet e nevojshme.

Gazetarja: Do bëni rezistencë?

Robert Budina: Patjetër që do bëjmë rezistencë dhe kjo nuk ka dyshim. Nuk ka dyshim, sepse kjo është kalaja e fundit e demokracisë. Ju e kuptoni që ata kanë marrë çdo gjë.

Flori Bruqi

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...