2019-07-30

“Kjo është “sëmundja e guvernatorit”Luigi Soreca

Ish-kryeministri shqiptar Prof.dr. Sali Berisha ka qenë i ashpër ndaj ambasadorit të BE-së, në Tiranë Luigi Soreca në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për Teatrin Kombëtar. 


Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha thekson se me deklaratën e tij në krah të qeverise, ambasadori Soreca ndër të tjera kërkonte të neutralizonte dhëmb për dhëmb deklaratën e sekretarit te përgjithshëm të OSBE-së, i cili kërkoi që për këtë çështje të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Berisha shkon edhe më tej teksa thotë se në Shqipëri është shfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila ka sëmurur për fat të keq ndonjë ambasador.
Rezultate imazhesh për Luigi Soreca

Luigi Soreca

“Kjo është “sëmundja e guvernatorit”, e cila iu ka kushtuar shqiptareve tepër shtrenjte se paku katër vite vendnumëro në procesin e hapjes se negociatave dhe ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë në Evrope.

 Kjo natyrisht jo nga ambasadoret por nga vet qeveritaret shqiptare të mbrojtur nga guvernatorët. Por sindroma e guvernatorit dhe pasojat dramatike te saj tek qytetaret e thjeshte shqiptare nuk jane objekt i ketij shkrimi”, shkruan Berisha.



Ambasadori i Delegacionit europian në Tiranë Luigi Soreca tha të hënën se i takon autoriteteve shqiptare të vendosin nëse duhet apo jo një teatër i ri, por se për Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që të ketë një garë të hapur dhe me kritere transparente, për zhvillimin e projektit.

Në fakt, vitin e kaluar qeveria kaloi një ligj të posaçëm i cili i njihte të drejtën kompanisë private FUSHA që të ndërtonte me fondet e saj një godinë të re Teatri, sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingel. Në këmbim, kompanisë, i lejohej ndërtimi i disa pallateteve shumëkatëshe në zonën rreth e qark në zemër të Tiranës.

Ishte pikërisht ndërhyrja e Brukselit që detyroi shumicën që të ndërhynte në ligjin e kthyer pas nga Presidenti Ilir Meta dhe të përfshinte konceptin e garës. Qeveria për disa muaj e mbajti në sirtar zbatimin e ligjit dhe vetëm në prill nxorri vendimin për hapjen e garës nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Kompanitë e interesuara, sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, kanë afat që të paraqesin propozimet e tyre deri më datë 19 shtator, por sërish kompania FUSHA, duket se është e favorizuar në këtë garë. Ajo ka në dorë projektin e parapëlqyer të Qeverisë si dhe marrëveshjet me pronarët e tjerë që kanë sipërfaqë në këtë zonë, ndërkohë që konkurrentët e mundshëm, do të duhet të nisin gjithshka nga e para e të plotësojnë shumë nga kriteret që përmban projekti tanimë i bërë publik dhe që është në dorën e kompanisë FUSHA apo dhe të bindin pronarët e sipërfaqeve private, të cilët kanë mbyllur me kohë marrëveshjet po me kompaninë FUSHA.

Në ndërkohë, vijon debate politik, mes opozitës e cila flet për një aferë korruptive nga ana e qeverisë, dhe kësaj të fundit e Bashkisë, të cilat janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...