2019-08-04

Isa Mustafa edhe pse nuk u pa si favorit për t’u zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai megjithatë sot arriti që të rizgjedhet në krye të partisë, për mandatin e tretë radhazi.

Fotografia e Isa Mustafa


Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa për shkak të problemeve shëndetësore nuk kishte shumë aktiv në garën për lider të partisë, krahasuar me kundër kandidatët tjerë, që disa prej tyre llogariteshin edhe si favorit.

Fotografia e Isa Mustafa

“Marrëveshja sekrete Lutfi Haziri- Agim Veliu”.

Pak ditë para Kuvendit Zgjedhor, dy nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu kishin arritur në parim marrëveshjen për marrjen e timonit e LDK-së.

 Agim Veliu e Lutfi Haziri ish marrë vesh ndërmjet vete për ndarjen e dy pozitave kryesore. “Agim Veliu do të bëhej nënkryetar i LDK-së , e Lutfi Haziri kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës... 

Ata ishin të bindur se kishin së bashku hiq më pak se 200 vota!

Kjo marrëveshje , ishte mbajtur “sekret” edhe nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tyre.

 Madje, ata ishin pajtuar edhe për atë se kush do të ketë më shume “hise” ne Kryesi të LDK-së.

“Për shkak se Agim Veliu do të zgjedhej kryetar, Lutfi Hazirit do t’i takonte hise më e madhe në Kryesi të LDK-së”.

Fotografia e Isa Mustafa

Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, Agim Veliu e Lutfi Haziri duke e parë rrezikun, futën në “lojë” edhe Lutfi Zharkun nga Kaçaniku e Skender Hysenin nga Prishtina. 

Ata do të takohen në një nga restorantet “Vela” në Veternik, ku ishin të bindur se kishin së bashku 209 vota të delegatëve.

Kjo katërshe e LDK-së, te njohur edhe si “Grupi Vela”, pas takimit të zhvilluar të enjten(1.8.2019) në orët e vona të mbrëmjes, ishin të bindur se tashmë gjithçka ka përfunduar. 

Taktika e  Akademik Prof.Dr. Isa Mustafës që i mposhti Agim Veliun e Lutfi Hazirin Mirëpo, për Isa Mustafën “Loja "maca-miu" ” vetëm sa kishte filluar.

Profesori i nderuar Isa Mustafa me t’u kthyer nga Gjermania pas kontrolleve shëndetësore, ishte “aktivizuar”. 

Ai para vetes kishte vetëm 7 ditë kohë, për ta rimarrë LDK-në ....

Ishte ditë e shtunë, kur u kthye nga Gjermania, saktësisht një javë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. 

Për disa ditë radhazi mblodhi kryesinë e ngushtë  të LDK-së dhe kryesinë e LDK-së 



Fotografia e Isa Mustafa

“Isa Mustafa i testoi kundërkandidatët edhe përket taktikës së tij se po tërhiqet nga gara zgjedhore, duke ua ‘blerë’ strategjinë e secilit kundërshtar”.

Dita vendimtare, ishte dita e premte(2.8.2019), kur edhe kishte arritur që të merrte informatat e plota për secilin kundër-kandidat. 

Fotografia e Isa Mustafa

Më saktësisht, vetëm pak orë para mbajtjes së Kuvendit, gjegjësisht të premten në mbrëmje(2.8.2019), Isa Mustafa arrin që përfundimisht t’i eliminoj nga gara kundërkandidatët.

Duke e ditur për marrëveshjen “sekrete”Lutfi  Haziri-Agim  Veliu, Isa Mustafa u thotë shumë qartë: “Nëse s’kemi marrëveshje, atëherë unë e mbështes Prof.Dr. Vjosa Osmanin”.

Fotografia e Isa Mustafa

Ky "kërcënim"i Isa Mustafës në njërën anë, dhe në anën tjetër, ‘nxitja’ që i bëri tre kryetarëve të degëve të LDK-së , Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Muharrem Svarqa, të dalin kundër Agim Veliut, dha efekt. 

“Pas kësaj taktike të Isa Mustafës, dorëzohen Lutfi Haziri e Agim Veliu”.

Fotografia e Isa Mustafa

Si e “menaxhoi” Isa Mustafa, Vjosa Osmanin 

Femra më e votuar në LDK,Prof.Dr. Vjosa Osmani përkundër që kishte paralajmëruar se do të kandidoj për kryetare të partisë, ajo ne fund u tërhoq. 

Madje, u pa e lumtur me Isa Mustafën, menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të IX zgjedhor të partisë.

Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa e ka afruar Prof.Dr.Vjosa Osmanin, duke e paralajmëruar se nëse në krye të LDK-së vjen Agim Veliu, atëherë pozicioni i saj do të rrezikohet.

Fotografia e Isa Mustafa

“Isa Mustafa e ka paralajmëruar Prof.Dr.Vjosa Osmanin se nëse ai i humb zgjedhjet, dhe nëse realizohet marrëveshja sekrete Agim Veliu- Lutfi Haziri, atëherë do të rrezikohet pozicioni i saj në LDK”...

Prof.Dr.Fatmir Sejdiu nuk u dorëzua, por nuk e kaloi pragunFatmir Sjediu, dikur president i Kosovës dhe kryetar i LDK-së i kishte hyrë seriozisht gatës për kryetar partie.

Përkundër që nuk u dorëzua, ai nuk arriti që t’i marrë 50+1 % të delegatëve për ta konfirmuar kandidaturën, duke marrë vetëm 78 vota nga 355 delegatë, sa ka gjithsejtë Kuvendi Zgjedhor.

Prof.Dr.Fatmir Sejdiu kishte kërkuar që të ndyshohet ky rregull statutor, por që nuk e miratoi Kuvendi i LDK-së.

Fotografia e Isa Mustafa

Komisioni që e udhëheq Kuvendin Zgjedhor brenda LDK-së, ka nominuar Isa Mustafën dhe Fatmir Sejdiun, për të hyrë në garë për kreun e partisë.

Pas hedhjes në votim, Fatmir Sejdiu nuk ka arritur që ti merr votat e mjaftueshme për të qenë kandidat për kryetar.

Sejdiu ka arritur që ti merr 78 vota për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

Fotografia e Isa Mustafa

Gjunjëzimi i “Grupit Vela” përballë Isa Mustafës – Drejt humbjes edhe të Kandidatit për Kryeministër

Dy nga njerëzit më të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e Agim Veliu, me mbështetje edhe të Lutfi Zharkut, tashmë të njohur edhe si “Grupi  Vela”, sot u dorëzuan përfundimisht përballë Akademikut tonë Isa Mustafa. 

Edhe pse për muaj të tërë ishin përgatitur për ta marrë timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës i janë dashur vetëm pak ditë për t’i mposhtur.

Taktika e Isa Mustafës, dhe lëvizja përmes kryetarëve të disa degëve, sidomos me mbështetjen e Gazmend Muhaxherit të Pejës, Imri Ahmetit të Lipjanit dhe Muharrem Sfarqës të Ferizajit, ua prishi krejt kalkulimet “Grupit Vela”.


Fotografia e Isa Mustafa

Përkundër “Grupi Vela” kishin marrëveshje, ku kryetari i Podujevës- Agim Veliu do të zgjidhej kryetar partie e kryetari i Gjilanit- Lutfi Haziri do të ishte kandidat për kryeministër, presioni nga Muhaxheri, Sfarqa e Ahmeti, ka bërë që ata të tërhiqen.

“Lutfi Haziri, Agim Veliu e Lutfi Zharku pretendonin se kishin 209 vota, ata ditën e premte kishin frikë që të garonin dhe janë tërhequr, duke i hapur kështu rrugë Isa Mustafës”.

Fotografia e Isa Mustafa


Ndërkohë, sipas këtyre burimeve përkundër që “Grupi Vela” mendojnë që kanë marrëveshje me Isa Mustafën, dhe do ta kenë kandidatin për kryeministër, megjithatë ende nuk kanë asgjë të sigurtë.

“Ende nuk dihet asgjë. Edhe pse është përfolur se Lutfi Haziri mund të jetë kandidat për kryeministër, ende nuk ka asgjë të sigurt. 

Isa Mustafa, mund të bëjë kompromis ta ri për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ky burim.

 Edhe pse “Grupi Vela” janë të bindur se Haziri do të jetë kandidati për kryeministër.

Fotografia e Isa Mustafa

“Isa Mustafa do ta shfrytëzojë frymën brenda partisë për Vjosa Osmanin, për ta nxjerr nga loja Lutfi Hazirin”, tha ky burim.

Në anën tjetër kryetari i rizgjedhur i LDK-së Isa Mustafa, pas përfundimit të Kuvendit zgjedhor tha se nuk ka nuk ka pasur vullnetin të kandidojë vetë, por ka dëgjuar vullnetin e shumicës.

“Ku kemi biseduar me bashkëpunëtorë kemi thënë se çdonjëri ka dëshirë që të garojë.

Fotografia e Isa Mustafa

 Askush askujt nuk i ka thënë që të tërhiqet nga procesi. 

Nuk ka qenë vullnet i imi që ta marrë këtë rol por të tjerët kanë kërkuar dhe ma kanë besuar dhe unë e vlerësoj besimin e tyre”, ka deklaru Akademiku i mirënjohur Prof.Dr.Isa Mustafa.

Fotografia e Isa Mustafa

Ndërkaq numri dy i LDK-së Lutfi Haziri, i përfolur si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër si pjesë e marrëveshjes politike të arritur brenda kësaj partie, por Lutfi Haziri nuk ka dashur të komentojë këtë gjë.

Fotografia e Isa Mustafa

“Prej sot e tutje, LDK-ja del me politika përgatitore për t’u përballë me zgjedhjet e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.




****




Isa Mustafa u lind më 15 maj 1951 në Prapashticë, Komuna e Prishtinës. Është i martuar, ka një vajzë dhe dy djem. Jeton në Prishtinë, ku ka kryer shkollimin fillor, atë të mesëm dhe Fakultetin Ekonomik.

Ka magjistruar në shkencat organizative – Menaxhmenti Financiar dhe ka doktoruar në ekonomi, në fushën e Lidershipit të bizneseve. Është profesor në Universitetin e Prishtinës, në modulet e Mikroekonomisë dhe Menaxhmentit Financiar.

Është zgjedhur Kryetar i Komunës së Prishtinës, në dhjetor të vitit 2007 dhe në nëntor të vitit 2009.

 Punën dhe ekspertizën profesionale e ka filluar në vitin 1974, në Universitetin e Prishtinës.

 Ndërohë ka qenë edhe kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës (1984-1988), drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës dhe Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës (1991-1999). 

Pas luftës është angazhuar kryesisht në punën shkencore dhe hulumtuese në Institutin Riinvest dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

 Ka qenë kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës “Dardania”, anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës së Re të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit Amerikan në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës.

 Një kohë ka qenë edhe Këshilltar i Lartë i Presidentit të Republikës së Kosovës. Në kuadër të programeve të bashkëpunimit dhe ngritjes profesionale e shkencore ka qëndruar disa herë në universitete të huaja.

Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në disa projekte vendëse dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikat fiskale, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal.

 Ka botuar disa tekste universitare, tekste për shkolla të mesme si dhe punime të tjera shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit. 

Ka qenë aktivisht i angazhuar në grupet e ekspertëve në bisedimet e Vjenës për statusin përfundimtar të Kosovës.

Në periudhën e viteve 1990-1999, pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, është ndjekur nga regjimi serb dhe ka qëndruar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Slloveni dhe Kroaci, ku si ministër i Ekonomisë dhe Financave ka qenë njëri nga ideatorët dhe themeluesit e “Sistemit të Financimit të Republikës së Kosovës”, i cili falë mbështetjes së bashkatdhetarëve dhe popullit të Kosovës arriti të sigurojë mbijetesën në Kosovë, funksionimin e arsimit dhe mbështetjen e rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare.

 Prej Kuvendit të Gjashtë të LDK-së ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe ishte Kryeministër i Republikës së Kosovës.


Me 3 gusht  2019 është zgjedhur me aklamacion për herë të 3 -të Kryetar   i Lidhjes Demokrarike të Kosovës.

Isa Mustafa është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...