2019-08-04

Kur idetë e Serbisë për Dialogun vijnë me plis kosovar


Shaban Murati.jpg

Nga Shaban Murati(ish diplomat)

Vështirë të gjesh një shtet si Kosova, ku edhe pas çlirimit të vendit partitë dhe qeveritë, qoftë ata që luftuan, qoftë ata që nuk luftuan, të duan të qeveriset njësoj dhe me drejtuesit e kohës së pushtimit nga Serbia.

Nuk shpjegohet ndryshe fenomeni që udhëheqësit politikë të qeverive të pas çlirimit, morën si me urdhër këshilltarë në kabinetet e tyre funksionarët më të lartë të qeverisjes të kohës së pushtimit nga Serbia, madje i dhanë mandatin e kryetarit të qeverisë një kryeministri të kohës së pushtimit nga Serbia, duke çvleftësuar çlirimin dhe shtetësinë.

Ndaj nuk duhet të habiteni kur idetë dhe tezat e Serbisë për dialogun dhe për marrëveshjen përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, na vijnë sot me plis kosovar.

Shaban Murati , është diplomat karriere dhe gazetar.

Autor i shumë librave , shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

Botime

Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë - 2004

Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) - 2007

Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik - 2009

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan - 2009

Hije në diplomacinë shqiptare - 2012

Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit - 2013

Rusia ballkanike - 2014

Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare - 2016

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...