2019-08-10

Presidenti i Kuvendit shqiptar zt. Gramos Ruçi falenderon Republikën e Serbisë!

Postieri i Serbisë- Gramos Ruçi


Në faqen e djeshme zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë që administrohet sigurisht nga Kryesia e Kuvendit, shënohet: Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi zhvillon një takim me homologen serbe znj. Maja Gojkovic. 

Poshtë titullit, informacioni vijon në ligjëratë të drejtë: “Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falënderimi Kryetares së Parlamentit të Serbisë, Znj. Maja Gojkovic me rastin e krijimit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. “Me kënaqësi mora lajmin për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë.

 Gjej rastin t’Jufalënderoj për këtë iniciativë dhe t’i uroj Grupit të Miqësisë një veprimtari të frytshme, në përmbushjen e misionit të tij. Dëshiroj gjithashtu t’Ju informoj se në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë funksionon prej vitesh Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Serbi, i cili ka kontribuuar në zgjerimin e kontakteve dhe të bashkëpunimit ndërparlamentar.

 Grupet Parlamentare të Miqësisë përbëjnë një mundësi më shumë për intensifikimin e marrëdhënieve midis institucioneve të të dyja vendeve tona dhe kontakteve e miqësisë midis qytetarëve që ne përfaqësojmë. Shpreh bindjen time se bashkëpunimi vizionar dhe i sinqertë midis Shqipërisë dhe Serbisë do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për prosperitetin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkruhet në letrën e falënderimit të Kryetarit të Kuvendit GramozRuçi, dërguar Kryetares së Parlamentit të Serbisë Maja Gojkovic”. (Shih faqja zyrtare e Kuvendit tëShqipërisë).


Vini re ndryshimin:

Përjashtuar titullin i gjithë informacioni është vetëm një letër me “bla,bla,bla…”që Gramozi i ka dërguar homologes serbe, thua se bëhet fjalë për një korrespondencë të thjeshtë zyrtare. Dhe nuk do të ishte keq nëse do të ishte një korrespondencë e tillë derisa është e vërtetë. Por kur të bashkohet kumti i titullit me atë të tekstit, zbulon se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë paska shkuar vetë në Beograd. Dhe sipas shënimit zyrtar të Kuvendit, vetëm për t’içuar një letër homologes serbe. As më pak as më shumë po Ruçi ka shkuar në Beograd si një postier i letrës së shkruar në Tiranë.

Ndërsa asnjë fjalë, asnjë informacion lidhur me agjendën, protokollin, grupin që shoqëronte Kryetarin, emrat. Grupi pritës takimet e tjera me personalitete apo personazhe të jetës politike a parlamentare serbe, përveç “shoqatës”. Tematika, opinionet e palëve, për problematikat e rajonit, dy vendeve dhe për shtetin e Kosovës, të cilat duhet me qenë naivë të mendosh se nuk janë diskutuar.

Nga ana tjetër, bën shumë përshtypje se vetëm tek-tuk ndonjë media e ka cekur me tre katër rreshta si një informacion periferik. Ndoshta për të respektuar “autocensurën” e vetë medias parlamentare pra faqes së Kuvendit, kush e merr vesh. Po ajo që mungon është shkaku për të cilën ekzistojnë mediat në një shtet, hulumtimi, informimi.

Sipas territ zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë Kryetari i Legjislativit shqiptar ka shkuar në Beograd me çu një letër, si postier i thjeshtë, pastaj postierin atje e kanë vënë ta lexojë vetë letrën.

Me të lexuar letrën me falënderimet e radhës për “grupin serb të miqësisë”,postieri, njëkohësisht letërshkruesi, po dhe Kryetar i Kuvendit, është kthyer në Tiranë. Të vjen me qesh dhimbshëm, po kështu janë kullundrisur punët e shtetit që duan rilindasit, si me qa, si me qesh, njësoj është.


 Serbia krijon grupin parlamentar të miqësisë me Shqipërinë

Në Parlamentin e Serbisë është krijua Grupi i Miqësisë me Shqipërinë në Asamlenë Kombëtare të Serbisë. Në kuadër të krijimit të këtij grupi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër falenderuese homologes së tij në Serbi, Maja Gojokoviç.

Ruçi në letrën falenderuese shkruan se Grupet Parlamentare të Miqësisë si ky si u krijua, promotorë të zhvillimit e progresit. Më pas Ruçi shkruan se bashkëpunimi i sinqertë Shqipëri-Serbi garanton stabilitetin për rajonin.




Letra e plotë e Ruçit:

“Me kënaqësi mora lajmin për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Gjej rastin t’Ju falenderoj për këtë inisiativë dhe t’i uroj Grupit të Miqësisë një veprimtari të frytshme, në përmbushjen e misionit të tij. Dëshiroj gjithashtu t’Ju informoj se në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë funksionon prej vitesh Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Serbi, i cili ka kontribuuar në zgjerimin e kontakteve dhe të bashkëpunimit ndërparlamentar. Grupet Parlamentare të Miqësisë përbëjnë një mundësi më shumë për intensifikimin e marrëdhënieve midis institucioneve të të dy vendeve tona dhe kontakteve e miqësisë midis qytetarëve që ne përfaqësojmë. Shpreh bindjen time se bashkëpunimi vizionar dhe i sinqertë midis Shqipërisë dhe Serbisë do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për prosperitetin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.”, shkruhet në letrën e falenderimit të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, dërguar Kryetares së Parlamentit të Serbisë Maja Gojković.”


Kush është Gramos Ruçi ?

Gramoz Ruçi u lind në Salari, në rrethin e Tepelenës, më 6 dhjetor 1951.

 Më 1969 - 1971 ndoqi Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, më 1972 - 1974 shërbeu në Gardën e Republikës Popullore të Shqipërisë.

 Më 1975 - 1977 ndoqi Institutin e Lartë Pedagogjik në Gjirokastër, më 1979 - 1981 ndoqi studimet në shkollën e partisë "V. I. Lenin" në Tiranë.

Më 1982 - 1986 qe sekretar i këshillit popullor në Progonat, dhe më 1986 - 1989 qe sekretar partie në rrethin e Tepelenës.

 Më 1990 - 1991 sekretar i parë i Partisë së Punës në Tepelenë.

Më 1991 pasoi Hekuran Isain në zyrën e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë Nano, po atë vit kryetar i Komitetit të Sigurimit.

 Sipas drejtorit të mëvonshëm të shërbimit sekret, Bashkim Gazidede, në periudhën 1991-92 kur shërbimi sekret ishte ende i inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qenë zhdukur mbi 10 mijë dosje me firmën e ministrit Ruçi.


Më 1991 - 1996 dhe 1999 - 2005 sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. 

Nga qershori i 1996 deri në qershor 1997 qe emigrant në Greqi. 

Më 1998 - 1999 qe sekretar organizativ dhe kryetar i grupit kuvendor të PS-së, më 2009 kryetar i grupit po ashtu.



 Gramoz Ruçi, simboli i komunizmit në krye të Kuvendit. Serbia e Mali i Zi në BE, Shqipëria …



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur austriake, ‘Der Standard’.

Ai ka thënë për gazetaren Adelheid Woelfl se Bashkimi Europian nuk po tregohet i ndershëm me Shqipërinë, pasi nuk po hap negociatat.

“Është sikur të na thuash: Duam të martohemi, por nuk flasim për martesë,” tha Rama.

I pyetur nga gazetarja se përse presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker flet për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025, por nuk përmend Shqipërinë, Rama tha se nuk duhet lexuar në këtë mënyrë deklarata e tij.

Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur pasi kanë nisur negociatat.

Rama thotë për gazetaren se nuk është e vërtetë që pas Lazaratit pati më shumë plantacione droge, edhe pse gazetarja i përmend raportet që Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe se policët e përfshirë në trafik nuk po çohen përpara drejtësisë.

“Deri në vitin 2015, të gjithë deklaratat zyrtare të policisë ishin sekrete, jo publike. Ne i botuam më pas dhe kështu që njerëzit nisën të flasin më shumë për kanabisin,” tha Rama.

Veçanërisht e tensionuar ka qenë intervista e gazetares me Ramën për çështjen e Gramoz Ruçit. Ndiqeni më poshtë:

Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. A keni kryer hetime brenda Partisë Socialiste për këtë kohë?

Ka pasur një hetim gjyqësor dhe ai është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Përse duhet të hetojë tani partia? Unë jam prej kohësh drejtues i kësaj partie dhe kam qenë udhëheqës i lëvizjes antikomuniste. Partia Socialiste, që unë drejtoj, nuk ka lidhje me të kaluarën…

Edhe pse keni një ish-ministër të Brendshëm…

Që ka qenë ministër i Brendshëm në një periudhë tranzitore, pra pas kohës së revoltës. Ai ka vepruar me maturi, për shkak se si ministër i Brendshëm ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. Gjatë këtyre zgjedhjeve humbi presidenti komunist. Pjesa tjetër është e pakuptimtë, për shkak se unë nuk e kuptoj se si mund të diskutohet kjo në vitin 2017, kur ne kemi miratuar një ligj që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga periudha komuniste. Dhe ne kemi punuar me Gjermaninë për një vit për të dalë me këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe Bunk’art, në mënyrë që njerëzit të merren me të shkuarën. Ne po ashtu kemi kompensuar të gjithë ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. Dhe tani ti më flet për ish-ministrin e Brendshëm?

Po, sepse është simbol i kësaj kohe. A ka diskutime brenda partisë tuaj për këtë?

Jo, sepse partia është shkëputur nga e shkuara prej shumë kohësh. Ai nuk është simbol për asgjë, ai është vetëm objektivi i një mënyre barbare të të bërit opozitë, ku personat thjesht demonizohen. Unë jam i kënaqur që tani parlamenti po funksionon si parlament dhe jo si një klub pijanecësh- si disa muaj më parë.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...