2019-08-19

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?!


https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w



Turistët spanjollë,  të dhunuar nga pronari i një lokali në Porto Palermo, kanë filmuar sulmin e 51 -vje֛çarit ndaj tyre.

Pamjet tregojnë agresorin mbi xhamin e makinës teksa thyen atë si dhe momentet e tmerrit të përjetuar nga spanjollet e shoqëruesit e tyre.

51 vjeçari i arrestuar del nesër para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Këto janë momentet dramatike kur Mihal Kokëdhima, pronari i një lokali në plazhin e Porto Palermos, sulmon një makinë ku ndodheshin tre turistë spanjollë dhe dy shoqërues të tyre shqiptarë. Për 5 kilometër me radhë, nga Porto Palermo e deri në Qeparo, për më shumë se 6 minuta, 51 - vjeçari qëndron mbi kofanon e makinës dhe qëllon me grushte xhamin e saj për të detyruar turistët të ndalojnë. Gjithçka ka ndodhur është filmuar me celular nga njëri prej turistëve. “Filmoje, filmoje!”. E thyen xhamin dhe me duart e gjakosura arrin të kapet në kroskot, duke qëndruar ashtu për kilometra me radhë, duke kërcënuar turistët e duke injoruar thirrjet e tyre që të zbriste. Nuk trembet as kur drejtuesi i mjetit e paralajmëron se ashtu siç janë, do ta çojë në polici. “Nuk ndaloj fare, do vemi në polici”. “Në polici të vemi direkt”. Për minuta me radhë nën këtë gjendje, si në një film horror, tenton t’i mashtrojë turistët e huaj dhe shoqëruesit e tyre, duke u kërkuar ta ndalonin makinën me qëllim që të zbriste, por nuk zbret kur ata ndalojnë. Gjatë gjithë kohës, ashtu i gjakosur në duar, synon të hyjë në makinë nga xhami i përparmë i thyer dhe t’i sulmojë. “Mbaaajeee”! “Zbrit nga makina, zbrit”. Kur nuk reziston dot më, është gati të lëshohet. “Mbaje se vdiqa”. “Do zbresësh apo jo”? Drejtuesi i makinës e ndalon për ta lejuar të zbresë pa u lënduar, por Mihal Kokëdhima i sulmon sërish në fshatin Qeparo.
Shoferit i duhet të largohet me shpejtësi kur ai i vërsulet sërish mjetit. Tmerri nuk përfundon këtu. Edhe pasi Mihal Kokëdhima largohet, ai u vihet pas me makinë. Nga biseda e pushuesve të frikësuar, dëgjohet se ai mund të ketë edhe armë. “Ec, ec, ec se ka armë”. Makthi merr fund kur pushuesit i largohen disa kilometra Qeparoit dhe i drejtohen Sarandës për ta denoncuar rastin në polici. Pushuesit, ende të tronditur, i tregojnë një mikut të tyre që telefonuan për t’i kërkuar ndihmë, se 51–vjeçari Kokëdhima i kishte sulmuar për shkak se turistët spanjollë kishin shprehur rezerva për shërbimin në lokalin e tij dhe ishin ngritur nga tavolina për t’u larguar. “Na sulmoi ky, i zoti lokalit, po se vajti fliste tërë kohën dhe këta të huajt nuk donin të hanin”. Disa minuta më vonë policia e arrestoi 51-vjeçarin Mihal Kokëdhima dhe mori nga turistët edhe pamjet filmike që dokumentuan aktin e tij barbar, që jo vetëm tmerroi pushuesit e huaj, por që cenon edhe imazhin e vendit në pikun e sezonit


*****

Dhunimi i një grupi turistësh spanjollë në Himarë ka bërë jehonë në mediat e huaja. Mediat spanjolle i kanë kushtuar shumë rëndësi incidentit, ku familja Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima. Nga kërkimet në google, rezulton se Eugenio Galdón është një biznesmen i fuqishëm në Spanjë dhe ka mbajtur edhe poste në qeverinë e kryeministrit Suarez.

Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?

Eugenio Galdón Brugarolas, i lindur në 22 qershor të vitit 1950, është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në Spanjë. Ai është themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe ka qenë president i saj deri në nëntor të vitit 2018.

Galdon ka qenë shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll, Adolfo Suárez dhe ish-drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Nga viti 1983 deri në 1997, Galdón drejtoi disa nga grupet më të mëdha mediatike në Spanjë si “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE”.

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar kryesor i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro. Nga Marsi 2014, është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. Galdón është pjesë e 200 njerëzve më të pasur në Spanjë me një pasuri e cila shkon rreth 300 mln euro. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.



Media spanjolle i ka bërë jehonë videos së dhunimit nga pronari shqiptar Mihal Kokëdhima, të një familje spanjolle.

Teksa ka publikuar pamjet, media spanjolle shkruan se imazhet sesi një pronar shqiptar i një restoranti dhunon familjen spanjolle janë tronditëse.

"Familja vendosi të largohej nga restoranti pasi porosia e tyre u vonua, por duket se kjo gjë nuk u prit mirë nga pronari i restorantit.

Një familje spanjolle ka përjetuar një tmerr në Shqipëri të një akti brutal, në të ciën pronari i një restoranti vendosi ti dhunonte pasi nuk pranuan që të konsumojnë drekën.


Pronari i restorantit udhëtoi tre kilometra mbi makinën e familjes spanjolle dukei frikësuar, teksa godiste xhamin e makinës i gjakosur."- shkruan media spanjolle.



Eugenio Galdón Brugarolas (Cartagena, 22 de junio de 1950) es un empresario español, licenciado en Ciencias Económicas por la Universidad Católica de Lovaina y por la Universidad Complutense de Madrid (en ambos casos número uno de su promoción), además de Economista del Estado. Completó su formación durante medio año en la "Neederlans Economische Hoges School" de Róterdam, en los Países Bajos.1​

Galdón es el fundador de ONO y fue su presidente hasta noviembre de 2008. Entre 1973 y 1982, Galdón ocupó diversos cargos de relevancia en la Administración Pública española, entre ellos Jefe de Gabinete del Presidente del Gobierno de España. De 1983 a 1997, Galdón dirigió algunos de los mayores grupos de comunicación españoles (Cadena Ser, Grupo Prisa, Cadena COPE). Desde 1992, es presidente y accionista mayoritario de Multitel, grupo empresarial que él mismo fundó para invertir en proyectos relacionados con medios de comunicación y telecomunicaciones en España siendo ONO, vendida en marzo de 2014 a Vodafone por 7.200 millones de euros, el resultado más evidente de este esfuerzo inversor.

Desde marzo de 2014 es también presidente de la Fundación Everis y miembro del Consejo Asesor de la compañía.




No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...