Kazhani ka treguar se çfarë i ka ndodhur një mbrëmje teksa kishte vendosur që të kthehej në shtëpi në këmbë, duke mos e marrë makinën.
Më poshtë është një pjesë nga shkrimi i saj:
“Të ecësh e lumtur në qytetin për të cilin flasim gjithë ditën dhe e shohim nga makina. Minutat e para mendon se Tirana është yll, se jemi pak të fiksuar me makinën dhe fundja rrugët janë ndriçuar, Lana nuk gulçon aq si dikur dhe bliret e lulet e çelura të pranverës bëjnë punën e tyre. Papritur, ndjen se një makinë përkarshi teje ecën me marsh të parë. As tre metra larg teje është një pervers, që e di shumë mirë se gruaja që ecën në trotuar nuk do ta kthejë kokën. Por ai, që edhe provën e ka si trofe, ka një papërmbajtje që ngjan me qentë e lodhur por që ende dihasin e duan të kafshojnë, ama në fund largohen.
Është ora 11 e 34 minuta. Jo aq vonë për t’u trembur dhe përgjatë rrugës ka me shumicë kalimtarë të të gjitha moshave dhe gjinive. Je duke ecur, kur një tip vjen dhe të përplaset qëllimisht në shpatull dhe largohet.
Pyet veten: pse duhet ta bëjë një burrë këtë? Pse duhet të karambolohet me krahun tënd kur gjerësia e trotuarit tek Nëntëkatëshet ka vend të kalojë një marsh me burra e gra? Një zot e di, burrin e vetmuar, që po ta shohësh paradite mund ta marrësh edhe në punë, se duket tip normal. Akoma pa shkuar në vend rrudha e këmishës pas përplasjes, dy të tjerë, pak metra më tutje, i dëgjon tek thonë fjalë seksi por që nuk ngjajnë me seksin.
Janë dy perversë në të vërtetë, që duhet të kenë gra, të dashura, motra. Gjatë ditës me diell duhet të kenë një jetë dhe ata, kanë miq me të cilët bëjnë pushime, jetojnë në Tiranë dhe kanë jetët e tyre -po ta mendosh, pa neverinë që përhapnin duke ia zbehur natës mrekullinë e saj me ajër, blire, jasmine, kumbulla, muzikë live, pica, sufllaqe, koktejle dhe bori makinash.
Por, të mjerët, duket se janë në orarin kur kthehen nga njeri në qen. Iu lëshohen instinkteve shtazarake dhe të kujtojnë se këta, ai i Benz-it, burri që i pëlqente të karambolonte shpatulla, dy burrat që dinin më shumë fjalë të pista sesa sasinë e lekëve në kuletë; ekzistojnë edhe në Facebook, sidomos aty.
Nata dhe rrjeti e mban gjallë këtë soj. Komentojnë, shajnë, japin mend dhe flasin me siguri edhe për moral. Se ata nuk jetojnë në pyll, jetojnë në kryeqytet, kanë familje, nënë, babë, motra, të dashura, gra, shoqe, që mjerë ato bukuroshe kujt i vënë pjatën e ngrohtë përpara, kujt i falin zemrën dhe djalin në maternitet. Por, secili matet me fatin e vet dhe maniakë e perversë ka kudo.
Nertil Pëllumbi është 17-vjeçari që aksidentoi pak ditë më parë gazetarja Mira Kazhani në autostradën Tiranë-Durrës. Identiteti i të riut është bërë i ditur nga ish-kryemninistri Sali Berisha, i cili shkruan në Facebook se Pëllumbi ndodhet në gjendje kome dhe po lufton me vdekjen në reanimacionin e e Spitalit të Traumës.
Berisha akuzon policinë se në bashkëpunim me gazetaren nuk njoftuan familjarët për djalin e tyre të aksidentuar, të cilët e denoncuan të zhdukur në polici, ndërsa e kërkuan edhe në komisariatet e Tiranës. Ndërsa rastësisht, duke pyetur në Spitalin e Traumës, kanë marrë informacion se një person me tiparet e djalit të tyre ndodhej në gjendje kritike për jetën në reanimacion.
Postimi i Prof.Dr.Sali Berishës:
Miq, edhe pas 9 ditesh lufton me vdekjen ne gjendje tejet te rende, kome ne reanimacion Nertil Pellumbi, 17 vjeçari qe shtypi me rrota te para te makines ne autostrade gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani.
Per te fshehur ne menyre te shemtuar e kriminale aksidentin, asnjeri per nje jave nuk njoftoi familjaret per fatin e djalit te tyre.
Familjaret gjate javes qe shkoi kerkuan te dinin per fatin e djalit te tyre dhe pyeten ne komisariatin e narkopolicise nr 3 dhe nr 6 dhe ne drejtorine e narkopolicse por nuk moren asnje informacion per te riun, femijen e tyre qe luftonte me vdekjen ne reanimacionin e spitalit te traumes.
Te premten qe kaloi ata bene denoncimin ne narkopolici per djalin e tyre si te humbur. Vetem diten e shtune duke pyetur me te njohur ne Spitalin e Traumes ata arriten te gjejne njeruin e tyre ne gjendje tejet te rende. Familjaret akuzojne Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota te para dhe ne gjendje te dehur djalin e tyre.
Deri diten e shtune ne reanimacionin e Spitalit nuk ka pyetur per gjendjen e 17 vjeçarit ne kome asnje person nga policia, gazetar apo njeri tjeter.
Miq, ketu me poshte ne mesazhet e dhimbshme te familjarit te 17 vjecarit Nertil Pellumbi, zinxhirin e qendrimeve kriminale ndaj ketij aksidenti nga narko policia, vet autorja e aksidentit, rrethi i saj etj. sb
Pershendetje zoti berisha, une jam familjar te djalit te aksidentuar policia u mudua ta feshe njegjarjen ne autostrad te gazetares mira kazani po fal miqve te mi muda ta zbuloj ku nedidhe djali eshte 17 vejecar
Ku nedodhet djali xhaxhajt tim shekova ne polici askush nuk na teregonte per te dhe sot akom nuk ka ardhur kush te iteresinet per te mira kazani ka qen ne durres per derk dhe ka qen tap ne alkol.
Nertil pellumbi quet djali qe u mebajt i feshet Nedodhet ne spital ne gjendje te rende une te peremt shekova te komisarjati numr 3 pyta dhe me than nuk dim gje mora ne tel 112dhe i pyta shekova vet ne drejtori bashk me babain e nertilit se te jemen nuk e ka dhe pytm as aty nuk dinen gje ne komisarjati 2dhe 6 ase ketu nuk dinin gje pastaj bem denocim per te humbur ne komisarjatin numer tre dhe te shunen e gjetm ne permjet miqve ton qe punojn ne spitalin ushtarak
Pyi babaj netilit dhe ata i than qe duro pak sa te felasim me mejekun e remulacjinit qe te japim pergjigje dhe i than ajde shikoje esht nje i pa idedifikuar shikoje mis esh ai
She keshtu e e gjetm ne permjet miqve ton as kush nuk ka ardhur akoma te iteresijet per gjendjen e tij as policia as njedo nje gazetar po qe esht ne dieni per kete negjarje e di i gjith shteti dhe jan te meezitur shum se i esht prishur mira kazanit makin dhe nuk ka me ca i shtyp tani perotestusit
No comments:
Post a Comment