Kryekriminelet serb në krye të shtetit edhe në shekullin XXI


Ministri i Mbrojtjes i i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se pas shumë kohësh Serbia e ka një president i cili do të luftojë për Kosovën dhe i cili ka fuqi të përballet me situatën e vështirë, raporton Tanjug.“Vuçiq do të luftojë”, tha Vulin duke u përgjigjur në pyetjen se sa e vështirë është për Serbinë situata aktuale në raport me Kosovën dhe se a do të mund Serbia të nxjerr më të mirën nga kjo situatë.“Serbia është në një pozitë shumë të vështirë, përballë forcave të mëdha që kërkojnë nga Serbia ta justifikojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare nga ana e tyre”, pohoi Vulin, duke shtuar se Serbia tash e ka një president që ka guximin të përballet me këto sfida.




Presidenti serb zt.Aleksander Vuciq, është politikani më i fuqishëm i Serbisë, dikur kishte shërbyer si kamarier  i  Prof.Dr. Vojsllav Sheshelit  dhe ministër i informacionit  të presidentit serb zt.Sllobodan Millosheviq.



 Gjatë luftës kishte mbajtur edhe pozitën e Ministrit të Informatave dhe kishte udhëhequr propagandën e Serbisë në Kosovë. Pas rënies së Milloshevicit dhe Sheshelit, nxënësi i tyre, arriti të rikthehet në politikë dhe të bëhet edhe President i Serbisë.

Presidenti i serbisë zt. Aleksandër  Vuciq, aktualisht në Serbi, kontrollon gjithçka. Udhëheq Shtetin ,Kontrollon  Qeverinë, mban në kontroll Shërbimin Sekret  (BIA-në) dhe ushtrinë si dhe ka gjunjëzuar mediat e pavarura atje.

Ky është profili i Presidentit autokrat Serb, që viziton sot Veriun e Kosovës dhe prezanton idenë e tij për marrëveshjen finale me shqiptarët.
Kur Aleksander Vuciq u bë President i Serbisë, një pjesë e madhe e mediave në Kosovë e Serbi, nisën të shkruajnë se babai i tij ishte shqiptar. 

Aludonin te një ish-gazetar i Kosovës që kishte punuar në Beograd dhe kishte pasur fqinjësi me familjarët e Vuciqit, shkruan Gazeta Express.Por, kush në të vërtetë është Aleksander Vuciq?

Aleksandër Vucic ka lindur me 5 mars të vitit 1970 në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Në moshën 18 vjeçare ai kishte përfunduar shkollimin e mesëm dhe më pas kishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd me 1994.Një vit para se përfundonte studimet ai ishte bashkuar Partisë Radikale të Sllobodan Millosheviqit,Prof.Dr.  Vojisllav Sheshelit e Tomisllav Nikoliçit.



Bashkë me ta kishte projektuar dhe kishte marrë pjesë aktivisht në kryerjen e krimeve të Serbisë mbi ish-republikat e Jugosllavisë përfshirë edhe Kosovën.

E meqenëse nuk mund të merrte ndonjë pozitë të lartë në parti, fillimisht juristit të diplomuar i ishte dashur ta bënte edhe profesionin e ‘kamerierit’, duke furnizuar me birra shefat e tij.

Fotografia ku Vucic shihet teksa i furnizon me birra Sheshelin e Nikoliqin vazhdon të përqeshet edhe sot e kësaj dite.Duke qenë se qysh në fillet e karrierës së tij politike i ishte bashkuar një partie me mendësi radikale, edhe Vuçiq nuk kishte si të bëhej ndryshe.Pas dy vitesh drekash me birra e meze me  Vojisllav Sheshelin, Sllobodan Millosheviqin e  Tomisllav Nikoliqin, Vuçiqit i kishte ardhur mundësia që t’i shfaqte idetë dhe mësimet e tij të marra nga mësuesit e tij.
Gjatë gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq kishte lëshuar një deklaratë e cila kujtohet edhe sot e kësaj dite.

“Për një serb të vrarë, duhet të vriten 100 mysliman”, ishte deklarata shokuese e Vucic.Pas orvatjeve të shumta nëpër zyrat e partisë dhe rolit të ‘kamerierit ’, në marsin e vitin 1998, gjatë kohës së luftës në Kosovës, Vuçic ishte emëruar si ministër i Informacionit duke udhëhequr kështu me propagandën e Serbisë në Kosovë.Ky moment mbase mund të jetë filli i fuqizimit të nxënësit të Millosheviqit e Sheshelit, në botën e politikës.

Menjëherë pas ngritjes në detyrë, Aleksandër Vuçiq kishte filluar që ta mbronte më gjithçka që kishte në dorë , Sllobodan Millosheviqin.


Si ministër i Informacioni, Vuçiq kishte propozuar që të dënoheshin rëndë të gjithë gazetarët të cilët shkruanin keq për liderin famëkeq, Sllobodan Millosheviq.Madje Vuçiq e kishte kërcënuar dhe një gazetar serb, Slavko Curuvija, i cili më vonë ishte gjetur i vrarë në vitin 1999. 

Gruaja e gazetarit e kishte akuzuar drejtpërdrejtë Vucicin se kishte dorë në vrasje.


Rezultate imazhesh për aleksander vuqiq ish portparoll i Millosheviqit


Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, Vuçiq kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit, por kishe ushtruar detyrën e tij deri në shpërbërjen e plotë të regjimit të Millosheviqit.

Në vitin 2004, Vucic i ishte futur garës për të parin e Beogradit, duke e shijuar kështu disfatën e parë politike. Pas dy raundeve të votimit, Vuciq humbi garën kundrejtë kandidatit të Partisë Demokratike, Nenad Bogdanoviq.

Gjatë disa viteve kishte ushtruar disa detyra administrative, ndërkohë pas përplasjes ndërmjet Vojsillav Sheshelit dhe Tomisllav Nikoliqit, Vuçiq kishte vendosur që t’i shkonte pas këtij të fundit, i cili e emëroi edhe nënkryetar të partisë së re të krijuar pas ndarjes me Sheshelin.

Në fillim të vitit 2008, Nikoliq e kishte themeluar Partinë Progresive Serbe. Ky ishte një moment kthese në ideologjinë dhe mendësinë që Vuciq ishte formësuar si politikan.Nikoliq ndryshoi menjëhrë politikat e partisë, duke e anashkaluar idenë për ‘Serbinë e Mdhe’ dhe duke u kthyer nga Bashkimi Evropian.

Aleksandër Vuciq fillet e kthesës së madhe nga një politikan radikal drejtë një pro-perëndimori i bëri në vitin 2013, duke u bashkuar me ekipin negociator në bisedimet Serbi-Kosovë në Bruksel dhe duke e pranuar marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Në vitin 2014 kur Tomisllav Nikoliq u bë president i Serbisë, Vucicit ia kishte lënë në dorë kreun e partisë.

Në zgjedhjet parlamentare në mars 2014, partia e Vucic, SNS fitoi 48.35% të votave dhe formoi qeverinë me një koalicion të mbledhur me SPS. Vuciqu zgjodh kryeminsitër.


Pas mandatit të kryeministrit,Aleksandër  Vucic arriti që në vitin 2017 të zgjedhet president i Serbisë, duke prekur kështu kulmin e karrierës së tij politike.Brenda një periudhe 23 vjeçare, Aleksandër Vucic arriti që të shndërrohet nga një ‘kamerier ’ i  Vojisllav Sheshelit,Toimisllav  Nikoliqit e  Sllobodan Millosheviqit me mendësi radikale, në një president pro-perëndimor të Serbisë.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj kohe të tij në pushtet, ai ka punuar vazhdimisht që ta drejtojë Serbinë drejt Evropës, megjithatë është kujdesur mjaft shumë që të ruaj raportet me Rusinë si një ndër aleatët më të fortë të Serbisë.

Vuciq pas kulminacionit të tij në politik, tani është duke u angazhuar për t’i dhënë një zgjidhje edhe konfliktit shumë vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.




Portali Dnevno.Hr ka postuar edhe fotografi të ish gazetarit të njohur shqiptar në Radio Jugosllavia të Beogradit  dhe të RTS ,
zt.Fahri  Musliut dhe  Aleksandër Vuciqit , për të potencuar ngjashmëritë ndërmjet tyre.



Ndërkaq në librin “Haske muke” , “Vuajtje e Hagës” të autorit Ljubisa Petkovic, ish nënkryetar i Partisë Radikale Serbe , thuhet se xhaxhai i Vucic ka qenë ustash.

“Vucic ia ka dhënë besën babait të tij Fahriut se Kosova do të ndahet nga Serbia” shkruan portali Dnevno.Hr.

Më pas aty theksohet se Fahri Musliu ka punuar në RTS ku edhe ka punuar edhe nëna e Vuciq.

 Media kroate dhe ato  kosovare, pretendojnë hapur një debat mbi pjesët e errëta të historisë familjare të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq. 

Pas lajmit të mediave kroate se një shqiptar i Kosovës (Fahri Musliu) është baba biologjik i ish Kryeministrit (tash Kryetarit  të Serbisë) Aleksandar Vuçiq, disa media kanë publikuar foton e babait të tij. 

Në bazë të fotografisë, Kryeministri serb(tash Kryetari Serb) nuk ngjan me Andjelko Vuçiçin, babain e tij ligjor.

 Kurse, gazetari i mirënjohur shqiptar zt. Fahri Musliu e ka mohuar se është baba i  presidentit serb Aleksandër Vuçiçit, edhe pse ka thënë se nënën e tij e ka njohur.


Fahri Musliu i ka quajtur shpifje shkrimet e mediave kroate dhe më pas atyre kosovare.

 Gjithçka nisi nga një shkrim i Slobodan Rakoceviçit të botuar në dnevno.hr. Aty shkruhet se në librin “Mundimet e Hagës”, radikali serb-autori i librit-Ljubisa Petkoviç, ka shkruar se asnjë nga familja e Aleksandar Vuçiçit nuk ka pësuar gjë në kampin nazist të Jasenovcit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Unë kam dokumentin e datës 19 shtator 1941, që tregon se Vuçiçët janë deklaruar si familje katolike. 

Familjet Kadijeviç, Lukiç, Praljak dhe Vuçiç janë bërë katolikë nga ortodoksë, në shtator 1941. Kryefamiljar i familjes ishte Adelko Vuçiç, gjyshi i tanishëm kryeministrit serb- Aleksandar Vuçiç”. Autori ka kundërshtuar pohimet e Vuçiqit se 20 anëtarë të familjes së tij janë vrarë në Jasenovc.

 Madje, ai thotë se i vetmi i vdekur gjatë asaj periudhe në familjen Vuçiç ishte i gjyshi, por nga plagët e një rrahje në një kafe të Banja Llukës, pasi merrej me kontrabandë. 

Mediat kroate dhe ato kosovare spekulojnë mbi atësinë duke u nisur nga fakti që shqiptari Fahri Musliu ka punuar në RTS me nënën e Vuçiçit. 

Dhe kolegët e tyre dëshmojnë se ata kanë qenë miq të ngushtë. Vetë Vuçiçi më parë, ka thënë se shpifjet ndaj meje arrijnë deri aty sa thonë “që babai im është Fahri Musliu ose Fadil Muriqi, apo nuk e di se si quhet”. 

Benzinë zjarrit i ka hedhur edhe këngë tari dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Naser Berisha. Ai thotë se prej kohësh e kishte një sekret, një informatë që kishte të bënte me babanë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Tani dua t’ju tregoj se sekretin mundem ta mbaj deri në pafundësi, por në çastin kur bëhet publike si lajm, më edhe nuk është kurrfarë sekreti. Dua t’ju them se nga kur e di unë këtë ‘sekret’. 

Shumë persona sot publikuan se e dine këtë ‘sekret’ që 1-2-3 muaj. Po ju tregoj se unë këtë informatë e kam që nga mesi i vitit 2013 nga një mik shumë i mirë dhe serioz. 
Rezultate imazhesh për aleksander vuqiq
Miku im në fjalë, së pari nuk besoj se do të më hidhërohet, dhe së dyti le ta dijë se tani e tutje ka edhe më shumë respekt nga unë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook, ku paralajmëron që të shihet data e bashkëbisedimit të postuar djathtas. 

Përballë shumë shkrimeve që kanë në qendër emrin e tij Fahri Musliu ka deklaruar sërish se e ka njohur nënën e Vuçiçit, por nuk ishte babai i tij.

 Në faqen e tij në “Facebook”, Musliu thotë se ai njeh nënën e Vuçiçit, pasi kanë qenë kolegë, gazetarë, por mohon të ketë patur lidhje me të. Ndërkohë në Kosovë, në disa portale sugjerohet, jo pa ironi, se për shkak të ngjashmërisë që kanë, Fahri Musliu e Aleksandër Vuçiç duhet të bëjnë testin e ADN-së.

Debati

Në profilin e ish-gazetarit Fahri Musliu në Facebook, me dhjetra shqiptarë i janë drejtuar me pyetje, nëse ishte e vërtetë që ai është babai i kryeministrit të Serbisë. Gaztari shqiptar Fahri Musliu mohon dhe u sugjeron lexuesit  të shohin në  roterin e google .com-it dhe të mos merren me spekulime të matrapazëve në disa portale informative kroate dhe shqiptare....

Flet gazetari i përfolur Fahri Musliu: E vërteta për atësinë e Vuçiçit


Takim në vjeshtën e 1994-s

Një paradite të ngrohtë vjeshte tiranase njëzet vjet më parë, bashkë me Fahri Musliun pija kafe në një nga kafenetë më luksoze të asaj kohe në Tiranë, pikërisht në zonën e Bllokut të famshëm, pranë vilës së Enver Hoxhës. Me Fahriun takohesha për herë të parë, por njihesha përpara e kishim biseduar shumë herë në telefon me të. Të dy punonim për Zërin e Amerikës, ai transmetonte nga Beogradi, ndërsa unë nga Tirana. Ai kishte ardhur në Tiranë dhe ndonëse takoheshim për herë të parë, biseda ishte tejet e përzemërt, sikur të ishim takuar mijëra herë së toku. Më ka ngelur në mendje ai takim pasi edhe u ‘grindëm’ me njëri-tjetrin. Fahriu ishte një gazetar me shumë përvojë dhe unë e admiroja për guximin që tregonte duke transmetuar nga Beogradi, pra nga aty ku buronte gjithë ajo urrejtje antishqiptare. Mirëpo ndërkaq, ai në atë takim me mua ishte tejet kritik edhe me shumë zhvillime të Tiranës. Ishte koha kur president i vendit ishte Sali Berisha dhe ai, pra Fahriu, nuk ishte aspak dakord me ato që ndodhnin në Tiranë, me një dhunë de fakto mbi mediat, ndaj ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, me qëndrimin jo luajal ndaj opozitës etj. Unë përpiqesha të argumentoja ato që ndodhnin me faktin se sapo kishim dalë nga diktatura, mund të kishte të meta, por këto ishin kalimtare, nuk kishim përvojë etj., etj. Jo, jo, më ndërpriste Fahriu, nuk është kështu. Demokracia ose është, ose nuk është… Ai e donte demokracinë, e njihte atë më mirë se unë, por mbi të gjitha donte kombin e tij shqiptar dhe dëshironte me gjithë zemër prosperitetin e këtij kombi. Po prosperiteti nuk vjen me dhunë, me barbari, me shkelje të të drejtave të njeriut. Boll kena vuejtur!, thoshte Fahriu dhe ngrinte zërin instinktivisht. Ndonjë që mund të na ketë dëgjuar duke biseduar në atë kafene gjatë asaj kohe, ndoshta ka pandehur se ne po grindeshim. Dhe kështu u ndamë atë ditë, por fjalët e këtij kolegu më kanë jehuar në vesh për shumë e shumë vite. Dhe gjithnjë i kam dhënë të drejtë Fahriut për ato mendime që më shfaqi atëherë. Më pas erdhi masakra e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1996, erdhi viti i zi ’97… Fahriu kishte pasur të drejtë! Po ku ta gjeja sërish Fahriun për të diskutuar? Ai në Beograd dhe unë në Tiranë vijuam punën, por nuk jemi takuar më pas sërish për të vazhduar bisedën mbi atë temë…



Vazhdim virtual i një bisede pas 20 vjetësh

Rasti e solli të takohem virtualisht me Fahri Musliun ditët e fundit.

Ndodhi ajo që ndodhi në Beograd më 14 tetor gjatë një ndeshjeje futbolli midis Serbisë dhe Shqipërisë dhe që tashmë e njeh gjithë bota. Një dhunë mesjetare në atë stadium ishte e paimagjinueshme për Europën e shekullit të 21-të. Ishte shpërthimi i një urrejtjeje kundër shqiptarëve, një urrejtje e akumuluar për shumë e shumë vite dhe që duket se nuk fashitet kurrë në shpirtin e serbëve. Ka më shumë se një javë që jo vetëm në Shqipëri e Serbi, kjo ngjarje është kryetemë që dominon edhe politikën, por edhe në shkallë evropiane, pasi ato pamje të tmerrshme në stadiumin ‘Partizani’ të Beogradit kanë bërë xhiron e botës. Dhe pikërisht këtu fillon çudia! Serbët që nga njeriu më i thjeshtë e deri te presidenti i vendit po përpiqen me të gjitha mënyrat të fajësojnë shqiptarët. Për dronin që u shfaq mbi stadium me simbolet tona kombëtare, për dhunën në fushën e blertë, madje dhe për thirrjet ‘Vritini shqiptarët’ që ata thonë se nuk i kanë dëgjuar! Gjithë qëllimi duket se është të bëhen bashkëfajtorë xhelati dhe viktima…

Dhe kështu u sajua historia e Aleksandër Vuçiçit. Një portal kroat shkruajti se “Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka prejardhje shqiptare nga babai. Kështu shkruan një portal kroat, i cili thekson se babai biologjik i shefit të qeverisë serbe, është gazetari shqiptar Fahri Musliu”.

Këtë lajm e transmetuan mediat shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, natyrisht dhe mediat serbe. Ishte një lajm që ra si rrufe dhe trazoi edhe më keq situatën ballkanike që edhe pa kësi lloj haberesh nuk është kurrë e qetë. Kjo ndodhi pak ditë para një vizite të paralajmëruar të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi.

I shkrova pardje Fahriut dhe bëmë një bisedë të gjatë për këtë temë. I kërkova madje dhe një intervistë kolegut tim të vjetër, por ai pa më refuzuar, me elegancë më la të nënkuptoja se gazetarët nuk ka pse të intervistojnë gazetarët dhe se nuk duhet kurrsesi të bien në kurthin e mashtrimeve dhe shpifjeve keqdashëse.

Rezultate imazhesh për fahri musliu


Fahri Musliu akuzon dhe padit

Ja si m’u përgjigj Fahri Musliu:

“Faleminderit Xhevdet dhe e kam vështirë të të refuzoj ty, ama kam vendosur të mos prononcohem sepse me këto shkrime shpifëse, të pabaza, denigruese e linçuese do të merren organet e hetuesisë e gjyqësisë. Sepse portalet kosovare, me kërkesë të pjesëtarëve të SHIK-ut famëkeq të Kosovës e botojnë pa distancim tekstin e një portali të diskutueshëm tepër ekstremist të Zagrebit, që ka pas për qëllim ta njollosë Vuçiçin. Sepse tani gazetarët nuk merren me të vërteta, por me thashetheme dhe pa e verifikuar burimin e pa hulumtuar si duhet. Vuçiç është i lindur në mars të vitit 1970, kurse unë në studime në Beograd kam shkuar në tetor të vitit 1972 dhe për këto gjëra ekzistojnë faktet. A thua mos ka ëndërruar mua nëna e Vuçiçit, që ka qenë një gazetare dhe kolege imja e shkëlqyeshme që nga viti 1985 kur edhe e kemi përcjellë bashkë punimet e Kuvendit të Jugosllavisë e Serbisë me qindra gazetarë të tjerë nga e mbarë Jugosllavia? Ajo si korrespondente e Tv të Novi Sadit të Vojvodinës, e unë si korrespondent i Rilindjes. Dhe vetëm kjo është e vërteta në pika të shkurtra”.


Rezultate imazhesh për fahri musliu

Në vijim të bisedës me Fahriun, ai shtoi se:

“Pra me atë (nënën e Vuçiçit) njihem si kolegë, me respekt reciprok si me shumë kolege e kolegë të tjerë dhe asgjë tjetër. Madje që nga mesi i viteve të 90-ta kur ekzistonte Jugosllavia e cunguar, kam pushuar së shkuari shpesh në Kuvend dhe kur shkoja, atë rrallë e kam parë, kurse që nga viti 1997 s’e kam takuar fare”.

Po unë pikërisht këtë doja të konfirmoja nga Fahriu dhe ai ma shprehu këtë. Dje foli vajza e Fahriut, Valbona Musliu, e cila punon si gazetare prej 15 vitesh dhe i hodhi poshtë të gjitha shpifjet kundër babait të saj, duke mos munguar të kritikojë edhe cilësinë e dobët të gazetarisë së sotme.

Por unë doja të shtoja këtu dhe reagimin që ka bërë edhe e bija e Ukshin Hotit të famshëm, politologut dhe atdhetarit të madh që e syrgjynosën dhe e zhdukën serbët para më shumë se 15 vjetësh. Erleta Ukshin Hoti, shkruante pikërisht kështu:


Rezultate imazhesh për fahri musliu

“Kur vjen puna tek portalet, mbase mundohem t’i kuptoj se shkruajnë për të përfituar. Po, kur ‎RTK si Medium Publik ofron fakte se ‎Vuçiçi na qenka djali i Fahri Musliut, duke marrë si burim zyrtar të informacionit Wikipedia-n, kjo është e patolerueshme. Ore injorantë, a e dini se nuk jeni ‎PORTAL, por jeni INSTITUCION PUBLIK? A jeni të vetëdijshëm që në Wikipedia çdo njeri mund t’i ndërrojë informatat? A do të mbushet mend ndonjëherë pushteti dhe populli t’i tregojë këtij Menaxhmenti të degjeneruar përmes jo profesionistëve që i ka punësuar, se nuk e kanë vendin në Institucione Publike, por… mbase në Wikipedia, në mënyrë që të tallemi me ta!”


Rezultate imazhesh për fahri musliu

Pse gjithë kjo zhurmë?

Më shkruan përsëri Fahri Musliu:
Image
“Xhevdet, për këto shkrime nuk fajësoj portalin kroat që e ka botuar tekstin ku përmendem unë, por jam i zemëruar dhe indinjuar me faktin se përse ky tekst pjesërisht u publikua pas gati një muaji në portalin Gazeta Express e pastaj edhe gati në të gjithë portalet e tjera përfshirë edhe RTK për të cilin kam punuar tetë vjet rresht, pa bërë asnjë verifikim apo pa mbledhur fakte të nevojshme siç e kërkon profesioni. Shtrohet pyetja: Kush ishte iniciuesi, apo porositësi i publikimit të këtij teksti dhe për çfarë qëllimesh bëhet një linçim i orkestruar disaditor, denigrim dhe njollosje e fyerje ndaj personalitetit tim njerëzor e profesional dhe ndaj familjes time? Tek e fundit, unë nuk jam politikan i kalibrit të lartë e as që jam politikan, por një person publik e tash gazetar i paangazhuar në pension.
Rezultate imazhesh për fahri musliu

Më mbetet të ju “falënderohem” kolegëve nga këto mediume në Kosovë e Shqipëri për angazhimin aq të madh që sa më shumë të më poshtërojnë. Por po ju them atyre dhe tjerëve, se unë do të vazhdoj të jetojë me shkëlqimin e njeriut, i cili gjatë gjithë jetës ka punuar me përkushtim e dinjitet të madh dhe me kode të rrepta njerëzore e profesionale, për çka gjithë këtë e kam arritur falë ndihmës dhe mirëkuptimit të madh të familjes time, në radhë të parë katër gocave: Linditës, Valbonës, Albërijes dhe Artës”.( Xhevdet Shehu)


Reagon Valbona Musliu, e bija e Fahri Musliut


Të dashur miq!

Këtyre ditëve mediat në Kosovë shumica prej të cilave dorë-lëpirëse të pushtetit, botojnë shkrime të ndryshe përmes së cilave etiketojnë familjen time më saktësisht babën tim, Fahri Muslin, i cili për plotë katër dekada me mish e shpirt iu kushtuar profesionit të gazetarisë.

Edhe pse nuk kam dashur të merrem me këto shpifje të gazetarëve dhe redaktorëve që për vite kanë ushtruar profesionin e muratorit nuk po më len ndërgjegjja të qëndrojë duarkryq e sy mbyllur.


Të nderuar "kolegë gazetarë" kur po lexoj se çfarë po shkruani po më vie turp që po e ushtrojë këtë profesion për mbi 15 vite të trashëguar nga i Ati. Kjo më bën të kuptojë se në mediat tona shumicën prej tyre portale, gazetarët e të cilave nuk luajnë nga karrigia, nuk paska gazetari të mirëfilltë dhe gazetarë gjithashtu pasi që askush nuk është përpjekur ta thotë të vërtetën pos trillimeve, shpifjeve e etiketimeve, duke u bërë vetëm një copy- paste shkrimeve të huaja dhe asgjë më shumë.

Për mua si vajza e Fahri Musliut fare pak kanë rëndësi këto shkrime, sepse me to jetoj për afro 40 vite, ndërsa është për të ardhur keq për gazetarinë kosovare në përgjithësi. Unë do t’i kisha këshilluar gazetarët shpifës që mos të merren me privatësinë e Babait tim e as të kujtdo qoftë tjetër, por të merren me problemet që e kanë futur vendin në zgafelle e nuk po mund të del assesi.

Nuk e di nëse këta pjatëlëpirës të gazetës Express duke mos anashkaluar shumicën e mediumeve tjera a e kanë trajtuar ndonjëherë korrupsionin, prostitucionin, drogën, tenderomaninë, mafinë, hajninë, arsimin e degraduar, shëndetësinë e fundosur që edhe e kanë quar vendin në humnerë?!

Sigurisht se jo sepse shumica e tyre nuk dinë se çka është lajmi përpos rrugës më të shkurtër copy – paste sa për të thënë se po punojnë diç . Nuk është për tu habitur sepse në një shtet ku nuk funksionon rendi e ligji i hapet dera dhe rruga gjithkujt të luaj si të dojë. Nuk e di pse vallë këta njerëz merren me jetën private qoftë në këtë rast Fahriut apo edhe të tjerëve. Dhe shpesh po i shtroj pyetje vetës se sa është e rëndësishme për opinionin që të merren gazetarët me gjëra të kota.


Reagon Valbona Musliu, e bija e Fahri Musliut

Gjithashtu nuk e di nëse këta gazetarë kanë hulumtuar më shumë për punën gazetareske që e ka bërë ai dhe për të arriturat e sukseset e pa numërta që edhe mua në radhë të parë, por edhe familjen në përgjithësi na bëjnë të ndihemi krenarë dhe qëndrojmë ballë hapur e faqe bardhë kurdoherë.

E më së shumti më ka habitur një postim i patologut Arsim Gërxhaliu në llogarinë e tij sociale, i cili për çudi paska kohë që të merret me ADN- në e Aleksandër Vuçiqit. Aq analizat patologjike në Institutin e Mjekësisë ligjore janë të sakta saqë nuk dyshoj që 1 milion e tetëqind mijë banorët e shtetit do të dilnin vëlla e motër!.

E zotin Gërxhaliu e kisha rekomandue që më shumë le të merret me problemet shtetërore. Jemi dëshmitarë të asaj që në vend çdo ditë nga pakujdesia nëpër spitale vdesin qytetarë të ndryshëm që në mungesë profesionalizmi futen nën Dhe, dhe mbyllen rastet po arë ditë pa iu bërë një autopsi si duhet .

Duke mos e zgjatur shumë i kisha këshilluar kolegët e mi gazetarë që ta ushtrojnë këtë profesion me shumë seriozitet duke e thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sepse vetëm kështu mund të arrijnë cakun e dëshiruar. E për ata që nuk dinë se çfarë është misioni, por edhe profesioni i gazetarit le t’i ndjekin hapat e Babait tim.

Me respekt Valbona Fahri Musliu


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)