Nga Fatmir Minguli
U promovua nё njё atmosferё shkencore libri “Elitat e Mohuara , Krenari Kombëtare”, i Vilhelme Vrana Haxhirajt
Në Universitetin privat “Pavarësia”, në Vorë, ” Ditën e shtunë, më, 10 gusht, 2019, u përurua libri studimor mbi “Elitat e Mohuara, Krenari kombëtare”, nën kujdesin e Shoqatёs së Shkrimtarëve dhe Artistëve”Petro Marko” dhe të Familjes Haxhiraj.
Veç qytetarëve vlonjatë natyrisht përfaqësues të letrave apo lexues të rregulltë të letërsisë, po kishte përfaqësues nga Bashkia Vlorë, zv/kryetar i Këshillit Bashkiak, z. Agron Gjipali me zonjën; Shoq. A.K: “Labëria”,“Kosova”, “Çamëria”,” Kanina”, “Dukati”. Takimin e nderonin dy Akademikët , njëkohësisht Elita në librin që promovohej, Prof.Dr.Eshref Ymeri( ShBA), ‘Personalitet i shquar i Labërisë’ dhe Dr. Fatmir Terziu, ‘Mjeshtër i Madh i Penës’, si dhe pedagog të të dy Universiteve të Vlorës. Ishin të mirëpritur dashamirës të letrave dhe shkrimtarë nga Durrësi, Tirana, Fieri, Berati, Mallakastra dhe Tepelena.
Fitim Haxhiraj, moderatori i kёtij takimi me virtuozitetin e njё dirigjenti drejtoi tёrё eventin duke sjellё me kёtё rast edhe njё pёrvojё tё re nё prezantimin e librave tё rinj.
Nё diskutimete shumta qё u bёnё u spikat niveli i lartё shkencor i tyre, ku çdo kumtesё rrokte veçmas dukuritё e pafund tё librit “Elitat e Mohuara, Krenari kombëtare” tё zonjёs Vilhelme Vranari.
|
Në kumtesën e tij poeti, studiuesi dhe bibliografi Albert Habazaj, drejtor i Bibliotekës Shkencore "Nermin Vlora Falaschi" të Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë dhe kryetar i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve "Petro Marko", Vlorë, pasi bëri një përnjohje për studimin "Elitat e Mohuara ..., Krenari kombëtare" të autores Vilhleme Vranari Haxhiraj", u ndal nëvendin që zënë 20 ndër gratë e shquara shqiptare, me rrënjë apo degë shqiptare, qysh nga Mbretëresha ilire Teuta deri tek Laura Nexhat Mersini Houghton, emblema e shkencës bashkëkohore botërore, pretedente për çmimin "Nobel". Oratori u ndal gjithashtu në misionin fisnik dhe mesazhet me dritë që jep shkrimtarja e mirënjohur në portretet që ajo thur me mjalt shpirti e flori mendimi.
Habazaj tha; "Pasi ke lexuar librin voluminoz " Elitat e Mohuara ..., Krenari kombëtare" të studiueses dhe shkrimtares së përkushtuar vlonjate Vilhleme Vranari Haxhiraj, të duket se ke takuar gjithë dijetarët dhe kapedanët e botës, jo vetëm emërbërësit e Shqipërizës sonë nëpër rrjedhat e historisë, dinitoze në kohë me dielll e me furtunë. Në zbërthimin konceptual të profilit të studiueses Vranari Haxhiraj, kritiku Albert Habazaj nënvizoi: "Misioni i studiueses dhe shkrimtares sonë është i tekdukshëm dhe shprehet në trininë: 1. Brumosja gjenetike e ndjenjës së lartë të atdhedashurisë; 2. Vijimi i devotshëm ndër brezat shqiptarë i stafetës fisnike të të parëve tanë, që në shpirt kishin të rrënjosur shqiptarizmin; 3. Emancipimi qytetar i femës shqiptare, si forcë e barabartë me burrin, që në harmoni me njeri-tjetrin e besim reciprok çojnë përpara familjen e vogël dhe familjen e madhe me dashuri për përparim, zhvillim e lumturi, si konkretizim i fjalës së urtë: Njëra dorë lan tjetën, të dyja fytyrën".
Ky libër është edhe një tekst emancipues,- theksoi Habazaj, sepse natyrshëm zënë vendin e tyre të merituar shkrimor zonjushate zonjat shqiptare, të cilat përgjatë shekujve kanë treguar vitalitetin e tyre, forcën, mençurinë, besnikërinë, përpjekjet për lirinë dhe të drejtat që u takojnë, për të qenë vetvetja,Ajo na ka sjellë modele zonjash që kanë bërë emër në histori, të cilat janë elitare. Vetë Vivra është një model i zonjës që po bën emër në historinë e kulturës kombëtare.

Ilustrim
-Zoti Bujar Leskaj - Prof.Dr. i Shkencave, si njohës i krijimtarisës së autores, theksoi: Për vepra të tilla dhe autorë të tillë si shkrimtarja, publicitsstja dhe studiuesja vlonjate që tashmë i takon mbarë kombit shqiptar, Vilhelme Vrana Haxhiarj, duhet një përgatitje serioze për të mos rënë nën nivelin e autorit.Për analizën e këtij studimi antologjik me vlera të mëdha historike, shkencore, letrare dhe kombëtare, falënderoj Prof.Dr. Eshref Ymerin, një rilindas i gjallë dhe kritikun e shquar Dr.Fatmir Terziu dhe vlerёsoj nivelin shkencor tё kumtesave, tё cilat nuk ishin thjeshtё analiza tё zakonshme por në to dallohej analiza shkencore mbi veprёn e znj. Vilhelme Vranari. Ky libër madhor “Elitat e Mohuara”, është një sfidë, ku përulem me nderim para veprës madhore me temë kombëtare dhe autores, që me punë, studiuesja Vranari e ka arritur synimin. Vepra të këtij niveli kombëtar dhe botëror janë bërë të modës, por përgatiten nga Akademi e shumë akademikë .Përpos vlerave shkencore e letrare, ky studim ka të veçantë se përfshin 90 personalitete , ku 77 janë në panteonin kombëtar, kurse 13 personalitetet e gjallë flasin me shkëlqimin e tyre. Kjo vepër dinjitoze do të matet me veprat si motra kombëtare dhe nd/kombëtare, pasi ka po aq vlera sa libri i Simon Sebastian Monte Fiore , njohës i diktaturës komuniste me librin, “100 persoalitete botërorë dhe 100 monstra”, Në vitin 2006 isha ministër dhe e kam quajtur Sagë e familjeve të Vlorës trilogjinë “Vështroni Meduzën” . Nuk kam gabuar në parashikim që e kam quajtur Vilhelmën “Musine Kokalari” e Vlorës. Ky libër duhet të shkojë në çdo vatër shqiptare, në çdo institucion sidomos ta lexojnë fëmijët tanë

-Për temën , “ Jeta dhe krijimtaria letraro-studimore e Vilhelme Vrana Haxhirajt , referoi poetja, bashkëqytetare, dhe k/redakore e revistës “ Kanina” znj. Natasha Fejzaj Limaj.
“Vilhelmja bëhet një mësuese dhe drejtuese arsimi me standarte bashkëkohore, madje e vlerësuar nga arsimi. Punoi deri në vitin 1997 me përkushtim në përgatitjen e brezit të ri. Më pas ajo u muor me detyra shoqërore për demokratizimin e vendit duke mbajtur poste kyçe në organizatat për emancipimin e femrës Shqiptare . Ishte një nga femrat e para që luftoi me indinjatë kundër diktaturës dhe për të drejtat dhe liritë e gruas. Ka qënë Themeluese dhe kryetare e L. D. së Gruas-dega Vlorë.
Gjithë kjo jetë aktive , stimuloi tek Vivra ngjizjen e artit të të shkruarit, të cilin ajo e kish ndrydhur brenda shpirtit për gjysmë shekulli, realizoi ëndrrën e rinisë. Llava krijuese shpërtheu, duke bërë që Shkrimtarja jonë t’i bieri kryq e tërthor habitatit ( mjedisit) letrar duke shkelur me penën e saj të artë shumë dimensionale në të gjitha gjinitë letrare...”
-Doc. Odise Çaçi, pedagog Universiteti dhe studiues, paraqiti analizën e Librit , me temën : “Elitat e Mohuara”, një enciklopedi historike që mbart nektarin e kombit të të gjitha kohërave”, i cili e quan vepër momentale, një enciklopedi historike, ku përfshihen 92 figura të ndritura të kombit, sepse 90 janë ato që autorja ka studiuar kurse dy janë Vilhelmja me Fitimin që me mund e djersë, netë pa gjumë dhe me palodhshmëri ndërtuan një enciklopedi.
-Kadri Tarelli nga Durrёsi, autor i parathёnies sё kёtij libri u paraqit me temën “Kultura Vrastare e Elitave të Kombit”, ku ai
Vivra ka dhënë 2 mesazhe: a- Nxori në dritë Elitat e mohuara, dhe b- paraqet kulturën e mohimit të elitave kombëtare. Ajo me këtë enciklopedi ka bërë historinë e harruar të kombit dhe letërsinë e Shqipërisë me të cilën mburremi. Kujtoj V. Hygo na sjellë fjalë të mëdha e të arta, që n bien ndesh me politikën “madhështinë e një kombi nuk e masim nga numri i banorëve ashtu si madhështie e njeriut nuk matet me gjatësinë e shtatit” kurse autorja thotë: “Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijon, kurse ne i kemi dhe i varrosim, i mohojmë, i shpërfillim sikur nuk kanë ekzistuar kurrë.” Ka ardhur koha të studiohet e gjithë vepra e saj prej afër 50 botime, e cila duhet të zerë vendin në kolanën si elitare e kombit, sepse e meriton.
Poeti i talentuar, Agim Bajrami citoi Baladën kushtuar shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj, Akademike , “Mjeshtre e Madhe e Penës”,: “Vargje Për Një Zonjë Letërsie”. Kjo poezi ёshtё botuar nё gazetёn prestigjioze “Nacional”.
-Lejla Gorishti, redaktorja e Një libër për të gjitha nivelet e shkollave dhe bibliotekat tona
Mbarova së lexuari librin dhe ashtu si autorja, shtroj edhe unë pyetjen:
-Përse u është mohuar këtyre personaliteteve mundi, djersa, sakrifica e dhënë për të mirën e kombit dhe brezave?!"
Për këtë libër, si redaktore dhe njohëse e parë e çdo dorëshkrimi të Vilhelmes, nuk kam fjalë tjetër veçse, i jashtëzakonshëm!
Jam matur disa herë, pasi stepem të shkruaj se mos ia zbeh fuqinë që mbart brenda, një fuqi që ta jep vetëm dëshira për të mësuar nga më të mirët e kombit tonë, brenda dhe jashtë kufijve. Punë, dije, sakrifica, jashtë çdo imagjinate dhe vetëm e vetëm t'u hapësh sytë njerëzve për të ecur drejt dijes, kulturës, artit dhe shkencës në shërbim të një shoqërìe më të zhvilluar, të emancipuar dhe të integruar. Në radhën e botimve, ky studim vjen si një tjetër perlë e Mjeshtres së Madhe të Penës, Akademikes vlonjate, një himn për jetën dhe fuqinë që të jep dija, kultura dhe shkenca.
Një libër që duhet të zërë një vend të rëndësishëm jo vetëm në bibliotekat tona personale, po është një domosdoshmëri që ky libër duhet të gjëndet në bibliotekat e të gjitha kategorive të shkollave dhe institucioneve të ndryshme letrare, shkencore e kulturore të vendit tonë.

Rainhard Haxhiraj, nipi simpatik, mjalti i mjaltit i nënё Vilit, recitoi vargje nga Naim Frashëri,
Nebil Çika-kryetar i Sh. të Persekutuarëve Antikomunist mbajti kumtesën :“Arti dhe vepra studimore e Vilhelmes burojnë nga dhembja për plagët e Kombit” i cili e cilёsoi kёtё libёr njё vepёr tё mirёpritur dhe theksoi:
“Në këtë libër autorja ka filluar që nga Mesjeta, Rilindja e deri në kohët moderne, ku në këtë vëllim paraqet historinë e mohuar dhe të tjetërsuar të kombit. Me këtë punë madhore që ka bërë Vilhelmja, jo Mjeshtre e Madhe e ku ta di unë, por asaj i takon me plot të drejtë,një vlerësim maksimal i merituar, “Nder i Kombit”.
-Famir Minguli mbajti temën...”Kur zbulohen Elitat e mohuara” Midis pjesёve tё diskutimit tё tij, ai tha se:
“Mendoj se ky ёshtё dhe motivi i shkrimtares sonё tё shquar, kёsaj zonje tё Rёndё tё Botёs së Letrave dhe të Kulturës Shqiptare tek na sjell para tavolinёs dhe para mendjes sonё librin e saj monumental “ Elitat e Mohuara…, Krenaria e Kombit”.”
Eshtё koha qё kjo zonjё e Madhe tё zejё vendin e meritur nё piedestelin e Nderit tё Kombit. Punёn e sj duhej ta bёnin institucionet qё paguhen nga shteti dhe jo njё grua qe harxhon gjithёçka tё veten nё shёrbim tё kombit tonё.
Merita Kuçi- poete nga Durrёsi nё studimin e saj” Njё kumtesё mbi ndёrgjegjen kombёtare” theksoi ndёr tё tjera :
“A s’ёshtё tё dashur lexues dhe admirues tё znj. Vranari kjo dёshmi e rrallё,ky konstatim aktual mbi çёshtjet madhore tё Çamёrisё dhe Pamvarsia e Kosovёs, njohja e se cilёs calon pikёrisht prej synimeve pёrçarёse dhe denigruese tё historisё sё njё kombi me lashtёsi nё gjuhё dhe origjinё, me zakone e tradita, me histori e trashёgimi pёr t’u admiruar.Besoj se ky ёshtё edhe synimi i znj.Vranari, gjurmё, dёshmi, studim i mirёfilltё, nё shёrbim tё dijes, historisё, ndёrgjegjes dhe krenarisё kombёtare.”
Dr.Fatmir Terziu. Mjeshtër i Madh –një nga Elitat e kombit me modesti pёr veten e tij foli me maksima pёr znj. Vilhelme dhe librin e fundit tё saj:
Sot dëgjuam fjalë të bukura, pasi flitet për letërsi, aq mё tepër flitet për një shkrimtare me emër, për Vilhelme Vrana Haxhiraj, por ajo që e veçon librin nga gjithë botimet e tjera, janë elitat. Porse ajo që ka rëndësi që ne sot jemi të bashkuar për të njohur veten, atë pjesë historie të errët për këdo. Kjo na bën që të jemi më shumë shqiptarë. Branko Merxhanit i thanë: Pse ne shqiptarët nuk jemi të zotët që nuk ndërtojmë elita dhe përse nuk na thërrasin “ elitarë”? Dhe ai i tregoi historinë e Unazës 24 karat e punuar nga një argjendar shqiptar,. Sa për Vilhelmen këtu u quajt Vilmjalta, e paarritshme, e papërsëritshme, u propozua për të qenë pjesë e një Akademie, e një salle me peshë, por mes një duartrokitje, sot ne le të themi njëzëri se Vilhelmja shpallet “Nder i Kombit” nga ne, përpara se ta shpallë Presidenca.
Prof.Dr.Eshref Ymeri, “Personalitet i shquar i Labërisë” dhe një nga Elitat e kombit, nё kumtimin e tij qё e cilёson librin e znj. Vilhelme, Një ‘Panteon” me vlera mbarëkombëtare, ndermjet tё tjerave tha se:
“Figura e shquar e znj. Vilhelme,e cila vet përfaqëson një elitë të nderuar të kombit shqiptar dhe që e meriton t’i kushtohet një vepër biografike e profilit të saj intelektual, më sjell në kujtesë një thënie e studiueit danez Gjergj Brandesit, teoricein i natyralizmit:”Njeriu i shquar asnjëherë nuk përfaqëson bilancin e qytetërimit ekzistues. Ai përfaqëson burimin dhe fillimine një gjendjeje të re të qytetërimit.” Kjo vepër pasuron thesarin e kulturës sonë kombëtare dhe mendoj që Vlora, duke filluar nga Institucioni i Bashkisë dhe komuniteti i shkrimtarëve vlonjatë,t’i përciellin Presidentit të Republikës propozimin për t’i akorduar zonjës Vilhelme titullin e lartë “Nder i Kombit”.
Zoti Bujar Leskaj- Prof.Dr. i Shkencave, si njohës i krijimtarisë së autores, theksoi:
“Për vepra të tilla dhe autorë të tillë si shkrimtarja, publicitstja dhe studiuesja vlonjate që tashmë i takon mbarë kombit shqiptar, Vilhelme Vrana Haxhiraj, duhet një përgatitje serioze për të mos rënë nën nivelin e autorit. Për analizën e këtij studimi antologjik me vlera të mëdha historike, shkencore, letrare dhe kombëtare, falënderoj Prof.Dr. Eshref Ymerin, një rilindas i gjallë dhe kritikun e shquar Dr.Fatmir Terziu dhe vlerёsoj nivelin shkencor tё kumtesave, tё cilat nuk ishin thjeshtё analiza tё zakonshme por në to dallohej analiza shkencore mbi veprёn e znj. Vilhelme Vranari. Ky libër madhor “Elitat e Mohuara”, është një sfidë, ku përulem me nderim para veprës madhore me temë kombëtare dhe autores, që me punë, studiuesja Vranari e ka arritur synimin. Vepra të këtij niveli kombëtar dhe botëror janë bërë të modës, por përgatiten nga Akademi e shumë akademikë. Përpos vlerave shkencore e letrare, ky studim ka të veçantë se përfshin 90 personalitete. ku 77 janë në panteonin kombëtar, kurse 13 personalitetet e gjallë flasin me shkëlqimin e tyre. Kjo vepër dinjitoze do të matet me veprat si motra kombëtare dhe nd/kombëtare, pasi ka po aq vlera sa libri i Simon Sebastian Monte Fiore , njohës i diktaturës komuniste me librin, “100 persoalitete botërorë dhe 100 monstra”. Në vitin 2006 isha ministër dhe e kam quajtur Sagë e familjeve të Vlorës trilogjinë “Vështroni Meduzën”. Nuk kam gabuar në parashikim që e kam quajtur Vilhelmën “Musine Kokalari” e Vlorës. Ky libër duhet të shkojë në çdo vatër shqiptare, në çdo institucion sidomos ta lexojnë fëmijët tanë.
Por nё kёtё paraqitje tё shkurtёr, nuk do tё rri pa pёrmendur dhe pёrkushtimin qё zonja Vilhelme Vranari ndaj bashkёshortit tё saj, energjikut dhe virtuozit tё palodhur, Fitim Haxhiraj:
“...të parin që do të falënderoj, është bashkëshorti, menaxheri dhe fotografi, Fitim Haxhiraj që, si rezultat i shumë njohurive, kujtesën e të cilit do ta quaja një arkiv më vete. Si aktor i lindur, me një oratori të trashëguar, si njohës i mirë i skenës, kërcimtar, aktor, koreograf dhe regjisor dhe me një bagazh të pasur kulturor, Ai, në letërsinë time gjen veten e humbur në rrjedhat e kohës. Kështu i është rikthyer artit, të cilin ia mohoi shpikja më e madhe e Diktaturës gjysmëshekullore, Lufta e Klasave”.
Nё konkluzion tё kёsaj paraqitje tё kёtij eventi tё jashtёzakonshёm qё u zhvillua nё Vlorё pёr librin e znj. Vilhelme dua tё theksoj dhe disa nga pёrshtypjet mё tё rёndёsishme qё u shprehёn nga pjesmarrёsit e kёtij pёrurimi.
Prof.Dr.Eshref Ymeri tha se ky ishte njё pёrurim me baza akademike sepse ishin katёr akademikё dhe gjashtё studjues, analistё e kritikё tё letёrsisё, disa profesorё tё Universiteteve etj.
Zoti Bujar Leskaj, pjesmarrёs nё kёtё takim vlerёsoi nivelin shkencor tё kumtesave, tё cilat nuk ishin thjeshtё analiza tё zakonshme por te ato dallohej gjurmimi shkencor mbi veprёn e znj. Vilhelme Vranari.
Jo mё kot dhe nё titulli i kёsaj paraqitje pёrmban shprehjen “atmosferё shkencore”, dhe jo mё kot u insistua nga shumica e pjesmarrёsve qё Zonjёs sё Madhe tё lertrave shqipe t’i jepet titulli “Nderi i kombit”.
Amen!
Durrёs, 18 gusht 2019
**********
Fatmir Minguli ka lindur më 27 shkurt 1946 në Tiranë. Ka përfunduar studimet për inxhinieri mekanike, ka qenë kryeinxhinier në ish-uzinën mekanike bujqësore në Shkozet, kryetar i ish-komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit Durrësit (ku përfshihej dhe Kavaja deri në Rrogozhinë), deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1991. . Ka bërë punë të ndryshme për sigurimin e jetesës, por njëkohësisht ka drejtuar dhe kurse dhe projekte formimi profesional. Ka botuar libra teknikë-profesionalë (“Boshtet kardanike në makinat bujqësore”, “Makinat me zgarë aktive në përpunimin e tokës”, “Panelet diellore për ngrohjen e ujit”) deri dhe gastronomik (“Erëza, pikante dhe salca”). Është pedagog në UAMD, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën. Fatmiri ka një pasion të jashtëzakonshëm për letërsinë dhe historinë, duke shkruar me dhjetëra studime të botuar në të përditshmet kombëtare shqiptare dhe që kanë ngjallur interes për origjinalitetin, si dhe tregime. Gjithçka i ka përmbledhur në librat “Tjetërlloj – Ese dhe kritika letrare”, “Poezia moderne dhe Moikom Zeqo”, “Kanuni i përkitur”. Si edhe librin i tij me bashkautor studiuesin e njohur shijakas Halim Maloku “Lexikon: krijues të Durrësit: histori, arkeologji, letërsi”.
No comments:
Post a Comment