2019-08-04

ERUDITIZMI LETRARO-SHKENCOR I PROF.DR.REXHEP MURTEZ SHALËS NË LETRAT SHQIPE


                                                     Rezultate imazhesh për rexhep murtez shala

Rexhep Murtez SHALA (1958-). 

Studiues, prozator dhe mësimdhënës i letërsisë në Universitetin e Prishtinës.


U lind në fshatin Trudë të Prishtinës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Prishtinë. 

Në vitin 1981 u diplomua në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. 

Prej vitit 1982 - 1986 punoi gazetar në NGB "Rilindja". 

Që nga viti 1986 punon si profesor në Fakultetin e Filologjoisë të Universitetit të Prishtinës. 

Ligjeron lëndët: Teori e letërsisë, Analizë e tekstit letrar, Analizë e zhanreve letrare, Narratologji, Teori e prozës.

Veprimtaria

Rexhep Murtez Shala është autor i disa librave teorikë, studimorë dhe i katër prozave.

Teori, studime

Disa nga librat e tij studimorë dhe nga fusha e teorive letrare janë:

“Ex libris - moderna pashkiane”, Prishtinë, 2000.

“Theory-komunikimi modern”, Prishtinë, 2001.

“CD LIBRIS- antidrama e autorit”, Prishtinë, 2001.

“Notes-teoria e metakomunikimit”, Prishtinë, 2005.

“Analiza - kognicioni dhe modelimi”, Prishtinë, 2010.

“Metateza - teoria dhe praksisi letrar”, Prishtinë, 2014.

"Analiza - kognicija i modeliranje" (përkthim kroatisht), Zagreb, 2017.

Proza

“PAPA-global wor(l)d”, Prishtinë, 2002.

“OPIUM- alter wor(l)d”, Prishtinë, 2009.

“FAMA- real wor(l)d”, Prishtinë, 2012.

"ANONIM- profan wo(r)ld, Prishtinë, 2015.

"Analiza-Kognicioni dhe Modelimi"


Eruditizmi i profesor Rexhep Murtez Shalës ,shifet  edhe në librin e tij të botuar kohë më parë në Prishtinë dhe Zagreb.

  Libri i tij teorik-analitik me titull  "Analiza-Kognicioni dhe Modelimi" i autorit prof.Dr.Rexhep Murtez Shala, kohë më parë  është përkthyer në gjuhën kroate dhe tashmë është botuar në Zagreb nga shtëpia botuese "Illyricum-Dea."



ANALIZA - kognicioni dhe modelimi

Librin e përktheu  Prof.Dr. But Jaku ndërsa siq thuhet në parathënie ‘'Analiza-Kognicioni dhe Modelimi’', trajton kognicionin dhe modelimin letrar në prozë, në poezinë moderne-vizuale si dhe në modelin aktansial të tekstit, përkatësisht të prozës.


Krahas trajtimit teorik jepet edhe analiza teorike e zbatuar, në radhë të parë, në veprat e autorëve shqiptarë si: Adem Demaçi, Anton Pashku, Ali Podrimja,Nazmi Rrahmani… Ky libër është shtypur në 500 kopje.

****


https://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Profesor-te-Rregullt/Dr--Rexhep-Shala/CV--Prof--Dr--Rexhep-Shala.pdf.aspx

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...