2019-08-09

Baladat e pakryera të studiuesit Bedri Halimi...





Bedri Halimi lind më 5.3.1963, në fshatin Kuk të trevës së Opojës (komuna e Sharrit). Ish i burgosur politik në Goli Otok etj.


 Ka kryer fakultetin e bujqësisë, kurse ka botuar punime të shumta kulturore, letrare e shkencore në revista të ndryshme të hapësirës shqiptare.Punon në Ministrinë  e Mjedisit dhe  të Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës.


Që nga viti 1991 drejton dhe boton revistën për kulturë, art e shkencë “Sharri”, Sharr.

Deri tash ka botuar disa libra vepra:

1.Ditar Dardanie, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1992

2.Plagë shpirti, poezi, KL “Luigj Gurakuqi”, Sharr, 1995

3.Cubat fshehin Hënën, poezi, Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1999

4.Rugova – ngritja dhe rënia, publicistikë, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2000

5.Kafshët e botës sime,poezi për fëmijë, “Rilindja”, Prishtinë, 2001

6.Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj, KL“Luigj Gurakuqi”, Sharr, 2002

7.“Haxhi Ymer Prizreni” (përgatiti për botim), revista “Sharri”, 2006

8.Pemët, perimet dhe drithërat në mjekësinë popullore, studim, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2009

9.Karnavalet e djajve, poezi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2013

10.Dëshmorët e Opojës, 2014, monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2014

11.Opoja – aspekti historik (përgatiti për botim), monografi, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, 2016

12.Haxhi Ymer Prizreni – figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017

13.Panoramë opojane, poezi për fëmijë, “Fidani”, Prizren, 2017

14.Opoja – aspekti folklorik, monografi (përgatiti për botim), shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017

15.Ecje nëpër furtunë, roman, shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, Sharr, 2017




Bedri Halimi, “Kënga e lumit”


1
Vjeshtë e moçme ishte atëherë
Kur u zunë rrugët
Fushat filluan të na i errësojnë
Me pellgje gjaku
E qentë nuhasnin si statuja pa krah
Nuk kishin mall për Shqipëri e as për shqiptarë
As kujtesa nuk u punonte
Në tokë të huaj vdiqën turistë

2
Eh Ymer Prizreni
Dirigjent i Orkestrës së Vjetër
Pasardhës i rojeve të Kështjellës
Ti mendoje për tokën, për detin
Që të ketë buzëqeshje njerëzore
Nuk mbaje fjalim nga zyrat e fildishta
Me Ty larg dëgjohej
Kënga e ushtarit të vjetër
Dhe luhej për mrekulli vallja shqiptare

3
Ymer Prizren, poemë e pambaruar kurrë
Është e dhembshme, shumë e dhembshme
Kur ke frikë t’i afrohesh detit
E Ti je deti vetë
Që me dallgët tua luftoje trishtimin me stuhi
Për të ardhur te Ti
Ti thua se mund të vijnë
Vetëm ata që besojnë se drita nuk vritet
S’ia vlen, s’ia vlen jo të nisen tek unë
Ata që lirinë e pandehin si një lavire
As ata që e kanë humbur udhën në oborr
As ata që nuk duan ta shohin diellin
Askush shpresën s’ka arritur ta vrasë
As Ty o Ymer Prizreni
Ti je vetë shpresa që s’vdes kurrë

4
Ku janë Kainët?
Ku i kanë shtretërit?
As varre s’do të ketë për ta
Se varri është në Tokë
E Toka është e shenjtë or tungjatjeta
Prandaj mos harxhoni kot asnjë grusht dhe
Për ata që ecin me arkivol në shpinë

5
Përse mendohesh o Ymer Prizreni
Buzëqesh he burrë
Se rrufeja çan dhe shkëmbin
Por kurrë Kalanë e Vjetër
Ti do të vish!
Do të vish se s’bën!
Po s’erdhe,
As zogjtë e detit nuk do të fluturojnë
Në hapësirën e kaltër

6
Kam mall për Ty o Ymer Prizreni
Si s’të desha pak më shumë
Po Ti do të na durosh patjetër mëngjeseve
Është dashuria për tokën
Që të shtyn ta bësh këtë, Ymer
Tingujt e jetës marrin frymë me emrin tënd
Vrasësit e ëndrrave të bardha kanë frikë
Nga Ti - statujë e lirisë
Dhe gatuajnë tragjedi të reja
E nganjëherë na kafshojnë
Duke dashur të na puthin

7
Ujqërit e vjetër janë të pakapshëm përsëri
Rrinë gati me tehun e shpatës në dorë
Po ti Ymer, e doje fort Shqipërinë he burrë
Por jo pa Kosovën
Ti edhe sot troket në zemrën e njerëzve
Ti i urren prometejt e rrejshëm
Përse Ymer Prizreni jemi atdhe i mërzisë

8
Ku është vatani - jepni çdo gjë për të
Atëherë çdo pikëllim do të rëndojë lirë
Edhe mbi supet e kohës sime
Sot hyjnë e dalin njerëzit në atdheun pa atdhe
E nga pak ankohen në Ju
Që s’ua sollët parajsën në këtë botë
Kanë brengë në shpirt
Prandaj presin si qentë e braktisur
O Ymer Prizreni

9
Edhe sot në kohë ka lypës kohe
Përpjekja për ta është diç e kotë
Edhe ndihmës të zotit ka sot
Me gur të shenjtë që ligjërojnë si ujku plak
Por, celulat lëvizin
Pa lëvizje s’do kishte jetë
Ani pse lypsarët rebelohen me pagjumësinë
Ata duan rosa
Për zotin rosa
Ama të majme
Kufomat kërkojnë botë tjetër
Pa plazhe me gjëra të dobishme
Të bëjnë shaka me identitetin
Për ta zgjatur natën
Mbajnë fijen e shkrepëses në dorë
As mërziten për vitet e djegura

10
Dhe Pelegrinët presin diçka t’u sjellë fat
Nga idhujt e rremë
Trishtohen nga hija që i ndjek pas
Ymer burri
I vetmuari i largët
Njeriu e koha nuk do të lënë gërmadhë
Shpirti yt do t’ua presë ëndrrat njerëzve pa pendim
Malli për Ty nuk është vetëm Dhjetë Qershori
Dashuria pas ndarjes harrohet vetëm nga ndjekësit e dashurisë
E sofra e historisë i shënon të gjitha o Ymer Atdheu
Emri Yt i thur himn flamurit
Me një gur e një trung
Të mos mërdhihen zogjtë dimrit
Emri yt – kujtesë atdheu me plisa të bardhë
Emri yt – psalm për tokën në çdo kohë
Emri yt – zgjim nga gjumi i fundvjeshtës

11
Do të nisemi udhës sate
Me këngën e Lumit në gojë
Frymëmarrje të lirë
Të kenë edhe rrudhat gjatë dimrit
Kemi nostalgji për ty Ymer
Që hyre në mbretërinë e amshimit
E ne s’harrojmë të të kujtojmë
Sidomos para shkreptimës
Kur përrenjtë fillojnë të thahen
Me emrin tënd në luftë çdo gjë gumëzhin
Se në gjumë as të qarat nuk kanë kuptim

12
Kujdes me fjalën e dëshpëruar thua Ti
Bukuri e ftohtë pa kallinj është ajo
Dijeni se bereqeti i saj është dëshpërimi
Mbrëmë dikush tha se të rënët
Janë këngët e lirisë
Pylli nuk rrallohet po t’i presësh lisin
Në luftë trimi tregon trimërinë
Pas lufte trimëri tregon vetëm frikacaku
Ruhuni nga kundërshtarët e mi
Nga tregtarët e flamujve
Nga kombëtarët që lindin pas luftës
E kur të jeni të mërzitur shumë
Mos harroni ndërtojeni Piramidën
Do të vij t’u ndihmoj dhe unë

Pjesë nga libri e poezi “Kënga e lumit”,




ZËRI I QARTË I NJË LUMI POETIK





Bedri Halimi "Kënga e Lumit", SHK "Ymer Prizreni", Sharr, 2009


Poezia atdhetare shqiptare është shkruar në të gjitha periudhat historike. Motivi i atdhedashurisë nuk ka lënë pa prekur të gjithë po­etët shqiptarë. Një ngritje cilësore poezia atdhetare e pati në kohën e Rilindjes Kombëtare, por edhe më tutje nuk mbeti jashtë rrjedhave të përgjithshme letrare dhe poetike.

Një përmbledhje interesante poetike është në duar të lexuesit e dalë nga pena e poetit tashmë të dëshmuar Bedri Halimi. Përmbledhja e poezive me titull "Kënga e Lumit" është një rrjedhë e vërtetë poetike që i takon tipit të poezisë atdhetare, përkatësisht një tipi edhe më të veçantë të kësaj poezie - poezisë përkushtuese.

E ndër­tuar me një strukturë të thjeshtë, madje prej vetëm 13 poezive, të gjitha përkushtuese, ndërkaq njëmbëdhjetë prej tyre bartin si tituj vetë emrat e atdhetarëve të të cilëve u kushtohen poezitë, përmbledhja poetike "Kënga e lumit" të shëtit nëpër një pjesë të caktuar të historisë sonë kombëtare, që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri te lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kos­ovë.

 Ndërkaq vetë përmbledhja mban titullin mjaft shenjëzues, që bart edhe njëra nga po­ezitë më të realizuara të saj "Kënga e lumit", e cila u kushtohet dëshmorëve të kombit nga treva e Opojës. Janë këto poezi përkushtuese të cilat shquajnë disa veçanti, përkatësisht disa pjesë ose segmente jetësore dhe vep­rimtare të këtyre luftëtarëve të lirisë, të cilët me jetën e tyre vulosën fatin dhe lirinë atd­heut.

 Poeti Bedri Halimi është përqendruar te këta luftëtarë të kauzës kombëtare: Ymer Prizreni, Alajdin Xhezairi, Abdurrahman Gërdellaj, Adem Berisha, Fetah Sylejmani, Fisnik Ibrahimi, Ilmi Bahtjari, Ruzhdi Ber­isha, Samidin Emini, Ymridin Çengaj dhe Tasim Krasniqi.

Poezia atdhetare shqiptare është shkruar në të gjitha periudhat historike. Motivi i atdhedashurisë nuk ka lënë pa prekur të gjithë po­etët shqiptarë. Një ngritje cilësore poezia atdhetare e pati në kohën e Rilindjes Kombëtare, por edhe më tutje nuk mbeti jashtë rrjedhave të përgjithshme letrare dhe poetike.

Poezia atdhetare shpeshherë merrte forma të ndryshme, sidomos atë të përkushtimit poetik.

 Ndonëse vështirësitë e shkrimit të poez­isë përkushtuese janë të dukshme për shkak të gjetjes së veçantive dhe tipizimit të ndonjë faksioni nga jeta apo vepra e atij të të cilit i përkushtohet poezia.

Bedri Halimi, i cili deri tash ka botuar disa libra, jo vetëm poetikë dhe si i tillë është i njohur si poet dhe publicist, ka bërë një përmbledhje poetike interesante përkushtuese, e cila ka një veçanti të caktuar. 

Përkushtimet poetike të Bedri Halimit janë për heronjtë dhe dësh­morët e rajonit nga i cili është edhe vetë poeti Halimi.

 Por ajo që e veçon këtë tip të poezisë nga poezitë e tjera është se Bedri Halimi nuk e shkruan poezinë e tij vetëm sa për të kryer një detyrim ndaj atdhetarëve, por ai poezinë thjesht e ndjen, madje në poezinë e tij të këtij tipi, shtresa e as nënshtresa poetike bazohen në lektisjen e autorit, nuk hasen metafora të konsumuara as të shpërdoruara, nuk kemi madje as glorifikimin, as pleonazëm. 

Në fakt në poezinë përkushtuese të Halimit kemi në një rrjedhë normale fjalësh e figurash, madje në disa raste vihet re një tendencë nga poezia me prirje intelektuale. 

Për të dëshmuar një rrjedhë poetike dhe jetësore, do të ishte me interes me këtë rast t'i jepnin këtu njësinë e nëntë të poezisë "Baladë e pakryer":




Kur rrjedh gjaku varre lihen mbrapa mik



E themelet e shtëpive të djegura




Këndojnë lutje pa klithmë




për të pagjumët e këtij nënqielli





Poezia që i prinë kësaj përmbledhje inte­resante, e cila është e shkruar me një an­gazhim të veçantë, është një poezi e cila i kushtohet atdhetarit të njohur të përmasave gjithëkombëtare Ymer Prizrenit, për t'u ren­ditur dy poezi kushtuar atdhetarëve të ra­jonit nga i cili është edhe vetë poeti. 

Kështu përderisa poezia "Baladë e pakryer" e cila u kushtohet atdhetarëve shqiptarë të një peri­udhe më të hershme historike, ndërkaq po­ezia "Kënga e lumit" u kushtohet dëshmorëve opojarë të rënë në luftën çlirimtare të Kos­ovës.

 Më tutje merendohen poezitë e kush­tuara patriotëve të cilët i ka piketuar autori, përkatësisht atdhetarët dhe sakrifikuesit për lirinë e atdheut nga rajoni nga i cili është vetë ai. 

Poezia e cila i kushtohet Ymer Prizrenit është mjaft e arrirë artistikisht dhe ka një ndërtim të mirë, që epohet nga poema lirike. Një dëshmi për këtë që e theksuam do të na jepnin këto vargje:




Ymer Prizren, poemë e pambaruar kurrë



Është e dhembshme, shumë e dhembshme




Kur ke frikë t'i afrohesh detit




E Ti je vetë deti




Që me dallgët tua luftoje trishtimin me stuhi




Për të ardhur te Ti




Ti thua se mund të vijnë




Vetëm ata që besojnë se drita nuk vritet




Fazat e ndryshme të luftës për liri dhe pavarësi të shqiptarëve, si edhe epokat e ndryshme

të cilat i kanë thadruar në kujtesën historike atdhetarët shqiptarët që nga Ymer Prizreni e deri te Tasim Krasniqi, i ka skalitur me një mprehtësi të madhe poeti Halimi. Dhe, ajo që bie në sy është se nuk kemi ndonjë lektisje siç hetohet te ky lloj i poezisë. Meqë kemi të bëjmë më një ndjenjë të veçantë jetësore dhe njerëzore.

Autori Halimi ka arritur që duke krijuar këtë lloj poezie, përkatësisht duke kompletuar tërë përmbledhjen e tij me poezi kushtuese, kushtuar atdhetarëve të epokave të ndry­shme, përkatësisht edhe personaliteteve të ndryshme, që nga luftëtari i thjeshtë e deri te intelektuali i rënë për liri dhe pavarësi, ka arritur të përdallojë veçantitë e secilit syresh. Kjo veçanti hetohet që nga poezia e parë për Ymer Prizrenin, e cila i ka tiparet e një poezie të gjatë që epohet nga poema lirike. Pothu­ajse të të njëjtit tip janë edhe poezitë e tjera të kësaj përmbledhjeje.

Me këtë rast nuk do të donim të veçonim ndonjërën nga to por, tek secila autori ka thënë diçka të re, diçka të veçantë dhe tipike si sidomos në rastet kur autori i dertohet drejtpërdrejtë heroit lirik si psh: Ti je vetë shpresa që s'vdes kurrë (Ymer Pirzreni); Dhe unë besoj në ty, si bleta në lule (Alajdin Xhezairi); Kurrë vdekja s'do të vijë në sytë e tu (Abdurrahan Gërdellaj); O njeri i imadh i stinës së bukur (Adem Berisha); Ti ishe orë e së vërtetës (Fetah Sylejmani); Emri yt nuk lejon të na përqesh pema e helmit (Fis­nik Ibrahimi); Ti përsëri je në udhë, përsëri udhëtar (Ilmi Bahtijari); Në fshehtësi, natën vonë bëre portretin e perspektivës (Ruzhdi Berisha); Fill i dritës së diellit (Samidin Em­ini); Me emrin tënd i bëjmë nderim njeriut (Ymridin Çengaj); Ti e di fjalën e keqe për lirinë (Tasim Krasniqi).

Të gjitha poezitë e Halimit ndonëse kushtime për njerëz konkret të rënë dëshmorë kanë një prepotencë të theksuar lirike, janë tregues të saktë të dëshmive të bëmave të heronjve, të udhës së tyre atdhetare të përpjekjeve të tyre, madje edhe të jetës së tyre tokësore dhe të përjetësisë së tyre historike. Në këtë mënyrë poeti Halimi ka arritur që me sukses të paraqes ngjyrat e secilit veç e veç.

Figurshmëria e poezive përkushtuese të Hal­imit është e pasur, gjuha është shumë e avan­cuar dhe e kultivuar me kujdes, sikurse edhe stili që për asnjë çast nuk është rëndues siç do të mund të ishte në raste të tilla kur kemi të bëjmë me personalitete, qoftë nga historia jonë tradicionale nga koha e Lidhjes Shqiptar të Prizrenit, qoftë nga lufta e fundit çlirimtare e shqiptarëve që sublimuan dëshirën, idealin dhe vullnetin e tyre për liri, me mundin dhe gjakun e tyre.

Përmbledhja poetike "Kënga e lumit" e Bedri Halimit është një shembull i mirë i krijimit të poezisë përkushtuese, përkatësisht i poezisë atdhetare e epuar nga një poezi moderne dhe intelektuale, krejt tjetërfare nga ajo që jemi mësuar ta lexojmë këtë tip poezie kohëve të fundit, ku nuk qartësohet as teksti, as nëntek­sti, konteksti. Ndërkaq te poezia e Bedri Hal­imti çdo gjë është e qartë tekstualisht dhe kontekstualisht, ku pos të tjerash kemi të bëjmë me një zë të qartë të një lumi poetik, shkruan mes tjerash studiuesi letrar Prof.Dr. Merxhan Avdyli.


LIBËR ENCIKOLPEDIK PËR OPOJËN NË ASPEKTIN FOLKLORIK






Libri me titull “Opoja-aspekti folklorik” i përgaditur nga studiusi Bedri Halimi paraqet një të arritur e jo vetëm të re por edhe të veçantë në sferën e Kulturës të një regjioni siç është Opoja.



Brenda librit përfshihen materiale të shumta në aspektin e vështrimeve dhe studimeve, Lirikës popullore si dhe prozës popullore.



Libri ka 1064 faqe dhe është i paisur me aparaturë të nevojshme shkencore si indeksi i mledhësve, shënuesve e indekse emrash njerëzish e vendesh, fjalorthi i fjalëve të rralla e barbarizmave që përdoren në njësi folklorike të këtij libri. rezymenë në gjuhën shqipe e angleze etj, që padyshim ja shtojnë seriozitetin këtij libri monografik të rrallë.



Libri është konceptuar në tri pjesë. Ku secila pjesë mund të thuhet pa asnjë mëdyshje se paraqet një libër më vete.



Në pjesën e parë janë paraqitur 23 vështrime, studime të studiusve të ndryshëm për tema të folklorit të Opojës si nga Mr. Muharrem Qafleshi, Mitat Fejza, Dr. Yrjet Berisha, Xhemali Berisha, Dr. Nuhi Vinca, Ismet Lecaj, Lorenc Antoni, dr. Rexhep Munishi, Dr. Ramazan Bogdani, dr. Agron Xhagolli,Mr. Angjelina Hamza, Kadri Halimi, Bedri Halimi, Rexhep Tershnjaku, Ibrahim Skenderi, Tafil Krasniqi, etj.



Kështu fillimisht vitet për kufijt, poziten dhe madhësinë e Opojës, për të vazhduar pastaj me fejesën në trevën ë Opojës, ku hyn zgjedhja e vajzes dhe e djalit, marrja e marhamës përkatësisht shëjat e fejesës dhe veprimet e tjera që bëhen gjatë periudhës se fejesës si: marhama e madhe, hupsat, dërgimi parave të nusja, përgaditja e qeizit, shkuarja te nusja në raste të veçanta, marrja e penit përkatësisht këputja punë (që në disa treva tjera quhet ndarje e vadës). 


Më tej shkruhet në mënyrë të gjërsishme për ciklin e martësës në Opojë, për marrëdhanjet martesore, për të vazhduar pastaj me vështrime rreth aspekteve të lirikës popullore Opojane, të prozës popullore opojane; të gjurmëve të lashtësisë pagane në lirikën popullore të Opojës ; për kangën popullore të Opojës; për elementet polifonike në muzikën popullore të Opojës ; për këndimin dhe vallet e Opojës si të burrave ashtu edhe të grave të cilat vallzohen gjatë ceremonialit të dasmës; Pastaj për vallet e kënduara, për dasmën e sotme e ritualet rreth saj në Opojë. Më tej vazhdohet me vështrime rreth kërkimeve folklorike në Opojë si në fushën e prozës ashtu edhe të poezisë popullore si dhe të vallëzimit popullor; vështrime për këngët e përgimit, këngët e djepit, këngët rituale të synetisë etj.





Në vijim shkruhet rreth martesës së vejanve në Opojë; rreth lindjës në trevën e Opojës, që nga shtatzania, llohusa, përgimi apo përgëzimi, për foshnjën, për fëmijët apo carrokun, për këngën e djepit, ninullat, synetinë e tjera. 

Më tej prezantohen shkrime për festa të ndryshe si shëngjergjin në Opojë dhe këngët rreth kësaj feste, për këngët me motive pune dhe kurbeti në Opojë; për të vazhduar së prezantuari shkrimin për ceremonialin e vdekjës për trevën e Opojës që nga paralajmrimi i vdekjës, sëmundja, vdekja, vajtimi, dita e varrimit-përgaditja, varri dhe varrosja, ngushllimet, përkujtime etj. 

Për të përfunduar me qasjen rreth ruajtjes dhe kultivimit të kulturës tradicionale muzikore në Opojë, ku përmenden emra të shquar të këndimit të këngës popullore nga kjo trevë si:.



Në pjesën e dytë mbrenda shum faqesh janë të paraqitura 1081 këngë nga lirika popullore, nga të cilat janë: 61 këngë motmoti, 11 këngë përgimi, 46 ninulla, 28 këngë synetie, 195 këngë fejese, 187 këngë martese, 12 këngë nusnie, 32 këngë pune, 101 këngë dashurie, 20 këngë erotike, 201 këngë rinie, 20 këngë kapuqash dhe humoristike, 16 këngë vallëzimi, 65 dromca për fëmijë, 22 këngë të ndryshme, 48 këngë gurbeti, dhe në fund janë paraqitur edhe 16 këngë historike të kësaj treve.

Në pjesën e tretë është paraqitur proza popullore opojane duke u ndarë sipas llojit, ku janë paraqitur: 12 përalla, 8 prrallëza, 3 kallëzime, 96 anekdota, 58 legjenda, proza minore si: 3522 fjalë të urta popullore, 291 mallkime popullore, 72 urime, 20 betime, 13 shprehje nugshlluse, 19 përshendetje, 24 kashelasha, 3 engima popullore, një pyetjegjegje, 5 dolli, 10 lutje, 15 këcnime etj.


Shënues të lirikës popullore opojane janë 37; shënues të prozës popullore opojane 11; Tregues të lirikës popullore opojane janë 167; kurse tregues të prozës popullore opojane janë 81. 

Dhe në fund të theksojmë se janë shënuar edhe 574 fjalë të rralla dhe barbarizma të cilat përdorën në njësi të ndryshme folklorike që ndodhën në këtë libër duke ua dhënë sqarimet e nevojshme.



Në të gjitha njësitë folklorike, përkatësisht çfarëdo njësie folklorike, janë dhënë emrat e treguesve a këndusve si dhe emrat e shënusve të njësive përkatëse, qoftë lirikë popullore apo prozë popullore, ku në këtë rast vlen për të përmendur si mledhjës më të shquar të lirikës popullore: Dr. Yrjet Berisha Dr. Nuhi Vinca, Nexhat Ajdini, Dr. Myzafere Mustafa, Lorenc Antoni, Kadri Halimi, Bedri Halimi, Ismet Lecat, Mitat Fejza, Xhafer Kabashi, etj ndërkaq në fushën e prozes popullore janë shquar: Xhafer Kabashi, Ismet Lecaj, Bedri Halimi, etj.

Rezultate imazhesh për bedri halimi

Prandaj duke pasur parasysh të gjitha këto, lirisht mund të themi se ky libër mund të quhet libër model për shumë treva tjera të trojeve shqiptare. Natyrisht se secila nga këto tri pjesë ka mundur që të jetë libër me vete si: Çështje të folklorit ne Opojë si libër i veçantë; Lirika popullore në Opojë, si libër i veçantë dhe Proza popullore në Opojë si libër i veçant. 

Por, në këtë rast, hartuesi, përkatësisht përpiluesi i këtij libri enciklopedik për Opojën në aspektin folklorik z.Bedri Halimi ja ka bërë të mundur jo vetëm kexusve por edhe studiusve si dhe institutcioneve kulturore, arsimore e shkencore që ta kenë në tërësi tërë arsenalin e mledhur folklorik që nga viti 1957 e deri në ditët e sotmeshkruan mes tjerash shkrimtari dhe studiuesi Gëzim Ajgeraj .

****


Përgaditur nga Bedri Halimi e redaktuar nga Dr. Xhevat Hasani, e recenzentët Mr Nuridin Ahmeti dhe Mr Muharrem Qaflleshi,kohë më parë  doli në dritë studimi shkencor me mbi 570 faqe,” Opoja/
Aspekti historik/” ku kësaj radhe me studime shkencore u paraqiten emërat e njohur të sudimeve të ndryshme ne nivel Kosove e më gjërë si: Dr Hajriz Meleqi, Dr Jusuf Nehat Krasniqi ,Akademik Krsitaq Prfti, Mr. Muharrem Qaflleshi, Bedri Halimi, Ibrahim Skenderi. Mr. Enver Bahtiu, Dr , Sullatne Koçinaj- Ukaj Dr Selami Pulaha, Dr Jusif Osmani e emëra tjerë, të cilët kësaj radhe kanë sjellë të gjithë historikun që nga Vilajeti osman e këtej. Si dhe çështjet që lidhen me besimin e këtij lokaliteti, vështrimet historike gjeografike, lashtësinë shqiptare atje, 

Periudhën e sundimit osman, popullziminë e kazave të Kosovës, Vilejetin e Kosovës Figurën e shquar të Ymer Prizrenit dhe lëvizja e tij kombëtare, Masakrën për Brutim. Pastaj është hedhur dritë për historinë e Bresanës. 

Maskarat serbe malezeze që janë bërë në Opojë për të ardhur deri tek figurat dhe dëshmorët e fundit të rënë në fronte të UÇK-së dhe rëndësia e këtij lokateti gjatë kësaj lufte. Duke botuar librin e përmëndur po i japim shkencës historike dhe shkencave albanologjike në përgjthësi një kontribut të çmuar,që hulumtimet shkencore lidhur me Opojës të vazhdojnë e të thellohen edhe më shumë.



******


PËRSHTYPJA QË MË LA LEXIMI I ROMANIT: ,,ECJE NËPËR FURTUNË’’, I AUTORIT BEDRI HALIMI

Fjala furtunë është fjalë latine që do të thotë fat.
Por në popullin tonë fjala furtunë ka kuptim të një gjendjeje të motit, mot me erë që shkatërron sende a objekte në natyrë e gjithandej ku ajo vepron. Pra mot me shi, e re, e stuhi që u fut tmerrin njerzëve. Këtu, ky titull simbolik po më duket se kap kuptimin edhe të motit e stuhisë, pra, stuhitë dhe rrëbeshet shoqërore nëpër të cilat kaloi autori, por edhe fatin mirë që ka shpëtuar gjallë, e sot është mrekulli se jeton, vepron e krijon.
Vepra e shkruar ,,Ecje nëpër furtunë” është roman shoqëror historik dhe patriotik. Është roman shoqëror sepse rrëfen, trajton e shkoqitë shumë ngjarje shoqërore që kanë lënë mbresë në personalitetin e Bledit. Këtu Bledi është kryepersonazh i veprës letrare. Është roman historik sepse tregon për histori e shumë shumë ngjarjeve në trevën (vendin) ku jetoi e punoi Bledi.
Është roman patriotik për arsye se Bledi me shokë e kishin lidhur fatin e atdheut, siç është i lidhur mishi e thoni. Dhe kurrë s’ndaluan për të qenë vepërmirë e popullor.
Personazhet e kësaj vepre mund t’i ndajmë në dy taborre: Në pushtetarë të shumtë malazez e sërb dhe ndonjë shqipfolës e sahanlëpirës.
Ky grup personash në roman shënohen me inicialet e para të emrit e mbiemrit p.sh: HT, SHB, DK, OR, MA, OM, DV etj.
Në anën tjetër kemi persona që administrojnë gjithçka për të shtypyr, për të përbuzur çështjet që kanë të bëjnë me jetën e shqipëtarëve. Pra ishin mekanizma të dhunës, të padrejtësisë, të jetësimit të shtypjes dhe të së keqes mbi popullin shqipëtar.
Njeriu në jetë është individ është veprues në shoqëri. Por në raport me punën, me jetën, me ngjarjet nuk duket thjeshtë se është individi por ai është shoqëria vetë.
Bledi është zëri më i fuqishëm, është kronik i dhembjes dhe ngjarjeve. Është zëri i antagonizmit shoqëror.
Bledi personazhi i pathyeshëm në çdo provë të jetës. Ai përfaqëson mendimin intelektual dhe instiktin e shpejtë për zgjedhjen e problemit. Ai është i pathyeshëm dhe i gatshëm në çdo rrethanë për t’i bërë vend lirisë.
Është vigjilent, e përcjellës i situatave për të mos u thyer. Është edhe edukator i rrethit shoqëror. Kur i bëhet provokimi në ushtri jugosllave: dikush kishte shkruar parullën Zhivela albana (Rroftë Shqipëria), në çirilic.
Bledi i inkurajon shokët ,,Shokë, këtu kemi provokim. Unë sigurisht s’e kam shkruar, e as ju s’e keni shkru. Nuk duhet të frigohet fare ai që s’e ka shkruar. Pra qëndroni të fortë kur të na marrin në pyetje!
Njeriu që përcaktohet për rrugën e lirisë për popullin e vet duhet të jetë i brymosur me idealin e qëndresës, të sakrificës dhe të vetë flijimit. Ai duhet të jetë i parapregatitur për çdo befasi. Të tillë janë Bledi me shokë.
Rruga e lirisë nuk është e shtruar me lule. Ajo sidomos tek populli ynë ka qenë rrugë rrugë plotë rreziqe, plotë kundërshtime plotë tradhëti e ndëskamca.
Bledin me shokë e gjejmë të parapregatitur për të gjitha gjërat që mund t’i ndodhnin.
Në këtë vepër ka një narracion shumë të dhimbshëm të jetës nëpër burgjet jugosllave. Këto gjëra paksa rëndojnë kujtesën e lexuesit, por janë diçka reale dhe që kanë mund të ndodhin. Dihet mirëfilli se në burgjet e Jugosllavisë shqipëtarët janë trajtuar mizorisht. Ka raste kur i kanë tredhur, për t’i paaftësuar që të kenë pasardhës, madje, madje edhe i kanë asgjësuar nga torturat e mizoritë. 
Armiku nuk mëshiron.
Ecje nëpër furtunë ja vlen të lexohet nga brezat e tashmë, por edhe nga ata që vijnë, sepse trajton një të shkuar shumë të dhimbshme të rinisë kosovare.
Përveç këtij fakti, ia vlen të rinjët të mësojnë se si shkruhet dhe ligjërohet drejt, si përceptohet bukur ambienti i jetës. Le të lexojmë dhe të meditojmë kush ishim, kush jemi dhe kah do të shkojmë.
Ecje nëpër furtunë padyshim është një vepër që shënon një ndikim shumë pozitiv në përparimin kulturor mbarë shqipëtar.
Në fund Bedri Halimit i uroj shëndet të mirë, mirëqenje në familje dhe shumë suksese në fushën e gjerë të letërsisë.
Në shënjestër të kësaj dhune fizike e psikologjike ishin të rinjët-brezi i artë i Kosovës. Ishte ky brez i rinisë sonë që doli në protesta më 1981-tën 11 marsi e që vazhduan gjatë tërë vitit.
Ishte kjo protesta e brezit të Bledit që kërkuan avancim të Krahinës së Kosovës në Republikë. Pra dolën me kërkesën ,,Kosova Republikë”. Në këtë protest morën pjesë mijëra studentë, profesorë, intelektualë por edhe punëtorë. Ky ishte zëri më i fuqishëm popullor, për Kosovën shtet. Mbi protestues u zhvillua dhunë e paparë ndonjëherë, pati të vrarë, të plagosur e të rrahur nga policia, pra u zhvillua brutalitet i paparë.
Këtë ngjarje e dënuan pushtetarët e atëhershëm dhe e cilësuan se po të bëhej Kosova Republikë, rrezikon stabilitetin e RSFJ.
Nuk do thellohem më tej në këto ngjarje se nuk e shoh të nevojshme. Por dua të them se njeriu duke qenë vetë pjestar i këtyre ngjarjeve, i këtyre shumë protestave, duke u përballë me armikun, ai kthjellohet, forcohet, dhe armatoset me idealin e lirisë. Blendi me shokë janë realitet i këtyre ngjarjeve. 

Këtu Bledi ishte plagosur. Me gjithë atë jeta vazhdon.
Njeriu ka obligim që gjatë jetës të jetë vepërmirë. Ai duhet ta luftojë të keqen në shoqëri e kudo.
E keqja luftohet me dorë, me fjalë e me zemër.
Po ta heqësh një pengesë nga rruga, ke hequr një të keqe me dorë. Por e keqja ndër njerëz është e shumëllojshme.
Korrupsionin, mashtrimin, kurvërinë, e dukuritë tjera nuk mund të largohen me fjalë. Ato mund t’i largojnë institucionet e pushtetit me dorë.
Po, të keqën që ka kapluar atdheun e Bledit kush do ta largonte? Pushteti e pushtetarët jo, se vetë ata ishin autorët e saj. Ata vetë instaluan pushtetin e dhunës dhe të diskriminimit.(Sylë Dinaj)


Përgatiti për Floripress,Twitter dhe Facebook : Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...