2019-09-01

Rruga e Kombit–Tarifë shtesë për automjetet e rënda


Rezultate imazhesh për rruga e kombit

Nga sot , dt.  1 shtator 2019  tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të shtohet në bazë të peshës së mjeteve.

Monitor raporton se qeveria shqiptare ka vendosur së fundmi një tarifë shtesë për automjetet e rënda që kalojnë në këtë rrugë.
Tashmë në traun e pagesës është vendosur peshore, e cila do të peshojë kryesisht automjetet mëdha të transporteve.

Për këtë tarifë shtesë qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk është njoftuar nga institucionet shqiptare. Ministri i Infrastrukturës në Kosovë Dr. Pal Lekaj ka thënë për Monitor se institucionet shqiptare nuk kanë komunikuar me palën kosovare duke e konsideruar të papërshtatshme këtë tarifë:


Imazh i ngjashëm

“Ne si Kosovë nuk jemi në dijeni, nuk na kanë kontaktuar askush. Unë mendoj që nuk ka nevojë për këtë taksë, sepse është një kriter që mbipeshat mund ta prishin rrugën mund të dënohen, por jo që të vendoset taksë”.

Vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit u lajmërua nga qeveria në fund të marsit 2018 pasi mirëmbajtja e rrugës së kombit iu dha me koncesion kompanive Kastrati dhe Salillari, të cilat vunë dhe traun e pagesës.

Veturat paguajnë 5 euro për kalim. Furgonët apo autobusët, dhe kamionët e transportit paguajnë tarifë më të lartë nga 11,2 deri në mbi 22,5 euro.

Për këtë tarifë ka pasur vazhdimisht kundërshti, si nga banorët e zonave përreth, po ashtu dhe nga pala kosovare, e cila ka patur ankesa të shtuara nga bizneset që e shfrytëzojnë rrugën për transportin e mallrave dhe shëbrimeve të tyre.


***

Imazh i ngjashëm


“Rruga e Kombit” 100 lekë për kuksianët


Tarifa e Rrugës së Kombit për banorët e qarkut të Kukësit do të jetë 100 lekë për një kalim, e thënë ndryshe 200 lekë të reja vajtje – ardhje. Mjetet e regjistruara në Kukës do të marrin falas pajisjen elektronike “Telepas” dhe përmes saj do të bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Qeveria përmbylli negociatat me firmën koncensionare dhe prezantoi paketen lehtësuese për tarifën e rrugës Milot – Morinë, e cila do të rinis nga 17 Shtatori 2018.

 “Ajo është rrugë sa është e vështirë edhe strategjike. Pse është e vështirë? 

Këndet gjeologjike gjeografike i ka të vështira, një pjesë e saj ngrin gjatë dimirit, ndërkohë që strategjikisht është mundësia e Aeroportit të Kukësit. Ndërkohë nga ana strategjike, sigurisht që ka lidhje me Qarkun e Kukësit, që është fatkeqësisht një nga qarqet më të varfëra dhe me Kosovën” .

Edhe për autobusët e linjës tarifa do të jetë 100 lekë për një kalim. Në total sipas të dhënave të grupit të punës janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që përfshihen në skemën preferenciale.

 “Qeveria po merr rriskun më të madh. Ne po marrim rriskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qënësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në Shtator 2018.

 Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori i 2018  fillojë të aplikohet tarifa.

Rezultate imazhesh për rruga e kombit

Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, Shqipëria nuk ka ndjekur parim diskriminues.

Skema lehtesuese parashikon që përdoruesit e shpeshtë të rrugës (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova): të përfitojnë 10 % zbritje të pagesës për 20-30 kalime në muaj. 




Ndërkohë për mbi 30 deri në 50 kalime në muaj ulja shkon në 20 % të vlerës. 30% me pak për mbi 50 deri në 60 kalime në muaj dhe mbi këtë shifër zbritja e tarifës shkon në masën 40 % të saj.
Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në vleren 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje. 


Por banorët e Kukësit  vitin e kaluar u ngritën në protestë duke djegur pikën e kalimit me pagese, ç’ka detyroi qeverinë të rishikonte kontratën me firmen koncensionare.


Rezultate imazhesh për rruga e kombit
Një banesë dhe vetë rruga e kombit në afërsi të fshatit Klos rrezikohen nga një shkëmb 3 tonësh. Alarmin e ka bërë publik Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë.

Në njoftimin e dhënë nga policia bëhet e ditur se mbi dy tarracat mbrojtëse të autostradës Rrëshen – tuneli Kalimash, nga reshjet e rëna kohët e fundit, kanë rrëshqitur gurë e dhera. Në mes të këtyre rrëshqitjeve gurësh është edhe një 3 ton, që rrezikon të bjerë në autostradë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në mjete e njerëz. Rënia e këtij guri rrezikon edhe banesën e shtetasit Gjon Ndrec Lleshi, për të cilin po merren masa për evakuim.




Qarkullimi i mjeteve në rrugë vazhdon normalisht thuhet në deklaratën e policisë, por nuk jep siguri për jetën e drejtuesve të mjeteve. Në këto kushte është kërkuar ndërhyrje urgjente për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm që mund të shkaktonte pasoja të rënda.

Megjithëse është paralajmërur rreziku i rënies së këtij shkëmbi, shtabi i emergjencave civile në Prefekturën e Lezhës nuk i ka bërë asnjë koment kësaj situate dhe masave të mundshme që mund të merren për të eleminuar këtë problem me rrezik për jetën e drejtuesve të mjeteve që lëvizin përgjatë rrugës së kombit.

Flori Bruqi 

****

Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombi

Nga Klodian Tomorri 

Mediat kanë raportuar se qeveria kosovare është e shqetësuar për një taksë të re, që mund të vendoset mbi makinat e tonazhit të rëndë në rrugën Durrës - Kukës.

Sipas ankesës së palës kosovare, duke filluar nga data 1 shtator, në Rrugën e Kombit do të instalohen peshoret, ç’ka mund të sjellë taksë shtesë për makinat e tonazhit të rëndë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Taksat e kalimit në rrugën Durrës - Kukës janë të përcaktuara qartë në kontratën koncesionare dhe variojnë nga 1 euro për përdoruesit e shpeshtë deri në 22 euro për kamionët e rëndë me 4 akse apo më shumë.


Këto taksa nuk mund të ndryshohen nga askush. As të rriten, as të ulen, as të shtohen në numër dhe as të pakësohen.

Mënyra e vetme për të ndryshuar apo vendosur taksa të reja në rrugën Durrës - Kukës është amendimi i kontratës koncesionare.

Por edhe nëse kontrata koncesionare do të ndryshohej, sërish nuk mund të ketë taksë mbi peshën e makinave.

Mënyra se si lëvizin mjetet e transportit në rrugë rregullohet përmes Kodit Rrugor.

Në nenet 10, 54 dhe 62, Kodi përcakton qartë kufijtë e lejuar të peshave për transport në rrugë dhe sanksionet nëse ato thyhen.

Sipas Kodit, pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje dhe nga ajo e ngarkesës së tij, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks për ato me 3 e më shumë akse.

Çdo mjet që thyen këto kufij ngarkese shkel ligjin dhe është kërcënim për sigurinë rrugore.

Kur shkel ligjin nuk taksohesh, por dënohesh sipas sanksioneve që parashikon ligji.

Në rastin konkret dënimi për tejkalim ngarkese është ndalim i menjëhershëm të mjetit për të vazhduar udhëtimin dhe gjobitje automatike deri në 2 milionë lekë si për drejtuesin e mjetit ashtu dhe porositësin e ngarkesës së transportit.

Ndaj nuk mund të ndodhë që të ketë taksë shtesë për peshën. Nga koncesionari jo e jo, por as nga shteti.

Unë nuk besoj se qeveria e Kosoves e ka ngritur shqetësimin për shoferët, të cilët thyejnë ligjin dhe i ngarkojnë mjetet e tyre mbi tonazhin e lejuar duke vënë në siguri jo vetëm rrugën, por edhe njerëzit.

Nëse pastaj, taksa shtesë vendoset në mënyrë informale nga koncesionari, pra mjeteve që kanë tejkaluar tonazhin, koncesionari i kërkon para shtesë në mënyre informale, atëherë kjo është shkelje e ligjit.

Është cenim i sigurisë në rrugë, thyerje e kontratës koncesionare dhe dëmtim i pronës publike.

Kompania koncesionare ka detyrim të vendosë peshoren dhe të masë ngarkesën e çdo mjeti.

Nëse konstaton mjete, që kanë tejkaluar ngarkesën e përcaktuar në ligj, atëherë ajo është e detyruar të bllokojë menjëherë lëvizjen e tij dhe të njoftojë Policinë që të marrë masat ndëshkimore.

Vetëm Policia ka kompotencë të vendosë gjobat, të cilat arkëtohen në shtet, jo nga koncesionarët.

Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë skenar.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...