TE PAAFTE E TE ZHYTUR NE KRIM!
Edhe sa ngjarje duhet te ndodhin qe Sander Lleshaj te kuptoje se cila eshte detyra e tij? Ngjarja e mbremshme ne spitalin e Fierit eshte vetem ilustrimi fatkeq, se prej kohesh, siguria e qytetareve eshte ne nivelin zero e se pushteti politik mbron kriminalitetin e vet.
Nje nate me heret ne Vlore e ne Korce, pati dy raste kur qytetaret u qelluan ne banesat e tyre. Ndersa mbreme, hesapet u lane me arme deri ne spital, duke rrezikuar edhe jete te tjera. Koha do na tregoje nese po mbrohen autoret me lidhje te forta politike.
Shqipëria e sotme të ngjan me Palermon dhe Siçilinë e mafias. Atentatet, vrasjet dhe aktet e rënda kanë qenë kryefjala e ditës në media, kjo për shkak të numrit të lartë të vrasjeve, atentateve mafiozeve dhe plagosjeve në të gjithë vendin.
Por që kur Lleshi është në krye të MB-së situata me krimin është agravuar, ndërsa siguria në vend është në minimumin e saj.
Më poshtë ju sjellim të gjitha ngjarjet e rënda që kanë shoqëruar ministërllëkun e Sandër Lleshit, duke mos shtuar këtu një sërë plagosjesh, aksidentesh rrugore etj.
Të gjitha ngjarjet e rënda që kanë shoqëruar Lleshin:
7 Nëntor 2018, Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës”, u ekzekutua me breshëri armësh dhe u plagos shoku i tij Genci Caca i cili ndërroi jetë më pas në spital.
14 Nëntor 2018, vritet në Shkodër Fatos Ferracaku.
29 dhjetor 2018, në Elbasan, vriten në një atentat mafioz tre persona, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.
Të gjitha atentatet, ekzekutimet mafioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:
Më 14 janar, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.
Më 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.
Më 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau Altin Balliu.
Më 24 janar, 34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.
Më 6 shkurt, Teodor Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.
Më 6 Shkurt, në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama i zhdukur prej 6 shkurtit u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo
Më 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.
Më 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.
Më 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.
Më 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.
Më 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.
Më 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.
Më 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.
Më 30 mars, vritet para banesës së motrës së tyre në Shkodër, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Më 9 Prill, vritet pas grabitjes në Rinas i shumëkërkuarit Admir Murataj
Më 28 Prill, vriten në qytetin e Laçit kushërinjtë Kelvin dhe Jani Jushi.
Më 19 qershor, një 64-vjeçar është vrarë me armë zjarri pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërqi ku 64-vjeçari Gjin Marku sapo kishte shkuar në arë. Ai është konfliktuar me autorin, i cili mësohet se është mik i familjes.
Më 1 Korrik, një 24-vjeçar është ekzekutuar në mesnatë me armë zjarri nga një atentat në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur.
Më 4 Korrik, Përplasja me armë mes dy grupesh të rinjsh ka shkaktuar një të vrarë dhe pesë persona të plagosur në qytetin e Kavajës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit, ku një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë ka gjetur vdekjen një kalimtar i rastit, Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç.
Më 19 Korrik, një krim i rëndë brenda familjes tronditi qytetin e Durrësit. Një grua është vrarë mizorisht nga bashkëshorti i saj, i cili e kishte dhunuar edhe më parë. Viktima Asbije Kuka, 36 vjeçe.
Më 1 Gusht, në Durrës në derën e shtëpisë u ekzekutua me armë zjarri 40 vjeçari Ferzi Bardhi. Viktima ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Pista kryesore duket se janë konfliktet për drogën, por policia po vijon hetimet dhe ende nuk ka një autor të dyshuar.
Më 2 Gusht, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Elbasan ku si pasojë e të shtënave u plagosën 3 persona. Ngjarja u raportua për motive të dobta. Në pranga u vu pak ditë më pas Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.
Më 4 Gusht, u ekzekutua në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiri dhe u plagosen djali dhe nipi i tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri në lokalin e tyre. Policia identifikoi autorët, por nuk ka mundur t’i vërë në pranga.
Më 8 Gusht, në Selenicë u ekzekutua Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi. 47-vjeçari u qëllua 7 herë nga një distancë e afërt, duke humbur jetën në vend. Viktima ishte me precedencë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik droge.
Më 12 Gusht, në Fier 23-vjeçari Florian Selimi u gjet ne nje kanal, me plagë në fyt. Policia arrestoi dy autorët e dyshuar të vrasjes, një 26-vjeçar dhe një 20 vjeçar. Dyshohet se bashkëfshatarët e vranë me thikë në fyt 23 vjeçarin për motive të dobëta. Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit u ekzekutua me armë 48 vjeçari Armando Gjini, i skeduar nga uniformat blu si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit. Policia u vu në ndjekje të autorëve të vrasjes, por pa mundur të bjërë në gjurmët e tyre.
Më 22 Gusht, në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit u vra me një plumb në kokë 26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicionerësh. Policia tha se vrasja u krye nga vëllezërit Griseldo e Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari të cilët janë ende në arrati.
Më 27 Gusht, në kryeqytet ndodhi një tjetër vrasje, ku në një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 26 vjeçari Santiago Malko. Atentatorët të cilët e kishin gjurmuar 26 vjeçarin me një Mercedes Benz C Class hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.
Më 30 gusht, krimi zbriti sërish në Vlorë ku në ballkon të shtëpisë u qëllua me armë zjarri ish mësuesi I edukimit fizik, Elius Thartori I cili nga të shtënat mbeti I plagosur.
Më 30 gusht, atentat në Korçë ndaj shtetasit Juxhin Kulla.
Më 31 Gusht, 5 të plagosur nga një përplasje mes dy familejeve në Fier.
Më 1 Shtator, Në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç.
Bilancin e viktimave mund ta bëni vetë, por panorama e mësipërme tregon se situata e rendit në vend është shumë e rëndë. Ndërkohë, Sandër Lleshi do të mbahet mend si ministri i brendshëm kampion në hedhjen e gazit lotsjellës dhe helmues ndaj qytetarëve.
Sipas tij, ata që duhet të arrestohen janë ministrat aktualë: Sandër Lleshaj dhe Belinda Ballukut, të cilët kanë mbajtur më parë poste drejtuese në Aviacionin Civil.
“Njeri që duhet të arrestohet është Sandër Lleshaj, drejt bordi. Njeri që duhet të arrestohet është Belinda Balluku, njeri që duhet të arrestohet është Engjëll Agaçi, njeri që duhet të arrestohet është drejtori i Aviacionit Civil”, u shpreh Sali Berisha.
Sipas tij, Admir Murataj nuk është vrarë nga policia, por nga bandat pasi forcat e rendit, sipas Berishës, nuk kanë patur fushëpamje për të qëlluar.
Flori Bruqi