Përshtypje nga përuimi i studimit, “Elitat e Mohuar...,Krenari Kombëtare”, një libër me vlera të larta njohëse dhe eduka

Rezultate imazhesh për Lejla Gorishti

Lejla Gorishti

Kjo vepër dinjitoze do të matet me veprat si motra kombëtare dhe nd/kombëtare, pasi ka po aq vlera sa libri i Simon Sebastian Monte Fiore(B.L)..., kjo vepër momentale, një enciklopedi historike që mbart nektarine të gjithë kohërave, (O.Ç), meriton të vendoset në Panteonin kombëtar(E.Y)..., para se ta  vlerësojë Presidenti Vilhelmen, duhet të ngrihemi ne nga ky auditor i nderuar dhe t’i japim titullin  e lartë “Nder i Kombit.( F.T)”

Rezultate imazhesh për Lejla Gorishti

     Për vet vlerat e larta shkencore, letrare, artistike dhe edukative, nuk mund të mbahej ky tubim shkencor në asnjë vend tjetër, përveçse në një nga sallat bashkëkohore të tempullit të dijes dhe kulturës kombëtare, në universitetin privat "Pavarësia" në Vlorë, ditën e shtunë të dates, 10 gusht, 2019.
       
 Kjo sallë nuk kishte pasur më shumë se sot pjesëmarrës në promovime librash, të nivelit akademik. Mbi njëqind intelektualë të niveleve dhe profesioneve të ndryshme ardhur nga Durrësi, Fieri, Mallakastra,Tepelena,Tirana  Berati,  Londra dhe USA, kishin zënë ndenjëset e kësaj salle moderne. 


Rezultate imazhesh për bujar leskaj
Bujar Leskaj

Mes tyre dhe ish ministri i kulturës z.Bujar Leskaj, n/kryetari i K.Bashkisë Vlorë z. Agron Gjipali me zonja e tij, mjeku  i nderuar në  fushën e mjekësisë, dr Skënder Allushi. 


Rezultate imazhesh për vilheme vranari


 Edhe dy figurat e shquara të kësaj elite përfshirë në këtë libër, kishin dalë nga faqet e tij dhe kishin zënë vend  në mes të pjesëmarrësve.

        Ishin të nderuarit Prof. dr. Eshref Ymeri( Akademik & Personalitet i shquar i Labërisë dhe Dr. Fatmir Terziu(“ Mjeshtër i Madh  “ & Pedagog Universiteti në Londër, bashkë me zonjën e tij, të cilët sot nuk do t'i lexojmë në faqet e librave të tyre, por do t'i dëgjojmë drejtpërdrejtë nga salla.
      
   Panel më të nderuar e më të përgatitur se kaq, në të tilla evente, zor se gjen kund.


Po edhe auditor me njerëz të nderuar, miq, shokë,kolegë, ish/ nxënës të shkrimtares dhe dashamirë të librit kishin mbushur sallën.
       
Moderator dhe drejtuesi kësaj ceremonie, ishte bashkëshorti i shkrimtares Fitim Haxhiraj, i talentuar në fushën e artit, por i mohuar në profesionin e tij të adhuruar.

      Kryetari i shoqatës "Petro Marko", z Albert Habazaj  i hapi siparin këtij promovimi me nivel të lartë shkencor.
     
Unë, si redaktore e këtij libri shumëfaqësh isha dy herë e emocionuar. 

E para ishte se leximi dhe shfletimi i këtij libri më është shoqëruar me aq kujtime dhe emocione , sa rrallë i kam përjetuar, dhe e dyta që dua të theksoj eshtë vështirë të flasësh për shkrimtarë te nivelit "Anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane" apo " Mjeshtre e Madhe e Penes"., si autorja Vrana- Haxhiraj që na kishte mbledhur në këtë gëzim letrar. 

Puna e madhe dhe e palodhur, kembëngulëse dhe e përkushtuar, e shkrimtares Vranari për të hedhur dritë mbi këto figura, një pjesë e të cilave ose nuk njihen fare ( prej disave), ose njihen fare pak ose aspak për vlerat që kanë, është për t'u lavdëruar. 

Dhe më e vështirë bëhet fjala, kur duhet të flasësh për elitën, pjesën intelektuale më të mësuarën e shoqërisë, të cilëve shkrimtarja duke u fshirë pluhurin e harresës, i ka ringjallur dhe sot i solli mes nesh. 

Ashtu siç theksuan  edhe diskutantët e tjerë, unë i mëshoj mendimit të tyre se këtë libr duhejt a bënte Akademia e Shkencave dhe Arteve  me bashkëpunimin e disa akademikëve. 

Kurse Vilhelme Haxhiraj e bëri e vetme, një punë madhore si vlerë kombëtare dhe voluminoze që kërkonte kohë, vullnet e lodhje, për të cilën do të krenohej cilido.

      Libri studimor,  " ELITAT E MOHUARA...,KRENARI KOMBËTARE" është një vepër për të gjitha nivelet e shkollave si dhe për lexuesin e gjerë.  Një libër që në 463 faqe, ngërthen 90 figura të shquara kombëtare dhe në asnjë faqe nuk gjen qoftë dhe njëherë të vetme të mos thuhet e vërteta, ajo thuhet ashtu siç është dhe nuk mund të shmangesh prej saj.

      Natyrisht festa kaloi përmes bisedave dhe diskutimeve të qeta, të këndshme  dhe vlerësuese, të cilat bënë që koha e përurimit prej 2 orësh, të mos  vihej re. 


Rezultate imazhesh për Natasha Fejzaj Lima

    -Natasha Fejzaj Limaj, poete, kr/redaktore e revistës “Kanina”, foli për jetën dhe veprën e  autotres, si dhe për vlerat e mëdha letrare, shkencore dhe kombëtare të këtij libri.  



Rezultate imazhesh për Docent.Odise Çaçi


    - Docent.Odise Çaçi (Pedagog Universiteti), në kumtesën e tij bëri një analizë të mirëfilltë të librit, i cili veç vlerave letrare,  shkencore e kombëtare të studimit,ai e quajti  një enciklopedi historike që mbart nektarin e kombit të të gjitha kohërave”, i cili e quan vepër momentale, një enciklopedi historike, ku përfshihen 92 figura të ndritura të kombit, sepse 90 janë ato që autorja ka studiuar kurse dy janë Vilhelmja me Fitimin


Rezultate imazhesh për Kadri Tarelli


   -Kadri Tarelli- studiues e analist nga Durrësi e autor i parathënies), foli për vlerat e librit , i cili do të zerë vend denjësisht në kolanën e  artë të kombit. Ka ardhur koha që vepra e Vilhelmes të botohet e të studiohet e gjitha. Znj. Haxhiraj është një elitë e mohuar që kërkon vlerësim maksimal.

Rezultate imazhesh për agim bajrami


  - Poeti brilant nga Durrësi, Agim Bajrami deklamoi shumë bukur Baladën  kushtuar autores, sipas të cilit “një Vrana nuk vdes kurrë”. 
Rezultate imazhesh për Lejla Gorishti



   -Redaktorja Lejla Gorishti, theksoi se, Libri studimor,  
" ELITAT E MOHUARA..., KRENARI KOMBËTARE" është një vepër për të gjitha nivelet e shkollave si dhe për lexuesin e gjerë që duhet të jetë në ballinat e bibliotekave tona familjare, shtetërore dhe të shkollave. 

Rezultate imazhesh për fatmir minguli

- Fatmir Minguli - kritik nga Durrësi: Mendoj se ky ёshtё dhe motivi i shkrimtares sonё tё shquar, kёsaj zonje tё Rёndё tё Botёs së Letrave dhe të Kulturës Shqiptare tek na sjell para tavolinёs dhe para mendjes sonё librin e saj monumental “ Elitat e Mohuara…, Krenaria e Kombit”.” Eshtё koha qё kjo zonjё e Madhe tё zejё vendin e meritur nё piedestelin e “Nderit tё Kombit”. 

Punёe saj duhej ta bёnin institucionet qё paguhen nga shteti dhe jo njё grua që harxhon gjithçka tё veten nё shёrbim tё kombit tonё.

Rezultate imazhesh për albert habazaj

  -Në kumtesën e tij poeti, studiuesi dhe bibliografi Albert Habazaj, drejtor i Bibliotekës "Nermin Vlora " Univ. "Ismail Qemali" Vlorë dhe kryetar i Sh.së Shkrimtarëve dhe Artistëve "P. Marko", Vlorë, pasi foli për vlerat e librit, u ndal në vendin që zënë 20 ndër gratë e shquara shqiptare, qysh nga Mbretëresha ilire Teuta deri tek Laura Nexhat Mersini Houghton. 

Rezultate imazhesh për Nebil Çika

   -Nebil Çika , Kryetar i Sh.të Persekutuarëve antikomiunistë, theksoi se  vetë Vilhelmje është një elitë e mohuar.

Me këtë punë madhore që ka bërë Vilhelmja, jo Mjeshtre e Madhe e ku ta di unë, por asaj i takon me plot të drejtë,një vlerësim maksimal i merituar, “Nder i Kombit”.

Rezultate imazhesh për Fitim Haxhiraj

-Moderatori Fitim Haxhiraj e freskoi mjedisin me një poezi kushtuar autores , ndërkohë bashkëshortes së tij.

Rezultate imazhesh për Fatmir Terziut

  -Fjala e Prof. doc Fatmir Terziut e bëri auditorin gjithë "sy e vesh", i cili , pasi ekrahasoi veprën me vepra botërore, i bëri thirrje auditorit që, së bashku para se ta  vlerësojë Presidenti Vilhelmen, duhet të ngrihemi ne nga ky auditor i nderuar dhe t’i japim titullin  e lartë “Nder i Kombit”.

Rezultate imazhesh për bujar leskaj

    -Bujar Leskaj,Kjo vepër dinjitoze do të matet me veprat si motra kombëtare dhe nd/kombëtare, pasi ka po aq vlera sa libri i Simon Sebastian Monte Fiore, njohës i diktaturës komuniste me librin,  “100 persoalitete botërorë dhe 100 monstra. 

Rezultate imazhesh për Simon Sebastian Monte Fiore

Simon Sebastian Monte Fiore

Nuk kam gabuar në parashikim që e kam quajtur Vilhelmën “Musine Kokalari” e Vlorës. Ky libër duhet të shkojë në çdo vatër shqiptare, në çdo institucion sidomos ta lexojnë fëmijët tanë.

Rezultate imazhesh për Merita Kuçi ,poete nga duresi

  - Merita Kuçi – poete  nga Durrësi.. Besoj se ky ёshtё  edhe synimi i znj.Vranari, gjurmё, dёshmi, studim i mirёfilltё, nё shёrbim tё dijes, historisё, ndёrgjegjes dhe krenarisё kombёtare.”Ashtu si parafolësit e mi,  unë e quaj stzudimin një libër që meriton vlerësim maksimal..


Rezultate imazhesh për eshref ymeri


  -Prof. Dr. Eshref Ymeri theksoi, se ky libër meriton të vendoset në Panteonin kombëtar. Që për fat të keq tek ne mungon.  Kjo vepër pasuron thesarin e kulturës sonë kombëtare dhe mendoj që Vlora, duke filluar nga Institucioni i Bashkisë dhe komuniteti i shkrimtarëve vlonjatë,t’i përciellin Presidentit të Republikës propozimin për t’i akorduar zonjës Vilhelme titullin e lartë “Nder i Kombit”.

Të dashur pjesëmarrës në faqet e këtij libri kemi dhe atë pjesë të elitës kombëtare së cilës sistemi ua ndrydhi vlerat e vërteta me një farë presioni klasor. 

Një ndër ta është dhe shkrimtarja e këtij libri, znj Vranari, e cila thotë:"S'është kombi që nderon njerëzit e shquar, po janë ata që ia rrisin vlerat dhe e nderojnë kombin"


Si gjithnjë në mbyllje të këtij takimi mbreslënës " qershia mbi tortë". 

 Nipi i shkrimtares, Rainhardi 6- vjeçar, mjalti i mjaltit të gjyshave, përshëndeti pjesëmarrësit me disa nga vargjet e Naimit kushtuar gjuhës shqipe.

Redaktore e librit, Lejla Gorishti

Vlorë, 30. 08. 2019
******


Rezultate imazhesh për vedat shehu

Zonja Vivra,

U emocionava përsëri nga leximi i Reportazhit të redaktores Lejla Gorishti, Reportazh, me të cilin Ajo jep një tablo artistike të rrallë të gjallërisë dhe të entusiazmit të organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Përurimin e një vepre të pazakontë “Elitat e Mohuar...,Krenari Kombëtare”. 

Reportazhi i Zonjës Lejla, duke paraqitur shkëlqimin e auditorit me shprehjet të së vërtetës së madhe të vitalitetit Kombit të shprehur nga ngjenitë e mohuar të Kombit, midis të cilëve është edhe VIVRA, është një monument elegant, kushtuar Monumentit të Madh Kombëtar të skalitur nga Mjeshtrja e Madhe e Penes, Wilheme Vrana- Haxhiraj. 

Ju roj, Zonja Vivra mbarësi dhe vetëm mbarësi dhe forca për një bisedë rreth filxhanit me Fitimin në Kaninë.

Me konsideratë

Prof.dr. Vedat Shehu


******

Rezultate imazhesh për Kadri Tarelli

Kadri Tarelli

Urime znj. Lejla, për shkrimin aq te goditur, te sinqerte dhe te sakte, lidhur me perurimin e librit " Elitat e muhuara. krenaria e kombit, te autores znj. Vivra, mjeshtre dhe akademike.
Urime, per ju dhe autoren e nderuar!

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)