2019-03-27

VDEKJA E ISMET AVDI QORRAJ( 21.01.1968-28.03.1989 ) NA BËRI MË TË FORTË (XHEVDET QORRAJ), RRËFIM NGA VËLLAI I DËSHMORIT )



Testament i pavdekësisë


Kushtuar deshmorit Ismet Qorraj



Katër shkronja çdo shqiptar,

Në AND skalitur  me kujdes.

L-I-R-I bëlbëzon foshnja,

Që në bark të nënës përmendur.

Ismet Qorraj mori librin,

Sytë e ndezura si diell,

Ku dhimbja grushtin përgjak,

Me flamurin ngjyrë zjarri,

Gdhabëroi skenën e jetës,

Si triumf krenarie.

Pavarësia,

Përhapte ngjyrë shenjtërimi,

Në dejet e Ismet  trimit,

Në flakën e urrejtjes,

Mes plumbash si furtunë.

Ismet Qorraj pishtari nga Deçani,

Si luanë në fushbetejë,

Kundër armikut gjakatarë,

Armëngjeshur të rinjtë janë,

Saliu, Agimi e Muja fuqi baroti,

Në logun e betejës si orteqe loti triumfi,

Serbo-malazezi më dysh qiellin ndau,


Brishtësinë djemve ua rrëmbeu,

Ëndrrën në mes ua ndërpreu,

Bedenat e gurta të dritës,

Errësuan rininë e djelmoshave.

Por ato si mburojë morën idealin,

Stafetë brezash e bënë,

Qiejt e shqiptarisë dhanë bekimin,

Shi petalesh tek pllaka e varrit,

Ku harresa nuk mund ti vrasë.

Për Ismetin u flas njëzet e një  trëndafilëve,

T’a thonë ëndrrën e tij të bukur,

Zambakët të ruajnë amanetin,

Rapsodët të thurin këngë si ninullë,

Drurët të gjethërojnë pranverën,

Tulipanët të gjallërojnë jetë.

Dëshmorë si ty Ismet Qorraj,

Toka nuk mund ti tretë.

Si një medaljon shqiptarie,

Testament i pavdekësisë do të mbesë.



Farida Ramadani (Zmijani)

****


Rezultate imazhesh për poezi per ismet qorraj


30 VJET PA TY ISMET QORRAJ( 21.01.1968-28.03.1989 )

….Deri në ora 11.30 të datës 28 mar 1989 Ismeti ishte duke punuar në depo....

Disa minuta më vonë Ismeti me shumë shokë ju bashkuan demostruesve afër komunës tonë (Deçan)…Ai vazhdimisht i gjuante policinë më gurë e gjësende tjera...

Policia ishte në fillim e përzierë :shqiptar dhe serbo-malazezë…Policët fillimisht tentonin ti shpërndanin me gas lotësjellës demostruesit .

Ata (Policia e Deçanit) deri në një kohë atë nuk kanë përdorur armët,përpos bombave lotësjellëse...…

Turma shtohej në vazhdimësi (mbi 10.000 demostrues të moshave dhe strukturave të ndrushme)…

Në ndërkohë nga Peja ,në drejtim të Deçanit ,erdhën njësitë e blinduara ( Njësitë Speciale të Policisë Federale Jugosllave )me shpejtësi pa paralajmrim kanë filluar të gjujnë në drejtim të demostruesve afër depos së ish “Gërmisë”në Deçan ...

Rreth 200 metra larg ndërtesës së “Gërmisë”(në drejtim të fshatit Carrabreg),një plumb dum-dum( në shpinë) e e plandosi Ismetin .Nga krahërori i tij i shpuar rridhte lumë gjaku.




Xhevdet Qorraj, vëllai i dëshmorit Ismet Qorraj, thotë:
"Ismet Qorraj  vdiç në Spitalin e Gjakovës  nga plumbat dum-dum të  Njësive Specialcave të MPB-së  Federale  Jugosllave ,  me 28 mars 1989 .


I plagosur Ismeti më tha :”Xhevdet, vëlla jam plagosur …Mbamë”,ishin fjalët e tij të fundit .…E kapa për krihësh dhe e tërhjeka zvarrë përafërsisht rreth 100 metra në drejtim të oborrit të shtëpisë së profesor   Dinë Ahmetit.


****

Në ndërkohë erdhi dhe vëllau i yni Muhameti, si dhe bashkëfshatari - Agron Gjonajt.

Ismetit ,nën stres ,gazë lotësjellës,ia dhamë ndihmën e parë...Ishim në panik për gjakderdhjen e madhe të tij nga krahërori.

 Pas një kohe të shkurtër kishte dëgjuar vëllai i ynë i madh Xuni ,se Ismeti është plagosur rëndë...

Na 3 vëllzërit , me Ismetin e plagosur muarëm një automobil dhe u nisëm drejt Gjakovës. u nisëm për Spital të Gjakovës...

*****

Aty tek Ura e Binakëve (Carrabreg i Ultë) na ndaluan Njësitë e Policisë Speciale të ish YU ....

Na maltertuan dhe ofenduan bukur shumë... 

Xuni më zhdërvjellësinë e tij prej vozitësi nuk i përfilli rregullat dhe urdhërat e specialcëve serbo-malazezë , por më një shpejtësi të madhe pa pritur përgjegjën e tyre , u nis për Spitalin e Gjakovës.



Imazh i ngjashëm

Foto: Ismet Qorraj , 8 ditë para se të vritej nga plumbat dum-dum të armikut (20 mars 1989)


Mbas 10 minutave kemi arrijtë në Spital .Koridoret gumëzhinin nga të plagosurit që kishin ardhur nga Komuna e Deçanit dhe ajo e Rahovecit....

Mjekët na thanë :Do e operojmë,por gjasat janë shumë të vogla që të kemi suksësë!.....

E Ismeti nuk e priti operacionin...Ai ndërroi jetë ,pa bërë asë uf...,thotë Xhevdeti...

Babai ,nëna , me 5 motra dhe 4 vëllëzër nuk lëshuam asnjë zë ishim të mpirë...Ishte sugari ynë...më trimi.

E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.


****

....Tërë Kosova ishte në kryeshënosh...në mesin e tyre ishte edhe komandanti Hamzë Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës ,e mija burra,gra e vasha të reja nga tërë Kosova...

*****



Ismeti nuk ishte vetëm , përkrah tij ishin edhe shoket e idealit që ranë në altarin e lirisë , Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim  Miftar Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit.

Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.

Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë:

Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës.

Mitrovicë:

Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.

Besianë:

Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajsojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare.
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.

Malishevë:

Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës.

Gjilan:

Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me auto topa nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithë andej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite ,sepse Lufta jonë Çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare...

***




ISMET (AVDI) QORRAJ (1968-1989),lindi në fshatin Carrabreg të ulët të Deçanit me 21.01.1968 në një familje të varfër, por me traditë atdhetare. 

Pasi mbaroi shkollen fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë në degen Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kontakti i përhershem me popullin dhe dashuria për të lexuar vepra nga letërsia kombëtare kultivuan të Ismeti urrjetjen ndaj diktatrures ushtarako-policore.

Ketë urrejtje e kishte trashëguar edhe nga prindërit. Babai Avdiu mezi i kishte shpetuar masakrës në Tivar me 1945, ndërkaq kishtë mesuar se çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar me 1912 tëre fshatin Carrabreg, duke i vare tre veta, nder ta edhe Ose Qorrajn, sepse kishin bërë rezistencë për të mos e ndar kombin e as fenë.

Edhe nga kujtimet e nënës Zade, bijë e familjës se Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, kishtë mesuar se çëtniket e kishin masakruar fshatin dhe tëre familen e Xhemë Sadrisë.

Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me tragjedinë që e kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981, e ketëj tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

Marsi i vitit 1989 ishte shpërthim i revoltës si një vullkan i zjarrtë i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës se Trepçës ku minatoret vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tëtë ditë me radhë dhe ishin të gatshem të sakrifikohen për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe roberinë s’do ta durojë me.

Me 28 Mars 1989 Serbia po festonte ditën e aprovimit të Kushtëtutës ushtarako- policore me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishtë bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që endrrën për Përandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.

Për katër orë rresht populli i gozhdoi aradhat e policise deri sa atyre nuk u erdhen përforcime të reja për të hapur zjarr mbi popullin e armatosur vetëm me gur.

Plumbai e armikut e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa.

Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin: “Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqët përpara plumbave të armikut! Ja vdekje - Ja Liri! ”.

Në ora 15 e 30 minuta Ismeti i mbyll sytë përgjithmonë.

"Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e martirëve të lirise: Agim Kukleci, Salih Hadërgjonaj, Mujë Mehmetaj dhe Ismet Qorraj.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me besa-besë, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës e cila është në prag.

Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë ( 4 djemtë dhe 5 vajzat), bashkë me popullin e mbanin vetën krenar që Ismetin ia falën Kosovës", shkruan   mes tjerash studiuesit  Prof.Dr.Begzat Baliu dhe Prof.Bajram Kurti, në librin  ”Gjaku i lirisë”,Prishtinë, 1994).


***

Përgatiti: Flori BRUQI
      
MARS I PËRFLAKUR
Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj



Librin e përgatitur nga Flori Bruqi "Marsi i përflakur"  mund ta shkarkoni falas në sektorin


 Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut
 Ismet A.  Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga  Floripres – 
Prishtinë, në pranverë 2015.

Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë",
 e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytë e mori poezia
 "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj.

Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin 
Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.

Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë 
fituese qe çelin librin.

Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë 
falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs.
           
   "FLORIPRESS" PRISHTINË



Gentjan BANAJ

PRANVERË

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë
Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej
Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë
Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej
Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan
I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë
Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit
Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap
Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi
E shpërthen bimëza të vogla loti
Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit
Me sytë drejt qiellit i luten zotit
S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet
Me hapin prej dreri dhe prushin në sy
Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat
Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi
Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët
Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë
Lojë e tyre në kundërmim lirie
Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë



Skënder ZOGAJ

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

Imja është piktura me sytë e përlotur
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit
Plot zogj gjoks shpërthekuar,
Të zjarrtë dhe kryengritës
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.
Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak
Gjithmonë të etur për gjak...
Në këngë është trimëria e zogjve
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar
Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën
Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet
Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba
As për këlyshë të zinj bushtre
Që i ulërijnë Hënës…
Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...


Engjëll KOLIQI

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni
O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo
Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë
Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie
Ne kemi qarë shumë
Për ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë
Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë

Poezi nga libri "Marsi i përflakur"  


           

Carrabreg i Ulët : 27 mars 2019                         Flori Bruqi

2019-03-26

Urinimi i shpeshtë mund të jetë simptomë e sëmundjes së rrezikshme





Nevoja e shpeshtë e urinimit gjatë natës mund të jetë shenjë që në trup po zhvillohet sëmundje e rrezikshme!

Urinimi gjatë natës mund të jetë absolutisht i parrezikshëm, mirëpo nëse kjo nevojë ju shfaqet më shpesh se zakonisht, kjo mund të jetë shenjë që në trup zhvillohet sëmundje e rrezikshme.


Hulumtimet tregojnë që urinimi i shpeshtë gjatë natës mund të jetë simptomë për kancer të prostatës.

Kjo sëmundje avancon ngadalë dhe shpesh nuk tregon simptoma derisa tumori të mos rritet aq sa të rrezikojë funksionimin normal të traktit të urinimit.


Hulumtimet e deritashme theksojnë që simptomat e këtilla nuk bën t’i injoroni:

– nevoja e shpeshtë për të urinuar, posaçërisht gjatë natës, ose nuk mundeni të duroni që të mos shkoni në tualet,

– vështirësitë në fillimin e procesit të urinimit, mundime gjatë urinimit dhe përsëritja e shpeshtë e ndjenjës që nuk e keni zbrazur plotësisht fshikëzën.


Gjithashtu, nga simptomat mund të shfaqet dhembja e eshtrave dhe dhembja e shpinës, ndërkaq ekspertët shëndetësorë këshillojnë që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut, nëse i ndieni këto simptoma.

Pesë simptomat më pak të njohura të kancerit që duhet t’i dini




Kanceri është sëmundja ku qelizat në pjesë të caktuara të trupit rriten dhe riprodhohen në mënyrë të pakontrolluar.

Për momentin nuk ka ndonjë ilaç që e shëron këtë sëmundje, prandaj diagnostikimi i hershëm ndihmon në rritjen e shanseve për të mbijetuar.

Shenjat e caktuara, si gjëndrat, janë simptoma më të njohura se disa tjera.

Prandaj, duke marrë parasysh se ka disa simptoma që ende nuk dihen mirë, më poshtë jua sjellim ato.

Kolli i vazhdueshëm

Kolli është i zakonshëm, por ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se nëse kolli nuk largohet ose keqësohet, kjo është shenjë se duhet ta vizitoni doktorin.

Humbja e pashpjegueshme e peshës

Ndryshimet e vogla të peshës përgjatë kohës konsiderohen si normale, por, nëse vëreni se keni rënë dukshëm në peshë dhe nuk keni ndryshuar dietën, atëherë njoftojeni doktorin.


Fryrja e vazhdueshme e barkut

Fryrja e barkut është e zakonshme dhe vjen e shkon, e posaçërisht te femrat ose pasi t’i keni ngrënë disa ushqime të caktuara.

Megjithatë, nëse keni fryrje të vazhdueshme, mirë është të kontrolloheni.

Problemet me frymëmarrje

Nëse jeni duke mbetur shumë shpesh pa frymë, gjithsesi njoftojeni doktorin.

Problemet me urinim

Problemet me urinim përfshijnë nevojën për të urinuar menjëherë ose më shpesh. Gjithashtu problemet e tilla përfshijnë edhe paaftësinë për të urinuar ose keni dhimbje kur e bëni këtë.

Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene





Tumor markerët janë substanca që prodhohen nga indi tumoral gjegjësisht nga qelizat kancerogjene apo edhe nga vetë organizmi si përgjigje ndaj këtyre qelizave.



Tumor markerët mund të jenë proteina, antigjene apo edhe hormone që gjenden në gjak, urinë dhe lëngje tjera trupore e që rritja e tyre mbi vlerat normale të bënë të dyshosh për praninë e një neoplazie.



Pamje e proteinave dhe antigjeneve


Rëndësia diagnostike e tumor markerëve

Rëndësia diagnostike e tumor markerëve qëndron në: diagnostifikmin e sëmundjeve kancerogjene, monitorimin e trajtimit dhe përcjelljen e pacientëve pas trajtimit. Po ashtu disa nga tumor markerët mund të shërbejnë edhe si screening teste për popullatën apo vendet që kanë prevalencë të rritur për të zhvilluar karcinomë.

Rritja e tumor markerëve shpeshherë është pasojë edhe e disa sëmundjeve inflamatore dhe beninje kështu që gjatë diagnostikimit të sëmundjeve kancerogjene-neoplazive të ndryshme, rritja e tumor markerëve duhet të merret parasysh vetëm nëse përputhet me gjendjen klinike, ekzaminimet radiologjike (CT, RM etj.) dhe patologjike-biopsinë. Pra, tumor markerët si analizë e vetme nuk mjaftojnë në diagnostikimin e sëmundjeve kancerogjene.

Përdorimi apo kërkimi i markerëve tumoral ka rëndësi shumë të madhe gjatë dhe pas trajtimit të sëmundjes kancerogjene. Nëse trajtimi qoftë kirurgjik, rrezatues apo kimioterapeutik është i suksesshëm dhe shoqërohet me regredim të indit tumoral, atëherë edhe vlerat e tumor markerëve fillojnë të ulen. Nëse përkundër trajtimit vlerat e tumor markerëve vazhdojnë të rriten atëherë, kjo na bënë të kuptojmë që kemi të bëjmë me një tumor agresiv dhe përkundër trajtimit kemi progredim të sëmundjes. Ndërsa pas trajtimit të suksesshëm të sëmundjes kancerogjene, rëndësia e tumor markerëvë qëndron në përcjelljen e recidivave, gjegjësisht rikthimit te sëmundjes. Pas trajtimit të suksesshëm të sëmundjes kancerogjene varësisht sipas rekomandimit të mjekut tumor markerët duhet përsëritur pas 3, 4 apo 6 muajsh.

Me anë të matjes së tumor markerëvë bëhet jo vetëm përcjellja e karcinomës fillestare, por mund të zbulohen edhe metastazat e mundshme në organe tjera.
Vlerat e tumor markerëve në përgjithësi korelojnë me stadin e sëmundjes duke na ndihmuar kështu në prognozën e pacientit.

Llojet e tumor markerëve

Tumor markeri i parë i njohur ka qenë proteina Bence-Jones prania e së cilës ndihmonte diagnostikimin e mielomës multiple. Mirëpo, përcjellja dhe monitorimi i pacientëve me karcinomë ka filluar që nga viti 1965 me zbulimin e AFP e më pas të CEA. Ndërsa deri më tani janë zbuluar me dhjetëra tumor markerë që ndihmojnë në diagnostikimin dhe monitorimin e pacientëve me karcinomë, siç janë: alfa-fetoproteina – AFP, antigjeni karcinoembrional CEA, antigjeni ovarial Ca125, antigjeni specifik i prostatës PSA, etj.

Diagram i tumor markerëve


Alfa-fetoproteina (AFP)

AFP është glikoproteinë. Gjatë shtatzënisë sintetizohet nga sakusi vitelin (qesja viteline) dhe mëlçia. Vlerat e AFP varen nga mosha; në ditët e para pas lindjes vlera e AFP është mjaftë e rritur, më pas fillon të ulet duke arritur vlerat normale që janë te të rriturit pas një viti e gjysmë.


AFP rritet te karcinoma e mëlçisë, të tumoret germinative të testiseve, vezorëve dhe mediastinit. Me anë të AFP mund të monitorohen edhe pacientët që janë HbsAg pozitiv pasi që këta paraqesin rrezik të lartë për të zhvilluar karcinomë të mëlçisë. Po ashtu, AFP përdoret si screening test në vendet që kanë prevalencë të rritur të karcinomës së mëlçisë.

B-2 mikroglobulina

Vlerat e B-2 mikroalbuminës rriten gjatë Mielomës Multiple, Leukemisë kronike limfocitare dhe limfomave. Vlerat e B-2 mikroalbuminës mund të jenë të rritura edhe gjatë gjendjeve jo kancerogjene si gjatë sëmundjeve të veshkave dhe hepatitit.

Antigjeni karcinoembrional (CEA)

Është glikoproteinë, marker i karcinomës së zorrës së trashë (kolorektale), lukthit, mushkërive dhe gjirit.
Në stadet fillestare të sëmundjes përqendrimi i CEA rritet pak kështu që matja e CEA ka rëndësi më të madhe gjatë monitorimit të sëmundjes. Si çdo marker tjetër edhe niveli i CEA pas trajtimit të suksesshëm bie, gjatë remisioni të sëmundjes është stabil, ndërsa rritja është tregues i rikthimit të sëmundjes. CEA mund të rritet edhe te karcinoma e Tiroides, pankreasit, mëlçisë, lukthit, prostatës, vezoreve dhe qafës së mitrës.
Në gjendjet jo kancerogjene vlera të rritura të CEA vërehen te duhanpirësit, sëmundjet inflamatore të zorrëve, pankreatit, gastrit, bronkit, cirrozë të mëlçisë, ikter obstruktiv, etj.

Antigjeni gastrointestinal Ca 19-9

Është marker i karcinomës së pankreasit dhe zorrës së trashë (kolorektal), por rritet edhe në rastet e karcinomës së lukthit dhe rrugëve biliare. Në fazat e hershme të sëmundjes, Ca 19-9 shpesh here është normale, kështu që nuk njihet si markerë i hershëm i diagnostikimit të sëmundjeve kancerogjene. Ca 19-9 është markerë i mirë gjatë përcjelljes së trajtimit të pacientëve me karcinomë të pankreasit.

Në rastet beninje Ca 19-9 rritet te sëmundjet autoimmune, cirroza e mëlçisë, ulcerë gastrike dhe intestinale, kolit ulceroz, sëmundje të tiroides dhe pankreatit.

Antigjeni ovarial (Ca 125)

Është antigjen i karcinomës së endomtriumit dhe vezoreve. Në shumicën e rasteve vlerat e Ca 125 rriten kur tumori është akoma e lokalizuar vetëm në vezore duke ndihmuar kështu në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes. Vlerat e Ca 125 rriten edhe gjatë karcinomës së mitrës apo qafës së mitrës, ato tubulare, të mushkërive, pankreasit, gjirit dhe kolonit, por edhe te metastazat e një karcinome tjetër në këto organe.

Në gjendjet jokancerogjene, Ca 125 mund të rritet te sëmundjet inflamatore që prekin endometriumin (endometriozë), gjatë shtatzënisë dhe ciklit menstrual, sëmundje inflamatore të pelvikut, gjatë pankreatitit dhe sëmundjeve të mëlçisë.

Pamje e vezores normale dhe asaj të përfshire nga kanceri

Ca 15-3

Është markues i karcinomes së gjirit. Vlerat e Ca15-3 varen nga stadi i sëmundjes kështu vlera të rritura të Ca 15-3 mund të gjenden vetëm në 10 % të pacientëve me karcinomë të gjirit në fazat fillestare dhe 70 % në pacientët me karcinomë të avancuar.
Rritje të Ca 15-3 kemi edhe te karcinomat e zorrës së trashë (kolorektale), vezoreve, mushkërive dhe pankreasit . Ndërsa te sëmundjet apo gjendjet jo kancerogjene, vlera të rritura të Ca15-3 mund të hasen te hepatiti kronik, sëmundjet inflamatore të traktit respirator dhe pelvikut, endometriozë etj. Rritje e lehtë e Ca 15-3 vërehet edhe gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Ca 27-29

Është një tumor marker tjetër që përdoret për të përcjellë pacientët me karcinomë të gjirit gjatë dhe pas trajtimit. Vlerat e Ca 27-29 gjithashtu mund të rriten edhe te kanceri i zorrës së trashë, lukthit, mushkërive, veshkave, vezoreve, mitrës, mushkërive dhe pankreasit. Ndërsa në gjendjet jo kancerogjene Ca 27-29 rritet gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, endometriozë, kistet të vezoreve, sëmundje të veshkave dhe mushkërive.

Ca 72-4

Është akoma në studim e sipër, rritet te karcinoma e vezoreve, pankreasit, traktit digjestiv e në veçanti te karcinomat e stomakut.

Ca 50

Rritet te tumoret e zorrës së trashë, të pankreasit dhe të rrugëve biliare. Në sëmundjet beninje rritet në ikterin obstruktiv ekstrahepatik dhe në kolangjitin akut. Ca 50 gjendet në lëngun biliar kështu që te pacientët që vuajnë nga një neoplazi pankreatike e shoqëruar me zverdhje të sklerave dhe lëkurës (ikter) nuk indikohet matja pasi që jep rezultate fals pozitive.

Gonadotropina korionike humane (HCG)

Gonadotropina korionike humane është glikoproteinë që gjatë shtatzanisë prodhohet nga qelizat trofobllastike të placentës dhe që përdoret për të diagnostikuar dhe monitoruar shtatzaninë. Vlera të rritura të HCG te gratë jo shtatzëna na bëjnë të dyshojmë per mundësine e pranisë së koriokacinomës, molës hidatiforme dhe tumoreve me qeliza germinale të vezoreve. Te meshkujt HCG rritet te tumoret me qeliza germinale të testiseve dhe së bashku me AFP është një marker i shkëlqyer për përcjelljen e këtij lloj tumori. Rritje e lehtë e HCG vërehet te pacientët me tumor të mediastinit (me qel.germinale), te melanoma, karcinoma e gjirit, lukthit, zorrëve edhe mushkërive.

Në gjendjet jo kancerogjene rritet te sëmundjet inflamatore te zorrëve, te pacientët me cirrozë dhe te përdoruesit e marihuanës.

Antigjeni specifik i prostatës (PSA)

Është glikoproteinë që prodhohet nga qelizat e prostatës dhe i vetmi tumor marker që mund të përdoret si screening test për karcinomë të prostatës. PSA rritet te karcinomat e prostatës, por edhe te disa gjendje beninje si hipertrofi beninje e prostatës BHP, inflamacion të prostatës, retension urinar akut. Tek të moshuarit, pas ekzaminimit të prostatës dhe vlera të rritura të PSA vërehen deri në 2 ditë pas ejakulimit. Në qarkullimin e gjakut PSA gjendet në formë të lidhur me proteina e njohur si PSA totale dhe në formë të lirë si free PSA. Gjatë diagnostikimit të pacientëve me probleme të prostatës, ka rëndësi përcaktimi i të dy formave të PSA dhe raportit freePSA/total PSA. Nëse ky raport është më i ulët se 0.15 mundësia e karcinomës është shumë e madhe andaj indikohet menjëherë biopsia e prostatës, nga 15-25 njihet si zonë jeshile që kërkon përcjellje të vazhdueshme, ndërsa nëse ky raport është ma i madh se 0.25 kemi të bëjmë me hipertrofi beninje të prostatës.
Pas largimit të prostatës (prostatektomisë) PSA duhet të përsëritet çdo 3 muaj vitin e parë, pastaj çdo 4 muaj vitin e dytë dhe çdo 6 muaj në vazhdim.



Pamje e prostatës normale dhe asaj të përfshirë nga kanceri

Enolaza neuronale specifike (NSE)

Është marker i tumoreve neuroendokrine siç është neurobllastoma, tumori i mushkërive me qeliza të vogla, tumori karcinoid dhe feokromocitoma. Vlera të rritura të NSE janë gjetur edhe te llojet e tjera të tumoreve jo neuroendokrine, si te karcinoma medullare e gj. tiroide, karcinoma e pankreasit, dhe te melanoma.

Kromogranina A

Është po ashtu marker i tumoreve neuroendokrine siç janë tumori karcinoid, neurobllastoma dhe ai i mushkërive me qeliza të vogla. Është markeri më senzitiv i tumorit karcinoid. Rritet edhe te format e avancuara të tumorit të prostatës.

Kalcitonina

Është hormon që prodhohet nga qelizat e ashtuquajtura parafolikulare C të gjëndrës tiroide. Në gjendjet normale rregullon përqendrimin e kalciumi në gjak. Kalcitonina rritet te karcinomat medullare të gjëndrës tiroide dhe ndihmon që ky lloj i karcinomës së gj.tiroide të detektohet në fazë shumë të hershme. Rritet edhe te tumoret e mushkërive dhe leukemitë, por nuk përdoret për të përcjellë këto kancere.

Tireoglobulina

Është proteinë që prodhohet nga indi normal i gjëndrës tiroide. Është marker i karcinomes papillare dhe folikulare të gj.tiroide por, duke qenë se prodhohet nga qelizat normale të gj.tiroide, Tireoglobulina njihet si tumor marker jo gjatë diagnostikimit të karcinomes së gj.tiroide por vetëm pas largimit të gj.tiroide (tiroidektomisë) dhe trajtimit me jod radioaktiv. Me anë të matjes së tireoglobulinës monitorohet trajtimi dhe rikthimi i mundshëm i tumorit.

CYFRA 21-1

Është marker i karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla, në veçanti i karcinomës me qeliza scuamose, karcinomës së ezofagut, mitrës dhe fshikëzës urinare.Vlera të rritura të Cyfra 21-1 hasen edhe te pacientët me fibrozë pulmonare.

EGFR

Është proteinë e njohur si HERE 1, është receptor i gjetur në qeliza që i ndihmon ato të rriten. Pacientët që kanë EGFR të rritur, kanë prognozë të keqe dhe iu duhet një trajtim më agresiv. EGFR mund të përdoret si guidë gjatë trajtimit të kanceri të mushkërive me qeliza të vogla, kancerit të kokës, qafës, kolonit, pankreasit dhe gjirit.

HERE 2

Është proteinë që tregon rritjen apo shumimin e qelizave kancerogjene. Rritet te tumori i gjinjve dhe stomakut. Matet në indin tumoral dhe prezenca e HERE2 është e lidhur me prognozë të varfër të kancerit të gjirit dhe stomakut.

Antigjeni i karcinomws me qeliza skuamoze (SCC)

SCC është marker i karcinomës së qafës mitrës, kokës, ezofagut, mushkërive dhe lëkurës(Dr. Shpresa Huruglica)

Kanceri i prostates


Ç’është, dhe ku duken simptomat:

Prostata ka formën e dardhës ose të gështenjës dhe gjendet nën fshikëzën e urinës, në pjesën fillestare të rrugës urinare, brenda penisit. Prostata nuk është një organ që formohet më vonë por ai lind së bashku me fëmijët meshkuj. Kanceri i prostatës nuk ka ndonjë simptomë të veçantë të tijin. Në përgjithësi tek të sëmurët meshkuj që janë të moshës mbi 50 vjeç shihet një zmadhim i prostatës. Kështu ata aplikojnë menjëherë tek ne. Simptomat e prostatës janë të tilla: Vështirësi në urinim, pritje për të urinuar, hollim i urinës dhe urinim me ndërprerje.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Çfarë bëjmë ne për të sëmurin që ka ardhur me ankesën e zmadhimit të prostatës?:

Ndërsa i bëjmë vlerësimin ankesave për rritjen e prostatës, që të mos neglizhojmë mundësitë e kancerit i bëjmë atij analizën e PSA-së dhe i bëjmë vizitë manuale të anusit. Që të kryhet vizita e prostatës, e vetmja rrugë është kontrolli manual i prostatës nga anusi prej urologut.

Kurse analiza e PSA-së është një analizë që mund të bëhet nëpër laboratorët përkatës por duhet që pacienti të jetë me stomakun e zbrazët.
Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Analiza PSA kontrolli manual dhe konstatimi i kancerit:

Dyshimi për kancer tek pacienti lind kur analizat e PSA-së në gjak dalin mbi 2.5 (pra jo siç dihej më parë, 4) ose kur bëhet kontrolli manual tek prostata dhe vërehet një forcim i tij ose kur të dy simptomat dallohen njëkohësisht. Ndërsa mundësitë e përcaktimit të kancerit nga analizat e PSA-së në gjak janë 25 %, konstatimi manual nëpërmjet të dallimit të forcimit të prostatës është 50%. Në 18 % të pacientëve, të cilëve si rezultat i vërejtjes së forcimit së prostatës u bëhet biopsia dhe përcaktohet kanceri, analizat e gjakut PSA u dalin normale, prandaj merr një rendësi të madhe eksperienca e urologut që bën vizitën manuale. Në rast se analizat e PSA–së në gjak dalin të larta ose tek pacienti dallohet forcim i prostatës ose tek pacienti ekzistojnë të dy simptomat atëherë e vetmja rrugë që ndiqet për të konstatuar kancerin është Biopsia e Prostatës.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Pra konstatimi i kancerit të prostatës bëhet nëpërmjet të biopsisë së Prostatës.

Ç’është Biopsia e Prostatës, gjendja përpara dhe pas saj:

Ky është procesi i marrjes së pjesëve nga vende të përshtatshme të prostatës të shoqëruar me ekografi që kryhet në anus pas nxjerrjes së një harte të prostatës. Në urologji kësaj i themi TRUS (Ekografia Transrektale (e zorrës së trashë)). Në rast se pacientët përdorin ilaçe për hollimin e gjakut si për shembull Coraspin, Plavix ose Aspirinë, atëherë 8-10 ditë përpara se t’u bëhet biopsia ata duhet ta ndërpresin përdorimin e tyre. Ne jemi një ekip që kemi bërë me qindra biopsi të prostatës. Sipas metodës tonë, duke filluar 1 ditë përpara biopsisë të sëmurit për 3 ditë me radhë i jepet antibiotik. Në këtë proces pacientët hyjnë me stomakun e zbrazët dhe një natë përpara biopsisë dhe ditën që do ti bëhet biopsia, atyre iu bëhet një klizmë e thjeshtë. Procesi i biopsisë vazhdon 10-15 minuta dhe pacientët nuk ndjejnë aspak dhimbje. Për të bërë biopsinë nuk ka nevojë për anestezi, mjafton që brenda prostatës të aplikohet narkozë në mënyrë që pacienti të mos ndjejë dhimbje.
Përqindja e infeksioneve që mund të lindin pas biopsisë së prostatës pavarësisht nga masat e marra, është rreth 2%. Sipas përmasës së infeksionit, pacienti duhet ndjekur në spital. Në rast se pas biopsisë tek pacienti vërehen shenja të tilla si: ethe, të dridhura, temperaturë apo mos urinim atëherë duhet lajmëruar menjëherë urologu. Pas biopsisë për disa javë tek pacienti mund të vërehen pika gjaku në urinë, ose në sperma që mund të vazhdojë 6-7 javë, ose fill pas biopsisë nga anusi mund të dalë gjak.
Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates
A duhet përsëritur biopsia e prostatës?

Ngandonjëherë pavarësisht se nga biopsia e parë nuk është konstatuar kancer, tek pacientët në kontrollet e mëtejshme mund të vërehet se vlera PSA vazhdon të rritet ose gjatë kontrollit manual mund të vërehet një forcim i dyshimtë. Gjithashtu në rast se tek të afërmit e gradës së parë si; babai apo vëllai ka pasur kancer në prostata, ose në raportin e parë patologjik të biopsisë del se nuk ka kancer, por është përdorur konstatimi se ka ASAP, atëherë biopsia duhet përsëritur. Gjatë biopsisë së dytë merren 20 deri 24 pjesë, proces ky që në urologji quhet ‘Saturation’ dhe që ka kuptimin ‘Biopsi e ngopjes’. me anë të biopsisë së dytë përqindja e konstatimit të kancerit që nuk është dalluar gjatë biopsisë së parë është 25 %. Biopsia e dytë duhet bërë 3-6 muaj pas biopsisë së parë dhe duke qenë se merren shumë pjesëza, duhet bërë patjetër anestezi e përgjithshme.
Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates
A duhet bërë një biopsi tjetër pas biopsisë së dytë?

Një biopsi e tillë është e panevojshme.

Vetëm se, në rast se rritja e PSA-së vazhdon dhe i sëmuri ka vështirësi në urinim atëherë duhet bërë operacioni endoskopik (me kamera) i prostatës, pra TUR P. Kjo procedurë, do ta shpëtojë të sëmurin nga dhimbjet gjatë urinimit dhe do të mundësojë konstatimin megjithëse të rrallë të kancerit të prostatës në pjesët e brendshme të tij.

Cilat janë shkaqet e rritjes së PSA-së pavarësisht kancerit?
Infeksionet e rrugëve urinare, ndërhyrjet e bëra duke u futur nëpërmjet të penisit tek fshikëza e urinës (endoskopia, thyerja e gurëve, ose vendosja e sondës), ose biopsia e prostatës dhe ngandonjëherë, ekzistenca e prostatës voluminoz pa pasur arsye konkrete, janë shkaktare të rritjes së PSA-së në gjak. Përdorimi i disa ilaçeve e zvogëlojnë nën vlerën e vërtetë të PSA-së në gjak. P.sh. ilaçi “Avodart” që ne e përdorim për prostatën e zmadhuar ose “Propecia”, ilaçi që përdoret për evitimin e rënies së flokëve, janë ilaçe që po të përdoren për një farë kohe atëherë ato e zvogëlojnë PSA-në në gjak.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Çfarë duhet ditur në rast se pas biopsisë vërehet kanceri:

Kanceri i prostatës i cili del si përfundim i raportit patologjik pas biopsisë njihet me emrin “Adenokancer”.

Siç vërehet edhe në shembullin e raportit të mëposhtëm, aty jepen të dhëna se: nga sa shembuj të marrë prej të sëmurit janë vërejtur shenja kanceri, jepen dimensionet në milimetra si dhe përqindjet dhe sjelljet e tij biologjike, pra të dhëna mbi agresivitetin e tij. Me të rëndësishmit prej këtyre rezultateve janë parametrat që njihen me emrin “Gleason Sum “(Shuma Gleason). Shpesh tek ky parametër varet edhe tipi i mjekimit që do t’i aplikohet të sëmuri. Sa më afër dhjetës të dalë mbledhja e dy numrave, aq më agresiv është edhe kanceri. Në përgjithësi kur shuma është shtatë ose mbi të, kjo do të thotë se kanceri është tepër i rrezikshëm.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

P.sh. në raport mund të ndeshemi me rezultate të tilla si 3+3:6 ; 4+3:7 ose 4+5 :9

Shifra e parë e shkruar ka një rëndësi të veçantë, p.sh. tipi i kancerit që del nga rezultati 4+3:7, është më agresiv dhe më i rrezikshëm se tipi i kancerit 3+4:7.(F.B)

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...