2018-03-01

Ramush Haradinaj : Është detyrë e jona t’i aftësojmë fëmijët tanë

Haradinaj premton se mësimdhënësve do t’u njihet kontributi i viteve të 90-ta
“Është detyrë e jona t’i aftësojmë fëmijët tanë dhe statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta e kemi obligim në mos tjetër e kemi obligim moral”. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kongresin e 7-të Zgjedhor të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në të cilin kongres, i pari i Qeverisë premtoi që kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.

Haradinaj tha se për ta kuptuar një popull sa mirë i ka punët duhet vizituar shkollat.


“Nga shkolla e kupton se kush është ai popull dhe në çfarë parametrash vepron’, tha kryeministri, duke e vlerësuar rëndësinë e zhvillimit të procesit arsimor në vitet ’90-ta, dhe shtoi se dëshmia më e mirë se jemi një popull vërtetë i suksesshëm është fakti se kemi mbajt shkolla në vitet e ’90-ta në kushtet ku askush tjetër s’do të mundte.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë ata që kanë arritur ta mbajnë arsimin në ato vite, në ato vite të presionit e të mohimit të gjithanshëm. “Faleminderit të gjithëve, mësues, profesor, faleminderit atyre që i kanë lëshuar shkollat, faleminderit çdokujt që ka ndihmuar që arsimi të mbahet gjallë në atë kohë. Edhe sot duhet ta dëshmojmë se jemi po ata që kemi mbajt gjallë arsimin në kohëra të vështira”, tha Haradinaj dhe shtoi se të gjithë duhet ta ndjejmë peshën e përgjegjësisë dhe detyrë e jona është t’i aftësojmë fëmijët tanë.

Duke folur për statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta, kryeministri tha se e kanë obligim në mos tjetër e kanë obligim moral dhe do ta zbatojnë.

Ai tha se partneritetin dhe dialogun që e kanë do ta bëjnë të sinqertë, jo rezultat i kushtëzimeve, dhe presioneve, po rezultat i ndjenjës dhe interesit, që atë nder, atë krenari, atë vlerë e cila është unike në botë, zhvillimi i mësimit në vitet ’90-ta, të shpërblehet në vazhdimësi.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj falenderoi të pranishmit për punën e bërë dhe i luti ata që të punojnë më shumë e të flasin më pak.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar që arsimin ta zhvillojnë në dy fronte dhe se këtë gjë ata ia kanë borxh atdheut.


“SBASHK-u qysh nga fillimi i saj, para 26 viteve, është angazhuar me tërë mundësitë në dy fronte. Në njërën anë realizimin dhe mbrojtjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit të Kosovës, e në anën tjetër duke dhënë kontribut të lartë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë”, ka thënë Jasharaj.

Avni Ajdini, kryetar i BSKPK-së lavdëroi punën e sindikalistëve para dhe gjatë luftës.

Ai tha se puna e të gjithëve duhet të vlerësohet.

Të pranishëm në këtë Kongres janë edhe përfaqësuesit e sindikatave nga Shqipëria, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.

Kosova mbetet e izoluar, partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën për ndryshim të Marrëveshjes

Kosova mbetet e izoluar, partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën për ndryshim të Marrëveshjes

Edhe për të tretën herë, Kuvendi i Kosovës dështoi ta ratifikojë Marrëveshjen e cila po mban peng lëvizjen e lirë të qytetarëve. Madje, edhe pse dje e vizituan Kosovën tre zyrtarë të lartë të BE-së, prapë deputetët nuk treguan gatishmërinë të mendojnë për popullin. Mirëpo, mbrëmë nuk mjaftoi vetëm drama e mosratifikimit, pasi që AAK-ja nisi disa akuza për LDK-në, sikur këta të fundit kanë manipuluar me Marrëveshjen e Demarkacionit në Komisionin për Punë të Jashtme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar të mërkurën Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas AAK-së, LDK-ja ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme, më konkretisht renditjen e pikës 2, e cila është “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si orientim”.

Madje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar udhëheqësit e partive politike se “çdo ndryshim potencial i kësaj marrëveshjeje parimore rreth Projektligjit mund t’i kthejë në pikën zero tërë proceset dhe përpjekjet”.

Gazeta Express ka siguruar letrën e Haradinajt për liderët, ku ai paralajmëronte ata kundër ndryshimeve ndaj marrëveshjes, që ai e ka quajtur "përfundimtare".

Por, në një prononcim për Gazetën Express, deputetja e LDK-së, njëherësh shefe e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur akuzave të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ne kemi vendosur në votim tekstin e njëjtë, që na është dërguar nga propozuesi”, ka thënë Osmani për Gazetën Express.

“Pra, tekstin që është propozuar nga Avdullah Hoti në seancë”, ka theksuar deputetja e LDK-së.

Sipas saj, në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme nuk është ndryshuar asgjë.

“Në Komision nuk kemi ndryshuar asnjë pikë të vetme. Po ai tekst është lexuar në Komision dy herë dhe është votuar nga të gjithë që ishin prezentë, duke përfshirë përfaqësuesen e AAK-së”, është shprehur ajo.

Kurse, kur është pyetur se ajo që e ka lexuar Hoti në seancë a është e njëjtë me tekstin e marrëveshjes së të shtunës, është përgjigjur duke treguar se si Komisioni funksionon me dokumente me shkrim.

“Ne, si Komision, funksionojmë me dokumente me shkrim. Dhe, ai tekst na është dërguar me shkrim”, ka treguar Osmani për Express.

Gjithashtu, me akuzat e AAK-së nuk po pajtohet shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Ai në një status në Facebook po thotë se e vërteta është ndryshe.

Ky është postimi i plotë në Facebook i Hotit:

Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.

Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.

Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.

Por, deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, nuk po pajtohet me Hotin.

Nitaj ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se LDK-ja ka hequr nga pika 3 raportin e Komisionit shtetëror për Demarkacionin, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, dhe e ka vendosur, sipas tij, pa marrëveshje, si pikë të veçantë.

"Hoti ose ka harru ose s’po i kujtohet", është shprehur Nitaj.

Atlasi gjeografik i vitit 1961 tregon se kufiri i Kosovës është në Çakorr (Harta)


Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, gjithnjë sipas këtij Atlasi është: Starac 2426 m, Çakorr 1849 m, Planinica 2077 m, Dramodol 2119 m, Shtedin 2274 m.

Atlasi gjeografik i vitit 1961 tregon se kufiri i Kosovës është në Çakorr (Harta)

Sipas Atlasit gjeografik të ish Jugosllavisë i botuar në vitin 1961 në Zagreb, vija kufitare e Kosovës me Malin e Zi përcaktohet të jetë deri në Çakorr.


Harta

Harta me numër 32 e këtij Atlasi, pika kufitare është në majën më të lartë të Zhlebi, transmeton lajmi.net.

Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, gjithnjë sipas këtij Atlasi është: Starac 2426 m, Çakorr 1849 m, Planinica 2077 m, Dramodol 2119 m, Shtedin 2274 m.


Çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka mbetur pezull pasi që opozita po e kundërshton raportin final të komisionit qeveritar.

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është kushti kryesor që Kosovës t’i liberalizohen vizat.


Adem Grabovci: Kufiri me Malin e Zi është zhvendosur pesë kilometra në brendi të Kosovës

Grabovci: Kufiri me Malin e Zi është zhvendosur pesë kilometra në brendi të Kosovës (Video)
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, e pranon që Marrëveshja për Demarkacionin, mes Kosovës dhe Malit të Zi, e lidhur në gusht të vitit të shkuar nuk është në rregull.

Duke folur për Info Box të RTV Dukagjinit, Grabovci tha se historikisht kufiri ka qenë te Kulla e Zhlepit, kurse me versionin aktual të cilin e ka nxjerr Komisioni shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës.

Grabovci: Kufiri me Malin e Zi është zhvendosur pesë kilometra në brendi të Kosovës (Video)
“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashtë kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, ka thënë Grabovci, transmeton Telegrafi.

Grabovci pohoi se në kohën sa ishte zëvendësministër në Ministrinë e Transportit, kompanitë e kontraktuara vendore kanë bërë mirëmbajtjen e rrugës deri në Kullë.

Ish Deputeti që vjen nga rajoni i Dukagjinit, nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështja e Demarkacionit të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit, apo edhe të rinegociohet me shtetin malazez, nëse ka fakte që dëshmojnë se Kosova me vijën e re kufitare humb 8 mijë hektarë tokë.

E mjerë Kosova : Kur varësh nga Lista Serbe!

Votimi për demarkacionin i varur nga marrëveshja me Listën Serbe

Edhe pas tri përpjekjeve në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, koalicioni qeverisës, me gjithë mbështetjen që mori nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Javën e kaluar Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe partia politike opozitare Lidhja Demokratike Kosovës, kishin arritur një konsensus për votimin e demarkacionit.

Megjithatë, edhe pse ishte arritur kjo marrëveshje në seancën e fundit parlamentare nuk ishte siguruar numri i mjaftueshëm i votave, pavarësisht deklarimeve se është arritur shumica e nevojshme e votave.
Image result for kufiri i kosoves me malin e zi
Andaj, krahas marrëveshjes me LDK-në, analistët politikë thonë se koalicionit qeverisës është i shtrënguar të ketë edhe një marrëveshje tjetër, sidomos me Listën Serbe, si pjesë e Qeverisë, për ratifikimin e demarkacionit.

Përderisa Lëvizja Vetëvendjsje nuk shihet si subjekt i mundshëm për marrveshje për shkak të qëndrimeve të saj kategorike kundër marrëveshjes aktuale të demarkacionit.

Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten së paku 80 vota të deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se përmes këtyre seancave ku po tentohet të hedhet në votim ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi po bëhet presion mbi deputetët, por edhe mbi qytetarët.

“Liderët e partive politike në pushtet vazhdimisht kanë deklaruar se janë duke punuar fort me qëllim që të sigurojnë përkrahjen e nevojshme prej dy të tretave të deputetëve me qëllim të ratifikimit të kësaj marrëveshje, dhe po duket që kjo punë e tyre nuk ka qenë efektive ose he nuk janë angazhuar siç janë deklaruar në publik pasi që po rezulton se po mungojnë votat e nevojshme për të ratifikuar këtë marrëveshje. Më shumë po ja lejnë rastësisë nëse dikush nga deputet do ta ndërrojë mendjen dhe do ta përkrah këtë marrëveshje”, thotë Krasniqi.

Votat për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit koalicioni qeverisës është duke i kërkuar brenda grupit parlamentar të Vetëvendosje apo të Listës Serbe.

Lista Serbe edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës deri tani ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit. Kundër kësaj marrëveshje vazhdojnë të jenë edhe deputetët nga Vetëvendosje.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se koalicioni qeverisës nuk i ka dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës për të ratifikuar çfarëdo marrëveshje që është e nevojshme në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.

Koalicioni qeverisës, sipas tij, nuk është i përgatitur për seancë, ku do të ratifikohej marrëveshja.

“Disa parti politike koncentrohen në marrëveshjen në mes dy presidentëve, Thaçi – Vujanoviq, dhe në faktin se demarkacioni do të korrigjohet, derisa disa parti politike konsiderojnë se marrëveshja politike është e drejtë”.

“Këto dallime shprehen në votim dhe shprehen në prolongimin e votimit të demarkacionit. Ekziston rreziku real që demarkacioni në procesin e votimit të dështojë dhe mandej të shihen procedurat se si do të veprohet nëse herën e parë dështon në Kuvendin e Kosovës ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi”, thotë Tahiri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq më 16 shkurt nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës inkurajohet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë, analisti Tahiri thotë edhe përkundër kësaj deklarate të përbashkët si dhe arritjes së konsensusit për votimin e demarkacionit ndërmjet partive në pushtet dhe Lidhjes Demokratike në opozitë, demarkacioni nuk mund të kalojë pa marrëveshje me deputetët e Listës Serbe.

“Pa marrëveshje me Listën serbe nuk mund të kalojë demarkacioni. Lista serbe edhe pse është pjesë e koalicionit sheh interesin e saj partiak dhe e ndërlidh me asociacionin e komunave, por edhe me situatën politike në Serbi dhe me pozitën e vet presidentit Aleksandër Vuçiq në dialogun e Serbisë me Kosovën dhe më atë që është një projekt i Serbisë për Kosovën që është paralajmëruar se deri në muajin prill do të nxirret një propozim nga presidenti Vuçiq”, thotë Tahiri.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.

Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimin e demarkacionit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BE-së, pa viza.

Edi Rama përçan Kosovën, në ditën e Pavarësisë së saj

Image result for edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përkujdesur që në Ditën e Pavarësisë t’i ndajë qytetarët e Kosovës me idenë e tij për një President gjithëkombëtar. Partia më e madhe në Kosovë, LDK, ka quajtur idenë e Ramës si mosrespekt ndaj Shtetit të Kosovës.
Edi Rama ka propozuar një President të përbashkët të Kosovës dhe të Shqipërisë. Këtë ide e ka prezantuar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në një fjalim të mbajtur në Prishtinë, në objektin e Parlamentit.
Image result for edi rama
Në këtë formë, Shefi i Qeverisë shqiptare ka përçare një pjesë të skenës politike të Kosovës.

Partia më e madhe në Kosovë, LDK, ka dalë kundër një ideje të tillë. Madje, Avdullah Hoti e ka quajtur një mosrespket ndaj Kosovës një ide të tillë të ardhur nga udhëheqësi i Shqipërisë.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti, në një reagim në FB.
Image result for edi rama
Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska, Avokati Dastid Pallaksa ka reaguar ndaj idesë së Edi Ramës për një President kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë si ide e cila mund të realizohet në dhjetë vitet e ardhshme.


Por, Pallaska thotë se Kosova dhe Shqipëria në dekadën e ardhshme mund të krijojnë vetëm një institucion që mund t’i pensiononte patriotët e karrierës. Pastaj të njëjtit të përfundonin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë ose në Burrel.

“Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e kriju Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve” ku do të kishin mundësi me u pensionu të gjithë patriotat e karrierës nga të dy vendet. Për seli mundemi me bisedu. Është Dyzi por edhe Burreli nuk është vend i keq”, ka shkruar Pallaska.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.
Image result for edi rama
Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij.

Image result for edi rama

E ka pranuar se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash po ka thënë se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai.

A do të ketë ndonjë, dalëzotë për Kosovën?!



Nga: Prof.Hafiz Shala 


Përderisa sunduesit analfabet, mafioz e kriminal të Kosovës përpos angazhimeve të tyre, për rrënimin edhe ashtu të alivanosur të Kosovës, ata po e shkatërrojnë edhe atë që Kosova më shumë se tridhjetë vjetë e arriti për krijimin e nji miqësie me shtetet mike të perendimit e posaçërishtë me mikun, shpëtimtarin dhe kujdestarin tonë shekullor Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duhet të jeshë i marrë, i çmendur dhe vërtetë kriminel, ti ofendoshë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat, po na mbajnë ne shqiptarve si i thonë : në prehër sikur nëna fëmiun që të ja ruajë shëndetin, rritjen normale dhe me perspektivë.

Ajo, përmes paralajmërimeve të shtetasve të sajë për rrezikun e terorrizmit në Kosovë ekskluzivishtë në pjesën veriore të Mitrovicës, njiherit i paralajmërojë sunduesit famëkeq të Kosovës se diçka ogurzezë po pregatitet. Por, të verbtit nëse ja bënë me sy e të shurdhtit t’i pëshpëritesh në veshë, është humbje kohe sepse, ai as nuk shefë e as nuk dëgjonë( nuk duan të shofin dhe nuk duan të dëgjojnë).

Serbia armike shekullore e shqiptarve dhe e Kosovës, gjithmonë i ka skenaret e pregatitura në shumë variante, të cilat i përdorë sipas situatave që krijohen të cilat në të shumtën e rasteve e bënë vetë regjinë. Derisa ja përplasë para hundve udhëhëqjes së Kosovës, të pa informuar, të papregatitur dhe të ndarë e të përçarë si kurrë më parë( mos ma keq i thonë në Kosovë) mu athere kur i duhet uniteti si e vetmja zgjedhje për të mbijetuar dhe egzistuar si shtet.

Fatëkeqësishtë, ndarja dhe armiqësia në mes partive politike, dhe individve është aq e dëmshme dhe e rrezikshme, sa që as ata e as populli nuk janë apo nuk po duan të jenë të vetëdijëshëm për rrezikun që po i kanoset vendit.

Serbia, sikur dhelpra në bashkpunim me Rusinë ose sipas planeve të shërbimeve sekrete Ruse, nga bunkeri po e vështrojnë çdo gjë dhe reagojnë me mënçuri edhe pse nuk “çajnë kokën” se vrasin njerëz për interesa të tyre shteterore për t’ja arritur qëllimit.

Kan vrarë ose vrasin politikanë ose burrshtetas të tyre pa e matur dorën si thotë populli, sepse shërbimi sekretë serb dhe kisha orthodokse serbe e ka vlerësue dhe aty nuk ka kundërshtim.

Sipas nji shkrimi të Lis Bukuroçes në nji artikull të para dyditësh, pos tjerave ai shkrojë dhe natyrishtë unë skam pse të po i besojë, se Serbia gjatë shekujve ka vrarë ose përzënë nga shteti 27 udhëheqes shteteror të tyre(serb) shumica të likuiduar për interesa të tyre shtetërore ose grupeve mafiozopolitike, për qëllime të caktuara.

"Na befasojë” vrasja e Oliver Ivanoviqit e pritur dhe e paralajmëruar nga vetë ai dhe nga Vuqiqi me paraqitjet e tij, publike, i cili e deshti vetëm Listen Serbe, si parti të vetmen dhe autoritare për t’a zbatuar politikën e Vuqiqit - alias Millosheviqit, në Kosovë, ku ai e instalojë në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës duke e bërë pjesë e koalicionit famëkeq - kriminelohajdut duke e kushtëzuar dhe duke e mbajtur pengë dhe nën kontrollë qeverisjen e vendit.

Oliver Ivanoviqi - kriminel serb i cili akuzohej për vrasjen direkte ose urdhërdhënës për vrasjen e shqiptarve afër 49 vetave pa marrë parasyshë moshën ose gjinin,e tyre, u lirua përkohësishtë nga dënimi për 9 vjetë burgim - deri në shkallën e dytë.

Oliver Ivanoviqi, siç u përshkrua edhe në shumë shkrime, gjoja ishte në" kundërshtim” me politikën e Serbisë, sepse gjoja na paska qenë kundër ndarjes së Kosovës, anipse ai vetë e ndau duke formuar forcat paramilitare të ashtuquajtura "Rojet e urës" , ku me ndihmën e KFOR-it, francezë e vuri kufirin mu në urë të Ibrit.

Këtijë veprimi paraprakishtë aso kohe natyrishtë që i ndihmuan sado pak me verpimet e tyre edhe Hashim Thaqi e Kadri Veseli, ku përmes ushtarve francez dhe shërbimit sekretë të Francës, pjesë i secilit ishte vetë Thaqi, i ndalën qytetarët shqiptar, mitrovicasit të marshojnë në pjesën veriore, ku i kishin shtëpitë, banesat dhe terë pasurinë e tyre.

Por, me kotë u tha se Thaqi e Veseli ishin garantues se veriu i Mitrovicës do të ndahet përmes urës së Ibrit.

Hipokrizia serbe dhe vetë Oliverit, përderisa thuhet se urat bashkojnë popuj, kulturat, tregtin e sukseshme, këta e murosën ndarjen përmes kësajë ure, që do të thotë mentaliteti serb nuk ndryshonë me kohën dhe historinë.

Mbetet aty ku janë dhe ora e tyre nuk levizë për mirqënie, bashkpunim e tolerancë.

Oliveri e fliste gjuhën shqipe shumë pastër sepse u lindë dhe u rritë në Kosovë, anipse nuk ishte rastë me shumë serb e malazezë tjerë, por ky sipas shërbimeve sekrete serbe, do të ishte shumë i përshtashme për të hy në zemrat e shqiptarve si mik i tyre.

Folësit e gjuhës shqipe nga ana e serbomalazezve, gjithmonë ka qenë rrezikë permanentë për shqiptarët, sepse kemi ra në ato kurthe kur është fjala e besimit të ndërsjellë.

Përshembull, Dushan Ristiq Kryetar i Komitetit Krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës i kohës së sundimit sllavo komunist, e fliste gjuhën shqip shumë mirë. Dhëndërri i tij,

Dragan Çvijiq po ashtu, Dragisha Murganiq si Kryetar i Rinisë së Kosovës e fliste gjuhën letrare, ku shpeshëherë në mbledhje ja’u tërhiqte vrejten shqiptarve se nuk e flasin gjuhën letrare. Dhe, krejtë kjo, në fundë na u kthye si bumerangë.

E kush e vrau Oliver Ivanoviqin?!

Mundë të thurim mendime e hamendje çfarë të duam, por Oliveri u vra nga Serbia për qëllime dhe intersave të saj, për nji planë ogurzi për Kosovën dhe shqiptarët e ndarë dhe të perçarë. Të papregatitur e të hutuar posaçërishtë udheheqja në pushtetë, nën panikun e Gjykatës Speciale.

Të cilëve asgjë tjetër, nuk ju vjenë në sy vetëm që ta shpëtojnë, lëkurën e tyre kriminale, që nuk hezituan as t’a ofendojnë edhe Amerikën përmes nji "veterani të luftës" me pelqimin dhe ndërsyrjën e HashimThaqit, Kadri Veselit( ky i fundi u terhoqë pas bisedës me Ambasadorin Amerikan për Gjykatën Speciale) dhe Ramush Haradinajt.

Dhe, demagogjia, injoranca dhe egoizmi nuk kanë të ndalur. Ata ( treshi puçistë), gjoja dolën me qortime të buta sa për të thënë diçka ndaj kriminelit Nasim Haradinaj, se duhet patur kujdesë ndaj deklarimeve, si thonë amerikanët “Bull shit”.

Shërbimet sekrete të huaja, gjithmonë mendohet për Rusinë, Serbinë, dhe Francën, pasi kanë hy nën obligimit të tyre ndaj Beogradit dhe njëritjetrit, misionin do t’a çojnë deri në fundë. E cila, së fundi është ndarja, krijimi i gjëndjes kaotike, e të pasigurisë, “ndoshta”, edhe me pëlqimin e krahut të luftës, i cili në këtë gjendje në të cilën ndodhen, të jeshë o mos të jeshë në prag të Gjykates Speciale, është i “kapur” keq.

Sepse disa prej tyre janë të vetëdijëshem, nga akuzat e ngritura për krimet e bëra ndaj shqiptarve.

Dhe kështu mundë të ju konvenojë nji bashkounim me strukturat kriminale serbe në veri sipas interesave të dyja palëve mu ashtu siç zhvillojnë marrëdhënje tregtare e trafiqet ilegale mes vetit për përfitime personale dhe klanore.

Po e cekë përsëri se nga frika dhe dyshimi nga krahu i luftës ku Presidenti e ftonë Vuqiqin që të vijë në Kosovë t’i dërgojë organet e kriminalistikes së Serbisë në Kosovë, ku me vetëdëshirën pa pëlqim të Parlamentit e desovranizojnë Kosovën, duke ju hap rrugë forcave paramilitare të cilat shetisin në veri më lirshëm se në vetë Serbinë.

Dhe, në vendë se të urdherojnë organet të rendit dhe sigurisë që ta marrin këtë punë në duar të veta dhe jo me Serbin, dhe te kërkojnë të vijnë specialistë të kriminalistikës ndërkombëtare, për hirë të dyshimit në organet e Kosovës. Le të vijnë por jo nga Serbia dhe me vendimin e Vuqiqit.

Se kështu lind pyetja : A po e ushtronë Kosova funkcionin e shtetit të pavarur dhe të mirfiltë?!

Jo! Sepse, në krye të institucioneve të shtetit të Kosovës, gjinden udhëheqës jokredibil të përfshirë në krime të llojllojshme: korrupcion, trafikime të ndryshme, dhe, së fundmi, si të veprojnë në mënyrë autoritative, kur janë të varur nga Serbia dhe të mbajtur peng.

Pra, në Kosovë në këtë gjendje dhe pas këtijë akti terroristë, çdo variantë ogurzi mundë të vijë në shprehje, që mundë ta destabilizojë, ta zbehë shtetësinë e Kosovës deri të sjellja e ndonjë Rezolute nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së e sponzoruar Rusia, që e pretë duarhapur.

Si dha a do ta mbijetojë Kosova, këtë gjëndje të brishtë politike, mbetet të shifet, por, me fyerjen e shpëtimtarit të Kosovës dhe shqiptarve, kur në mungesë të guximit të lidershipit, të paftësisë dhe autoritetit, i kërkohet Amerikës që të ndërmarrë masa në veri në vendë se udhëheqja e Kosovës,menjiherë për t’a informuar për rastin të shkojë në

Veri, sepse, Oliveri ishte qytetar i Kosovës.

Prandaj, ky ndoshta edhe mund të merret se është një lloj “dorëzimi” para Serbisë, para grupeve kriminelomafioze në Veri të Kosovës, dhe dorëzim para kriminelve në pushtet.

E kush do ta shpetojë Kosovën?! Kush do të jetë dalëzotë!

Vetë kosovarët, që i kan qenë dalazotë edhe në kohë edhe më të vështira se sa këto, qysh nga koha e rregjimit të Rankoviqi, Titos apo edhe kryekriminelit Millosheviqit……!

Gazeta gjermane Frankfurter Rundschau : Si po i ndihmon Edi Rama, Vuçiqit, për ndarjen e Kosovës


Nga:F.B

Planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e gazetës gjermane, Frankfurter Rundschau. E përditshmja nga Frankfurti ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i ndihmon presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth kësaj ideje.Disa forca në Serbi, nën ndikimin e fortë të Rusisë – sikurse ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq – duan ndarjen e Kosovës në dy pjesë – atë “serbe” dhe atë “shqiptare”, ka shkruar FR.Daçiq, ka theksuar e përditshmja nga Frankfurti, madje e ka quajtur këtë “zgjidhjen e vetme realiste afatgjate”.


Gazeta gjermane ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është kundër kësaj ideje.“Një ndarje e shtetit të Kosovës, i cili ka shpallur pavarësinë më 2008, jo vetëm që do të binte ndesh me kushtetutën kosovare, por edhe me të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit të 25 vjetëve të fundit, që shtetet e Ballkanit të mos organizohen në vija etnike”, thuhet në shkrimin e FR.Florian Bieber, shef i Qendrës për Studime Evropianojuglindore, në Universitetin e Gracit, ka thënë për të përditshmen nga Frankfurti se “vënia e kufijve në bazë të etnisë do të rrezikonte të krijonte një efekt dominoje, ku grupet nacionaliste do të inkurajoheshin për krijimin e kufijve të rinj”.Sipas Bieber, “kjo nuk do të ishte vetëm triumf i etnonacionalizmit dhe palëve ndërluftuese të viteve 90, por edhe do të destabilizonte Ballkanin, e mbase edhe Evropën”.




Deri më tani, Bashkimi Evropian, ndërmjetës në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk ka dhënë indikacione se ku duhet të jenë vijat e kuqe të një marrëveshjeje, dhe nëse mundësia e ndarjes do të përjashtohet, shkruan FR.Sipas gazetës gjermane, “kartën e etnisë”, në lidhje me Kosovën, po vazhdon ta luajë në mënyrë kundërproduktive kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Image result for edi rama

E përditshmja nga Franfurti ka kujtuar sugjerimin e Ramës, në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që Shqipëria dhe Kosova ta kenë në të ardhmen një president të përbashkët, “si shenjë të unitetit kombëtar dhe të politikës së përbashkët të sigurisë kombëtare”.Deklaratat, si kjo e Ramës, nxisin frikën në rajon se mund të krijohet një “Shqipëri e Madhe”, shkruan FR.



Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...