2019-06-30

DELJA E HUMBUN!..





Nga Fritz RADOVANI:


Rezultate imazhesh për delja e humbur


1944 – 2019... Plot 75 Vjet...

“Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.” H. Kissinger “Diplomacia”, fq. 343, vazhdon: “Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Evropën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit...” (fq. 396)
“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.” H. Kissinger.
■”Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste. Pra, Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!
■Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40 kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet...
***
25 PRILL 1993: PAPA  GJON  PALI  II, perballë GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT në Tiranë ka thanë: “...Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, që u sjellë një përshëndetje të përzemërt... Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e Naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar... Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?
Në vendin tuej të vishkulluem mashumë se asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane e t’arenave... Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste.
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht  e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë sot pikësynimi, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, edhe e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë.
■Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast,    asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashkpunimi të njerzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuej dhe, në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit.
Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm...
Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna...
Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ju garantohët puna dhe, ajo, që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande të ré.
“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia”. Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.
Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe një gatishmëni bashpunimi. ■Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë...
Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit!
Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës.
■Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë në vitët
e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar...
■E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell e ruen mbrenda vetës hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.
Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”
***
■Edhe unë po persëris edhe njëherë thanjen e Njeriut ma të Madh të Shek. XX, në prag të humnerës ku ndodhet sot Shqipnia e Gjergj Kastriotit, “Delja e Humbun e Ballkanit”:                “Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”
“...Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”
     Melbourne, 29 Qershor 2019.

DY LOT’ E NJI BETIM...


Pergatiti Fritz RADOVANI: Në prag të 30 Qershorit 2019...

NGA AT ANTON HARAPI O.F.M.


Anton Harapi.jpg



At A.Harapi(1888 – 1946)


Mbi Eshtën të deshmorve t’ Atdheut Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli


Ndalniu ! Ku véni, o burra ?!..

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit, para se të ndaheni.
Doni t’a leni Shkodren, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari keni pa t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shëndoshtë, gëzueshem e rritët shtatin, atje prej kah Shqipnia u qiti edhe u ndriti!
Lè të lavdohen, po, per ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindët per jetë, por grimë ma pak s’do të gëzohet me ju Shkodra, vendi, ku ju nuk vdiqët, por u lindët per Atdhé.
Njimênd se ato u dhanë tamblin e gjiut, e u janë nana të natyrshme,
por ju tashma, nuk jeni njerëz të zakonshem, nuk jeni çfardo Shqiptarësh,
ju jeni heroj, jeni burra Shqiptarë; e si të tillë u priti e ju mbajti, si të tillë
sot me gëzim u percjellë Shkodra, lama e nana e heroizmit t’uej.
Jo, nuk u lëshon ju Shkoder lokja, ambel pa u puthë në të dyja faqet, thekshem pa u lëmue të dy krahët, përmallshëm pa u derdhë dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi, mbi Eshtënt t’uej. Eshtën të pamort, u falem !
Të pavdekshëm, po, pse nder vême t’ueja rueni nji visar të çmueshem, njat ide e cila e patrandun do të jesë ndër né deri sa të jetë Shqipnia.
E udha e mbarë u kjoftë!
Veç, o burra, qi vdekun flitni ; të mbetun, ngjalleni; të hupun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqipnisë, deh, lëshonje nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnisë Shqiptare shka u a ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.
Diftoni, po, se ka e do të ketë Shqipni deri sa të kemi e të mbajmë nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa të dalin Shqiptarë fatosa; ka dhe do të ketë Shqipni derisa gjaku i juej i kërthnestë e i gjallë të vlojë në kujtim e ndër ndjesi të Shqiptarvet, deri qi në Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, të çmohen e të madhnohen thëmeluesat e Atdheut.
Kemi pse të jemi e të mahemi Shqiptarë, der të shêjte të ruhen bes’e burrni.
Me të tanë fuqinë t’uej vigane m’i a bani nji urim Shqipnisë; m’i ndiellni të mbarë e perparim, paqë e ngadhnjim.
Por edhe nji nâmë si rrëfeja, m’ i a lëshoni kulshedres së ré, rrymvet dermuese, qi po e brejnë jeten Shqiptare: atyne po, të cilët thonë se po bashkojnë e na shkatrrojnë: levdohen per dashni, e na qesin mënin e fitmen, duen të na mësojnë e po na zhburrnojnë.
Hèu ! ata mos kjofshin, e Zoti i vraftë njata, të cilët duen t’i lanë Shqiptarët pa besë ndër veti, duen t’i qesin nga morali dhe karakteri, nga familjet e historia. Nuk po u pyes kush jeni e kah po véni. Kudo shkojshi, të bardhë kjofshi; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej më tregon se kush jeni, vdekja e juej më dishmon se ku dueni. Nuk më duhet gja kush u vrau, por knaqem, kah marr me mend até per shka ju ratë preja e dorës mizore.
Nuk marr parasyshë ç’ krahinë kjet e ç’ besim patët, më mjafton të dij se besuet në nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi ndër dêjt t’uej gjaku Shqiptar.
Ju mësyt Shkodren per strehë Atdhetarije, per lamë veprimi, per strofull sigurie. Edhe Shkodra me kënaqë ju priti e iu dha nderimin që ju perkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder fatosat e vet, nder të vdekunit e pavdekshëm, krahas me nji Dedë Gjo’ Lul e tjerë sokola.
Eh, moj Shkoder, moj mizore ! Si s’u ngine ma njiherë me gjak ?
Deri kur ma do të m’i a këndojsh kangen vdekjes e shemtimit?
Shka asht në ty qi dukesh si të ngadhnojshe ma fort mbi vdekje se sa mbi të gjallë, si të gëzojshe ma fort per të mbetun se per të gjallë? Me shka ma mund do të shuhet ajo etja e jote, qi tash sa mot të rreshkë e të pervlon?…
Ti, mizore njimend, por fatose, pse sikurse në djep t’and perkunde burrat e maleve, ashtu në prêhën t’and mblodhe, në votren t’ande rreshtove kreshnikët e Kombit. Mizore, po, por trimneshë, pse kurdoherë në vdekje pave shpetimin; në therori, fitimin; në burrni, forcen.
Mizore po, por fisnike, pse nderë e burrni i pate gjithmonë per piri.
Zotnij të ndritshëm ! Nuk due t’u ndali mâ. Keni udhë të gjatë.
Merrni këto visare të çmueshme, e shkoni! Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta Eshtën, shëmblles ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijmë doren shoqishojt, Toskë e Gegë, muhemdanë e kristjan e me besen e burravet,
me besen Shqiptare, të lidhemi per t’i a mbajt Shqiptarit të pa prekun nji Zot të vertetë, nji Atdhé të lumtun, per të bamë Shqipninë e ré, të fortë e të madhnueshme, të dêjë per Skenderbéun.
T’i diftojmë, po, Botës, se Shqiptarët janë njimênd burra; se mund të jemi Tosk’ e Gegë, muhamedanë e kristjan, e njiheri Shqiptarë të njimendët.
Zoti i vertetë e Atdhéu lè të na bashkojnë, Zoti e Atdhéu t’ na mbajnë;
Me Zot e me Atdhé të lumnojmë!

Shenim nga Fritz RADOVANI:
Kopjue nga “Hylli i Dritës”, fq 462, viti XII, nr.9, Shkoder 1936.
Kjo fjalë u mbajt nga At A. Harapi, tek balkoni i Postës në Fushen e Çelës.
Melbourne, Qershor 2019.

Genc Cakaj, Besa Shahini e Dardan Molliqaj votojnë për herë të parë në Shqipëri

Cakaj, Shahini e Molliqaj votojnë për herë të parë në Shqipëri
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti i PSD-së në Kosovës Dardan Molliqaj, kanë votuar për herë të parë në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Cakaj deklaroi se mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore është pothuajse aq e rëndësishme sa mbajtja e tyre kësaj radhe.

Ai tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe se sjellja e përgjegjshme, paqësore dhe e qetë e gjithsecilit është detyrim qytetar dhe detyrim kombëtar.

“Rëndësia e zgjedhjeve të sotme është e dyfishtë. Nga njëra anë, manifestimi i vullnetit të lirë me të drejtën e votës për të zgjedhur strukturat e pushtetit vendor dhe, nga ana tjetër, dhënia e një shembulli historik se qëndrueshmëria e institucioneve dhe kalendari kushtetues i Shqipërisë është përmbi llogaritë e ngushta të çfarëdo partie politike”, tha Cakaj.

Ndërkaq votimin e Molliqajt e Shahinit e ka bërë të ditur kjo e fundit në një postim në rrjete sociale.

“Votues për herë të parë” ka shkruar ajo.

Punëtorët e varrezave në provincë Çurumi të Turqisë , e gjetën vajzën në varreza ,... por ajo u zhduk.

Vajza misterioze që vjen çdo natë në varreza dhe qan, pastaj zhduket

E pabesueshme ajo që kanë parë e dëgjuar banorët e provincës së Çorumit në Turqi, pasi prej ditësh një thashetheme qarkulloi dhe më pas u pa nga sytë e tyre se një vajzë misterioze vinte dhe qante në varrezat e zonës.

Dëshmitarët raportuan se kishin parë një vajzë adoleshente duke qarë dhe duke folur me vete në një nga varret e zonës.

Ditën tjetër, shkruan ‘Hyrriet’ ndërsa transmeton “Panorama”, punëtorët e varrezave e gjetën vajzën aty, por ajo u zhduk.

Ata menduan të linin një shënim në varr ku shkruanin se mund ta ndihmonin. Ata gjithashtu njoftuan policinë për imazhin fantazëm.

Vajza thuhet se vazhdoi të vinte në varrin e njëjtë për të qarë për dy ditët e ardhshme, e çdo herë që vinin njerëz, ajo zhduke.

Policia tha se vajza ishte e veshur me të zeza dhe mbante këpucë të kuqe dhe qante në varrin e një gruaje që vdiq në vitin 1982.

Vajza thuhet se dukej rreth 15 vjeç.

Policia po vazhdo hetimet me qëllim që të zbulojë për çfarë bëhet fjalë.

Mitropoliti i Kishës Malazeze: Kreu i gjorë i Kishës Serbe, kurrsesi të çlirohet nga Serbia e Madhe

Mitropoliti i Kishës Malazeze: Kreu i gjorë i Kishës Serbe, kurrsesi të çlirohet nga Serbia e Madhe

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze, Mihaillo, i deklaroi Radio Sarajevës se Tempullin e Ringjalljes së Krishtit njëmend e kanë ngritur serbët, por me paratë malazeze. Ai i është përgjigjur kështu patriarkut Irinej dhe Kishës Ortodokse Serbe ndaj pretendimeve të saj në pronat që i përkasin Kishës Malazeze. Ai ironizoi patrikun Irinej me shprehjen "nga kontejneri mund të dalë gjithçka".


serb Irinej, i gjori, nuk di shumë. Ai kujton se nëse dikujt i jepet pushteti ai mund të thotë çfarë të dojë. Ai, për shembull, thotë se Republika Serbe në Bosnjë, Republika Serbe në Serbi, kurse Mali i Zi është shtet i Serbisë. Kurrsesi të çlirohen nga Serbia e madhe. Kisha Ortodokse Serbe, Serbia, disa nga politikanët e saj madje thonë se Mali i Zi është shteti më i kompletuar serb", ka thënë Mihaillo.

Kështu ka reaguar ai ndaj asaj që ka thënë patriku Irinej, sipas të cilit ajo që po bën dhe paralajmëron presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, po habit gjithë botën dhe i ka dëshiruar që "Zoti t'ia ruaj mendjen që të kuptojë çfarë po bën dhe të mos e meritojë mallkimin dhe gjykimin e gjithë popullit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe".

Mitropoliti Miaillo është shprehur se ashtu siç thotë Kisha Ortodokse Serbe, malazezët "në fakt nuk kanë asgjë".

"Ata (pra të Kishës Ortodokse Serbe - sqarim ynë) konsiderojnë se kjo (Republika e Malit të Zi - v.j) është tokë serbe, se kisha është serbe, gjuha serbe, historia serbe, politika serbe, se serbe janë të gjitha monumentet... thuajse ne jemi ardhacakë..." ka thënë Miahillo, transmeton Koha.net.

Koha.net rikujton se në Mal të Zi është proceduar një ligj në lidhje me barazinë fetare, ndërsa pronat kishtare t'i trajtojë si prona shtetërore.

SHBA-ja kërkon që Serbia mos t’ia japë statusin diplomatik Qendrës ruse në Nish


Senatori amerikan Ron Johnson ka thënë sonte në Beograd se shpreson se kryetari serb Aleksandar Vuçiqi, Serbia dhe i gjithë populli do t’iu kundërvihen të gjitha përpjekjeve që t’i jepet imuniteti diplomatik Qendrës ruse në Nish.

SHBA-ja kërkon që Serbia mos t’ia japë statusin diplomatik Qendrës ruse në Nish

Kjo, ka thënë ai, citon FoNet, do të ishte në interesin më të madh të njerëzve në Serbi, ndërsa Vuçiq ka shtuar se vendimi për këtë do të merret në përputhje me interesat e Serbisë së pavarur e sovrane.

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (Liberalna demokratska partija - LDP), Çedomir Jovanoviq : Aleksandër : Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh Kosovën


Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (Liberalna demokratska partija - LDP), Çedomir Jovanoviq, ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh shtetin e Kosovës i definuar si shtet i qytetarëve që jetojnë në të, është i siguruar eksterritorialiteti për manastiret dhe trashëgimia kulturor serbe.

“Kjo Kosovë me Serbinë do të realizojë qarkullimin të papenguar të njerëzve, mallrave, kapitalit e të shërbimeve dhe do t’i ketë kufijtë e hapur. Për mua kjo është fitore”, citon FoNet të ketë thënë Jovanoviqi për televizionin sarajevas Face.

Sa më përket mua, ka shtuar Jovanoviq, mendoj se Serbia është dashur të ishte shteti i parë që do t’iu drejtohej shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës e ta tregonte gatishmërinë për ndihmë që Kosova të jetë shtet normal.

“Problemet mund të jenë të ndryshëm, porse nuk mund t’i zgjidhim marrëdhëniet me shqiptarët duke i lënë të hapur problemin e Maqedonisë e të Bosnjë e Hercegovinës”, ka përfunduar ai.

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...