Dodana ka qenë qendra fetare dhe kulturore e Epirit të lashtë e ndërtuar në trojet e një orakulli natyror të adhuruar thellë në prehistori, mbase që nga fillimi i mijëvjeçarit të II p.e.s, por sidoqoftë para shekullit të XII p.e.s, deri sa përmendet në Iliadën si Zeusi i Dodonës Pellazgjike (Homeri, Iliada, 1.233)dhe Zeusi në Dodonë- (Demosthenes, Letter 1 dhe Speeehes 18.253) nuk ka qenë e shkruar a përmendur diku
Anisa Demiraj
Ajo që vihet re është cilësimi i Dodonës si “pellazgjike” dhe jo greke si dhe i Zeusit si një perëndi specifike për Dodonën. Që Epiri ishte një territor jo grek dhe që epiriotët ishin barbarë, domethënë jo grek, këtë e kanë pohuar shumë autorë të lashtë grek ose romak që si kanë konsideruar grekët, epiriotë dhe Epirin sigurisht që se bërë pjesë të Greqisë.
Por ajo që na intereson më së shumti, pra sqarimi i çështjes e ka një argument që e mbyll këtë fakt dhe e ç’ vlerëson çdo kundërargument të proponentëve të karakterit grek të Epirit dhe epirotëve në lashtësi: autorët e lashtë grekë na thonë troç se grekët kanë pasur koloni në Epir dhe kjo, pra përkufizimi, tregon se kolonistët grekë u vendosën në qytetet bregdetare, dhe vetëm bregdetare, të Epirit si të huaj.
Nuk duhen shumë mend të kuptohet se grekët nuk i ngrinin kolonitë në Greqi.
Autorët e lashtë grekë na thonë, thuajse njëzëri, se epirotët ishin barbarë dhe ngritën koloni në Epir vetëm nga shekulli VI p.e.s.
Përsa i përket Dodonës, ajo ishte një Mekë e lashtësisë për një rajon të madh të Evropës juglindore, një vend pelegrinazhi fillimisht për ilirët dhe maqedonasit, por para tyre ishte sigurisht për epirotët.
Besohet se ilirët vinin që prej së largu, ngaDardania e lashtë, e vizitonin tempullin e shenjtë duke kërkuar prej tij që t’iu sillte sa më shumë fat dhe ajo që konsiderohej si më e magjishmja, të merrnin këshilla nga Orakulli.
Duhet thënë se shumë vonë Dodona u bë vend pelegrinazhi edhe për grekët. Kështu, N.G.L. Hamond, një studiues, i cili nuk mund të akuzohet as si albanofil as si helenofob, shkruan:
“Si një qendër e jetës baritore, nga tradita dhe pozicioni, Dodona ishte tërheqëse për grupet baritore që shtriheshin deri në malin Skardus (rrafshnalta e Sharrit në Kosovë). …Në të vërtetë Dodona ishte një qendër fetare dhe orakullare kryesisht për fiset e veriut dhe vetëm nga gjysma e dytë e shekullit VII p.e.s. ajo filloi të tërhiqte fiset jugore… (Hamond, 2002)”. Por Dodona, siç dihet, ekzistonte të paktën qysh nga fillimi i mijëvjeçarit II p.e.s. Le të theksojmë se me “fise jugore Hamondi, pa dyshim, nënkupton grekët (epirotët e periudhës historike ai i konsideron fise veriore)”.
Duke iu referuar si Homerit (Iliada Libri XVI, 233) dhe Hesiodit, që aed i hershëm grek, që mund këtë qenë bashkëkohës i Homerit midis 750 dhe 650 p.e.s, na del se Dodona ka qenë një vend shumë i vlerësuar dhe duke qenë në këtë pikë mund të përmendim fare mirë edhe disa fjalë të Strabonit, në Gjeografia, ku shkruan:
“Për sa i përket Dodonës, Homeri lë të kuptohet qartë se njerëzit që jetonin rreth tempullit ishin barbarë nga mënyra e jetesës, duke i përshkruar ata si njerëz që nuk lanin këmbët e që flinin në dhé” dhe po aty kumton Hesiodi shkoi vetë “në Dodonë, ku banonin pellazgët”(Straboni, Geography,7.7.10).
Megjithatë, është bërë zakon të flitet për më shumë si vend pelegrinazhi i grekëve dhe vetëm pak ose aspak për ilirët e sidomos për epirotët, të cilët edhe kujdeseshin për këtë qendër të rëndësishme të jetës së tyre fetare dhe, me Pirron e Epirit, e bënë atë edhe qendër kulturore të tyre.
Mbishkrime kushtimi të gjetura në Dodonë, flasin për lutje dhe dhurata që ilirët, duke përfshirë mbretërit e tyre, i bënin tempullit dhe orakullit.
Kështu, p.sh. në një objekt të shekullit IV p.e.s., përmendet mbreti ilir i taulantëve, Glaukias, por ajo që të tërheq më shumë vëmendjen është fragmenti i një mbrojtëseje të këmbës e shekullit V p.e.s. me një mbishkrim kushtimi (ia kushton zotit ) nga M. Gangrius Ardiai, një emër që flet qartë për përkatësinë etnike ilire (ardiane) të dhuruesit dhe madje një numër studiuesish mendojnë se dhuruesi duhet të jetë një nga paraardhësit e Agronit, mbretit ilir të fisit të ardianëve.
Siç tregojnë të dhënat e gërmimeve të derisotme në Dodonë, kjo dhuratë, që vjen nga rajonet më veriore të Ilirisë së jugut, i takon epokës më të hershme të fillimit të dhuratave të kushtimit për tempullin e Dodonës. Një dhuratë kushtimi tjetër duket se është nga mbreti epirot Aleksandri I, vëllai i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh. Para se të nisej për një fushatë në İtali ai u këshillua me orakullin e Dodonës që parashikoi edhe vdekjen e tij, që ndodhi në vitin 327 p.e.s. (Livius, The History of Rome, 8, 24). Disa dhurata dhe mbishkrime kushtimi orakullit i janë bërë edhe nga mbreti Pirro i Epirit.
Një fakt tjetër që do mbajtur parasysh kur shqyrtohet Dodona nga pikëpamja etnologjike është se grekët e lashtë kanë pasur ndjenja të përziera si të adhurimit dhe të urrejtjes për Dodonën ‘pellazge’.
Grekët e lashtë kanë adhuruar, nderuar dhe ruajtur me kujdes, gjatë tërë historisë së tyre, tempujt Origjinalë grekë si orakulli i Apollonit në Delfı dhe orakulli i in Lebadea të Beotisë. Ndryshe ka ndodhur në Dodonën e Epirit “barbar”: në vitin 219 p.e.s. grekët nën komandën e Dorinyakusit, shkatërruan tempullin e shenjtë të Zeusit pellazgjik dhe të gjitha dhuratat që u ishin bërë aty perëndive dhe dogjën e rrafshuan qytetin e Dodonës (Keightley, 1839).
Madje dhe një historian grek si Polibi (rreth 200- 118 p.e.s.) tregon se Dorimakusi hyri në Epir ‘me një pasion më të madh se zakonisht për shkatërrim’ dhe “Kur erdhi në Dodonë ai dogji kolonadat, shkatërroi dhuratat e kushtimit e madje rrafshoi deri në themel ndërtesën e shenjtë” (Polybius, Histories, 4,67)
Siç dihet, maqedonët ishin emocionalisht të lidhur me Dodonën sepse mbreti i tyre, Filipi II, ishte martuar me molosen Olimpia.
Mbreti maqedon Filip V, i mbështetur edhe nga forcat ilire, u hakmor ndaj grekëve si për shkatërrimin e Dodonës dhe për pushtimin e Diumit (një qytet dhe qendër e rëndësishme fetare) në Maqedoni, duke plaçkitur dhe shkatërruar Thermium-in, qytetin më të rëndësishëm të etolëve dhe, duke u larguar nga qyteti, shkroi në muret e tij: “E shikon se ku goditi rrufeja hyjnore?” (Polybius, Histories. 5, 7; Keightley, 1839), duke aluduar se ishte hakmarrja e lisit orakullar të Dodonës që u solli grekëve etolëve atë gjëmë.
Le të kujtojmë edhe një herë: etolët grekë, që ruanin orakullin grek të Delfit, e kanë shkatërruar dhe plaçkitur Dodonën, kurse epirotët, maqedonët dhe ilirët e kanë mbrojtur, ndërtuar dhe rindërtuar atë.
Mospërmendja e tempullit të Dodonës nga Straboni lë të kuptohet se të paktën në shekullin I të erës sonë, ai tempull nuk ekzistonte më. Por vetë qyteti i Dodonës ka vazhduar të ekzistojë, të paktën deri në shekullin V të erës sonë kur ai përmendet në Këshillin e Efesit, por dhe në shekullin VI nga Hierokli (Dietionary of Greek and Roman Geography, I (1854), f. 782).
Po në ë vërtetë çfarë ishte Orakulli dhe Tempulli i Dodonës për njerëzit që jetoni dhe për ata që besonin në të?!
Ky ishte një orakull natyror me një lis/ah, një ‘dru orakull’, si organ qendror të vendit të shenjtë të epirotëve. Ky orakull, sipas Sokratit, ka dhënë thëniet e para profetike (Plato, Phaedrus 275b).
Aty tre plaka (treis graias) që në autorët grekë dalin si pelaias – ‘pëllumba’, që duket të jetë një greqizim i fjalës iliro-epirote të konstruktuar *pelaka* për ‘plaka’. Ato plaka dekodonin në një gjuhë të huaj për grekët, fëshfëritjen fletëve të lisit në thënie orakullare.
Herodoti (484-425 p.e.s.) e bën të qartë se fallxhoret e Dodonës nuk flisnin greqisht, por në një gjuhë të huaj kur shkruante: “Unë mendoj se këto gra quheshin “pëllumba” nga njerëzit e Dodonës sepse ato flisnin një gjuhë te huaj, dhe njerëzve u dukej sikur ai zë ishte si gugatje zogjsh; pastaj njëra nga gratë fliste në gjuhën që ata mund ta kuptonin dhe kjo është arsyeja perse ata thoshin se pëllumbi fliste gjuhë njerëzore; sa kohë që ajo fliste në gjuhë te huaj, ata mendonin se zëri i saj ishte zëri i një zogu.” (Herodoti, Libri II, 57).
Por, cila ishte kjo “gjuhë e huaj”, që flisnin plakat (pelaias) barbare në Dodonë? Kjo nuk është vështirë të kuptohet po të mbahet parasysh fakti që në Ballkanin e lashtë, sipas burimeve greke dhe latine, por dhe sipas giuhësisë moderne, fliteshin vetëm pesë gjuhë:
greqisht, ilirisht, maqedonisht, trakisht dhe dakisht, nëqoftëse kjo e fundit nuk do të shihej si dialekt i trakishtes.
Greqishtja në këtë mes përjashtohet me që gjuha e plakave ishte një gjuhë barbare, trakishtja dhe dakishtja përjashtohen për arsye gjeografike kurse maqedonishtja përjashtohet për arsye historike, etnografike dhe gjuhësore.
Kështu, me anë të përjashtimit (per exelusionem), mund të arrihet në përfundimin se gjuha barbare që përdornin plakat epirote ishte ilirishtja.
Mendohet se fillimisht profecitë orakullare ishin funksion i priftërinjve me këmbë të zbathura e të palara që flinin në tokë (Homer Iliad, XVI, 232-238), Për të marrë urtinë orakullare nga Toka Nënë. Zëvendësimi i këtyre priftërinjve nga ‘plakat’ duhet të ketë ndodhur para ernërimit të poeteshës Fernonoe në orakullin e Delfit në shekullin Vlll.
p.e.s. Ata zgjidheshin nga fisi i sellojve, të cilët, sipas Aristotelit ishin pellazgë. Këta priftërinj ishin vëndas epirotë, dhe quheshin Tomaruri ose shkurt Tomuri (Strabo Geography 7.7, I l), që do të thotë ruajtësit e malit të Tomorit.
Besohet përgjithësisht se “uzurpimi i fëshfëritjeve të lisit të Dodonës nga Zeusi “pellazg” dhe shndërrimi i tij në një perëndi-lis ka ndodhur para Homerit, që ka jetuar midis shekujve VII-IX p.e.s. Zeusi grek ka marrë edhe herë të tjera funksionet e një perëndie më të lashtë të tipit të “Nënës Toki” ose “Nënës së Madhe”, që ndër grekët e lashtë u njoh si Demetra, por në rastin e Dodonës ai i ndau ato funksione me Dionën, Nënën Toke origjinale të Dodonës.
Hibridizimi ne Epir i perëndisë më të lartë greke, perëndi e rrufesë dhe e shiut me një perëndi më të lashtë paraindoevropiane të tokës, që simbolizohej nga lisi shekullor që ushqehej nga toka me rrënjët e thella, ishte i goditur dhe i përligjur nga nevoja e tokës për shi e për të shtuar prodhimin bujqësor.
Megjithatë, ndër dhuratat e gjetura në Dodonë mbizotëruese janë ato kushtuar Diones dhe jo Zeusit.
Sellojtë profetë këmbëzbathur që flenë në toke, nimfat e burimeve, dhe lisi orakullor, që të gjithë, ishin të lidhur me “Nënën Tokë”, e të varur prej saj.
Që Nëna Toke, në figurën e Dionës, e ruajti ndër epirotët përparësinë ndaj Zeusit, e mbështet edhe fakti që sjell Pausania se është përsëri një grua epirote priftëreshë e lisit, lindur në 281 280 p.e.s. (Boyd, 2004; Pausanias Deseription of Greeee Libri 10, 12, 10; Pausania’s Guide to Greece 1979), e bija e mbretit te Kaonëve (banorë iliro-epirotë të pjesës jugperëndimore te Shqipërisë, ne Labërinë e sotme), që bëri të njohur mençurinë e tre pelaiave (plakave) të zymta të Dodonës.
Siç shprehet T. Boyd:
“Këngët për Tokën Nënë pushuan shpejt pasi Fena dhe ‘gratë e tjera’ kënduan këtë himn. Në vitin 219 p.e.s., në qoftë se ishte ende gjallë, ajo do të ketë parë rrafshimin, ç’shënjtërimin dhe plaçkitjen e tërë Dodonës nga etolet (Boyd, 2004), pikërisht nga etolët grekë, që ruanin me aq kujdes orakullin grek të Delfit, dhe që mbrojtën atë orakull nga invazionet barbare midis viteve 109 dhe 105 p.e.s. ‘Priftëreshat pa dyshim u vranë’ (Boyd, 2004) në këtë ndodhi tragjike, që ka të gjitha shenjat e një konflikti etno-religjioz midis grekëve të lashtë me epirotët barbarë. Megjithatë, vendi i Shenjtë u rindërtua thuajse menjëherë nga epirotët, por në pjesën më të madhe u rrënua prapë ne vitin 167 p.e.s. nga romakët ngaherafıtues” (Boyd, 2004).
Me shkatërrimin e tretë 80 vjet më vonë, në vitin 88 p. e. s. nga Mitridati dhe thrakët, Dodona humbi përfundimisht lavdinë e dikurshme si orakull.
Marrë nga libri “Në gjurmët e perëndive dhe mitolegjemave ilire” i Nelson R. Çabej.