2014-10-30

Nga Kabil Bushati-Nasuf Beg Dizdari-shkodrani që mbajti fjalimin mbi varrin e Isa Boletinit


          Nga Kabil Bushati


Nasuf Tahir Dizdari u lind ne Shkodër në një familje të njohur qytetare në vitin 1857. Shtëpinë e kishte lagjen e njohur Parrucë që i kishin dhënë famë Kazazët e Jukajt. Në këtë lagje kishin trojet e veta edhe Dizdarët. Në periudhën në fjalë, Shkodra i ngjante një kështjelle te bukur ku në të katër anët vërtiteshin kulturat e ndryshme euro-aziatike. Ishte koha kur Bushatlijte kishin rënë nga sundimi dhe Shkodra kishte mbetë si varka pa busull. Ndikimi osman kishte lënë gjurmë për vehte dhe bënte përpjekje që të mos shqitej, ndikimi venecian nuk binte më poshte, pastaj vinte ndikimi austro-hungarez dhe sërbo-malazez. Të gjitha këto ndikime e kishin bërë Shkodrën si një konglomerat kulturash që konkurronin se cila të ia kalonte shoqes.

Themeluesi i kësaj sage famoze në Shkoder njihet Nasuf Beg Dizdari i parë që ra dëshmorë i Luftës së Shpuzës per mbrojtjen e atëdhuet nga foracat malazeze. Është interesant fakti se si u vra Nasuf Dizdari i pare. Ky ishte vëlla gishtash (probatin) me Dasho Shkrelin. Të dy morën pjesë në Luften e Shpuzës në vitin 1835,por në sektor të ndryshëm te frontit. Kur Nasufi niset për të ardhë në shtëpi, pasi kishte mbruar lufta në krahun e tij, merr vesh se ishte vra Dasho Shkreli me të vellanë e tij,Selon. Nasufi kthehet edhe një herë në luftë sepse siç thoshte ai në atë kohë, nuk i duhej gja jeta pa vëllain e gishtit (probatinin).Pas një qëndrese heroike,duke luftuar si luan edhe Nasuf Dizari i parë vritet duke la me gjak tokat shqiptare.


Pastaj saga vijon me të birin, Tahir Dizdarin, që kryente funksionet e dizdarit te kalase, nje rol diku i barabarte me komandantin e gardes së sotme. Në atë kohë ishte vënë në tryezë për zgjidhje Lidhja e Prizrenit, ku kryetar i saj për Shkodrën ishte Daut Efendi Boriçi. Valiu therret në guvernaturë me urgjencë Tahir Dizadarin dhe e urdhëron të vrasë pas shpine ose të hiqte qafet në ndonjë mënyrë tjetër Daut Efendinë se po i nxirrte telashe hyqymetit. Tahiri e refuzon ketë kategorikisht, ndërsa Daut Efendinë për ta larguar nga Shqipëria, e transferojnë (internojnë) në Liban, duke i shpetuar jetën. Ndërsa Tahir Dizdarin e internojne ne Bosnjë sepse refuzoi urdherin për zhdukjen e Daut Efendi Boriçit. Këtë të mirë që i bëri Tahir Dizdari nuk e harroi Daut Efendija. Më vonë me t’u kthyer nga Libani, për të ia shperblye nderën Tahirit,Daut Efendija i jep mbesën për grua,vajzën e motrës, Nurije Jukën për djalin, Nasufin. Kështu pra lidhin miqesi të përjetshme me njëri tjetrin. Shënojmë se në Shkodër ka qenë adet që nëse ka qenë I përmendur gjyshi,emrin e tij e ka marre nipi.
Nasufi, mësimet e para i ndoqi në mejtepin Ruzhdije Asqerie të qytetit të lindjes, pastaj në kolegjin Saverian ku më pas do të futej edhe gjuha turke në programin mësimor. Meqë gjendja ekonomike e familjes ishte e mirë, dërgohet për t’u shkolluar dhe edukuar më pas, në Vjenë e Stamboll, qytete këto famoze për kohën, ku pajiset me kulturë të gjerë e të gjithanëshme, e njihet si zotërues i talentuar gjuhësh të huaja. Që i ri tregoi interes për historinë dhe folklorin e Shkodrës. Punon për pak kohë si nëpunës në nënprefekturën e Lezhës, i ofrohet detyra e përkthyesit e më vonë kryepërkthyesit i Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër më 1897, detyrë që do kryente deri në mbarimin e Luftës. I Botërore. Punoi me konsujt Ippen, Von Kral, Zambaur të njohur për botime në lidhje me Shkodrën dhe Shqipërinë e Veriut. Meqë është rasti konsulli von Kral,i mori flokët vajzës së Nasufit,duke u bërë kështu kumbarë sipas zakonit shkodran.

Që në vitin 1897 botohet tek “Albania” e Konicës në Bruksel Historia e Bushatlijvet të Shkodrës. Më 1899 tek "Albania" nxirret "Jeta e Karamahmut Pashës" e nënshkruar N.B.D (Nasuf Beg Dizdari). Botohet në shqip edhe në frëngjisht. Do ta paraqiste në një këndvështrim patriotik ku ngjarjet e ngjeshura rrjedhin të komplikuara. Kriza ekonomike e politike e Perandorisë Osmane ia thelluan dhe pashalleqet dhe ai t'ua paraqesë Karamahmutin lexuesve si një nga më të fuqishmit e koës, duke sjellë fakte dhe argumente të përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aftësitë e tija administrative në zgjidhjen e kërkesave dhe të ruajtjes së dinjitetit të shtetasve, do të forcojë Kanunin e Lekës dhe Usullin e Malësisë. Për vrasjen e Karamahmutit shkruan mes tjerash: "Nji e zezë për vendin t'onë, kur ka mbetë Karamahmud Pashë Bushatlliu si me pa humë tanë Rumelia". Historia e tërhoqi lexuesin saqë disa prej tyre i shkruan Albania-s duke kërkuar se pse nuk "u shtyp artikulla me të ndodhunat e Shqypnisë". Kështu në nr.5 të kësaj gazete të v. 1901, redaksia duke i bërë jehonë shkrimit njofton lexuesin se në numrin e ardhshëm do të botohej "Të djegunit e vet në kullë të Vraninës në Mal të Zi" rreth ndodhive që rrethonin Oso Kukën në tre numra (6,7,8 1901) si përherë me pseudonimin N.B.D.
Nasuf Beg Dizdari ka meritën e pa kontestueshme se për herë të parë në Historinë e Shqipërisë shkruajti Historinë e Bushatlijve të Shkodrës së paku nga literature që na serviret deri me sot. Dhe të gjitha këto i botoi ne dy gjuhë shqip dhe frëngjisht në numrat në vazhdim te “Albania” e Faik Konicës një nga revistat më serioze të kohës, koleksioni i së ciles ndodhet sot në muzeun e Shkodrës i dhuruar me testament nga Arshi Pipa.
Me propozimin e Imzot Jak Serrqit,xhaxhai i babait të Alfred Serreqit, drejtuar Selisë së Shenjtë me 23 gusht 1913 dekorohet nga Papa Piu me urdhrin e Shën Silvestrit me motivacionin "për kontributin e dhanë në ruejtjen e institucioneve të kultit katolik dhe mbarë popullsisë së Shkodrës nga rebelimi i Malit të Zi", shkruar latinisht nga ipeshkvi i Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe të Hyrrjetit, Nasuf Beg Dizadari ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin turk dhe merr pjesë në diskutimin për të drejtat e komunitetit katolik të Shkodrës.Kjo u bë shkak për dekorimin e tij nga Selia e Shenjteë.
Nasuf Begu do të punonte me pasion në lëmën e folklorit duke nxjerrë këngë epike mbi Oso Kukën. Mandej me rubrikat "Letra nga Shkodra" e në gjuhësi "Të përfouluna të hershëm shqip". Do të vazhdojë edhe si korrespondent i "Drita" të Shahin Kolonjës në rubrikën "Letra nga Shkodra" me pseudonimet N., N. Shkodrani, N. Muhamedani (1904-1908). Pastaj të gazetës "Vllaznia" e Vjenës, si mbledhës i folklorit më 1917 ku do nxirrte këngët e Karamahmut Pashës, Rexhep Qoshes, Oso Kukës e Hamz Kazazit.
Me rastin e varrimit në Podgoricë të Isa Boletinit mban fjalimin e rastit: Isa Boletini është vrarë vetë i shtatë në Podgoricë nga forcat serbo-malazeze, pikërisht në 23 janar të vitit 1916. Në atë moment ai është vrarë së bashku me dy djemtë e tij, dy nipat dhe tre bashkëluftëtarë të tjerë. Varrimi i tij në atë kohë është kthyer në një demostrimi kombëtar. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halili dhe Zahidi, nipërit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftëtarë të tjerë. Ishin me mijra shqiptarët e ardhur nga të gjitha zonat e Kosovës, dhe nga trojet shqiptare të Malit të Zi, si nga Tuzi, Podgorica, Ulqini etj, të cilët morën pjesë në këtë varrim. Vrasja e pa besë ia ndërpreu Isait jetën në kulmin e veprimtarisë luftarake e diplomatike, ishte vetëm 52 vjeçar.
Nasuf Beg Didzari,që ndodhej i internuar në Podgoricë në atë kohë dhe ishte mik i ngushtë me Isa Boletinin do të mbante një fjalim mbi varrin e tij.Fjalët e zjarrta të Nasufit do të ushtonin në varrezat e Podgoricës:
"O atdhetar i flaktë dhe trim i trimave të Shqipnisë, o sokol i nanës Kosovë dhe besnik i betuem i atdheut dhe mik i ngushtë i emi, Isë Boletini. Nuk po më trembin as topat, as pushkët, as bajonetat e ushtrisë së gjeneral Veshoviqit, as çetat serbo-malazeze, as gjendja e turbullueme që po kalojmë ne të syrgjynosunit e populli shqyptar "podgoriçan" në këto çaste për të folun këto pak fjalë n'emën të të syrgjynosunve"…

Fjalimi tepër i guximshëm i Nasuf Begut bëri bujë në tërë shqiptarët e Malit të Zi dhe erdhi fjala edhe në Shkodër. Spiunazhi malazes e vuri në shënjestër Nasufin dhe e piketoi për ta vrarë, por edhe ketu i erdhi në ndihmë miku i tij i ngushtë, shoku i shkolles jasht shtetit, nga Samrishi i Dajçit të Bregut të Bunës, Halil Zyber Krasniqi. Në fshehtësi të plotë ai erdhi dhe e mori Nasufin me barkë dhe kaloi Bunën e erdhi në Shqipëri,ku e mbajti për disa ditë në shtëpi të tij incognito.Pastaj e çoi me barke në Ulqin ku gjeti një anije dhe u nis përkohësisht në Itali.
Më 1923-1924 është drejtor i "Shpresa Kombëtare" që dilte në Shkodër si gazetë e përjavshme. Mëson lexuesin me dashtë kombin, vëllazërimin dhe kulturën. Edukon me urti politike dhe pasqyron gjendjen socio-ekonomike. Problemet kryesore dhe kombëtare dilnin në faqjen e parë dhe të dytë, të tretën dhe të katërtën problemet kulturore, kronika enciklopedike, jetë njerëzish të mëdhenj në veçanti, të pranishme në çdo numër, fjalë të urta, aforizma, etj.
Vdiq ne vitin 1940 në Shkodër. Nasuf Beg Dizdari la shtatë fëmijë djem: Tahiri, Qemali, Hamdija,Mit’hati,Ramizi,Enveri dhe Njazia.Gjithashtu la edhe dy vajza:Fatimen dhe Sanijen.Pra e la shtëpinë plot dhe vijon të jetë plot edhe sot e kësaj dite me nipa dhe mbesa.

Floripress -Nasuf Dizdari


Themeluesi i këtij filli gjenealogjik ka të dhëna të jetë vendosë në qytet në kohën e Sulltan Bajazitit II, nga Izniku i Bursës. Ndoqi mësime në mejtepin Asqerie, pastaj në kolegjin Saverian ku më pas do japin gjuhën turke mësim. Shkollohet në Vjenë e Stamboll ku pajiset me kulturë të gjerë e njihet si zotërues gjuhësh të huaja. Që i ri tregoi interes për historinë dhe folklorin e Shkodrës. Punon për pak kohë si nëpunës në nënprefekturën e Lezhës, i ofrohet detyra e përkthyesit e më vonë kryepërkthyesit i Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër më 1897, detyrë që do kryente deri në mbarimin e L. I Botërore. Punoi me konsujt Ippen, Von Kral, Zambaur të njohur për botime në lidhje me Shkodrën dhe Shqipërinë e Veriut. Më 1899 tek "Albania" e Konicës nxirret "Jeta e Karamahmut Pashës" e nënshkruar N.B.D (Nasuf Beg Dizdari). Do ta paraqiste në një këndvështrim patriotik ku ngjarjet e ngjeshura rrjedhin të komplikuara. Kriza ekonomike e politike e Perandorisë Osmane ia thelluan dhe pashalleqet dhe ai t'ua paraqesë Karamahmutin lexuesve si një nga më të fuqishmit, duke sjellë fakte të përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aftësitë e tija administrative në zgjidhjen e kërkesave dhe të ruajtjes së dinjitetit të shtetasve, do të forcojë Kanunin e Lekës dhe Usullin e Malësisë. Për vrasjen e Karamahmutit shkruan mes tjerash: "Nji e zezë për vendin t'onë, kur ka mbetë Karamahmud Pashë Bushatlliu si me pa humë tanë Rumelia". Historia e tërhoqi lexuesin saqë disa prej tyre i shkruan Albania-s duke kërkuar se pse nuk "u shtyp artikulla me të ndodhunat e Shqypnisë". Kështu në nr.5 të kësaj gazete të v. 1901, redaksia duke i bërë jehonë shkrimit njofton lexuesin se në numrin e ardhshëm do të botohej "Të djegunit e vet në kullë të Vraninës në Mal të Zi" rreth ndodhive që rrethonin Oso Kukën në tre numra (6,7,8 1901) si përherë me pseudonimin N.B.D. Do të punonte në lëmën e folklorit duke nxjerrë këngë epike mbi Oso Kukën. Mandej me "Letra nga Shkodra" e në gjuhësi "Të përfouluna të hershëm shqip". Do të vazhdojë edhe si korrespondent i "Drita" të Shahin Kolonjas në rubrikën "Letra nga Shkodra" me pseudonimet N., N. Shkodrani, N. Muhamedani (1904-1908). Pastaj të gazetës "Vllaznia" e Vjenës, si mbledhës i folklorit më 1917 ku do nxirrte këngët e Karamahmut Pashës, Rexhep Qoshes, Oso Kukës, Hamza Kazazit. Më 1923-1924 drejtor i "Shpresa Kombëtare" që dilte në Shkodër si e përjavshme. Mëson lexuesin me dashtë kombin, vëllazërimin dhe kulturën. Edukon me urti politike dhe pasqyron gjendjen socio-ekonomike. Problemet kryesore dhe kombëtare dilnin në faqjen e parë dhe të dytë, të tretën dhe të katërtën problemet kulturore, kronika enciklopedike, jetë njerëzish të mëdhenj në veçanti, të pranishme në çdo numër, fjalë t'urta, aforizma, etj. Me rastin e varrimit në Podgoricë të Isa Boletinit mban fjalimin e rastit:
"O atdhetar i flaktë dhe trim i trimave të Shqipnisë, o sokol i nanës Kosovë dhe besnik i betuem i atdheut dhe mik i ngushtë i emi, Isë Boletini. Nuk po më trembin as topat, as pushkët, as bajonetat e ushtrisë së gjeneral Veshoviqit, as çetat serbo-malazeze, as gjendja e turbullueme që po kalojmë ne të syrgjynosunit e populli shqyptar "podgoriçan" në këto çaste për të folun këto pak fjalë n'emën të të syrgjynosunve".
Me propozimin e Imzot Jak Serreqit, drejtuar Selisë së Shenjtë me 23 gusht 1913 dekorohet nga Papa Piu me urdhrin e Shën Silvestrit me motivacionin "për kontributin e dhanë në ruejtjen e institucioneve të kultit katolik dhe mbarë popullsisë së Shkodrës nga rebelimi i Malit të Zi", shkruar latinisht nga ipeshkvi i Shkodrës. Mbyllë sytë më 1940. Katër vjet më pas i digjet biblioteka në Tiranë e pasun me botime dhe me publikimet e tij, nga komunistët.

Burimet

  1. ^ Enver & Burhan Dizdari: Nasuf Dizdari - patriot dhe intelektual i Shkodrës, "Shkodra në shekuj" fq. 87-91, Shkodër 1998.
  2. ^ Hamdi Bushati: Shkodra dhe motet v.II f.292, Shkodër 1999, "Idromeno".

2014-10-27

Sivjet Prishtinasit të pa kënaqur me dezinfektim të Kompanisë “Doctor Extraminator”,nga Prishtina


Me gjithë dezinsektimin hapësinorë që i është bërë Prishtinës që tri faza, nga fillimi i pranverës, qytetarët po ankohen për mungesë të efektit.
Ata thonë se sivjet si asnjëherë më parë në vitet e pasluftës, në kqreqytet ka prezencë të madhe të insekteve, sidomos të fluturave dhe mizave, por edhe të mushkonjave që po shfaqen më së shumti në periudhën e mbrëmjes.
E pos qytetarëve, dyndjen e qytetit nga insektet e konfirmojnë edhe ekspertë të fushën së zoologjisë duke thënë se një ndër shkaqet e kësaj është dezinsektimi jo adekuat. Zyrtarët e Drejtorisë për projektin e dezinsektimit hapësinorë në Komunën e Prishtinës pohojnë se nuk po shohin askund miza e flutura.
Por Bekim Sallahu nga Prishtina, ka thënë se është hera e parë që nga paslufta kur mëhalla përgjatë rrugës “Muarat Gjaka” mbulohet e tëra nga insektet, vemas nga fluturat. Ai ka thënë se qytetarët nuk kanë haber se cilat mund të jenë arsyet për këtë.
“Konsideroj se dezinsektimi nuk ka pasur efektet e dëshiruara”, ka thënë Sallahu. Ai pastaj ka pohuar se në krejt lagjen është e njëjta situatë.
“Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, pasi që si të bjerë terri dritat brenda shtëpisë nuk guxojmë t’i ndezim për shkak se menjëherë vijnë insektet e panumërta”, ka pohuar ai.
Sallahu ka potencuar se nuk e di që dikush e ka adresuar këtë ështje në Komunë, mirëpo e ka përmendur se është në dijeni se tri herë gjatë kësaj vere kompania dezinsektuese ka shpërndarë preparate nëpër qytet, porse efekti ka qenë minimal.
“Kjo është një situatë shumë e bezdisshme për neve. Ndonëse une nuk jam ekspert për të vlerësuar se farë preparatësh janë përdorur, por në krahasim me vitet e kaluara, situata është shumë e keqe”, ka thënë Sallahu.

Dr.epidemiolog Lulzim Katanolli, pronar i kompanisë “Doctor Extraminator”,nga Prishtina  e cila e ka fituar tenderin në Komunën e Prishtinës për dezinsektimin hapësinor, nuk ka pranuar të komentojë rreth ankesave të qytetarëve.
Ai ka deklaruar përmes celularit se “jam rrugës, jam në Shqipëri”.
E pas insitimit për të parë nëse në kompani është dikush tjetër që do të mund të jepte ndonjë përgjigje, ai ka thënë se “mundeni me folë me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi të Komunës”. Valbon Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka thënë se dezinsektimi hapësinor kryhet me procedura adekuate, në mënyrë profesionale dhe sipas kontratës.
Krasniqi madje në vend të përgjigjeve rreth shqetësimit të qytetarëve ka shtruar pyetje, duke thënë se “cilin qytet e kemi më të pastërt dhe me më pak mushkonja dhe miza sesa Prishtina, amë tregoni cili”.


Ndërsa duke mohuar ankesat e qytetarëve, ai ka thënë se “parmbrëmë kam qenë në Gërmi dhe nuk kam parë mushkonja në numër dhe as insekte të tjera”.
Krasniqi në fund e ka hequr nga vetja barrën e përgjegjësisë rreth këtij projekti duke thënë se “në Drejtorinë tonë vetëm e parashohim këtë si projekt dhe sigurojmë buxhetin për të, por nuk jemi përgjegjës për zbatimin e tij”.

Megjithatë, ai sërish ka potencuar se dezinsektimi hapësinorë i Prishtinës bëhet sipas kushteve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe me preparate që licencohen nga Ministria e Bujqësisë, e pastaj caktohet një komision nga Komuna që e mbikqyr realizimin sipas kontratës.
Krasniqi ka bërë të ditur se menaxher i mbikëqyrjes për finalizimin e këtij projekti është caktuar nga Komuna Nexhmedin Hoti, epidemiolog. Por kontakti me të të martën ka qenë i pamundur.
Ndërkaq Ferdije Zhushi, profesoreshëe lëndës së zoologjisë dhe entomologjisë në UP, ka thënë se sivjet në Prishtinë nuk janë vërejtur fare efektet e spërkatjes kundër insekteve. Ajo ka saktësuar se për të bërë dezinsektimin adekuat në radhë të parë duhet të dihet ekologjia, cikli jetësorë i insekteve dhe më pas merren masa për eliminimin e tyre në stade të caktuara të zhvillimit.
“Nuk mjafton që ata të shihen në dy tri të Prishtinës duke spërkatur, sepse dezinsektimi duhet të bëhet në një hapësirë më të madhe, pasi që insektet kanë krah dhe vijnë nga distanca të ndryshme”, është shprehur Zhushi.

Sipas saj, ështje tjetër është fakti se shumë insekte kanë cikël të shkurtër të zhvillimit, dhe tek to nuk mjafton që stërpikja të bëhet vetëm një herë për shkak se vazhdimisht paraqiten gjenerata të tjera.
Zhushi ka thënë se është në dijeni se dezinsektimi bëhet në tri faza, por sipas saj, kompania që e kryen këtë punë duhet të përcjellë edhe kushtet klimatike, meqë zhvillimi i insekteve varet shumë nga temperaturat dhe lagështia e ajrit që, sipas saj, këtë vit kanë qenë shumë të volitshme për shumimin e insekteve.

Fluturat “vërshojnë” shtëpitë e prishtinasve gjatë mbrëmjes

“Komuna duhet të konsultohet me ekspertë të fushave rreth këtyre problemeve, e jo me përsona që kanë të tjera profesione, si janë mjekët”, ka pohuar Zhushi. Ajo ka potencuar se sivjet ka shumë më tepër insekte dhe se dy prej shkaqeve kryesore kanë qenë dimri i volitshëm dhe mosmarrja adekuate e masave, shkruan Koha Ditore.
“duhet shikuar se me ka po spërkaten, sepse duhet që lloji i caktuar i insektit të trajtohet me pesticid adekuat. Sot ka shumë pesticide në treg, prej atyre kimike deri tek ato biologjike, që mund të përdoren duke mos dëmtuar shëndetin e njeriut”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës  fazën e katërt të dezinsektimit, e ka bërë nga  24 gushti i 2014 -tës, meqë tri fazat e para kanë përfunduar këtë vit. 

Lexoni edhe ketë:

Doctor Exterminator Kontrollon Mushkonjat

Foto: Jeton IspahiuFoto: Jeton Ispa
Lexoni raportin ku vend të dukshëm për të keq në D.D.D. ka edhe kompania e Dr.Lulzim Katanollit : “Doctor Extraminator”,nga Prishtina 
Bazë e të dhënave për tenderët publik të Komunës së Prishtinës, 2007-2012

http://preportr.com/repository/docs/Baza_e_te_dhenave_per_tenderet_publik_te_Komunes_se_Prishtines__2007-2012_455104.pdf





2014-10-26

Kabineti Rama shpërndan videon që pyet UEFA-në “a ishte kjo Fair Play”



A është kjo Fairplay? Kështu pyet ministrja, Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla që ka përthekuar në një video atë që rrëfen në mënyrë kronologjike gjithë çka ndodhi në Beograd, më 14 tetor.
rfdgdrf
Ministrja shkruan se nuk duhet të tërhiqemi përballë padrejtësisë. Nikolla kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të publikuar këtë video.

“Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë. Shumë shpejt UEFA do të kuptojë se janë shumë më tepër sy e veshë, sesa sytë dhe veshët e shqiptarëve, të cilët do të presin të shohin e të dëgjojnë, si do t'i shkojë halli drejtësisë së munguar në këtë ditë të trishtueshme për Fair Play-n në Evropë dhe për drejtësinë në gjirin e UEFA-s”, shkruan ministrja Lindita Nikolla.

Publikuesi i parë i kësaj video, u bë kryeministri Edi Rama, duke ftuar kështu qytetarët të bëjnë të njëjtin veprim.

2014-10-21

Dr Muhamet Shatri: Përpjekjet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit për jetësimin e aspiratave të shqiptarëve


Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte oganizata më e rëndësisahme politike-ushtarake në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, e krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u organizua sipas shembullit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe u angazhua deri në fund për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët.
Kjo organizatë i vuri themelet e saj në shtator të vitit 1943 me angazhimin e 45 përfaqësuesve nga Ohri, Struga, Gostivari, Dibra, Shkupi, Tetova, Prizreni, Sharri, Theranda, Kolesjani, Rahoveci, Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Rugova, Peja, Istogu, Drenica, Pazari i Ri, Senica, Rozhaja, Plava, Gucia, Gjakova dhe Malësia e Gjakovës.

Ajo u formua jo rastësisht në qytetin historik të Prizrenit për të jetësuar amanetin e drejtuesve të Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit. Ideatorë të kësaj organizate, në themel me aspiratë fisnike kombëtare, ishin Xhafer Deva dhe Asllan Boletini, biri i Isa Boletinit të madh etj.
Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të organizatës me 7 veta: kryetar Rexhep Mitrovicën; nënkryetar Musa Shehzade; Tahir Zajmi, Asllan Boletini, Kol Margjini, Sheh Hasani, Qazim Bllaca, anëtarë.. Ai miratoi edhe procedurën e zgjedhjes së delegatëve që do të përfaqësonin Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare në Asamblenë Kombëtare, që do të thirrej në Tiranë më 16 tetor 1943 dhe shtroi nevojën e hartimit të Statutit të organizatës. Kuvendi autorizoi Xafer Devën, Aqif Blytën dhe Ibrahim Lutfiun për të koordinuar punën e Lidhjes me atë të Qeverisë Shqiptare për çështjen e Kosovës.

Me propozimin e Tahir Zajmit, Kuvendi Themelues proklamoi bashkimin e Kosovës, Dibrës, Tetovës, Strugës, Ulqinit dhe Tuzit me Shqipërinë, si pjesë integrale të saj dhe kërkoi bashkimin me të edhe të Qarkut të Mitrovicës që i takonte Zonës gjermane të pushtimit. Me këtë rast, delegati i Gjilanit, av. Esat Berisha, kërkoi nga Kuvendi që të ndërhynte për rishikimin e vijës së demarkacionit me Bullgarinë, gjë që nënkuptonte përfshirjen brenda kufijve të Shqipërisë të trevave shqiptare që ndodheshin nën pushtimin bullgar. Sali Rama, delegat i Rugovës, theksoi domosdonë e përfshirjes brenda kufijve të Shqipërisë të trevave shqiptare që i kishin mbetur Malit të Zi. Në Kuvend u trajtua edhe çështja e organizimit politik dhe ushtarak, marrja e masave mbrojtëse kundër depërtimit në këto treva, si të forcave çetnike edhe të atyre partizane nga Mali i Zi dhe Serbia.

Kuvendi i Dytë i Lidhjes që u mbajt në janar të vitit 1944 zgjeroi KQ të organizatës në 14 anëtarë, zgjodhi kryetar Bedri Pejanin, sepse R. Mitrovica u ngarkua me formimin e qeverisë në Tiranë. Ai miratoi Statutin e organizatës, i cili iu dërgua për dekretim Qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë. Në bazë të Statutit, organizata do të punonte për mbrojtjen e “tokave të çliruara”, formoi komitetet e nënprefekturave, të komunave dhe të fshatrave, ndërsa organin më të lartë të saj do ta përbënte kuvendi, ku do të bënte pjesë një përfaqësues nga secili rreth. Tubimi reprezentativ kërkoi nga Qeveria që të angazhohej rreth çështjes së Sanxhakut, të ndërmirrte hapa diplomatike për të siguruar largimin e trupave bullgare nga Prespa e Shën Naumi, të ndërhynte tek autoritetet gjermane për bashkimin e qarkut të Mitrovicës me Shqipërinë, të forconte administratën e saj në krahinën e Plavës dhe të Gucisë dhe përgjithësisht të merrte masa të ngutshme organizative dhe ushtarake në të gjitha trevat shqiptare që iu bashkuan Shqipërisë. Organizata kishte organin e saj “Lidhja e Prizrenit”, të cilin e botonte Komiteti i Intelektualëve Shqiptarë, i përbërë nga Kudret Kokoshi, Selman Riza, Ibrahim Fehmiu, Durmish Celina etj. Në faqet e gazetës u sulmuan: komunistët shqiptarë që u cilësuan si agjentë të Serbisë e të Rusisë; Lëvizja Nacionalçlirimtare në Jugosllavi, sepse luftonte për ruajtjen e kufijve të atij shteti, të caktuara me dhunë e pa marrë parasysh të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar; u propagandua Shqipëria etnike dhe domosdoshmëria e luftës për mbrojtjen e saj; u dënua dhuna sistematike e ushtruar në të kaluarën nga pushtuesit serbë e malazez. Lidhja e Dyte e Prizrenit në mënyrë të veçantë u angazhua për organizimin e forcës mbrojtëse-ushtrisë dhe formacioneve vullnetare të saj. Për këtë qëlllim Komiteti Qendror i Lidhjes, në bashkëpunin me komandën e Sektorit Kosova të Ushtrisë Shqiptare, organizoi konferencën në Rogovë të Hasit (15-17 mars 1944) në të cilën u mor vendimi për riorganizimin dhe forcimin e forcave mbrojtëse të Kosovës. Lidhja shpresonte që në formacionet e saj të përfshiheshin të gjithë mëshkujt shqiptarë, nga mosha 20-50 vjeç. Në këtë kuadër rezultoi kërkesa strategjike kryetarit të KQ të Lidhjes Dytë të Prizrenit, Bedri Pejanit, drejtuar Hitlerit për krijmin e një armate shqiptare prej 150 mijë burrash, e cila do të luftonte deri në fund kundër çetnikëve dhe partizanëve serbo-malazeze. Ai mendonte dhe shpresonte se kjo armatë do të ishte e aftë t'u dilte zot tokave etnike shqiptare dhe të mbronte bashkimin e tyre me Shqipërinë, me qëllim që Konferenca e Paqës që do të mblidhej pas mbarimit të luftës për të vendosur për kufijtë e shteteve të vihej përpara faktit të kryer. Komanda gjermane edhe pse nuk e miratoi këtë propozim, lejoi formimin e një divizioni me emrin “Skëndërbeg”, efektivi i të cilit, për shkak të mospranimit të të rinjve shqiptarë për t’u përfshirë në radhët e tij, nuk u plotësua as me rekrutë dhe as me kuadrin komandues. Për këtë arsye dhe të dezertimeve, në tetor 1944, divizioni u shndërrua në Grup luftarak. Komanda ushtarake gjermane kërkonte që këto forca t’i përdorte, ashtu si të gjitha forcat antikomuniste të kombeve të tjerë të Ballkanit, për të siguruar tërheqjen e trupave të saj nga gadishulli. Por këto synime të komandës gjermane binin ndesh me objektivin themelor të Lidhjes, që ishte bashkimi i trojeve etnike shqiptare dhe pavarësia e Shqipërisë.

Kuvendi III i Lidhjes së Dytë të Prizrenit që u mbajt në qershor të vitit 1944 shkarkoi Bedri Pejanin nga detyra e kryetarit të Komitetit Qendror të organizatës dhe në vend të tij zgjodhi Xhafer Devën. Ky i fundit njëherazi ishte edhe ministër i Brendshëm në Qeverinë e Tiranës.

Aty u analizua angazhimi i Lidhjes dhe i Komitetit Qendror të saj për mbrojtjen e Kolashinit dhe të sektorëve të tjerë që rrezikoheshin nga depertimi i forcave çetniko-partizane serbo-malazeze. Kuvendi konstatoi se Lidhja kishte ndërmarrë hapa konkrete për forcimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e përpjekjeve me krahinat e tjera të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçante me Malësinë e Mbishkodrës, të Mirditës, të Dibrës dhe të Matit drejtuesit nacionalistë të të cilave luftonin për Shqipërinë etnike, me çka ishin vënë në shërbim të drejtpërdrejtë edhe të çështjes së Kosovës.
Kuvendi shtroi nevojën e armatimit të mëtejshëm të popullit të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare. Ai vuri si detyrë, që krahas regjimentit të Pejës dhe të Prishtinës, të formoheshin edhe regjimentet me qendër në Tetovë dhe në Dibër, si dhe të vazhdohej me krijimin e formacioneve "kreshnike" e vullnetare, që do të vepronin në rastet kur rrezikoheshin rajone të veçanta.

Me nismën e Lidhjes së Dytë të Prizrenit në shtator të vitit 1944 u themelua Komiteti i Rinisë Nacionaliste Shqiptare për Mbrojtjen e Atdheut dhe të Kombit Shqiptar. Në krye të saj ishte atdhetari i devotshëm Adem Gllavica. Ajo i shtroi detyrë vetes mobilizimin e rinisë për mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar dhe ishte forca goditëse në luftë kundër armiqve të atdheut. Adv. Idriz Shahmani paraqiti referatin mbi rrezikun që paraqiste komunizmi për Shqipërinë Etnike. Mbi këtë bazë u aprovua Programin politik-ushtarak, ”Disiplinari i Rinisë Nacionaliste Shqiptare për Mbrojtjen e Atdheut dhe të Kombit Shqiptar” dhe u zgjodh KQ i Rinisë Nacionaliste i përbërë prej 9 vetash. Në radhët e Komitetit bënin pjesë Adem (Selimi) Gllavica (kryetar), Sali Vala-Siçani, Luan Gashi, Avdyl Henci, Shahsivar Aliu, Fuat Muharremi, anëtarë.

Për drejtimin e formacioneve ushtarake të vullnetarëve të rinj shqiptarë u formua Komanda e përgjithshme e Rinisë për Mbrojtjen e Atdheut dhe të Kombit Shqiptar, që kryesohej nga Shahsivar Aliu. Kjo komandë organizoi katër zona operative, e para në sektorin Ferizaj-Kaçanik-Gjilan, e dyta në atë Prishtinë-Lypjan-Podjevë, e treta në rajonin Mitrovicë Vushtrri-Skenderaj, kurse zona e katërt përfshinte Rrafshin e Dukagjinit.
Faza kulmore e veprimtarisë së Lidhjes së Dytë të Prizrenit arriti në vjeshtën e vitit 1944, kur ajo mobilizoi forcat adhetare për mbrojen e trojeve etnike shqiptare nga ushtritë e bashkuara komuniste bullgare, maqedone, serbe e malazeze, të cilave u shkuan në ndihmë edhe brigadat partizane të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në këto përpjekje forcat e djalërisë shqiptare, të rreshtura në batalionet heroike "Hasan Prishtina", "Nazim Gafurri", "Zija Gashi", të Drenicës, të Llapit dhe të Sanxhakut, zhvilluan luftime të përgjakshme, përgjatë vijës mbrojtëse të Kosovës, veçanërisht në sektorët: Ferizaj- Kaçanik- Gjilan; Prishtinë- Lypjan- Podujevë; Mitrovicë- Vushtri- Skënderaj.

Në këto rrethana mjaft dramatike KQ i Rinisë për Mbrojtjen e Atdheut dhe të Kombit Shqiptar nxori dy proklamata (më 18 dhe më 26 tetor 1944) të hartuara nga adv. Idriz Shahmani dhe që iu drejtuan popullit shqiptar e popujve të tjerë si dhe ushtrisë bullgare. Në këto proklamata, popullit shqiptar i bëhej thirrje për t’u bashkuar dhe për mobilizimin e përgjithshëm në luftë kundër ushtrive të fqinjëve grabitqarë. Ndërkaq ushtrisë bullgare i tërhiqej vërejtja për të mos ndihmuar ushtrinë serbe në përpjekjet për ripushtimin e Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare, për faktin se këto vise ishin shqiptare. Në njërën prej proklamatave, drejtuar shqiptarëve dhe tërë botës së qytetëruar, theksohej se shqiptarët po luftonin kundër reparteve jo të rregullta të fqinjëve të tyre për të ruajtur e për të shpëtuar Shqipërinë Etnike. Shqiptarëve në këto treva dhe sidomos atyre që ishin mobilizuar në njësitë e ushtrisë partizane jugosllave, iu kërkohej që të largoheshin nga rruga e gabuar dhe të bashkoheshin me batalionet e vullnetarëve shqiptarë që po luftonin me guxim të pashoq kundër njësive të Divizionit të 22-të, të 24-të dhe të 46-të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ) dhe kundër Brigadës IV dhe V kosovare dhe trupave të Armatës II Bullgare.

Luftime të ashpra ndërmjet tyre dhe forcave serbe, malazeze e maqedonase e bullgare u zhvilluan gjatë gjithë vijës se frontit lindor shqiptar që nga Prespa, Pollogu, Shkupi e deri në Preshevë e Bujanoc. Mirëpo, raporti i forcave, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ishte i disfavorshem për forcat atdhetare shqiptare. Kjo pati si rrjedhojë që në fund të nëntorit 1944 këto forca të thyheshin nga ushtritë e përmendura, pakrahasueshëm me epërsi në numër e teknikë të luftës. Kështu Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare ranë edhe një herë padrejtësisht nën sundimin jugosllav. Me këtë mori fund edhe veprimtaria e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Veprimtarë të organizatës që mbetën në Kosovë ose që kaluan në Shqipëri, e ndërmjet tyre, Bedri Pejani, Kolë Margjini, Musa Shehzade, kolonel Qazim Komoni, kolonel Fuat Dibra, Bedri Gjinaj, Aqif Blyta, vëllezërit Begolli, Asllan Boletini, Shaqir Curri, mulla Nuredin Haliti, av.Esat Berisha, Faik Okllapi, Shemsi Ferri, Jahja Fusha, Sali Rama, Halim Spahija, Is’han Taniku e shumë të tjerë, patën një fund tragjik si rrjedhojë e terrorit gjakatar të pushtetit okupues serbo-komunist në bashkëveprim të ngushtë me vazalët e tyre shqiptarë.
Mund të përfundohet se aspiratat e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, përkundër masave të egra që ushtroi pushteti okupues komunist jugosllav nuk u shuan kurrë. Përkundrazi, atdhetarët shqiptarë gjetën forca të vazhdonin luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar prej ripushtimit të Kosovës më 1944 e deri në organizimin e Luftës çlirimtare të viteve 1998-2001 në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.

www.ihp-ks.org
m_shatri@hotmail.com
mshatri@ihp-ks.org
tel.: +381 (0) 38 512 303
mob.: +377 (0) 44 124 652





Muhamet Shatri, u lind më 17.07.1946, në Tomoc të Istogut.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje ndërsa të mesmen në Pejë më 1965. Studime universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Magjistroi më 1977 me temën : “Rivaliteti jugosllavo-italian në Shqipëri 1912-1927”. Temën e doktoratures e brojti në janar të vitit 1982 me titull : “Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prizren dhe rrethinë 1941-1945”.


Mësues i mësimit klasor, i historisë dhe i gjeografisë në shkollën fillore të Gurrakocit, 1965/66.
Mësimdhënës i historisë, sociologjisë dhe latinishtes në gjimnazin e Istogut, 1968.
Mësimdhënës në shkollën Normale të Prishtinës, 1970/71.
Mësimdhënës në gjimnazin e Istogut, 1971/72.
Mësimdhënës në Qendrën Shkollore Teknike në Obiliq, 1972/73.
Prej 1 janarit 1978 punon në Institutin e Historisë-Prishtinë.
Në vitet 2003-2007 ishte Sekretar Shkencor në Institut të Historisë-Prishtinë.


FUSHA DHE PERIUDHA E INETERESIMEVE SHKENCORE:

Muhamet Shatri, merret me Historinë e Kohës së re dhe Kohës më të re


DISA PUNIME, TRAJTESA DHE KONTRIBUTE SHKENCORE TË BOTUARA:

• Shtypi anglez mbi rivalitetin jugosllavo-italian në Shqipëri gjatë viteteve 1926- 1927, “Jehona “,7, Shkup, 1978.
• Aspekte të politikës së Italisë, Serbisë dhe të Malit të Zi ndaj Çështjes shqiptare në vitet e Krizës Lindore 1875-1881,” Dituria”, 1978.
• PKJ në Prizren dhe rrethinë 1919-1945, Përparimi, 2, Prishtinë, 1979;
Sistemi i pushtimit në Prizren dhe rrethinë 1941-1944,” Kosova”, 7, Prishtinë, 1978.
• BRKJ dhe Lëvizja Revolucionare e Rinisë në Prizren dhe rrethinë 1941- 1945,”Kosova”, 8, Prishtinë, 1979.
• Brigada IV e Kosovës, “Kosova”, 9/10, Prishtinë, 1980/1981.
• Aspekte të LNÇ-së në Prizren dhe rrethinë më 1941, “Përparimi”, 5, Prishtinë, 1981.
• Aspekte të kundërthënieve ndërmjet Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi lidhur me Çështjen shqiptare në vitet e Krizës Lindore 1875-1881, Vjetari i Arkivit të Kosovës, 12/13, Prishtinë, 1981.
• LNÇ në Prizren dhe rrethinë 1941, Vjetari i Arkivit të Kosovës, nr. jubilar, Prishtinë, 1981.
• PKJ në Prizren dhe rrethinë 1941-1945, “Kosova”, 11, Prishtinë, 1982.
• Përmbajtja nacionale e organizatës “Balli Kombëtar”, Përparimi, 5, Prishtinë, 1984 (koautor).
• Rrethanat ekonomike-shoqërore në Prizren dhe rrethinë 1918-1941, Kosova, 15, Prishtinë, 1985.
• Aspekte të rivalitetit jugosllavo-italian në Shqipëri 1018-1920, Gjurmime Albanologjike (Seria e shkencave historike), 15, Prishtinë, 1985.
• Vështrim mbi Lëvizjen punëtore në Prizren e rrethinë deri më 1923, Kosova, 17, Prishtinë, 1988.
• Kontributi i shqiptarëve në vendet e Evropës Perëndimore për çështjen kombëtare (koautor), në Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996.
• Mbrojtja e Kosovës dhe e trevave tё tjera shqiptare nga sulmet çetnike serbo-malazeze (maj 1941-tetor 1944) I, Kosova, nr. 22/23, 2000/2001. Prishtinё 2003.
• Mbrojtja Kombёtare e Kosovёs 1941-1944 II, “Kosova”, nr. 24/25, 2002/2003, Prishtinё, 2003.
• Bardh Isuf Gashi, figurё e shquar e Lёvizjes Kombёtare, “Kosova”, nr. 24/25, 2002/2003, Prishtinё, 2003.
• Dokumente italiane pёr Lёvizjen Kombёtare gjatё gjysmёs sё parё tё vitit 1912 (bashkoautor) Vjetari i Arkivit tё Kosovёs, XXIX-XXX, Prishtinё, 2003.
• DIE HALTUNG DER KOMMUNISTISCHEN PARTEI ALBANIENS ZUR KOSOVA- FRAGE (1941-1945), DARDANIA, Wien, 2003.
• Dokumente italiane për Lëvizjen Kombëtare gjatë gjysmës së parë të vitit 1912 (bashkoautor), ”Vjetari” XXIX-XXX, 2003, Prishtinë.
• Dokumente italiane për Lëvizjen Kombëtare gjatë gjysmës së parë të vitit 1912 (bashkoautor), ”Vjetari” XXIX-XXX, 2004, Prishtinë.
• Të dhëna biografike mbi disa veprimtarë të Komitetit Mbrojtja kombëtare e Kosovës, (përmbledhje kumtesash), Tiranë, 2004.
• Disa specifika të LANÇ në Kosovë në vitet 1941-1945, ”Kosova”26, Prishtinë 2005.
• Copëtimi i trevave shqiptare në Jugosllavi-aneksimi i Kosovës nga Serbia (1945), ”Kosova” 27, Prishtinë 2005.
• Përpjekjet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit për jetësimin e aspiratave jetike të kombit shqiptare. E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1), Prizren-Hamburg, 2005.
• Platforma Kombëtare e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike (2), Prizren 2005.
• Atdhetarët shqiptar në burgun e Mitrovicës së Sremit 1945-1955. E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike (3), Prizren-Shkodër, 2006.
• Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare gjatë periudhës 1 janar-15 maj 1912 (bashkoautor), ”Vjetari”, Prishtinë 2006.


MONOGRAFI TË BOTUARA :

Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prizren dhe rrethinë 1941-1945, Prishtinë 1987.
Kosova në Luftën e Dytë Botërore 1941-1945, Prishtinë 1997.
Dokumente frenge për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare tё vitit 1912, Prishtinë 2004.
Ibrahim Grainca-Cërnilla, deri në vdekje për atdhe. Prishtinë 2006.

MONOGRAFI NË DORËSHKRIM:

Rivaliteti jugosllavo-italian në Shqipëri 1912-1927;
Lëvizja Ilegale Antifashiste në qytetet e Rrafshit të Dukagjinit 1941-1944;
Brigada IV e Kosovës dhe rruga e saj luftarake 1944-1945;
Dokumente ruse për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë vitit 1912;
Kryengritja e përgjithshme anti-osmane e vitit 1912;
Qëndrimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë kundër kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912.

Gjuhët e huaja:

Muhamet Shatri, ka njohuri të mira nga gjuha suedeze, gjuha serbo-kroate dhe njohuri elementare nga gjuha frënge.


Prof. Dr. Muhamet Shatri ka botuar edhe punime profesionale dhe publicistike në gazeta dhe revista. Ka marrë pjesë në shumë tribuna, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore.

AGJENCIONI FLORIPRESS

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...