2017-02-24

Fajin e ka "brumi"!

Subject:VS:Aktuale
From:silvana Berki (vana-68@hotmail.com)
To:floribruqi@yahoo.com;
Date:Thursday, 23 February 2017, 10:29

Pershëndetje z. Flori!
Kam një shkrim per ngjarjet e fundit në Tiranë, që nëse të pelqen mund ta publikoni.
Miqësisht Silvana.

* * *
Fotografia e Mira Korance


Ngjarjet e fundit në Tiranë nuk ka si të mos ngacmojnë cdo intelektual që jeton brënda dhe jashtë kufijve amë. Per herë të parë në historinë e vet, Shqiperia është shumë afër ëndrrës së vet për t`u futur në EU dhe të bëhet pjesë e saj njëherë e përgjithmonë. Por sa gati është Shqiperia për t`ia arritur kësaj dhe cfarë kërkohet ende qe EU: ja ta bëjë pjesë e zonës së vet gjeografike, politike dhe shoqërore?
Për të kuptuar kërkesat e Eu:së, duhet të kuptojmë ne si popull në radhë të parë: cila është natyra e një shteti modern i cili mund të pranohet si shtet europiane.
Ka 26 vite që Shqiperia përpëlitet rreth një vorbulle të vet si peshku pa ujë. Politikat e ndërtuara deri më sot shqitare shpesh deklarojnë dhe na kujtojnë punën e rëndë që kanë bërë kur kanë qënë në fuqi që duket përherë e më shumë në sy të popullit se këto deklarata nuk janë asgjë tjetër vecse një mënyrë konkurence elektorale. Nga ana tjetër, asnjë nuk e mohon faktin që është punuar, që është derdhur djersë. Vecse nuk duhet harruar që djersë derdhet edhe kur bën qejf, edhe kur rri në diell duke pirë cigare apo duke folur me zë të cjerrë. E megjithatë, pa iu futur analizave të së kaluarës sonë, sesi erdhëm deri tek negociatat me EU:në në shtator, duket se bashkimi europian ka kuptuar disa nuanca të rëndësishme në formimin e shtetit modern shqiptar ndryshe nga vitet e mëhershme. Për t`i kuptuar më qartë këto nuanca të pranueshme nga europianët do ti ndaja këto element në dy dimensione; ato siperfaqësore dhe nënsiperfaqësore. Sipërfaqësore nënkuptoj të gjithë format e mekanizmave lëvizës, të cilët i sheh syri ynë, mbi të cilët veprojmë dhe marrim frymë. Nënsipërfaqësore do të shikoja mekanizmat institucional dhe veprimtarinë e tyre morale dhe etike. Të dy këta mekanizma janë baza e formimit të shtetit modern.
Partia demokratike me në krye Lulzim Bashën deklaron se asnjë i huaj nuk mund ta dijë të vërtetën rreth të dukshmes dhe të padukshmes në shoqërinë shiptare dhe funksionin e tyre përvec shqiptareve që jetojnë brënda atij sistemi. Pajtohem plotësisht. Atë e kuptojnë vetëm shqiptarët, të cilët e ndiejnë atë sa herë kanë të bëjnë me funksionin e jetës së perditshme, me funksionin e institucioneve të tyre. Ajo që të ngushëllon dhe që duket meritë e punës së politikës së këtyre tre-katër viteve të fundit është, që të paktën është hedhur themeli institucional shtetëror shqiptar. Sesi funksionojnë pastaj këto organe dhe institucione është tjetër gjë. Dhe këtu futet ana morale dhe etike. Eshtë gabim dhe i madh të mohoet qoftë edhe siperfaqësore puna e hedhur ketyre tre-katër viteve. Ne shqiptarët e kemi një shprehje: rri shtrembër po të duash, por fol drejt. Edhe pse europianët nuk e njohin aq sa ne ku ka zënë ngërc ana morale dhe etike shoqerore, nuk mendoj se nuk kanë hipoteza teorike lidhur me këtë funksion nënsiperfaqësor, sepse vet rrjedha politike e zhvillimit të tyre kapitalist-liberal i ka kushtuar atyre gjithë kohën e egzistencës së vet. Por mendoj ajo që për europianët është e mjaftueshme per ta futur Shqiperinë në këtë proces zhvillimi drejt Europianës do të ishte vazhdimi i funksionit institucional siperfaqësore. Nënsiperfaqësorja është një mekanizëm i pandalshëm dhe që do të egzistojë sa të ketë shoqëri independente dhe në bashkësi.
Ndaj Shqiperisë i duhet dhënë ky shanc dhe të vazhdojë të vendosen këto instrumenta që funksionojnë në të përditshmen dhe që mundësojnë rritjen e anës morale dhe etike shoqërore, atë anë që e prekin dhe frymojnë vet shqiptarët. Basha, këtë duhet të ketë parasysh, se problemi që ai ngre nuk është thjesht institucional, por ai moral dhe ky moral nuk asgjesohet duke vendosur qeveri teknike, apo duke zëvendësuar parti politike me një tjetër. Fajin e ka "brumi". Si mund të garantojë Basha se brumi i atyre që duan të marrin pushtetin nesër është ndryshe nga ky që është sot? Të gjithë janë produket i të njëjteve kode morali sepse ajo është gatuar. Që të ketë brum tjetër, ose duhet të vijë mielli nga një vënd tjetër me vlera dhe standarte të tjera ose mielli aty kërkon një sitë të imët për të pastruar krundet e që mielli të dalë i një cilësie më të mirë. Kjo është arsyeja pse europianët kërkojnë me cdo kusht vazhdimin e procesit të zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe jo ndalimin e saj per ndërrim qeverish. Nuk është ajo zgjidhja dhe interesi i popullit dhe as Shqiperisë. Kaloni të gjithë njëherë ju politikanët në sitën e vetingut e pastaj leruani në dorë popullit të vendosi per fatin e tij në zgjedhjet e qershorit. Duajeni Shqipërinë mbi gjithcka, edhe mbi veten Tuaj, sepse atë c`ka gatuajmë sot do t`u lemë nesër bijve tanë.
Me respekt,
Silvana Berki.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...