2017-02-23

Deklaratat e kreut të Antimafias italiane, Tahiri: 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e Saliut

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratave të kreut të antimafias italiane Franko Roberti të bëra gjatë një konference me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe akuzave të opozitës. Tahiri sqaron se 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e qeverisjes së kaluar, ndërsa sot është sukses shkatërrimi, duke postuar edhe një pjesë nga raporti i OSBE-së për këtë çështje.

“Për ata që mezi priten të hidhnin prapë baltë, sqarimi shumë i qartë: 2 miliardë EU drogë ishin në kohën e Saliut. Sot sukses shkatërrimi”, shkruan Tahiri në Twitter.

OSCE tahiri

Ministri ka edhe një përgjigje për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Mëshirë për L.Bashën dhe flm për OSCE për sqarimin mbi “përkthimin e gabuar” të radhës”, shkruan në një status tjetër Tahiri.

Tahiri twitter
Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti gjatë një konference për median së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme ngriti shqetësimin e shtimit të rasteve të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Sipas tij, është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.

“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin”,- tha ai.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...