Nga Flori Bruqi
Kufiri me Malin e Zi u caktua në 1999-n nga KFOR
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, ka publikuar edhe një njoftim për media, ku sqarohet se si është definuar kufiri me Malin e Zi. Në komunikatën, me të cilën si duket synohet t’u jepet përgjigje atyre që kanë kundërshtuar vendosjen e kufirit vetëm me anë të kadastrit, theksohet se kufiri është definuar duke u bazuar në hartat që janë prezantuar nga KFOR’i dhe Ushtria Jugosllave, kur është arritur Marrëveshja e Kumanovës dhe Dokumenti që Marti Ahtisaari ia ka prezantuar Presidentit të RFJ’së Slobodan Milosevic në vitin 1999.
Sipas tyre, edhe policia e Kosovës, pas pavarësisë, kishte filluar të merrte përgjegjësitë për kufirin në bazë të Marrëveshjes teknike ushtarake të arritur në Kumanovë.
Kjo është komunikata e plotë e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit:
“Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.
Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi.
Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.
Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 qershor 1999
U arrit ndërmjet NATO-s dhe RF Jugosllavisë të ndërpritet bombardimi i filluar nga NATO me 24 Mars 1999 dhe përfundoj pas 78 ditësh më 09 qershor 1999. Sipas Planit të Ahtisaarit dokumentit të dorëzuar dhe hartës që Serbia përkatësisht RFJ duhet të tërhiqet nga territori i Kosovës.
Këtu shtrohet pyetja cili ishte territori i Kosovës?
Përgjigja është në dokumentin e Ahtisaarit pikërisht në Marrëveshjen tekniko ushtarake të 03 Qershor 1999. Përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht 2016. Në bazë të kësaj harte është bërë vendosja e forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR-it. Nga marrëveshja tekniko ushtarake e 03 Qershor 1999, në vijim janë shkëputur disa paragraf për qartësim më të mirë për lexuesin.
“Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 qershor 1999
Ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme
Palët në këtë Marrëveshje riafirmojmë dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisaari te presidenti Millosheviq dhe i miratuar nga Parlamenti Serb dhe Qeveria Federale më 03 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën kujdesin e OKB-së të një pranie efektive civile dhe të sigurisë ndërkombëtare. Palët më tutje theksojnë se Këshilli i Sigurimit ka përgatitur për të miratuar një rezolutë ……….” lidhur me këtë çështje.
Dokumenti i plotë mund të shkarkohet nga web faqja në vijim:Military-Technical Agreement between the International Security Force and the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, signed in Kumanovo on 9 June 1999, available at www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm.
Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme nga marrëveshja janë të shkruara në paragrafin (e). “Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Krahinës së Kosovës, në brendi të pjesës tjetër të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin e zonës brenda atyre 5 kilometrave”. Territori i Krahinës së Kosovës ishte i njohur atëherë dhe tash dhe harta e KFOR-it është në përputhje të plotë me kufirin ndërmjet Krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Zona e sigurisë ajrore është e definuar si zonë prej 25 km, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës, në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
• Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 km e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
• Më 09 Qershor 1999 paragrafi 1 pika (e) shkruan qartë: Nga EIF +11 ditë, të gjitha forcat e RFJ-së në Kosovë do të kenë përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova (bashkëngjitur harta në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje) në Serbi jashtë Kosovës dhe jo brenda 5 km të Zonëstokësore të sigurisë (ZTS).
Nga kjo shihet se harta dhe marrëveshja është në përputhje të plotë pa ndryshim nga vija administrative 1974-1988-1999 – 2008 dhe kufirit të shënuar nga Komisioni shtetëror dhe i nënshkruar në Vjenë.
Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999), në bazë të G-8 qëu pajtuan me parimet nën Kapitullin VII duke autorizuar vendosjen e Kosovës nën mbikëqyrjen e OKB-së, vendosjen e një Pranie ndërkombëtare civile – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),
Shiko në vijim nga web faqja: United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc9…
Kronologjia e lirisë së Kosovës www.un.org/Docs/scres/1999/sc9… me futjen e UNMIK:
– 03 qershor 1999 miratimi i marrëveshjes së RFJ me NATO-Forca e Sigurisë
– 05 qershor përfaqësues të NATO-s dhe të Qeverisë Jugosllave finalizuan detajet në përgatitjen e një marrëveshjeje ushtarake-teknike.
– 08 qershor G-8 Ministrat e Jashtëm, në një takim të mbajtur në Këln, arritën një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, i dërguari Ahtisaari u takua me presidentin kinez dhe ministrin e jashtëm kinez në Pekin.
– 09 qershor 1999, pas 78 ditë të fushatës ajrore dhe nën presionin e Rusisë, Serbia pranoi kushtet e armëpushimit dhe nënshkruan marrëveshjen ushtarake-teknike
– 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e aprovon Rezolutën 1244.
Dokumentet e aprovuara e kanë fuqinë e plotë dhe janë absolutisht obligative për Kosovën sepse marrëveshja dhe harta në këtë periudhë janë në tavolinën e vendimmarrësve. Teksti i marrëveshjes u citua dhe harta është e bashkëngjitur në vijim. United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm. Included as Annex 1 to United Nations Security Council resolution 1244, op.cit.
Forcat e Republikës Federative të Jugosllavisë, nuk do të hyjnë, nuk do të hyjnë përsëri, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e Kosovës, pa pëlqimin e komandantit të forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR. KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pajtim me Marrëveshjen teknike- ushtarake, dhe aneksin e hartave të kësaj Marrëveshje (harta e bashkëngjitur).
Në hartën e 09 Qershor 1999 në vijim është paraqitur kufiri i Kosovës dhe zona e sigurisë tokësore prej 5 km.
Kur thuhet nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës, apo,KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare nënkuptohet që ajo vijë dhe ai territor është i përcaktuar në hartën e NATO/KFOR i cili është plotësisht në përputhje me vijën administrative 1974-1988-1999-2008 dhe 2016.
Derisa autoritet e Malit të Zi, nuk kanë pasur qasje në ketë zonë 5 km brenda territorit të Malit të Zi, gjatë kësaj kohe qytetarë të Kosovës, kanë hyrë, qëndruar dhe lëvizë në këtë zonë, pa u penguar nga autoritetet e Malit të Zi. Qytetarët e Kosovës, gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë zonë edhe për kullosa. Disa prej tyre edhe kanë zhvilluar disa biznese pompa të derivateve të improvizuara,kontrabanda me cigare dhe kafe.
Në vitin 2004 është marrë një aksion i KFOR-it me policinë e Kosovës dhe nga kjo zonë janë larguar qytetarët e Kosovës. Janë larguar bizneset e improvizuara, është sekuestruar një sasi e derivateve të naftës, kafes dhe cigareve, janë larguar gypat me të cilin është bërë kontrabandë me derivate të naftës deri në fshatin Novosellë të Pejës.
Kompetencat e Policisë së Kosovës
Fillimisht, pas luftës në Kosovë, vetëm KFOR-ika qenë autoritet për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të Kosovës. Me krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Policia e Kosovës, me ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, ka filluar të kontrolloj dhe mbikëqyrë kufijtë e Kosovës, së bashku me KFOR-in, përmes patrullimeve të përbashkëta. Kufirin,këtë që ishte nga viti 1974-1988 e deri më sot gusht 2016 me Malin e Zi, Policia e Kosovës, ka filluar ta kontrolloj dhe mbikëqyr së bashku me KFOR-in nga viti 2001. Për këtë është dorëzuar edhe harta e marrëveshjes së Ahtisaarit të bashkëngjitur në këtë shkrim.
Me krijimin e infrastrukturës ligjore për Kufij, Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufijve, si dhe me avancimin e bashkëpunimit me policitë kufitare të shteteve fqinje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim policor ndërkufitar, KFOR, pas heqjes së zonës së sigurisë / zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë në vitin 2008, ka filluar bartjen e kompetencave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit në Policinë e Kosovës. Kjo bartje e përgjegjësive është bërë marrëveshje në mes të KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe EULEX-it, pasi që janë vlerësuar kapacitet humane dhe teknike të Policisë së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive, në këto marrëveshje është zbatuar kufiri / vija kufitare nëbazë të Marrëveshjes teknike ushtarake KFOR:
• 03 Shtator 2011KFOR-i ka dorëzuar të Policia e Kosovës kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me Malin e Zi.
Policia e Kosovës, sot ka Protokolle për Patrullime të Përbashkët me policitë kufitare të shteteve fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këta kufij patrullohen bashkërisht nga autoritetet e shteteve respektive.
Policia e Kosovës e kontrollon dhe mbikëqyrë kufirin Kosovë / Mali i Zi, kufirin / vijën kufitare e cila është dorëzuar nga KFOR te Policia e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen teknike ushtarake të 09 Qershorit 1999 ( aneksi i hartave ), kufi i cili është përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, me Planin e Ahtisaarit, i cili plan është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe me këta kufi, Kosova është njohur nga shtetet e botës.
Marrëveshja për trafikun lokal ndërkufitar
Kosova ka të nënshkruar me Malin e Zi, Marrëveshjen për trafikun lokal ndërkufitar. Trafiku kufitar lokal, është kalimi kufirit nga banorët e zonave kufitare me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palëve për arsye sociale, kulturore, sportive, arsimore, ekonomike, familjare, fetare, apo për arsye të tjera të ligjshme.
Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve të shteteve respektive, të kalojnë kufirin Kosovë – Mali i Zi, jashtë pikave të kalimit të kufirit, në vendet më të përshtatshme për ta. Të qëndrojnë, lëvizin dhe ushtrojnë veprimtari, në territoret respektive. Kjo lëvizje, qëndrim, kullosa shtrihet deri 30 km nga vija kufitare në brendësi të territoreve respektive”, përfundon njoftimi për media.
Sot me datë 24.02.17, Komisioni i Pavarur i expertëve tanë meritor doli me dëshmi të pakontestueshme së Kosova po humbë 70.44 Km2 dhe të njëtat po i shtohën sipërfaqës së Malit të Zi i cili gjër me demarkimin e Komisionit tonë qeveritar të Murat Mehës në vitin 2015 kishtë sipërfaqën prej 13.812 Km2 dhe tani atyre po u rritët territori në sipërfaqe prej 13.882.44 Km2.
Këta, vetë i paraprinë kësaj krize shtetërore duke formuar edhe komisionin e dytë edhe me të dobët së të parin, apo këtë të dytin komision kontrabandues për t’ua plotësuar qeveritarëve sipërfaqën që gjoja Kosova nuk po humb asnjë milimetër tokë, por në të kundërtën ku komision paska pjellur edhe disa kilometra toke më shumë se sa shkruan në enciklopedinë e ish shteti jugosllav, prej 10. 877 Km2.
Disa ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të votohet ose jo ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka lëshuar një deklaratë të gjatë e të mbushur me dokumente.
Komisioni deklaron edhe një herë se Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale.
“Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnësipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin komunës se Pejës e formojnë territorin e Komunës se Pejës me sipërfaqe 603km2”, deklaron Komisioni.
Sipas tij, brenda vijës administrative të komunës se Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare.
Komisioni deklaron se është përparësi e madhe që qytetarët e Kosovës e veçanërisht ata të brezit kufitar e kanë konfirmuar këtë disa herë para komisionit shtetëror.
“Nga hulumtimet e komisionit në terren dhe harta, është vërtetuar edhe në zyrat e Komunës së Pejës se nuk do të gjeni sot apo kurdoherë më parë nga Kosova që ka bërë matje përtej vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi dhe që e ka regjistruar si territor të Kosovës”.
Me kërkesën e qytetarëve dhe ish Kryetarëve të Komunave, Komisioni shtetëror deklaron se ka sqaruar në terren dhe zyra ish kryetarëve:se qytetarët rezident të shtetit fqinjë, veçanërisht ata të brezit kufitar mund të kanë prona në të dy anët e kufirit të Kosovës me të gjitha të drejtat e barabarta sipas ligjeve të shtetit ku ndodhet ajo pronë. Kjo nënkupton se qytetari nga Kosova është pronar i pronës në anën tjetër të kufirit i ka pronat në territorin e Malit të Zi por i gëzon të gjitha të drejtat sikurse shtetasit rezident të atij shteti.
Komisioni i ekspertëve i dorëzoi kryeministrit Mustafa raportin final të matjes së territorit të Republikës së Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot raportin përfundimtar të punës së Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.
Të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, si dhe anëtarët e Komisionit të ekspertëve.
Kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami, gjatë dorëzimit të raportit theksoi përkushtimin e anëtarëve të Komisionit në kryerjen e kësaj pune të rëndësishme.
“E pranuam këtë detyrë, sigurisht jo të lehtë, dhe e konsideruam si çështje madhore shtetërore dhe kombëtare”, tha Akademik Islami.
“Mendoj se është një rezultat i qëndrueshëm profesionalisht, shkencërisht, që do t’i shërbej për të mirë edhe shtetit, edhe shoqërisë, edhe shkencës dhe të vërtetës dhe të gjithë Kosovës”, tha kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami.
Kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar kryetarin Islami dhe të gjithë anëtarët e Komisionit për punën dhe përkushtimin e tyre.
“Ne kemi pas nderin që një Akademik, një kryetar i Akademisë sonë të drejtojë punën e këtij Komisioni. Falënderoj anëtarët e Komisionit për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë.
Ne iu kemi besuar juve këtë punë dhe ne e vlerësojmë punën tuaj. Unë mendoj se do ta vlerësoj e tërë Kosova sepse për këtë vend është me rëndësi themelore që të ofrojmë fakte për qytetarët tanë, në mënyrë që e gjithë ajo që është thënë të argumentohet sepse njerëzit kanë nevojë ta dinë të vërtetën.
Prandaj, ne me respektin më të madh do ta trajtomë këtë raport në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe do ta procedojmë edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, te Presidenti i vendit dhe më vonë, në vazhdim të kësaj, do të procedojmë edhe me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes.
Ky është një proces i ndarë nga puna e këtij Komisioni sepse ju e keni bërë një punë të veçantë, por ne para qytetarëve mendoj se po japim një përgjigje meritore dhe një përgjigje shumë të saktë”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar edhe një herë Komisionin për punën, duke siguruar se Qeveria me përgjegjësinë më të madhe do ta trajtojë këtë raport dhe do të merr parasysh të gjitha faktet që Komisioni ka nxjerrë dhe i ka argumentuar.
Konteksti ndërkombëtar dhe ish-jugosllav i demarkacionit
Zyrtarët e Kosovës e kanë përmendur Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974 si bazë për shënimin e vijës kufitare me këtë shtet fqinj, por edhe Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar në vitin 1999, në mes forcave serbe dhe forcave të NATO-s dhe dokumentin e Ahtisarit, në bazë të të cilit është themeluar shteti i Kosovës.
Sipas tyre, këto dokumente përbëjnë kuadrin normativ për demarkacion. Në anën tjetër, opozita në Mal të Zi propozoi që shënimi i vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi të bëhet sipas ndarjes së vendosur nga Serbia dhe Mali i Zi gjatë luftërave imperialiste ballkanike nga viti 1912/1913, shkruan Zejnullah Gruda.
Milovan Gjillas: “Kufiri ka mbetur në Çakorr”
Kohën e fundit është hapur një debat i gjerë rreth shënimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo procedurë në gjuhën diplomatike dhe të së drejtës ndërkombëtare njihet me termin demarkacion, që ka kuptimin e fjalës “me shënu” ose “me nda (përkufizu)” hapësirat e dy shteteve fqinje, ose me nda saktë hapësirat midis shteteve fqinje me vënien e shenjave kufitare.
Kjo procedurë bazohet më së shpeshti në traktat ndërkombëtar mbi delimitacionin e kufirit, të miratuar në konferenca ndërkombëtare. Traktatet e tilla rregullisht përmbajnë përshkrimin e vijës kufitare dhe hartat me vijë kufitare, që njihet me termin delimitacion. Demarkacioni nënkupton vënien e shenjave në tokë.
Komisioni mikst, të cilit mund t’i shtohet edhe përfaqësuesi i ndonjë ose disa shteteve tjera si arbitër, ka për detyrë vetëm t’i shënojë kufijtë në terren, duke u bazuar në përshkrimin e vijës kufitare dhe hartat kufitare. Ndonjëherë këtyre komisioneve u jepet e drejta t’i shmangen vijës së përcaktuar me delimitacion duke pasur parasysh rrethanat vendore gjeografike, ekonomike, etnike, hidrologjike etj. Pasi të tërhiqet vija kufitare, fiksohen pikat ku vija kufitare ndërron dukshëm drejtimin, në të cilat ngrihen (vihen) shtyllat kufitare ose shenjat e tjera kufitare. Në fund hartohet një procesverbal mbi vijën kufitare, me të cilin konstatohet marrëveshja e arritur dhe përshkruhen shtyllat ose shenjat e tjera kufitare.
Zyrtarët e Kosovës e kanë përmendur Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974 si bazë për shënimin e vijës kufitare me këtë shtet fqinj, por edhe Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar në vitin 1999 në mes forcave serbe dhe forcave të NATO-s dhe dokumentin e Ahtisarit, në bazë të të cilit është themeluar shteti i Kosovës. Sipas tyre, këto dokumente përbëjnë kuadrin normativ për demarkacion.
Në anën tjetër, opozita në Mal të Zi propozoi që shënimi i vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi të bëhet sipas ndarjes së vendosur nga Serbia dhe Mali i Zi gjatë luftërave imperialiste ballkanike nga viti 1912/1913, ku lumi Drin do të duhej të bënte kufirin midis dy shteteve, që domethënë se një pjesë e Dukagjinit me Pejën, Deçanin dhe Gjakovën do të duhej t’i jepej Malit të Zi.
*********
Punimi shkencor dëshmon se demarkacioni me Malin e Zi dëmton Kosovën
Duke pas parasysh shumë paqartësi rreth demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi dhe duke parë që një numër i konsideruar individësh dhe institucionesh gabimisht po i qasen problemit të demarkacionit, Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi kanë publikuar punimin shkencor me titull “Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi (Aspekte ndërkombëtare, gjeografike, politike dhe historike) Gusht 2015” në mënyrë që të japin sqarime shtesë për ketë problematikë
Ata i janë përmbajtur tri pyetjeve kryesore gjeografike që bëhen para se të fillohet një hulumtim: KUR, KU dhe nga KUSH u bë ndarja kufitare mes njësive administrative të ish-Jugosllavisë.
“Së pari në mënyrë kronologjike hulumtuam se a ka pas komision për përcaktim të vijave kufitare ndonjëherë në ish-Jugosllavi dhe cili ishte ai komision. Gjithashtu konsultuam edhe numër të madh dokumentesh grafike (harta) ku prezantoheshin kufijtë administrativ të ish Jugosllavisë”, thonë Isufi dhe Bulliqi.
Ata, përmes hulumtimeve, erdhën në përfundimin se pas lutës së dytë Botërore në Jugosllavi ishte një komision për caktimin e vijave kufitare që i printe Milovan Gjilasi. Ky komision ishte në nivel federal dhe se ishte kompetent për përcaktimin e vijave përfundimtare.
“Komisioni u propozua nga Politbyroja e komitetit qendror të PK të Jugosllavisë me 11.06.1945, ndërsa u formua me 19.06.1945 nga kryesia e AVNOJ-të. Kryetar i komisionit u caktua Milovan Gjilas (me etni malazeze) si njeriu më i besueshëm i Titos”, thonë ata.
Sipas tyre, edhe në at kohë, sikurse sot, për prezantimin e vijave kufitare si hartat më të sakta dhe me kredibile ishin hartat topografie.
“Ne i dhamë vetes për detyrë që t’i siguronim hartat topografike të asaj kohe dhe të kontrollonim a kishin vija kufitare të paraqitura në to apo jo”.
Për fat të mirë, ata i siguruan hartat topografike dhe atë të periudhës vijuese nga 1948 deri 1962 kur vepronte komisioni. Harta të prodhuara nga Instituti i gjeografisë ushtarake të Jugosllavisë dhe të publikuara në Enciklopedinë e Jugosllavisë e cila gjendet në shumicën e bibliotekave gjithandej nëpër Botë.
“Këto harta i gjeoreferencuam dhe i futëm në GIS për përpunim të më tejmë. Mbi to vizatuam vijën kufitare me Malin e zi. Qe të vërtetojmë ndryshimin apo mos ndryshimin e sipërfaqes së Kosovës ishte e nevojshme të kemi vijën kufitare të propozuar nga komisioni aktual për demarkacion dhe mirëmbajtje të kufirit.
Me qenë se kjo vijë kufitare ende nuk është publikuar dhe nuk mund të shfrytëzohet dhe analizohet nga opinioni publik dhe qarqet shkencore, ne vumë mbi harta topografike kufirin aktual që shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës dhe nga disa Gjeo-Web portale botërore. Që në start kemi vërtetuar se ka një mos përputhje të këtyre vijave. Me analiza të më tejme konstatuam se kjo mospërputhje është rreth 8890.5 ha”, theksojnë Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi në hulumtimin e tyre.
“Kosova, sipas këtyre vijave, humb 8890.5 ha, në raport me Malin e Zi, ndërsa fiton rreth 761.2 ha. Bilanci i shkëmbimit territorial mes këtyre dy shteteve është rreth 8229.3 ha negativ për Kosovën”, theksojnë ata.
Më tej, Isufi dhe Bulliqi kanë analizuar kualitetin e vijave kufitare, asaj të komisionit federal të ish-Jugosllavisë (kufijve të TITOS) dhe asaj që tani përdorin institucionet e Kosovës.
“Kufiri i ashtuquajtur i Titos në aspektin kualitativ, mundësisë së mirëmbajtjes si dhe mundësisë së paraqitjes së ndonjë mospajtimi e ndonjë ngatërrese të mundshme individuale apo institucionale është e punuar me kujdes dhe me profesionalizëm shumë të madh. Kjo edhe është e arsyeshme se në të kanë punuar hartografët më të mirë të kohës me instrumentet më të zhvilluar të asaj kohe në njërin ndër institutet më zhvilluara ndoshta edhe ne Evropë”, thonë më tej ata.
Vija kufitare e shfrytëzuar aktualisht nga institucionet e Kosovës dhe disa ueb serverë, ata theksojnë se profesionalisht është me të meta, nuk i përmbahet rregullave fiziko-gjeografike, dhe në vete lë mundësi të mëdha të paqartësive në terren.
“Duke pa se numër i konsiderueshëm i njerëzve po përqendrohet vetëm në shfrytëzimin e kullotave për bagëti dhe se mund të ekzistojë mundësia e ndonjë marrëveshjeje me Malin e Zi për shfrytëzimin e tyre, ne iu kemi qas edhe analizës së valorizimit ekonomik dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i vijës kufitare”, potencojnë ata.
“Kemi analizuar pellgun e lumit Bjelluha si një kompaktësi morfologjike dhe hidrike të terrenit i cili mbetet komplet jashtë territorit të Kosovës me hartat që përdoren nga institucionet e Kosovës në kundërshtim me hartat e komisionit Gjillasit në kohën e TITOS. Kemi ndjek të gjitha procedurat shkencore hartografike dhe fiziko-gjeografike dhe kemi nxjerr disa rezultate.
Pellgu Bjelluah konsiderohet si një nga burimet kryesore të Lumbardhit të Pejës, me një sasi të madhe të ujit. Ky pellg ka mbi 45% ekspozicion verior, që për gjerësitë e mesme gjeografike veriore, në një lartësi të tillë mbidetare konsiderohet si një pasuri e madhe”, thonë më tej në hulumtimin e tyre Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi.
Ata thonë se duke studiuar morfologjinë e pellgut dhe duke parë se pellgu është i izoluar nga Mali i Zi, dhe i cili ka dalje në anën e Kosovës përmes një gryke të ngushte afër Kuqishtës, u simulua mbyllja e rrjedhës së lumit me një pendë për të ndërtuar liqe artificial.
“Fituam një liqe artificial i cili në bazë të lartësisë së pendës do të akumulonte sasinë e ujit të rrjedhës së Bjelluhës. U konstatua se një liqe i tillë artificial në hapësirën më ekologjike në Kosovë do të ishte kapital shumë i çmuar dhe mjaft profitabil për rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovën në tërësi. Liqe të tillë artificialë në lartësi të tillë mbidetare dhe me vëllim të njëjtë ka gjithandej në botë”, theksojnë ata.
Tabela 3. Sipërfaqja dhe kapaciteti i liqenit artificial në lumin Bjelluha sipas lartësisë së pendës
Lartësia e pendës 50 m 100 m 150 m 200 m 250 m 300 m
Sipërfaqja e liqenit në hektar 8.44 33.92 74.19 141.66 249.10 396.04
Sasia m3 2.108.750 8.435.000 31.245.000 68.252.500 128.837.500 219.287.500
Burimi: Llogaritjet i kanë bërë autorët duke aplikuar programe aplikative të GIS-it dhe MDR
me saksi prej 20m/pixel
Në fund, pas konstatimeve të shumë fakteve, kemi hedh edhe një herë pyetjet që përdoren në hulumtime gjeografike me qëllim që dikush nga institucionet e Kosovës apo edhe shkenca në përgjithësi të jep përgjigje se KU, KUR dhe nga KUSH u bë modifikimi i kufijve të caktuar nga komisioni i Jugosllavisë i udhëhequr nga Millovan Gjillasi dhe i aprovuar nga Tito.
Pas analizave të bëra dhe rezultateve të fituara, mund të përfundohet se:
• Ka probleme dhe paqartësi në vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi;
• Vija kufitare e punuar dhe e publikuar në hartat topografike 1948/58/62 nga IGJU i Jugosllavisë është i saktë, metodologjikisht i drejtë, dhe se askush nuk mund të gjej asnjë vërejtje bazuar në morfologjinë e terrenit;
• Vija kufitare e punuar dhe publikuar nga institucionet e Kosovës nuk i përmbahet rregullave për demarkacion, nuk i përcjell vijat ujëndarëse dhe ka probleme të shumta identifikuese dhe në mirëmbajtje të kufirit.
• Dallimi në sipërfaqen e Kosovës mes këtyre dy vijave kufitare është 82.3 km2 në dëm të Kosovës;
• Sipas vijës kufitare nga hartat e institucioneve të Kosovës jashtë territorit të Kosovës mbesin burime kryesore ujore të Lumbardhit të Pejës;
• I shkaktohet dëm i pa llogaritshëm Kosovës në aspektin ekonomik dhe resurseve ujore.
********
Dy matje të territorit të Kosovës – dy rezultate të kundërta
Komisioni shtetëror për matjen e territorit u ka dhënë garancitë e veta qytetarëve se Kosova nuk ka humbur territor më Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.1 Kufiri
Ndërkohë që një komision tjetër, i pavarur, ka konstatuar se me ratifikimin e demarkacionit aktual, Kosova do t’i falte Malit të Zi territor në sipërfaqe prej 70.44 km2.
Por, zëdhënësi i Komisionit shtetëror për matjen e territorit, Tomor Çela, ka thënë se territori i Kosovës mbetet i njëjtë, dhe se disa humbje kanë ndodhur vetëm me rastin e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë, vite më parë, por jo edhe me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Këto komente, Tomor Çela i ka bërë pas përmbylljes së debatit rreth gjetjeve të prezantuara nga Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.
“Ne i sigurojmë të gjithë qytetarët e Kosovës se sipërfaqja e territorit të Kosovës do të vazhdojë të mbetet kjo që ka qenë nga viti 1974 deri më sot, me përjashtim të atyre zonave kadastrale (në vijën kufitare me Maqedoninë) të cilat ju kemi informuar mbi bazën e gjetjeve që ne i kemi pasur gjatë punës sonë”, ka thënë Çela.
“Në bazë të gjithë këtyre gjetjeve është vërtetuar se territori i Republikës së Kosovës është 10.905.25 km2”, ka theksuar ai.
Profesori Çela i ka ftuar ekspertët e pavarur dhe deputetët që po i kundërshtojnë gjetjet e Komisionit shtetëror që t’i prezantojnë faktet e tyre dhe të mos krijojnë huti në opinion.
Ai i ka kundërshtuar tezat, sipas të cilave, ky Komision është formuar vetëm për të bindur deputetët që të ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend, duke thënë se puna e Komisionit ishte profesionale dhe e paanshme.
Mirëpo, në anën tjetër, një komision i pavarur i prirë nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar fakte të kundërta me Komisionin shtetëror.
Bulliqi ka thënë se puna e këtij komisioni të pavarur sjell si përfundim që me shënjimin e vijës kufitare, Kosova humb territor, kurse Mali i Zi, fiton sipërfaqe prej 70.44 km2.
“Në rast të ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, Mali i Zi do të rris sipërfaqen e tij. Nga viti 1945 deri më 2015, Mali i Zi kishte më pak sipërfaqe sesa pas këtij demaskimi”, ka deklaruar Bulliqi.
Tutje, Bulliqi ka thënë po ashtu se Mali i Zi gjatë aplikimit dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare është pranuar me sipërfaqe prej 13. 812 km2 dhe jo me 13 882 44 km2, siç rezulton pas Marrëveshjes së arritur me Kosovën.
Kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi është paraqitur edhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda. Ai tha se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me demarkacionin është i padrejtë.
“Neve tash na thonë, doni liberalizimin, edhe atë me një pafytyrësi të cilën unë në literaturë vetëm dy herë gjatë historisë e kam hasur, pra hiqni dorë prej territorit. E doni territorin, nuk e keni liberalizimin”,është shprehur Gruda.
Sidoqoftë, debatet për dhe kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare po vazhdojnë dhe pritet që një frymë e tillë të përcillet edhe në seancën e kuvendit, kur qeveria ta riprocedojë demarkacionin për ratifikim.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian.
No comments:
Post a Comment