2017-02-21

Flori Bruqi : Republika e Kosovës ka territor 10 . 905,25 km2



Presidenti i Kosovës Hashim ThaçiThaçi, ka komentuar të gjeturat e prezantuara sot nga Komisioni për matjen e territorit


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka komentuar të gjeturat e prezantuara sot nga Komisioni për matjen e territorit, duke u bërë thirrje deputetëve që ta votojën marrëveshjen e Demarkacionit, që është kusht për liberalizimin e vizave.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të procedojë projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në ditët në vijim.

Sipas tij, Kosova nuk ka humbur asnjë metë territor në bazë të kësaj marrëveshjeje, pëcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Në dy javët e fundit kam takuar presidentin Juncker, presidentin Tusk, presidentin Tajani, Përfaqësuesen e Lartë Mogherini, komisionerët Hahn dhe Avramopoulos. Secili prej tyre më ka konfirmuar se ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi është duke e mbajtur peng vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Është bërë krejtësisht e qartë nga shumë komisione të pavarura, kosovare e ndërkombëtare se demarkacioni me Malin e Zi është i drejtë dhe se territori i Kosovës nuk cenohet për asnjë metër si rezultat i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Prandaj, është për keqardhje fakti që spektri politik kosovar nuk po bashkohet në çështjet që janë me interes për qytetarët e Kosovës.

E ftoj të gjithë spektrin politik që, pa dallim përkatësie politike apo etnike, të bashkohen për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të procedojë projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në ditët në vijim. Ndërkaq, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet vënë interesin shtetëror përpara atij personal apo partiak, dhe me votën e tyre pro kësaj marrëveshjeje, t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.

Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë tani dhe ky është interes nacional dhe shtetëror.

Përgjegjësia për ta arritur këtë qëllim fillimisht i takon koalicionit qeverisës, e pastaj edhe partive opozitare, të cilat, fatkeqësisht, të gjitha veprimet e tyre i kanë përqendruar në përpjekjet për të bllokuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Sërish e ftoj spektrin politik për unitet në këtë çështje të interesit thelbësor për qytetarët e vendit, si dhe ritheksoj faktin se kur bëhet fjalë për vendime të interesit shtetëror, koalicioni qeverisës duhet të tregojë se ka forcën politike, vizionin dhe lidershipin që të marrë vendimet e drejta e të domosdoshme. HTH



*******


Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, kanë njoftuar për konkludimet e nxjerra nga draft-raporti i punës së Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës.

Pse ndryshoi madhësia e territorit të Kosovës. Ky është shpjegimi i Komisionit

Ky është njoftimi i plotë:

Në mbështetje të të dhënave, argumenteve dhe gjetjeve profesionale, shkencore dhe menaxheriale që u ofruan nga institucionet pjesëmarrëse në procesin e matjes, si dhe debatit dhe verifikimit të mbulueshmërisë me dokumentacion administrativ e hartografik nga ekipi i specialistëve të fushave të ngushta në terren, pikërisht në segmentet dhe pikat e diskutueshme, Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës njofton se madhësia territoriale e Republikës së Kosovës para 25 gushtit 2015, përkatësisht nga vitet 1961-1981 është 10.887 km² dhe nga vitet 1982-2007 është 10.908 km².

Mirëpo, në bazë të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti ynë, në radhë të parë me Planin e Ahtisaarit (Aneksi VIII) të 2 shkurtit 2007, me demarkacionin e kufirit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka një ndryshim të vogël të sipërfaqes në zonat kadastrale të Debëlldesë (minus), Restelicës (minus) dhe Dimcës (plus), në kufi me Maqedoninë.


 Prandaj, MADHËSIA TERRITORIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS SOT ËSHTË 10. 905. 25 KM².

Qeveria: S'kemi humbur territor, tani ta përmbyllim demarkacionin

Pjesë e këtij Draft-raporti, si dhe Raportit përfundimtar të punës së Komisionit dhe të dokumentacionit (gjeoinformacioni, hartat e kadastrit të tokave, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, planet zhvillimore e mjedisore, baza ligjore, faktet shkencore etj.), si dhe të gjetjeve profesionale, shkencore dhe menaxheriale të subjekteve pjesëmarrëse në proces, që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës dhe të njësive më të vogla territoriale-administrative, do të jenë disa anekse.

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, të publikuar sot nga Komisioni gjithëpërfshirës i ekspertëve, i kryesuar nga Akademik Hivzi Islami dhe i monitoruar nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë.
"Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi".

Qeveria e Kosovës, vazhdon komunikata, respekton edhe mendimin ndryshe të disa anëtarëve të Komisionit, duke shpresuar se ky mendim reflekton vetëm këndvështrimin e institucionit që ata përfaqësojnë dhe fton të gjithë për një bashkëpunim të mëtejmë deri në përfundimin e plotë të punës së Komisionit.

"Qeveria e Republikës së Kosovës fton edhe një herë të gjithë spektrin politik dhe qytetarët e interesuar që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin deri në finalizimin e raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës", theksohet në njoftim.

Krejt në fund të njoftimit thuhet se Qeveria e Kosovës vijon përkushtimin e saj që të punojë pareshtur në përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj.


Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka prezantuar të dhënat, materialet dhe gjetje, sipas të cilave del se Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Ndërsa madhësia
 territoriale e Kosovës del të jetë është 10 e 905. 25 Km2.


Kryetari i këtij Komisioni  Akademik Prof.Dr.Hivzi Islami tha se gjatë konsultimeve me përfaqësues të KFOR-it, është konfirmuar se hartat e KFOR-it që tregojnë linjën kufitare Kosovë-Mali i Zi, janë të njëjta me ato që u janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror. Sipas Islamit puna e Komisionit ishte profesionale dhe plotësisht e pavarur.

Akademik Prof.dr.Hivzi Islami: Kemi bërë punë profesionale dhe të pavarur

“Si pjesë e punës transparente të Komisionit dhe konform kërkesës sonë të vazhdueshme për punë të përbashkët, të gjithë atyre që mund dhe duhet të kontribuojnë në këtë proces, nga sot me 21 shkurt deri me 24 shkurt 2017, në ndërtesën e Qeverisë i gjithë dokumentacioni me gjetje profesionale dhe shkencore dhe menaxheriale që lidhet me madhësinë territoriale të Kosovës, do t’i ofrohet opinionit publik dhe komisioni do të marrë në konsideratë çdo të dhënë, dëshmi dhe vërejtje të argumentuar me rastin e hartimit të raportit përfundimtar, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës. Nga momenti që komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës ia dorëzon Qeverisë raportin përfundimtar përmbyllet puna e tij. Deri tash Komisioni në punën e tij ishte plotësisht i pavarur, larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake, të grupeve të interesit.Në punën e tij nga fillimi deri më sot mbisundoi profesionalizmi”, tha Akademik Prof.Dr.Hivzi Islami.

Ndërsa tha se madhësia territoriale e Kosovës është 10 ,905 , 25 km2  shifra këto që kanë dalë për herë të parë, pasi që matjet janë bërë me teknologji të sofistikuar.

Akademik Prof.Dr.Hivzi Islami: Madhësia territoriale e Kosovës është 10 ,905 , 25 km2

“Madhësia territoriale e Republikës së Kosovës doli 10 mijë e 905.25 km2. Këto shifra kanë qarkulluar këto vitet nga ’82-shi, deri në ‘81-tën kemi shifrën 10 mijë e 887 km2. Hera e parë kanë dalë këto shifra sepse janë bërë matjet me një teknologji më të sofistikuar”, tha ai.

Zëdhënësi i Komisionit Tomor Qela, i cili i prezantoi të dhënat faktografike, të cilat janë shqyrtuar gjatë hartimit të draft raportit për sipërfaqen e territorit të Kosovës, tha se Çakorri dhe Bjelluha nuk janë pjesë e territorit të Kosovës.

Image

Prof.Dr.Tomor Qela: Çakorri dhe Bjelluha jashtë territorit të Kosovës

“Një hartë e cila po ashtu në mënyrë të qartë me shkronja tregon se Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Kosovës. Argument tjetër shkencor kemi të botuar nga ASHAK në botimin ‘Kosova vështrim monografik’, Prishtinë 2011, paraqet hartën gjeografike, e cila kufirin e Kosovës e tregon po të njëjtin kufi që ne sot e kemi të prezantuar në të gjithë dokumentacionin zyrtar”, tha ai.

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit, Hivzi Islami, pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision në një konferencë për media tha se kanë punuar për të vërteten dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj. Sipas tij detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën, e jo ta thellojnë krizën. Islami ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit nga ky komision, duke thënë se e kanë ditur që nga dita e parë se ai do të ikë pasi që ka kryer detyrën e postierit.

Akademik Prof.dr.Hivzi Islami: Ai kishte detyrën e postierit

“Në fillim ai ka thënë se nuk e pranoj këtë komision. Ne i kemi thënë pse ke ardh. Ai e ka pasur një detyrë tjetër, më shumë një detyrë të postierit dhe një interpreti mekanik, i atyre që e kanë dërguar e vet nuk vijnë që t’i qartësojnë problemet”, tha Islami.

Por me deklarimet e Islamit për një punë profesionale të komisionit, nuk po pajtohet as anëtari tjetër i komisionit, Agron Luta. Ai raportin sot e quajti jo profesional.

Agron Luta: S’pajtohem, raporti është jo profesional

“Unë kam deklarua edhe dje në komision që nuk jam pajtua nga ana profesionale e hartimit të këtij raporti. Qëndroj mbas asaj deklarate që kam dhënë në komision, që ky raport për mua është i papranueshëm në aspektin profesional”, tha ai.

Ndryshe, raporti i prezantuar ishte një draft raport i punës së ekspertëve për matjen e territorit dhe Raporti final do të dal pas konsultimeve të fakteve me ekspertët dhe shoqërinë civile dhe më pastaj do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës.

***



Edhe një anëtar i komisionit nuk e pranon rezultatin e matjes së tokës.

Anëtari i Komisionit për matjen e territorit Agron Luta tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit për matjen e territorit, pasi që sipas tij është jo profesional.

Dje nga ky Komision ka dhënë dorëheqje edhe Fitim Humolli, i cili ka thënë se nuk pajtohet me rezultatin e matjeve.

Akademik Prof.dr. Islami: Humolli ishte postier i atyre që e kanë dërguar

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit Hivzi Islami, pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë punuar për të vërteten dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj.

Sipas tij, detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën e jo ta thellojnë krizën.

Akademik Prof.dr.Hivzi Islami ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit nga ky komision duke thënë se e kanë ditur që nga dita e parë se ai do të ikë pasi që ka pasur “detyrë të një postieri të atyre që e kanë dërguar e vet s’vijnë që t’i qartësojnë problemet”.

Ndërsa zëdhënësi i këtij komisioni  Prof.dr.Tomor Qela tha se këto janë të dhëna që kanë në dispozicion dhe nuk mund të ndryshojnë

Akademik Prof.dr. Hivzi Islami: Madhësia e Kosovës është 10 . 906,25 kilometra katrorë

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës  Akademik Prof.dr. Hivzi Islami tha se në bazë të raportit që ka bërë komisioni del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.

Sipas Islamit kjo shifër ka dalë si konkludim si pjesë e draft raportit pasi që raporti final do të dal më vonë.

“Në mbështetje të të dhënave dhe argumenteve që u ofruan nga institucionet, komisioni e njofton Qeverinë se madhësia territoriale e Kosovës është 10 . 906, 25 kilometra katrorë”, tha  Akademik Prof.dr. Hivzi Islami.

Prof.Dr.Tomor Qela: Çakorri dhe Bjelluha nuk janë në Kosovë

Komisioni për matjen e territorit ka paraqitur argumentet e tij, sipas të cilit Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i komisionit Prof.dr. Tomor Qela duke prezantuar hartat tha se këto dy vendbanime janë të vendosur jashtë territorit të Kosovës.

"Kufirin e Kosovës e tregon po të njëjtin kufi që e kemi në të gjithë dokumentacionin zyrtar. Territori i Kosoves është ai që është prezantuar nga komisioni shtetëror për matjen e kufijve. Bjelluha i takon hapësirës gjeografike të Malit të Zi", tha  Prof.dr.Tomor Qela.


Çakorri është jashtë territorit të Kosovës

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës ka bërë publik draft raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës. Zëdhënësi i këtij Komisioni, Tomor Qela, ka prezentuar këtë raport. Sipas tij të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Kë të dhëna Komisioni i ka marrë në boletine të ndryshme Qela në publikimin e draft raporteve ka prezantuar publikime të anëtarëve të komisionit në të cilat tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

‘Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Gjatë gjithë kohës është ngritur një hipotezë e madhe rreth çështjes së territorit të Kosovës. Baza juridike, hartografike, dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit të Kosovës. Akademia e shekencave dhe arteve të Kosovës neë ambientet e qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016", ka thënë ai.

Publikohen të dhënat e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet që ka bërë gjatë punës së saj.


Publikohen të dhënat e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje takimin e radhës, në të cilin debatoi dhe bëri përgatitjet e fundit për prezantimin e Draft-raportit para se t’i prezantojë publikisht gjithë dokumentacionin dhe rezultatet që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

Sipas këtij komisioni, prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet sot, në mjediset e Qeverisë, ndërkaq diskutimi publik do të zgjasë nga 21 shkurti deri më 24 shkurt, nga ora 10:00 - 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fitim Humolli e ka braktisur dje në mënyrë demonstrative takimin, duke deklaruar se komisioni është jo profesional, ndërsa matjet që prezantohen nuk janë të sakta.

Prof.dr.Shpëtim Bulliqi për raportin e Komisionit që mati territorin: Nuk thanë asgjë të re

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shpëtim Bulliqi i cili vazhdimisht ka shprehur qëndrim të kundërt karshi partisë së tij sa i përket Demarkacionit, tha se Komisioni i sotëm nuk ka thënë asgjë të re e as nuk është formuar për ta zgjidhur problemin.

Sipas tij, ky Komision është formuar vetëm për ta ruajtur punën që e ka bërë Komisioni Shtetëror.

Shpejtim Bulliqi foli edhe për citimin që iu bë librit të tij, ku siç u tha, i njëjti ishte edhe një dëshmi që Kosova nuk humb territor.

Në lidhje me këtë, Bulliqi shtoi se ai nuk është që prodhon harta, por ato harta vetëm janë shfrytëzuar nga ta.

“Shpejtim Bullliqi, Florim Isufi, dhe Përparim Ahmeti nuk prodhojnë harta por ne i kemi shfrytëzuar hartat dhe ato harta janë të shfrytëzuara prej institucioneve të vendit. Institucionet e vendit janë furnizuar me ato harta nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ose më thjeshtë nga Murat Meha, ne i kemi shfrytëzuar ato harta por ne nuk i kemi trajtuar ato temat tona të doktoratave për çështjen e kufirit. Kemi pas problematike tjetër, ne vetëm i kemi shfrytëzuar hartat që na i kanë ofruar institucionet tona, nuk jemi marre me problematike të kufinit”, tha Bulliqi.

Sa i përket raportit të prezantuar sot, Bulliqi tha se nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që e ka thënë më herët.

Ai ka thënë se deputetët janë sovran në vendimet e tyre, ndërkaq inkurajon ata që ta procedojnë sa më shpejtë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës dhe ta miratojnë atë, sepse në këtë mënyrë sipas tij, koha do të tregojë se kush ka pasur të drejtë e kush jo.

Komisioni nuk e ka bërë matjen e territorit


Humolli pas dorëheqjes: Komisioni nuk e ka bërë matjen e territorit


Profesori i gjeografisë, Fitim Humolli, i cili është larguar nga përbërja e komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, e ka kritikuar këtë komision për politizim dhe joprofesionalizëm.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka sqaruar se vetëm dy-tre anëtarë të këtij komisioni kanë qenë profesionistë të fushës.

Madje, sipas tij, komisioni nuk e ka bërë matjen e pretenduar të territorit të Kosovës. Humolli ka vlerësuar se komisioni për matjen e territorit është formuar vetëm për ta arsyetuar punën e komisionit shtetëror, i cili e ka bërë demarkacionin me Malin e Zi.

Hivzi Islami thotë se profesor Humolli është instrument i opozitës

“Dua të sqaroj se ky komision nuk është formuar për ta bërë matjen e territorit. Emrin e ka si komision për matjen e territorit, por ky komision në pjesën më të madhe është i ndërtuar me figura politike”, ka thënë Prof.dr.Fitim Humolli.

Gjeografi i vetëm në Komisionin për Matjen e Territorit tregon arsyen e dorëheqjes

Ai ka sqaruar se gjatë tërë kësaj kohe është munduar t’u tregojë kolegëve se sipërfaqja e vendit nuk matet në këtë mënyrë dhe se, kur ka parë draftin final të këtij komisioni, ka vendosur përfundimisht të largohet.

*******

Deputetja e LDK-së: Demarkacioni mund të vijë në seancën e ardhshme


Eurodeputetja, njëherit edhe raportuesja për liberalizmi të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka ritheksuar se për liberalizimin vizave Kosova duhet t’i plotësojë dy kushte, votimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit.
Fajon ishte sot në një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane ku kryetarja e këtij komisioni Njomza Emini, ka thënë se në takim Fajon i ka bërë të qartë që vizat hiqen vetëm atëherë kur plotësohen dy kriteret e lartpërmendura.

Emini po ashtu ka lënë të kuptohet që çështjen e demarkacionit Qeveria mund ta sjell në seancën e ardhshme.

“Mirëpo sa i përket ratifikimit kushtit të parë kjo është që presin prej neve ta bëjmë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës. …Ne i treguam sfidat dhe vështirësitë se a do të kaloj a jo dhe ajo mbetet gjithë këtë mesazh pak e mori nga kolegët tanë nga Komisioni parlamentar në momentin që do të kthehet në Bruksel t’i prezantoj sfidat të cilat ne vetëm i prezantuam para saj. Dhe tash të presim në seancën e radhës apo edhe kur të vij që duhet të ratifikojmë . Përndryshe është një mundësi dhe shans i fundit që unë mendoj si kryetare po flas nëse edhe këtë nuk e bëjmë atëherë ju e dini që janë edhe zgjedhjet në Gjermani, Holandë, Francë dhe mandej e kam dilemën a do të jemi më në fokus të diskutimeve në BE”, tha Emini.

Por deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha të kundërtën e koleges së saj duke thënë se demarkimi i kufirit nuk është kushti i vetëm, pasi që sipas saj është edhe kushti tjetër ai i luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“U fol për çështje të ndryshme ndër të tjera edhe çështja e liberalizimin e vizave dhe kriteret e pa plotësuar. Që në këtë rast me automatizëm po e hedhë poshtë, pretendimet e Qeverisë se për liberalizmi të vizave është veq një kusht. Që po thonë se është çështja e demarkimit që nuk është e vërtetë por është edhe kushti tjetër . Është kushti i luftimit të krimit dhe korrupsionit . Në fakt këta nuk po përzihen në çështjen a është demarkimi mirë kufiri por e kanë fut si kusht dhe ne normal si opozitë u munduam që me arsyetua si herëve të tjera se pse po kundërshtohet kjo formë e demarkimit…Më ketë formë Qeveria nuk do të ketë votat për demarkimin e kufirit në Parlamentin e Kosovës. Ne po kërkojmë që të gjendet një solucion ose të jepet një afat kohor ose le të shkohet në arbitrazh të gjendet një model për me kaluar prej kësaj krize. ”, tha Kadrija.

Sipas Kadriajt dje dhe sot u pa se njerëzit nuk janë të kënaqur me Komisionin që është emëruar nga vet Qeveria ku sipas saj dy persona kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin se aty nuk po përcaktohet kufiri profesionalisht por politikisht.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...