Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e I
6 SHKURT 1967
PAPA GJON PALI II ka thanë:
“Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në
historinë e njerëzimit...”
■HAPJA E DOSJEVE tregon sot të
saktë Historinë e pashkrueme të Shqiptarëve!
Vetmija e Popullit Shqiptar në dallgët e
ngjarjeve të mnershme të viteve 1944 – 1991 dhe, permbytjet, apo shkapetjet per
shkambijtë e sllavëve e grekëve armiqë shekullor, lojnat tinzare të italianëve,
francezëve apo turqëve lakmues nder ambasadat e tyne në Tiranë, perforcon
mendimin e saktë të Don Ndre Zadejës në bisedë me kolonelin anglez Neell:
■DOSJA 677, SHKURT 1945: “Aty
nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Neell me do
ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe
nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së
andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në
qelen teme unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli
shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia.
Shqipnia ka nëvojë
për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”.
■Atëherë, duhet të studjojmë edhe arkivat
historike, me nxjerrë perfundimin se cili asht kenë qellimi që Konferenca e
Jaltës, “arrijti me fshij nga harta e Ballkanit ‘Shqiptarët”?!
Fakti historik i kësaj katastrofe asht shkrue
nga z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”...
1945 “Dy vitet e para pas luftës, vetëm
Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq. 443) Shqipnia ju
la sllavokomunistit Tito, që jo vetem vazhdoi shtypjen pamëshirë mbi Popullin
Shqiptar me injorantin karrierist Enver Hoxha, por edhe e shkatrroi
perfundimisht tue e shkëputë nga Europa, me pelqimin e diktatorit Stalin...
1961 Nikita S. Hrushov në kujtimet e veta shkruen:
“Shqipnia asht vend i vogel, por populli jeton në një pozitë të tillë
gjeografike ku nderthuren kundershtitë e Europës dhe armiqtë i ka të shumtë...
Kufini nuk ishte ai që donin ata...
Ne donim të ngrinim një ekonomi në Shqipni në
nivelet bashkëkohore, me ba një Shqipni perlë, e cila do të terhiqte drejt
komunizmit vendet muslimane, sidomos ata të Lindjes së Aferme dhe të Afrikës.
Këta ishin synimet tona dhe politika që ndiqnim ne atje... Ata mendonin se Kina
asht qendra e Botës... Ashtu vepron edhe Mao Ce Duni!”
■Shqiptarët e rraskapitun e të dhunuem nga
sllavo shovenistët antieuropjan, “vetem per me ruejtë kolltukët e tyne një grup
terroristësh”, i trokasin dyerve të Murit kinez dhe “gjeneralët” tanë vishen me
uniformat ushtarake të Mao Ce Dunit, por “pa spaleta”! Merthehen deri në fyt,
por harrojnë të zberthyeme pantollonat me shirita të kuq!..
■Kush ishte ky Enver Hoxha, që zgjodhën
shovenistët sllavë per me sundue Shqiptarët?!
■At Konrrad Gjolaj në librin “Çinarët”
shkruen: “I vetmi në botë që ka mujt me realizue
dëshirën e Leninit asht kenë Enver Hoxha, që e ka qeverisë këte popull si shaka
(bushtra – shen. FR), tue hangër klysht e vet e, tue shkye njerzit e pafajshëm
për andjet e tija të ndyta, në të gjitha normat e moralit njerzor.
Tregonte i nderuemi Prof. Petro Fundo (që nuk
e kuptoj si i ka shpëtue): “Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studentë në Francë, unë dhe
Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i rregjistruar në
universitet, por nuk di mëse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak
mbasi u ul, e pyeti Foton, çfarë do të dëshroje të bëje kur të mbarosh
shkollën? Foto iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe
mua, po ti Petro? – Unë i përgjigja, Profesor.
Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unë atë, po ti Enver, çfarë do të
bëhesh? – Ai u përgjigj: “TERRORIST”! Edhe sot nuk e dij sësi më shpëtoi nga
dora piruni që isha duke ngrenë … e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti
dëshirën!…” (“Çinarët”, fq
216).
■Ndersa, i Ndjeri Martir Muntaz Kokalari, nga Gjinokastra shkruen më 9
Nandor 1944: “Fatkeqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka
rënë në dorë të një njeriu përbindsh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, magalloman,
egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime
nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borgje.
Ne intelektualët e Gjirokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura,
prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë me
djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.”
■Ky, ishte “Enveri ynë”, për të cilin ka shkrue dishepulli i tij Ramiz
Alia, ky ishte ai që shokët e tij lindin njëherë në shekull, madje, zor se i
gjindet monstra ndër njëzet shekuj; ky ishte “komandanti lëgjendar” i Luftës
Nacional-Çlirimtare, që do të na sillte “Lirinë”!
1966 Kina komuniste filloi një “Revolucion
ideologjik” po që e quejti dhe “kultural”, ndonse, drejtohej nga injorantët...
Ja çka thonte vetë “krijuesi dhe zbatuesi i tij” Mao...
SHKURT 1967 Në
fillim të shkurtit Mao Ce Duni bisedon haptas me Hysni Kapon:
“– Kryetari Mao: Më kanë vënë edhe disa epitete, si p.sh, mësues i madh, udhëheqës i madh, strategu i madh dhe timonieri i madh, mua nuk më pëlqejnë. Por s´kam ç´bëj. Kudo po veprohet kështu. Ka njerëz që propozojnë që të mbetet vetëm epiteti “mësues”. Unë kam qenë mësues në shkollën fillore, sa mirë që të jem një mësues i thjeshtë.
“– Kryetari Mao: Më kanë vënë edhe disa epitete, si p.sh, mësues i madh, udhëheqës i madh, strategu i madh dhe timonieri i madh, mua nuk më pëlqejnë. Por s´kam ç´bëj. Kudo po veprohet kështu. Ka njerëz që propozojnë që të mbetet vetëm epiteti “mësues”. Unë kam qenë mësues në shkollën fillore, sa mirë që të jem një mësues i thjeshtë.
Sa për profesor, nuk mund të bëhet
fjalë. Unë nuk kam ndjekur universitetin.
Ju keni bërë studime në universitet?
– Shoku Hysni: Asnjë.
– Kryetari Mao: Po ju (duke iu drejtuar
shokut Beqir Balluku).
– Shoku Beqir: As unë.
– Kryetari Mao: As ju (duke iu drejtuar
shokut Hyni Kapo).
– Shoku Hysni: Kam ndjekur vetëm
shkollën e mesme.
Kryetari Mao: Marksi ka qenë universitar, Lenini gjithashtu. Stalini ka
mbaruar shkollën e mesme, edhe unë po ashtu. Unë dyshoj në një pjesë të mirë të
universitarëve, sidomos ata që kanë studjuar shkencën shoqërore. Këta njerëz,
po të mos edukohen, po të mos kryhet revolucioni kultural, janë shumë të
rrezikshëm, këta njerëz do të bëhen revizionistë në të ardhmen…” (E. Bytyçi,
“Shqipëri-Kinë dështimi i një bashkjetese”)
Mbas kongresit të pestë të PPSh në nandorin e
1966, goditja e parë e “Revolucionit Ideologjik dhe Kulturor” në Shqipni, u dha
në Janarin e 1967 nga rinia e shkollës së mesme
“Naim Frashëri”, në Durrës, ku u shpall publikisht nisma revolucionare “të
luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, bestytnitë dhe zakonet prapanike”.
6 SHKURT 1967, Tirani Enver Hoxha mbajti fjalimin famkeq “Revolucionarizimi i mëtejshëm
i partisë dhe pushtetit”. Gazeta “ZP” mbas dy ditësh i bante jehonë nismës së
nxanësve dhe mësuesve të shkollës nëpërmjet kryeartikullit “Me shpatën e
mprehtë të ideologjisë së partisë kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, bestytnive
dhe zakoneve prapanike”. Nga Durrësi nisën debatet dhe fletë-rrufetë: “Të
djegim me zjarr zakonet e njohura prapanike duke filluar nga Kanuni i Lekë
Dukagjinit..!”, shoqnue me veprime të tjera kundër Fesë. Nisma gjoja ishte e
Rinisë dhe e Organizatave të Frontit në vend...
Më 26 mars organizohet
kuvendi i tre brezave në Lezhë, si simbol i karakterit masiv të asaj lëvizje.
Enver Hoxha, ato ditë, insistonte për punë bindëse me Rininë. Ai thonte:
“Populli duhet të bindet për kotësinë dhe rrezikshmërinë e Fesë, e kishës, të
xhamisë, të çdo institucioni e zakoni fetar dhe vetë të marrë vendim të prishë
ose jo, ta braktisë Fenë menjëherë ose ngadalë”. Orientimi ma i sakti i
dokumentacionit të asaj kohë asht vetem Vepra XIX, botimi i parë, Tiranë 1967.
Ma vonë Vepra si të gjitha tjerat u “redaktue” ose ma sakt u fallsifikue, tue u
ndryshue edhe kuptimi i thanjeve të diktatorit.
■Kur në 1946 duhej me “futë
armët në Kishen Françeskane të Gjuhadolit në Shkoder, pat ardhë gjeneral Hulusi
Hako dhe Dilaver Sadikaj me ndihmue Zoji Themelin per me realizue vepren ma të
poshter kunder Kishës së ngarkueme nga Enver Hoxha.
Ky Hulusi Hako, tregon prap
edhe në 1967 sekrete të poshtersive kunder Klerit katolik:
“Kryesia e komunitetit
mysliman dhe atij bektashian ishin të parët që lëshuan shpejt poshtë qarkoren,
ku porosisnin vartësit të dorëzonin çelësat e faltoreve, kur e kërkonte një gjë
të tillë populli. Në këtë moment ndërhyn Enver Hoxha, duke thenë: “Po të na
kishin pyetur, nuk do t´ua sugjeronim një qarkore të tillë, por meqë e bënë
vet, ashtu qoftë!”. Sigurisht, kjo qarkore thjeshtësonte dhe percaktonte
qellimin e Revolucionit!
Revolucionit i mbetej vetem
me u zbatue! “Shumë interesant!”, a besohet se Populli ynë ishte vetë ideator i
shkatrrimit dhe i perdhosjes së Fesë dhe institucioneve fetare?!
■Me dashtë një njeri me shkrue per këte
“Revolucion” të ashtuquejtun jo vetem ideologjik por, edhe “kulturor”, po, që
nuk e ka jetue atë kohë të mnershme ai vetë në Shqipni, nuk besoj se mërrinë me
thanë të verteten historike që ka provue mbi shpatullat e veta Populli i
shumvuejtun Shqiptar, në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së të Madhit Hero
Kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, në vitin 1967 e ma vonë...deri në 1991.
Ndersa, agjentët e sigurimit që i kanë
sherbye me aq perkushtim vet Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Ramiz Alisë dhe
sherbtorëve të tjerë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh, të
mbathun me tituj “akademikë, dr. Prof.” Apo, “heronjë” edhe sot të
“paprekshem”..., vazhdojnë me errsue, fallsifikue dhe deformue faktet
historike, deri aty, sa me thanë se “Shqipnia mbas viteve 1946... “nuk kishte
fare kundershtarë politik”!
Vazhdon
Pjesa II.
Melbourne,
Shkurt 2017.
No comments:
Post a Comment