2017/03/01

Gjeneral Rexhep Selimi : Ndihemi të rrezikuar nga Gjykata Speciale

Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë se ai ndjehet i rrezikuar nga Gjykata Speciale dhe ka shtuar se i rrezikuar nga kjo gjykatë ndjehet kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës.

 Ish-eprori i lartë i UÇK-së ka thënë se rreziku vjen nga “padrejtësia” dhe jo nga drejtësia.

“Përderisa Gjykata Speciale është e padrejtë, do të duheshit të ndiheshit të rrezikuar edhe ju, edhe të gjithë qytetarët e Kosovë, në veçanti kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës. Po të kishte drejtësi, unë nuk do të ndihesha i rrezikuar.

 Nga padrejtësia rreziku vjen për të gjithë”, ka ai.

Selimi ka paralajmëruar se riprocedimi i Demarkacionit në Kuvend do t’i shtojë tensionet politike në Kosovë. Ai ka thënë se Vetëvendosje do të koordinojë veprimet kundër Demarkacionit edhe me subjektet tjera opozitare.

“Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtojë deri në zhbërje Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe aktivitetet në këtë drejtim do të koordinohen edhe me subjektet e tjera opozitare, për të mos e lejuar kalimin e kësaj Marrëveshjeje në Kuvend”, ka thënë Rexhep  Selimi.

Ai nuk e ka përjashtuar as mundësinë që në Kuvend të hidhet përsëri gaz lotsjellës, për të penguar ratifikimin e versionit aktual të Demarkacionit.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...