Nga
Fritz RADOVANI:
1
DHJETOR 1909
HAPET SHKOLLA NORMALE
ELBASAN
KJO ASHT
DITA E MËSUESIT
SHQIPTAR
SHKOLLA SHQIPTARE NORMALE E ELBASANIT U HAP ME 1 DHJETOR
1909.
DREJTORI I PARË I SAJ ASHT KENË ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI.
Mbas Kongresit të Manastirit me 14 – 22 Nandor 1908, u
mbajt Kongresi i Elbasanit nga data 2 – 8 Shtator 1909, ku u vendos hapja e
Shkollës së Parë të Mesme Pedagogjike në Gjuhën Shqipe, e njohun me emnin
Normalja e Elbasanit.
Kjo shkollë do të luente një rol vendimtarë per mësimin e
Gjuhës Shqipe nder Trojet tona, si dhe do të kishte per qellim kryesor
piksynimin e paraqitun nga Atdhetari Luigj Gurakuqi, i cili me rasën e hapjes
së saj tha: “...Shqipnia u lëkund e tana nga zani i Shkollës Normale;
atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta të begata, ndersa djelmët tanë rrodhën
nga të gjitha viset e Shqipnisë e u derdhën këtu në Elbasan... Jo vetem nga
Toskëria që ka qenë gjithmonë e para nder tregimet kombtare e nder luftat e
Gjuhës, por ma fort nga Gegënia e Siperme, nga ajo Kosovë sa fisnike e
trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit Hasan Prishtina, i cili, na rrnoftë
përjetë, na erdhën mjaft nxanës sa mund të thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka
asnji kand të Shqipnisë që të mos të ketë këtu mbrenda perfaqësuesit e vet.”
Shkolla Normale e Elbasanit tue u rreshtue me Shkollat e
njohuna të Shkodres, u ba prita ma e pakapercyeshme nga anmiqtë shekullor të
Shqipes së shkrueme: turq e sllav!
E nuk duhet të harrojmë Mësuesit e Nderuem Atdhetarë
Shqiptarë, që per kontributin e Tyne në arsimimin e brezave të rijë me Gjuhën
Shqipe, dhanë edhe jeten.
Ndertesa e sotme e
Normales së Elbasanit...
Edhe këte Vater të Kulturës sonë kombtare, po punohet me
shkatrrue, me e lanë “pa Emen” dhe pa trashigimtarë, si shumë Vatra të tjera...
Sikur kjo shkollë të ishte themelue nga një anadollak në pragun e Pavarsisë,
dhe të kishte punue per me nxjerrë nga bankat e asaj shkollë mësues turq... A
do të quhej “1 Dhjetori Dita e Mësonjësit ?!”
Në se tek Monumenti i Vlonës së 1912 nuk asht vue as Don
Nikoll Kaçorri dhe as Luigj Gurakuqi, simbas porosisë së anadollakut Ramiz
Alia: “Këta nuk duhet me qenë aty si Katolikë..!”, asht mirë ti botoni këta
“amanete”, dhe të hiqni dorë nga genjeshtrat dhe rrenat 75 vjeçare që pasohen
me “mirkuptimet e tolerancat fetare”!..
Melbourne,
Dhjetor 2016.
No comments:
Post a Comment