Nga
Fritz RADOVANI Pjesa e IV.
SI E
SULMOI FAMILJEN PPSH
ME SIGURIMIN
E SHTETIT ANTISHQIPTAR
KAMPI I SHFAROSJES SË QAFË
BARIT
PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk
asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”
1967 “REVOLUCIONI IDEOLOGJIK DHE KULTUROR”, kur
tirani barbar i Popullit Shqiptar Enver Hoxha, shpalli
botnisht “Luften e Kllasave” në Shqipni, pikrisht atëherë, “me pushkë e kazem”
ai shkatrroi Familjen tradicionale, një nga skalitjet shekullore ma të
persosuna në shkambijtë e kështjellave të Gjergj Kastriotit.
Shqiptarët po vertetojnë se kanë “kujtesen e dobët”...
Po, nuk asht e largët ajo ditë kur të shkruhet “pa frikë dhe me shkronja të
mëdha” se: “Një turk gjinokastre, paturpësisht me 30 MAJI 1969, naten per terr si
gjithmonë, ka hjedhë në erë Kishen Katolike të Shek. XIII, të Shën Mërisë së
Vaut të Dejës, pranë Shkodres... Pse aty ishte kunorzue i Madhi Gjergj
Kastrioti Skenderbeu me Doniken... E me të cilen, u pat le Djali Gjon Kastrioti...”
Mbasardhësit e Ilirëve në Ballkan ishin bash Shqiptarët e
Kastriotit. Ata, që shovenistët sllavë, grekë, turqë, italian e bullgarë me
shekuj menduen shfarosjen e tyne, e per cilët shkruente Noli: “Vetem Malësorët
e Veriut, mbetën katholikë me armë në dorë!”
E Ata Malësorë duhet të harronin “Formulen e Pagëzimit të
Imzot Palë Engjullit”, Ata nuk duhet të dinin “me ba Kryq”! E Kryqat e gdhenun
nder dyertë e Tyne shekullore duheshin rrafshue bashkë me Kullat e nalta të
Maleve të Hotit të Dedë Gjo Lulit, të Asaj Grudës kreshnike, të Pukës së
Mirakajve e deri poshtë tek Markagjonët e Mirditës... E pa harrue kurrë
vrasësin e Bajram Currit, Gurakuqit e Isa Boletinit, vllazen të një gjaku. E
nder djepat e sternipave të Tyne duhet të këndonte “internacionalen” zagari i
kuq!..
Edhe Kryqat e Varreve dhe të Shenjave të pushimit ua
thyene e ua dogjen zhari...
Nder rrugët kamsore të maleve shihej ndonjë mushk e mbas
tij ndonjë Malsuer...
Shumica mori rrugët e pafund të Europës dhe t’ Amerikës,
per mos me u kthye kurrma!
Ata që mbetën këtu... Provuen vdekjen nder malet e
Tepelenës e fushat e Myzeqesë...
Djepat e Tyne ishin nen grumbujt e plehut e të llomit të
kënetave të Maliqit e Taravicës.
Burreli, Spaçi, Qafë Bari, Vlona, Saranda e ku kishte
kampe shfarosje, të ngarkueme me strajca tue fillue nga Nana ime, vraponin
padijtë se ku e kanë djalin, vajzen e njeriun ma të vuejtunin e shtëpisë, që
ndoshta, nuk do ta shkelte kurrma prakun e derës së oborrit!..
Gratë duhet të rrisnin fëmijët vetë, kur burrat ishin të
burgosun... Të gjitha “të ndame”.
Fëmijët kishin një Prind... Vetem një Prind... E shumica
e harruen pergjithmonë Baben!
Ajo që edukonte “Njeriun e rinj” dhe kujdesej per te,
ishte “Nëna Parti”...
Vetem me 1 maji, në tribunen e Tiranës, shikonin edhe “Baben”
që ua kishte ba gjamen!
E jeta vazhdonte... Rradhat e qumështit i prisnin çdo
mengjes ora 2 ose 3 mbasmesnate!
Kjo ishte jeta e “lumtur” që solli PPSH dhe shoku Enver,
e mbas tij edhe shoku Ramiz!
■E mbas tij... Nuk dij as sot ku mund të jetë fundi i
këtij mjerimi per Popullin Shqiptar!
***
E kush ua vinte gishtin Atyne rrezikzezëve që
prangoseshin derisa plakeshin në burgje?!
■“Arma e Sigurimit të Shtetit” që mbas vitit 1967, mvarej
direkt nga Komiteti Qendror i PPSH, ose e thanun ma sakt: “Nga kriminelët
Enveri, Nexhmija dhe Ramiz Alia”.
Orjentimi jepej nga naltë pak a shumë shoqnue me një
“motivacion” të përgjithshëm.
■Në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, në
vitin 1998 kam pasë rasen me pa në kopertinen e një dosjes një listë emnore
prej kater vetësh. Dy prej tyne ishin emna të njohun si kriminela të Sigurimit
të Shtetit... Po emnat e tyne në kopertinen e asaj Dosje pse ishin!?... Me
shtyni kurioziteti dhe pyeta një nga nëpunësit që e dijshe se nuk flet.
Ai më tregoi se: “Këta persona që njihen si oficera
sigurimi prej kohe, dhe janë shumë të besueshëm per PPSH, me rasën e
“Revolucionit kulturor të 1967”, janë ngarkuar per të studjuar disa nga Dosjet
e vjetra të Sigurimit të Shtetit, per të vrejtur se nga ata të cilët janë
dënuar në vitet e para 1945 – 1954, cilët “janë dënuar më pak se duhej” dhe
tani mund të ridënohen prap, duke i akuzuar sigurisht me akuza të reja kunder
PPSH...”
■Ju them të vërteten u shtanga, dhe po shikojshe në sy
personin që po më shpjegonte... Mendja, më fluturoj tek im vëlla, i cili u
arrestue prap në 1967 dhe, agjenti i sigurimit që e ka akuzue heren e parë,
shoku i vet Pjerin Vata, ishte prap që po e akuzonte... dhe im vëlla u ridenue
me 10 vjet burg..., të cilat i bani ditë në ditë nder kampe shfarosje, Spaç...
Pra, “agjenti i sigurimit” i viteve 1950, në bashkpunim
me oficerin e sigurimit që në vitin 1967 po rishikonte mundësitë e arrestimit
në perputhje me “Revolucionin Kultural”, e marrin tim vëlla dhe e torturojnë 11
muej, e ridënojnë, i shkatrrojnë familjen tue i njollosë pafaj edhe fëmijët me
të ardhmen e tyne e, të gjithë far’ e fisin.., që ba e pa ba perfshihen në
“Luften e Kllasave” dhe, perfundojnë ndoshta, edhe këta nder burgje e
interrnime.
Po sa vetë u arrestuen dhe u interrnuen nga qytetet e
ndryshme të Shqipnisë si im vëlla?!
■Vetem në burgun e Spaçit, më ka pas tregue Ai, se ishin
afer 10 persona që nuk ishin të ndamë nga gratë e tyne, ndersa afer 800 të
burgosun tjerë ishin të ndamë me gra.
Nuk po flas per vete dhe presionet e hetuesve Dhimiter
Shkodrani e El-ham Xhika, per me lëshue deklarata fallco kunder vllaut tim,
mbasi desht vetem Zoti dhe me shpetoi prej atyne katilave nga një tmerr i
vertetë, pa u njollosë me poshtersi e turp per gjithë jeten.
As nuk bahet fjalë me u dijtë ndonjëherë tmerri dhe e
verteta e atyne vendeve! Piksynimi i Sigurimit të Shtetit ishte shkatrrimi i
Familjeve dhe angazhimi i sa ma shumë vetave në organet e spijunazhit,
sigurisht, tue i shnderue dhe vue në sherbim të së keqes...
■Tue fillue nga komunistët e “thjeshtë” nder ndermarrje e
kooperativa e deri tek ata me funksione të randsishme, të gjithë paperjashtim
do të “ndihmonin Revolucionin” me ma të shemtuemet informacione, që prangosnin
cilindo që prekte interesat e PPSH, (që në të vertetë cenonte kolltukët e dy
katilave të pashpirtë e nder). Elementi ma i rrezikshem ishte çdo informator
tue fillue nga brigadjerët, pergjegjsat e reparteve, shefat e kuadrit, dhe
kryetarët e lagjeve, që vetem në Shkoder kushedi sa vetë i kanë çue në
pushkatim, me informacione dhe shpifje që kanë firmue nder degat ushtarake e të
mbrendshme.
■Mbas vitit 1967, çdo njeri sa dilte nga shtëpia “do të
shikonte mbrapa”, “a po e ndjekë kush?..”, një cilësi që deri atëherë ishte
vetem e të burgosunve politik, që ishin lirue nga burgjet e vogla dhe po
jetonin nder burgjet e mëdha ku, “ndertohej socializmi”!
Vazhdon
Pjesa e V.
Melbourne,
22 Shkurt 2017
No comments:
Post a Comment