Enver Hadri (1941- 25 shkurt 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugën e Shqipërisë (Rue d'Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiq (Veshko)[1], Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t'ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.
Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë (NANA) në Beograd. Darko Ashanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotiq është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.
Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Millosheviqit ka dëshmuar se zotëri Vukotiq ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotiq ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundit që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.
Më 2006, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi Enver Hadrin me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës", "për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës".
******
Nga gjyqi në Bruxel
Dëshmitari i cili është marrë në pyetje para Gjykatës të shkallës së lartë në Bruksel është personi i cili mundësoi arrestimin e Veselin Vukotiçit në Spanjë në vitin 2006.
Dëshmitari ka bashkëpunuar me hetuesit që nga viti 2004 dhe ka dhënë informata relevante siç janë adresat e ndryshme që Vukotici ka përdorur në shtete të ndryshme të Europës gjatë vitëve nëntëdhjeta.
Ky njeri është marrë po ashtu në pyetje në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur nga hetuesit e Gjykatës së Hagës në vitin 2003. Gjatë dëshmive para trupit gjykues të Hagës, dëshmitari ka rrëfyer rreth vrasjëve politike të kryera nga shërbimet sekrete jugosllave, siç ishte vrasje e Enver Hadrit në vitin 1990. Pasi u njoftuan prokurorët belgë nga prokuroria e Hagës, ata e intervistuan dëshmitarin në vitin 2004.
« Kam punuar atëhere në një kazino në pronësinë e Veselin Vukoticit në Novi Sad në Serbi. E kam fituar gradualisht besimin e tij dhe kam fituar pozitën e menagjerit , » rrëfen dëshmitari.
Një ditë ai më tregoj se si ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel në vitin 1990.
« Ishte Veselin Vukotic që qëlloi Enver Hadrin, nën urdhrat e shërbimit sekret jugosllav. Andrija Lakonic dhe Darko Asanin ishin bashkë në makinë me të, më tha ai, por ai nuk fliste për Andrija Draskovic, “vazhdoi dëshmitar i mbrojtur.
Veselin Vukotiç (Novi Sad, 2014)
Pas këtij krimi të fundit, Veselin Vukotiq kishte ikur jashtë vendit. Ai u kthye në vitin 1997 në Serbi dhe kishte ikur prap në vende të ndryshme europiane para se të arrestohet në Spanjë në vitin 2006.
Dëshmitari, i cili kishte bashkëpunuar gjithashtu me shërbimet sekrete në ish-Jugosllavi, i kishte bërë disa vizita Veselin Vukotiçit gjatë kësaj periudhe, në Itali dhe Spanjë, për ti dënë para.
Dëshmitari është marrë në pyetje edhe nga gjykata në lidhje me motivimin e tij për të dëshmuar para Tribunalit të Hagës kundër Veselin Vukotiç.
“Ne ishim 10 vjet më vonë dhe unë nuk doja që të punoja më në këtë mënyrë gjithë jetën time. Unë kurrë nuk kam dëshiruar një gjë të tillë. Une kam studiuar, jam i diplomuar dhe nuk jam me origjinë serbe » u përgjigj ai. « Në atë kohë isha 26 ose 27 vjet dhe nuk isha i vetëdijshëm për rreziqet e këtij mjedisi, » shtoi ai.
Dëshmitari ka dhënë gjithashtu sqarime rreth Andrija Drashkoviç. “Unë nuk e di nëse ai ka marrë pjesë në vrasjen e Enver Hadrit, por ai ka marrë pjesë në misione për shërbimet sekrete bashkë me Veselin Vukotiç. Andrija Drashkoviç ishte një biznesmen nga Beogradi, që vjen nga një familje e pasur, dhe i cili rrinte me kriminelët. Por unë flas për elitën kriminale, vrasësit shtetëror si Veselin Vukotiç, “tha ai.
Veselin Vukotiq, Bozidar Spasic dhe Andrija Draskovic, tre burra të nacionalitetit serb të moshës 64, 67 dhe 52, janë akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit, e kryer me 25 shkurt 1990 në Rrugën Saint-Bernard Saint-Gilles.
Enver Hadri, i cili ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ka jetuar në Belgjikë që nga viti 1970. Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Saint Gilles, Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiq (Veshko), Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.
Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskovic akuzohen se janë dy nga autorët (dy të dyshuarve të tjerë, Andrija Lakonic dhe Darko Asanin, u vranë në vitin 1990 dhe 1998 në Beograd). Bozidar Spacic, është akuzuar si urdhënësë. Ai ishte inspektor kryesor në shërbimet jugosllave të inteligjencës federale.
Të akuzuarit mungojnë të gjithë në gjykim, edhe pse Veselin Vukotic ishte një kohë i paraburgosur në Belgjikë. Ata ende banojnë në Serbi.
*****
Kjo ishte një betejë e gjatë përballë diversioneve të panumërta të organeve të shtetit jugosllavë e serb, përballë vonesave, neglizhencës, por edhe lëshimeve të çuditshme të disa hallave të sistemit gjyqësor.
Në këtë kuptim prej datës 7 nëntor e deri më sot 22 nëntor 2016 Gjykata Penale e Bruksellit, në përbërje të tre gjyqtarëve profesionistë dhe të jurisë prej 12 qytetarëve të zgjedhur me short mbajti 12 seanca gjyqësore ku u shqyrtua aktakuza e Prokurorit të Mbretit e cila ngarkon Veselin Vesko Vukitiqin, Andrija Drashkoviqin (kriminelë të njohur nga nëntoka serbe) dhe Bozhidar Spasiqin (shef për operacione speciale i UDB-së jugosllave) për vrasjen me paramendim të Enver Hadrit, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.
Dy pjesëmarrës të tjerë në këtë vrasje: Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin, u vranë në Serbi në rrethana që bëjnë të dyshohet se motivi ishte të mos zbardhet vrasja e Enver Hadrit.
Gjatë këtij gjykimi i dhanë dëshmitë e tyre ekspertë të kriminalistikës, ekspertë të historisë së Ballkanit, hetues policorë, ekspertë të atentateve politike por edhe dëshmitarë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe dëshmitarë okularë. Pati edhe dëshmitar për të konfirmuar dëshmitë e tyre që kishin dhënë me parë në Tribunalin e Hagës.
U lexuan procesverbale të ndryshme dhe dokumente gjyqësore e hetimore të të gjitha shkallëve në një procedurë që zgjati më shumë se një çerek shekulli.Ju përkujtojmë se Enver Hadri u vra më 25 gusht 1990. Policia pati gjetur atëherë në xhepin e Enverit listën prej 32 shqiptarëve që ishin vrarë rishtas nga policia serbe në manifestimet paqësore në përpjekje për të mbrojtur autonominë e Kosovës.
Asaj kësaj radhe në bankën e të akuzuarve nuk u ulën vrasësit e Enver Hadrit, sepse ata i mbrojti dhe po i mbron me të gjitha mjetet e mundshme shteti serb, por kjo nuk ndryshon asgjë, sepse realisht, në vendin e tyre, ishte i ulur dhe gjykohej e u dënua bashkë me vrasësit edhe vetë Serbia.
Në fjalën e saj të fundit Prokurorja e Mbretit përmendi:
Se ky gjykim i bëri një nderim Enver Hadrit, por edhe përpjekjeve të drejtësisë për të nxjerr të vërtetën në shesh;
Se ky krim është shqyrtuar në imtësi dhe në të gjitha aspektet e mundshme;
Se vrasja e Enver Hadrit, ishte një krim i rëndë, i kryer me gjakftohtësi e paramendim, me armë e municion të përzgjedhur paraprakisht;
Se vrasja e Enverit ishte një gjurmë gjaku me shumë në drurin gjenealogjik të familjes Hadri [Babai i Enverit është pushkatuar nga serbët në vitin 1944].
Se indiferenca vret, dhe se mosndëshkimi gjyqësor i krimit e vret viktimën për të dytën herë.
Siç dihet Gjykata e Madhe Penale merr vendime ndaras për dy çështje thelbësore:
Për përcaktimin e fajësisë për çka vendos Juria dhe
Për masën e dënimit, në rast të akuzuarit shpallen fajtorë, për çka vendos Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë profesionistë.
Tani, siç po shihet, Juria i shpalli fajtorë organizatorin dhe vrasësit e Enver Hadrid, ndërkaq në ditët në vijim Gjykata do t’ua shqiptojë dënimin me burg.
Paraprakisht avokatët tanë dhe Prokuroria kanë kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për të tre të akuzuarit.
Ne konsiderojmë se kjo është një fitore e madhe, sepse dëshmon që drejtësia vonon, por nuk harron.
Ne jemi të sigurt se në negociatat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia do të detyrohet t’ua dorëzojë argatët e saj vrasës organeve belge të drejtësisë për ta vuajtur dënimin e merituar.
Në fund, duam të falënderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar e mbështetur në këtë betejë të gjatë e të vështirë, pikësëpari zotin Cristoph Marchand dhe ekipin e tij, mediet belge sidomos dhe të gjithë ata pjesëtarë të sistemit gjyqësor belg, që duke e kryer punën e tyre ndershmërisht, kontribuuan që vrasësit e Enver Hadrit të demaskohen dhe dënohen.
No comments:
Post a Comment