2017-02-19

Reshat Badallaj-Zhuriani :Ç'më duheni ju tani?




Ç´më duheni ju tani!?


Dikur kemi ngrënë bukë e kripë bashkë në sofër,
Në bjeshkë të shtruar në gur.
Kemi bërë edhe sevda në ahenge
me lahutë dëgjonim këngët e Kreshnikve 
dhe "trimëri" keni shitur të dehur, tapë fare.

Kohët u trazuan, mua më lidhën ne pranga hekuri
si dikur Herkulin...
‘Do e dënojnë me vdekje’, përhapën lajmin gjaksorët
dhe spiunët...
Ikët përtej skërkave të dhive dhe nuk nxorrët kokë fare
Deri sa të perëndonte dielli.
-“Jo, nuk e njohim dhe s´kemi ngrënë buke bashkë,
as kripë dhe raki s´kemi ngritur për dolli”-kishit thënë!
Nuk më çuat as fjalë  dhe menduat se do të vdes atje,
kishit ndrruar udhë kur me nënën e babën tim
ishit  takuar ballë për ballë.
Nga frika se mos bisedonim me dushmanët.
Nëna, në burg më tha:"Ikën shokët e tu dhe nuk më folën,
në "Shatërvan" i pash. Po nëna nuk u mërzita!"
Jo, nënë! Nuk kanë qenë ata as shok as miq, jo të mite jo…!
Ishin dilbera të ahengeve dhe rakisë.
“Or birë, bukë te çerepit dhe saçit i kam dhene dhe sofer i kam shtruar me duart e mia, si vallë i harruan!?
Ishin kobzi dhe kobzitë të tillë mbetën,
bredhin rrugëve si langonjtë e paudhë
të palarë e të pakrehur,
këndojnë qyqet mbi lisat e tyre.
Këngën e trishtë e dëgjojnë për cdo ditë
dhe kujtojnë hilen që kishin në shpirt.
Tani, ehu  tani!
Lavdrojnë në qiell trimërinë dhe veprimtarinë time
vrapojnë si laviret pas hamshorve dhe delet pas kripës!
Sa keq, sa turp!
Nuk kthehem dot te frikacaket e pijanecët,
ç´me duheni ju tani, more të mjerë, more zuzarë!
Nuk mund t´i kërkoni falje babës dhe nënës së "dushmanit",
Ata kanë ikur përgjithmonë dhe janë ‘rehat’ atje,
mos u afroni pranë varreve se nuk ju shohin surratin,
mos kaloni aty pari se i trazoni eshtrat dhe haram ja bëjnë bukën dhe kripën!
-Po mua ,përse më kërkoni, më shkruani, më telefononi!?
Ç´më duheni ju tani more dabiç,more shushunja!?
Kur isha i lidhur me zinxhirë dhe kërkonin të më pushkatonin;
ju ikët dhe thatë se nuk e njohim,as bukë e kripë
nuk kemi ngrënë bashkë…
Ç´më duheni ju tani more kodosha,more qelbësira!?
Dredhuat rrugë si kurvat, për të mos folur me babën e dushmanit!
As fjalë në hapsane nuk më çuat, nga frik…
Ju bisht qeni keni për të mbetur
E ç´më duheni ju tani more langaraqa, more derdimena, more karagjoza!?
Perëndia vendosi:do te marrë mijëra euro, që vuajta në birucë,
pa jorgan e pa dyshek.
Nje kockë do ja jap, ;pa dyzen ahengu!!!
Rrugët i kemi të ndara përgjithmonë, për bukë e kripë…
nuk ju lë të vdisni urie, por, kurrë më për sallamadi, për raki rrushi e mish derri jo se jo!
Kam vendosur t´ju fali, por JO më të ulemi
bashkë në sofër dhe as në botën tjetër mos u takofshim!
Ç´më duheni ju tani...?
Vallë ç’më duheni ; o ‘zuzarë’ !


Reshat Badallaj, dimër 2017

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...